You are on page 1of 44

RESUL BEKTESHI XHEZMI RUSTEMI

GJUHA SHQIPE

6
Botues:

Autor: Resul Bekteshi Xhezmi Rustemi

Lektor:
Aktivitetet
Duhet
Vëmendje
t’i kushtohet
duhet tivëmendje
kushtohetpunës
punës
përpër
pasurimin
pasurimine fjalorit
e fjalorit
të të
nxënësve
nxënësve
sidomos
sidomos memefjalë
fjalë
të të
fondit
fondit
të të
përgjithshëm
përgjithshëm
dhe
dhepërdorimi
përdorimii tyre
i tyre
nënëjetën
jetën
e përditshme.
e përditshme.

KyKyaktivitet
aktivitet
u jep
u jep
mundësi
mundësi
nxënësve
nxënësve
të të
ndalen
ndalendhedhetë analizojnë
të analizojnëme vëmendje
me vëmendje
përmbajtjen
përmbajtjen e tekstit,
e tekstit,
të dallojnë
të dallojnë
ngjarjet
ngjarjet
kryesore
kryesorengangaatoato
të dorës
të dorës
së dytë.
së dytë.

Këtu Këtukërkohet
kërkohet qëqë nxënësi
nxënësi të të
thellojë
thellojë
njohuritë
njohuritë e fituara,
e fituara,t’i timbajë
mbajëmend
mendato atodhe
dhe
t’i tizbatojë
zbatoj ato
ato në
në praktikë.
praktikë.
Pas Paskryerjes
kryerjessësëçdoçdo aktiviteti
aktivitetinxënësve
nxënësve u iu
jepet
jepet detyrë,
detyrëe ecila
ciladodoi thellojë,
i thellojë,përfocojë
përfocojë
dituritë
dituritëe fituara...
e fituara...
TëTë krijojë
krijojë
shprehi
shprehi sese detyrat
detyratduhen
duhetkryer.
kryer.

MeMeanë
anëtëtëkëtij
këtijaktiviteti
aktiviteti orientohen
orientohen
nxënësit
nxënësitdrejt
drejtproblemeve konkreteqë
problemeve konkrete që
lidhen me
lidhen mekuptimin
kuptiminee përmbajtjes
përmbajtjes së sëteksteve.
teksteve.
Përmes
Përmes kësaj
kësajkërkese
kërkese synohet
synohet që qënxënësi
nxënësi
të thellohet
të thellohetnënëanalizën
analizën e tekstit
tekstittëtëlexuar.
lexuar.

KyKyaktivitet
aktivitetsynon
synont’itiaftësojë
aftësojënxënësit
nxënësittëtë
lexojnëtekste
lexojnë teksteletrare
letraredhe
dhejoletrare,
jo letrare,
nënë pajtim
pajtim

! me kerkesat e programit. Të ushtrohen tëtë


me kerkesat
përsosinteknikën
përsosin
me
me zë. zë.
e programit.
teknikëne eleximit
Të ushtrohen
leximitnënëheshtje
heshtjedhe
dhe

KyKy aktivitet
aktivitet u kërkon
u kërkon nxënësve
nxënësve tëtë
paraqesin me shkrim aspektet
paraqesin me shkrim aspektet e ndryshme e ndryshme tëtë
jetës
jetës sësë tyre
tyre tëtë përditshme
përditshme tëtë shkruajnë
shkruajnë
porosi, njoftime, kërkesa,lutje, lajmërime,
porosi, njoftime, kërkesa,lutje, lajmërime,
urime, letra
urime, letra etj.etj.
KyKy aktivitet
aktivitet u kërkon
u kërkon nxënësve
nxënësve
të mësojnë atë që është
të mësojnë atë që është qenësoreqenësore
si p.sh. në gjuhë,në letërsi,art,kultur
si p.sh. në gjuhë,në letërsi,art,kulturë etj. etj.
Përmbajtja

GJUHË DHE KOMUNIKIM


Fonetika
MODULI - 1

1. Pasqyra e shkurtër e historisë së gjuhës shqipe.......................6


2. Komunikimi - elementet dhe llojet..........................................9
3. Pasqyra e gjuhësisë dhe degët kryesore.................................12
4. Klasifikimi i tingujve ( zanoret dhe bashkëtinglloret)...........13
5. Rregullat drejtshkrimore për përdorimin e ë - së fundore......14
6. Ndarja e bashkëtingëlloreve sipas shkallës së zëshmërisë
(të zëshme dhe të pazëshme-të shudhëta)..............................17
7. Theksi (rrokja e theksuar, shenja e theksit, theksi fundor
parafundor dhe tejfundor)......................................................19
8. Rrokja e theksit .....................................................................21

LETËRSI, TË SHPREHURIT DHE KRIJIMTARIA


Ndarja e letërsisë, lirika
MODULI - 2
1. Ndarja e letërsisë
Sipas vetive të brendshme: lirika, epika, drama......................24
2. Shembuj të letërsisë sipas formës dhe autorësisë....................25
3. Lirika - veçorit strukturore të poezisë- vargu, strofa...............27
4. Analiza e këngëve lirike - nina, nana djalin............................28
4. Poezi - I mbeturi .....................................................................31
5. Poezi - Recital’ i malësorit......................................................33
6. Poezi peizazhiste - Dremit liqeni............................................36
7. Rima........................................................................................37
8. Poezi - Lamtumirë!.................................................................38
9. Epiteti, krahasimi....................................................................39
10. Presonifikimi...........................................................................40
11. Onomatopeja...........................................................................41

NJOHURI MEDIATIKE
MODULI - 3
1. Roli i gazetarisë - lajmet, opinionet, gazetar, gazetari
standardet etike, paanësia dhe ekuilibri.................................55
2. Opinionet ..............................................................................56

4
Fushatprogramore
Fusha programore

GJUHË DHE KOMUNIKIM

-Pasqyra
-Klasifikimi e shkurtër e historisë së gjuhës shqipe
i tingujve
-Gjuhësia
-Rregullat - Komunikimi - elementet dhe llojet
drejtshkrimore
-Pasqyra
-Theksi, rrokja e gjuhësisë dhe degët kryesore
-Fonetika,
-Zbatimi morfologjia,
i rregullave drejtshkrimoresintaksa, leksikologjia,
për përdorimin e ë-së fundore
rregullat
-Identifikimi drejtshkrimore
i bashkëtingëlloreve të zëshme dhe të pazëshme

MODULI - 1

PËRMBAJTJET MËSIMORE

1. Pasqyra e shkurtër e historisë së gjuhës shqipe.......................6


2. Komunikimi - elementet dhe llojet..........................................9
3. Pasqyra e gjuhësisë dhe degët kryesore.................................12
4. Klasifikimi i tingujve ( zanoret dhe bashkëtinglloret)...........13
5. Rregullat drejtshkrimore për përdorimin e ë - së fundore......14
6. Ndarja e bashkëtingëlloreve sipas shkallës së zëshmërisë
(të zëshme dhe të pazëshme-të shudhëta)..............................17
7. Theksi (rrokja e theksuar, shenja e theksit, theksi fundor
parafundor dhe tejfundor)......................................................19
8. Rrokja e theksit .....................................................................21
PASQYRË E SHKURTËR E HISTORISË SË GJUHËS SHQIPE
Prejardhja e gjuhës shqipe, dhe shkrimet e para të saj

Historia e gjuhëve është historia e popujve që e flasin atë gjuhë. Gjuha shqipe
historikisht bën pjesë në grupin e gjuhëve indoevropiane. Sot shqiptarët flasin gjuhën
që e kanë trashëguar nga ilirishtja, gjuhë që e kanë përdorur para mijëra vjetësh
stërgjyshërit tanë.
Gjuha shqipe është njëra nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit edhe pse me shkrim
është dëshmuar vonë. Rruga e zhvillimit të saj ka qenë shumë e vështirë, kjo për arsye
se edhe e kaluara e popullit shqiptar ka qenë plot me vështirësi. Historia e zhvillimit
të shqipes me shkrim dëshmohet vonë, atëherë kur doli në dritë vepra e parë
“Meshari” i Gjon Buzukut. Kjo vepër mban datën e vitit 1555, por është dëshmuar
nga shumë studiues të shqipes se edhe para kësaj date gjuha jonë ka pasur një traditë
të zhvillimit të shkrimit. Këtu duhet t’i përmendim dokumentet e para të shqipes, që
janë:

“Formula e pagëzimit” 1462,


“Perikopeja e Ungjillit” shek. XV-XVI,
“Fjalorthi i Arnold von Harfit” 1496 etj.

1. “Formula e pagëzimit”: Dokumenti më i vjetër i shkurar shqip i zbuluar deri


tani është “Formula e pagëzimit” e shkruar nga Pal Ëngjëlli, kryepeshkopi i
Durrësit. Kjo formulë, respektivisht frazë, mban datën 08.XI.1462.
Fraza u shkrua shqip për ti ndihmuar banorët e krahinave të largëta malore që t’i
pagëzonin fëmijët e tyre. Fraza është shkurar kështu:

Un të pagëzoj p’r emnit(t’) Atit e t’Birit e t’Shpirtit Shenjt.

Ky dokument me vlerë të madhe u zbulua në vitin 1915 nga historiani rumun


Nikolla Jorga.
2. “Perikopeja e Ungjillit” - aty ka dy pjesë të shkurtra shqip që ndodheshin
brenda një dorëshkrimi greqisht në shek XV.
3. Fjalorthi i Arnold Von Harfit - ky kaloi në vitin 1496 në Ulqin, Durrës, Sazan.
Në Durrës mblodhi 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numërorë, të cilave u vuri përbri
edhe fjalë gjermane.
Ja disa fjalë: oie-ujë, misehe-mish, myr-mirë, krup-kripë, etj. (Të tjerat hulumtoni
dhe gjeni së bashku me arsimtarin).

6
4. Libri i parë i shqipes deri më sot njihet “Meshari” i Gjon Buzukut, 1555;
Shembull nga “Meshari”,
a) “Ndë vjetët 1554 njëzet dit nde mars zuna nfill e mbarova ndë vjetët 1555,
ndë kallënduor 5 dit. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u
duo, tuk të jetë jajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojmë
ndë e mirë.....”Gjuha e Buzukut
b) Përshtatja: “Në vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin
1555, në dhjetor 5 ditë. E nëse për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend,
unë dua ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreqë”
(Krahasojmë gjuhën)

Meshari i Gjon Buzukut


1555

! Të mësojmë:

Për prejardhjen e gjuhës shqipe janë parashtruar hipoteza të


ndryshme.
a) Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Ilirët kanë jetuar në trojet ku
tani jetojnë shumica e shqiptarëve.
b) Gjuha shqipe prejardhjen e ka nga pellazgishtja...
c) Kishte hipoteza se shqipja rrjedh nga trakishtja, dhe nga
trako-ilirishtja.
Burimet dhe dëshmitë që vërtetojnë prejardhjen e shqipes nga
ilirishtja, janë të pakta, por të vërtetuara e të mbështetura nga
studiues të ndryshëm si:
Shembuj: Aulon - për Vlorën, Drinus - për Drin, Durraehium -
për Durrës, Lissus - për Lezhë. Po ashtu edhe disa emra të njerëzve
që edhe sot përmenden si: Bardus - Bardhi, Bardylis - Bardhyl, etj.

7
Aktivitete

Secilit nxënës i jepet nga një listë me 12-15 tituj veprash të


ndryshme. Aty të jenë edhe dokumentet e para të shqipes.
Çdo nxënës duhet të dallojë dokumentet e para të shqipes
në mënyrë individuale dhe të flasë për to. Arsimtari-ja me
vëmendje e ndjek punën e nxënësve dhe komentin që ata
bëjnë. Në fund të orës vlerësohen punimet e nxënësve.

Bisedë për përsëritje:

1. Cila quhet letërsi e vjetër shqiptare?


2. Trego dokumentet e para të shqipes?
3. Cila ishte vlera historike e këtyre dokumenteve?
4. Me cilin shkrimtar të letërsisë së vjetër u njohëm?
5. Me ndihmën e arsimtarit plotësoni njohuritë tuaja për këtë
periudhë të letërsisë shqipe.
6. Me ndihmën e arsimtarit ose hulumtoni vetë dhe gjeni gjuhët
tjera që bëjnë pjesë në grupin e gjuhëve indoevropiane.

8
KOMUNIKIMI - elementet dhe llojet

Komunikimi
Komunikimi është proces me anë të të cilit shkëmbehen dhe kuptohen informacionet
midis dy a më shumë njerëzve.
Ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave
është KOMUNIKIMI.
Komunikimi praqet procesin e kthimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të
mesme deri te pranuesi si dhe anasjelltas nga pranuesi deri te burimi.
Elementet e komunikimit janë;
a) Folësi
b) Kanali
c) Referenti
ç) Marrësi
d) Kodi
e) Mesazhi

Llojet e komunikimit
a) Joverbal - mbështetet në lëvizje dhe raporte hapësinore (shprehje e fytyrës,
lëvizja e vetullave, qëndrimi i trupit, kafshimi i thonjëve, etj.)
b) Verbal - karakteristikë e njeriut i cili bazohet në aftësitë për të prodhuar fonema
dhe në aftësi për të ndërtuar bashkësi zërash.
Telekomunikacioni është transmetimi i informacionit në distanca të konsiderueshme
për të komunikuar.
a) Komunikimi i drejtpërdrejtë
c) Komunikimi i tërthortë

Folësi Mesazhi Bashkëbiseduesi

Gjuha e përdorur

KOMUNIKIMI
KOMUNIKIMI ME
ME GOJË
GOJË
Situata Gjuha Mesazhet
Bashkëbiseduesit Me gjeste, me fjalë, 1. Prezantim
ndodhen njëri pranë me intonacion. 2. Dialog
tjetrit. 3. Debat

9
KOMUNIKIMI ME SHKRIM
Komunikimi

Situata Gjuha Mesazhet


Bashkëbiseduesi Saktësohen cilët janë
Cilët janë bashkëbisedu- Letër, artikull, reportazh
ndodhet larg bashkëbiseduesit
esit saktësohen. . tregim i shkurtër, skicë,
- komunikimi bëhet me etj.
anë të letrave
- vetëm me fjalë.

Folësi MESAZHI Bashkëbiseduesi

Mjeti konkret Gjuha e përdorur


i komunikimit

Komunikimi mes njerëzve më shpesh kryhet me anë


të gjuhës dhe ka këtë ecuri.

Kur pranuesi i mesazhit e kthen përgjigjen, atëherë ndërrohen edhe funksionet, pra pranuesi
bëhet dërgues, kurse dërguesi pranues i mesazhit. Komunikimi realizohet me anë të tingujve,
dritave, flamujve, do të thotë me anë të sinjaleve.P.sh. Çfarë tregojnë këto shenja? Plotëso!

Simbolet
* Komunikimi bëhet edhe me simbole
si p.sh.:
Simbolet e elementeve kimike:
Fe, H, Mg, Na, O, S etj.
Simbolet shtetërore : flamuri,
stema dhe himni

10
Komunikimi mund të realizohet edhe me anë të shenjave, siç janë:

Komunikimi
Shenjat e pikësimit Shenjat hartografike

Sinjale
Shenjat me mimikë
e gjeste

a- Treguesit janë shenja që nuk i drejtohen kurkujt, por që tregojnë diçka.


b- Sinjalet u drejtohen njerëzve dhe shërbejnë për marrëveshje.
c- Shenjat janë figura,vizatime,tinguj që u drejtohen njerëzve për t’u
treguar diçka.

Aktivitet
Detyrë

Nxënësit ndahen në tre grupe:Fletë pune me ilustrime


Grupi i parë: Shpjegojnë elementet e komunikimit.
Grupi i dytë: Ti krahasojnë komunikimet sinjalistike dhe simbolike me
me komunikimin verbal dhe joverbal
Grupi i tretë Të krijojnë dhe prezentojnë modele të mesazheve për
situata të ndryshme të komunikimit

Diskutim me pyetje të synuara:

1. Si quhet procesi në të cilin bëhet shkëmbimi i mesazheve/informatave?


2. Çfarë përdoret si mjet për të përcjellë mesazhet?
3. A përdoret vetëm fjala?
4. A përdorët gjeste dhe mimika të fytyrës?
5. Si quhet ai që e dërgon mesazhin dhe si quhet ai që e merr (pranon) mesazhin?
6. Cili është roli i shenjave, sinjaleve, treguesve?

11
PASQYRË E GJUHËSISË DHE DEGËT KRYESORE
Gjuhë

Gjuha është mjet kryesor për komunikim midis njerëzve dhe për zhvillimin e
të gjitha shkencave e të mbarë shoqërisë.
Ajo ka filluar të studiohet qysh në kohët më të lashta të historisë së njeriut.
Shkenca që merret me studimin e gjuhës në përgjithësi quhet Gjuhësi ose
Linguistikë
Trungu i gjuhësisë-degët e saj
Fonologjia
Fonologjia

Fonetika
Fonetika
Fonologjia studion anën
funksionale të tingujve.Rolin e
Fonetika studion tingujt e tingujve gjatë përdorimit nga
gjuhës, mënyrën e formimit folësi.
të tyre, llojet e tingujve,
ndryshmet që pësojnë tingujt Leksikologjia
në pozicione të ndryshme, GJUHËSIA
intonacionin, theksin,
rrokjen, etj.
Leksikologjia studion fjalët e
një gjuhe. Kjo studion thesarin
e fjalorit të një gjuhe.
Kuptimin e fjalëve,
GRAMATIKA shprehjet frazeologjike.

Gramatika është degë e gjuhësisë.


Gramatika ndahet në dy pjesë që janë: morfologjia dhe sintaksa

Morfologjia Sintaksa
Sintaksa

Morfologjia është dega e gramatikës Sintaksa studion rregullat e


që studion rregullat, sipas të cilave bashkimit të fjalëve në
fjalët pësojnë ndryshime si dhe me togfjalësh e në fjali,
klasifikimin e tyre nëpër klasa të fjalive në periudhë (fjalia
(pjesët e ligjeratës - ndarjen e tyre) e përbërë); (gjymtyrët e fjalisë)

12
KLASIFIKIMI I TINGUJVE
(zanoret dhe bashkëtingëlloret)

Gjuhë
Tingujt e të folurit të gjuhës shqipe ndahen në zanore dhe bashkëtingëllore.
Dallimi mes tyre qëndron sipas mënyrës së artikulimit (në pikëpamje të artikulimit).
Zanoret dhe bashkëtingëlloret, të radhitura sipas një rendi të caktuar përbëjnë
alfabetin e gjuhës shqipe. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 tinguj apo fonema
(shkronja).
Sistemi fonetik i shqipes standarde përbëhet nga 7 fonema (tinguj) zanore dhe 29
fonema bashkëtingëllore. Tingulli, fonemat janë njësi më të vogla të fjalës dhe në
vete nuk kanë kuptim, prandaj shërbejnë për të formuar njësi më të mëdha me
kuptim, pra formojnë rrokje, fjalë, tekst, etj.
Kur i shqiptojmë zanoret, ajri gjatë rrugës së tij për të dalë jashtë, nuk has në
pengesa, pra del lirisht.
Zanoret e gjuhës shqipe janë: a, e, ë, i,o, u, y.
Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj,
p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.
Për klasifikimin e zanoreve faktori më i rëndësishëm është gjuha, sepse nga lëvizja
e saj përcaktohet cilësia e zanoreve.:
a) Klasifikimi i zanoreve sipas lëvizjes horizontale të gjuhës dhe
b) Klasifikimi i zanoreve sipas lëvizjes vertikale të gjuhës.
Në grupin e parë bëjnë pjesë zanoret e radhës së përparme (i,y, e), zanoret e radhës
së prapme (u, o) dhe zanoret e radhës së mesme (ë, a). Në grupin e dytë bëjnë pjesë
zanoret e ngritjes së ulët (a), zanoret e ngritjes së lartë (i,y, u) dhe zanoret e ngritjes së
mesme (e, ë, o).
Gjatë artikulimit të zanoreve buzët mund të jenë pasive, por mund të jenë edhe
aktive që do të thotë mund të mblidhen edhe të zgjaten. Shembull për këtë janë
zanoret a, e, i ku buzët janë pasive dhe zanoret u, y, o ku buzët janë aktive.
Në bazë të kësaj dallojmë znore buzore: u, y, o, dhe jobuzore: a, e, i.
Klasifikimi i zanoreve
TABELA E ZANOREVE SIPAS LËVIZJES TABELA E ZANOREVE SIPAS LËVIZJES
HORIZONTALE TË GJUHËS VERTIKALE TË GJUHËS

13
RREGULLAT DREJTSHKRIMORE PËR
PËRDORIMIN E Ë-së FUNDORE
Gjuhë

Drejtshkrimi i zanores E - të theksuar: Shkruhen me e ( e jo me ë) fjalët ku


kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë e ndjekur nga një
bashkëtingëllore hundrore (m,n,nj) p.sh. dhemb (më dhemb), emër, gjemb, e
premte, shemb, shembull, zemër, argjend, brenda, gjendje, kuvend, mendim,
qengj etj.

Zanorja E e patheksuar: Te emrat femërorë, të cilat kanë një e- fundore të


patheksuar në trajtën e pashquar njëjës, në rasën emërore të shquar bie e- ja p.sh.
fitore (emërore e shquar = fitorja, pra këtu bie e-ja, kursa në rasat tjera mbetet (i,e)
fitores, fitores, fitoren, prej fitores).

Zanorja Ë e theksuar: Shkruhen me ë të gjitha fjalët te të cilat kjo zanore e


theksuar i përgjigjet historikisht një a - je të ndjekur nga një bashkëtingëllore
fundore, p. sh. bej, dëm, dëmtoj, dhëmballë, dhëndërr, ëmbël, ëndërr, hënë,
këmbë, këngë, nënë, nëntor, nëntë, rrënjë, shkëmb, zë etj.

Zanorja Ë e patheksuar
Ë - ja paratheksore shkruhet:
Në fjalët e parme e në të gjitha fjalët kur ajo i takon rrokjes së parë, si dhe te
fjalët e formuara prej tyre: argëtoj, bagëti, bërryl, dëgjoj, dëshirë, fëmijë, mëkat,
mënyrë, kënetë, këpucë, lëmoshë, mushkëri etj.
Në fjalët e prejardhura të formuara nga një temë me ë - me anë parashtesash që
fillojnë me bashkëtingëllore p. sh. anëtar, anëtarësi, arsimtar, (anë, armë) atëror,
atësi (atë) burrëri, burrëror (gunë) etj.
Por nuk shkruhet ë - ja paratheksore te përemrat e pacaktuar te ndajfoljet e te
lidhëzat e përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë ose kurrë p. sh.
gjithçka (e jo gjithëçka), gjithkah, gjithfarë, gjithkush, gjithmonë, gjithnjë,
gjithsecili, kurrfarë (e jo kurrëfarë), kurrgjë, kurrkund, kurrkush etj.

Nuk shkruhet ë - ja paratheksore te fjalët e përbëra, kur gjymtyra e dytë fillon


me zanore p.sh. bashkatdhetar (e jo bashkëatdhetar), bashkantar, bashkudhëtar, i
gjithanshëm, kokulur etj. Po kështu shkruhen me ë - fjalët e prejardhura që
formohen nga tema me bashkëtingëllore p.sh. armiqësi (armiq), besnikëri
(besnik), bujqësi (bujq), fshatarësi (fshat), lajmëtar (lajm) etj. Me ë - nuk
shkruhen fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore
me anë të prapashtesave: -tor, -tar, -ti, -toj, p. sh. arsimtar, arsimtare, çlirimtar,
flamurtar, gjyqtar, oborrtar, fajtor, tregti, shkaktoj, shpeshtoj etj.

14
Zanorja Ë pastheksore: shkruhet ë- ja pastheksore në këto raste:
a) Tek emrat femërorë me -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë me ës - ësh dhe
te femërorët përkatës në të gjitha trajtat e lakimit të tyre p.sh. drejtëz, drejtëza,

Gjuhë
drejtëzat, lidhëza, verdhëza, thonjëzat, ardhës, blerës, blerëset, çelës, endëse,
folës, shpikës etj.
b) Te mbiemrat me-ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre p.sh.
i cekët, (i,e) të cekëtit, të cekëtit, të cekëtin etj.
i dobët, (i,e) të dobëtit, të dobëtit, të dobëtin; i lagët, (i,e) të lagëtit, të lagëtit,
të lagëtin; i ngathët, (i,e) të ngathëtit, të ngathëtit, të ngathëtin etj.
c) Te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë në
bashkëtingëllore: të dalësh, të flasësh, të hapësh, të mbyllësh, të ndezësh etj.
Nuk shkruhet ë-ja e patheksuar:
a) Tek emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr : pupël – i, e, një puple, ajër - ajri,
dimër - dimri, drapër-drapri, letër – letra, lakër - lakra, thundër - thundra,
urdhër- urdhri etj.
Te mbiemrat me -ëm e me -shëm gjatë lakimit kur pas këtyre prapashtesave vjen
një zanore ose një j:-i jashtëm – i jashtmi, i mesëm - i mesmi, e mesme,
i sotëm - i sotmi, e sotme etj.
ç) Te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores : ardhkam, humbkam,
paskam, qenkam etj.
Ë - ja fundore: shkruhet ë-ja fundore te foljet me theks që në krye të herës në
rrokjen e parafundit, duke u ruajtur edhe në trajtat ku nuk është fundore
a) Te emrat femërorë bukë, fjalë, punë (punën, punët ), zhurmë, dhjetë, mijë etj.
b) Te disa emra mashkullorë dhe te shumica e emrave mashkullorë që përdoren
edhe si asnjanës atë, burrë, djalë, kalë, lumë, djathë, dyllë, drithë, ujë, gjalpë, mjaltë etj.
c) Te ndajfoljet dhe mbiemrat e tipit : (i, e), butë - butë, (i, e) ftohtë - ftohtë,
gjatë - (i, e) gjatë, lehtë- (i, e) lehtë etj.
ç) Mbiemrat që formohen me prapashtesën të : (i, e) artë, (i, e) drunjtë, (i, e)
gurtë, (i, e) leshtë etj.
d) Te trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë: afrikanë, arabë,
amerikanë, feudalë, gramë, lekë, maturantë, pionerë, punëtorë, studentë, ushtarë,
veshë, traktoristë etj.
dh) Trajtat e emërores dhe kallëzores së shquar shumës: bijtë, djemtë, miqtë,
thonjtë, armiqtë, barinjtë etj.
e) Emrat e formuar me prapashtesën -zë: qelizë, syzë, vezë, korrizë, varrezë etj.
p.sh: Arditi në treg bleu vezë të freskëta.
ë) emrat femërorë me -më: astmë, basmë, dasmë, dogmë, gjysmë, krismë, nismë
dhe jo dasëm, basëm etj.
f) Përemrat pronorë: Ynë, jonë, tonë, tanë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë
etj.
g) Numërorët themelorë: pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë etj.

15
h) Foljet :
1) Veta e parë dhe e tretë shumës e tashme dëftore e lidhore : mbajmë - të
mbajmë, punojmë - të punojmë etj.
Gjuhë

2) Koha e kryer e thjeshtë shumës që dalin me zanore lamë, latë, lanë, blemë,
bletë, blenë etj.
3) Mënyra lidhore veta e tretë njëjës : të humbë, të lidhë të mbjellë, të shkruajë,
4) Pjesorja e foljeve me temë në zanore dhe b, II, r, rr dhe mbiemrat e nyjshëm
të formuar prej tyre : qartë, blerë, pirë, mjelë, mbjellë, vjelë, nxjerrë por dhe i bërë,
i pirë, i blerë, (i, e) mbjellë etj.
Nuk shkruhet ë-ja fundore
a) Te emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr, -ëz, -ull, -ur të cilat në rasën emërore të
shquar, njëjës nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit:
p. sh. gogël, pupël, ëmbël, dhelpër, motër, gënjeshtër, ëmbël, kokërr, dhembëz,
mollëz, kumbull, rregull, flutur etj.
b) Te emrat a mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin me një nga bashkëtingëlloret
gj, q, j, nj, të paraprira nga një zanore në emrore dhe në rasat tjera p. sh. zogj, zogjve,
drunjve, ftonj, ftonjve etj.
c) Shkruhen pa ë - fundore dhe emrat e mbiemrat që mbarojnë me dy bashkëtingëllore
në emëroren e pashquar p. sh. bujq, bujqve, bujqish, bujqit, krushq, krushqve, peshq,
peshqve, peshqish etj, të vegjël, të vegjëlve, të vegjlish, etj.
ç) Mbiemrat e formuar me prapashtesat ë (m), p. sh. i epërm, i jashtëm, i mesëm,
i nesërm, i pafajshëm, i nevojshëm etj.
d) Mbiemrat e formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theks mbi rrokjen e
parafundit: i akullt, i avullt, i hekurt, i rregullt, i katërt, i tepërt etj.

Detyrë

Shkruaj tre fjali duke përdorur drejt fjalët e shënuara..


_________________________________________________________________
_________________________________________________________________
_________________________________________________________________

Ushtrime drejtshkrimore

a) Të gjejmë cilat fjalë janë shkruar gabim dhe të nënvizojmë:


dam, dhëmb, andërr, kangëtar, mangë, nanë, shkamb, njëra, nxanës, nëntë, etj.

b) Te fjalët e mëposhtme nënvizo fjalët që janë shkruar mirë: anëtar, atëror, burrni,
pemtari, punëtori, toksor, thellsi, udhëtar, gjithëkombëtar, gjuhtar, etj.

c) Te cilat fjalë është përdorur drejt ë-ja fundore (nënvizo):


zhurmë, burrë, i butë, mirë, astmë, dasmë, nofullë, tingullë, peshqë, etj.

16
.
NDARJA E BASHKËTINGËLLOREVE
SIPAS SHKALLËS SË ZËSHMËRISË
Gjuhë

Kur i shqiptojmë bashkëtingëlloret ajri në rrugën e tij për të dalë jashtë has në
pengesa.
Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë 29. Bashkëtingëlloret i klasifikojmë sipas
këtyre parimeve.
a) Sipas organit aktiv që merr pjesë në formimin e pengesës
b) Sipas llojit të pengesës që na jep zhurmë (ose sipas organit pasiv).
Sipas organit aktiv bashkëtingëlloret i ndajmë në;
- Bashkëingëllore buzore (labiale) që janë p, b, m, f dhe v.
- Bashkëtingëllore gjuhore, ku organi aktiv është gjuha, varësisht se cila pjesë e
gjuhës merr pjesë në shqiptim ashtu edhe ndahen, prandaj kemi bashkëtingëllore
paragjuhore që janë: d, dh, l, ll, n, r, rr, c, ç, s, sh, t, th, x, xh, z, zh, mesgjuhore
j, nj, t, q, gj dhe prapagjuhore që janë k, g.
c) Sipas pjesëmarrjes së zërit e të zhurmës dallojmë bashkëtingëllore
të zëshme dhe të pazëshme

Analizoni dhe studioni mirë tabelën e klasifikimit të bashkëtingëlloreve bashkë me


mësuesin-en dhe pastaj mësuesi-ja të ndajë nxënësit në grupe për t’u dhënë
detyrë shtëpie.

TABELA E KLASIFIKIMIT TË BASHKËTINGËLLOREVE TË GJUHËS


SHQIPE.

17
Zanoret dhe bashkëtingëlloret ndërmjet tyre dallohen në tre drejtime apo fusha:

Gjuhë
1. Në fushën e nyjëtimit respektivisht në fushën e shqiptimit, sepse kur i shqiptojmë
zanoret ajri nuk has në pengesa, kurse kur i shqiptojmë bashkëtingëlloret ajri has
në pengesa gjatë rrugëtimit.

2. Në fushën e funksionit domethënë kur formojmë rrokje kemi dallim, sepse


zanoret mund të formojnë rrokje vetë, kurse bashkëtingëlloret nuk mund të
formojnë rrokje vetë.

3. Në fushën e të dëgjuarit zanoret kanë forcë janë tinguj të fortë, kurse bashkë-
tingëlloret kanë zhurmë, por disa kanë edhe zë dhe afrohen me zanoret.
Bashkëtingëlloret e zëshme janë: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh, kurse të gjithë
bashkëtingëlloret tjera kanë zhurmë dhe i quajmë të shurdhëta
që janë: p, t, th, k, q, f, c, ç,s, sh, h.

Detyrë

Dalloni në bazë të drejtshqiptimit në cilin grup të zanoreve bien zanoret e poshtë-


shënuara sipas lëvizjes horizontale të gjuhës.

1. i, y, e___________________________________________________________
2. ë, a____________________________________________________________
3. u, o____________________________________________________________

Në cilin grup të zanoreve bëjnë pjesë e, ë, o____________________sipas lëvizjes


vertikale të gjuhës.

Sipas vendit të formimit të pengesës shkruani:

a) Bashkëtingëlloret buzore____________________________________________
b) Disa nga bashkëtingëlloret gjuhore_____________________________________
c) Në cilin grup bëjnë pjesë bashkëtingëlloret p, b, m?_______________________
ç) Cili ishte organi kryesor për shqiptimin e zanoreve?_______________________

18
- EPIQHs SËHTHEKSI UJg I IMIRKHSTJERd
(shenja e theksit, theksi fundor, parafundor dhe tejfundor)
EVJUTIT ASID I ËTJERD I IMIRODRËp
Gjuhë

Gjatësia dhe forca janë mjetet kryesore fonetike që spikatin një rrokje.
Fjalët që kanë theks quhen të theksuara, kurse fjalët e patheksuara quhen të
patheksuara ose klitike
Sipas pozicionit fjalët klitike i ndajmë në:
1. Fjalë proklitike
2. Fjalë enklitike
1. Si fjalë proklitike janë:
a) Parafjalët e thjeshta; në, me, për, mbi etj
b) Lidhëzat e thejshta; kur, si, po, në etj
‘ c) Pjesëzat; si(nuk), u, të, mu, mos, etj
ç) Përemrat pyetës e lidhorë; ç', që, etj

2. Si fjalë enklitike përmenden: trajtat e shkurtra të përemrave vetorë dhe pjesëza


-u e formës joveprore të foljes: mos ia ndreq, mos u rregullo, mos i jep ndreqja...
‘ ‘

Fjalët tjera janë të theksuara. Theksi mund të bie në çdo rrokje p.sh: bukë, shtëpi,
trimëri etj
Theksi më shpesh bie në rrokjen e parafundit dhe i quajmë fjalë me theks
, , ,
parafundor p.sh. lum, punë, kafe etj.
Kur theksi bie në rrokjen e tretë ose të katërt të fundit fjalët i quajmë
, , ,
tejfundore p.sh. flutura, kumbulla, fshehurazi. ,
, , ,
Kur theksi bie në rrokjen
, e fundit të fjalës, fjalët i quajmë fundore p.sh. liri,
baba, bari, fund, njeri, etj.

Aktivitet

Nxënësit ndahen në grupe u jepet fletë pune me pyetjet:

1. Çka quhet theks?


2. Trego cilat fjalë nuk kanë theks?
3. Si i ndajmë fjalët sipas vendit ku bie theksi?
4. Shkruaj tre fjalë fundore, parafundore dhe tejfundore.

Aktiviteti i grupeve prezentohet para të gjithëve në klasë.

19
Gjuhë
Të mësojmë
Të mësojmë:

Theksi i sintagmës duhet të dallohet nga theksi logjik. Me anë të theksit logjik
vihet në dukje rëndësia kuptimore e fjalës. Ky theks bie mbi fjalën që folësi
dëshiron ta spikasë. Theksi logjik bie në çdo fjalë të fjalisë.
Kështu për shembull në fjalinë: Nesër do të shkojmë në shëtitje.
Kjo mund të shprehet kështu:
a) Nesër do të shkojmë në shëtitje.
b) Nesër do të shkojmë në shëtitje.
Pra folësi (a) theksoi fjalën Nesër (1), dhe folësi (b) në shëtitje (2)
.
Shenja e theksit është ( ' ), por që në shkrim nuk përdoret.

! Shpjegim
Detyrë:

Spikatja e fjalëve nga pikëpamja kuptimore mund të ndërthuret me nuancë emocionale


(gëzim, ironi, përbuzje, zemërim etj) prandaj dallojmë edhe theksin emocional ose empatik.

Detyrë:Detyrë

Me ndihmën e mësimdhënësit/mësimdhënëses dalloni llojin e theksit në këto


shembuj:
1. Ishte një pamje e mrekullueshme. ___________________
2. Ngela i entuziazmuar nga ajo pamje. _________________
3. Ishte bërë shkatarraq! _____________________________
4. Ik shporru që këtej! _____________________________

20
RROKJA E THEKSUAR
Gjuhë

! Të mësojmë

Shqiqtimi i një rrokjeje të fjalës me fuqi më të madhe se të tjerat quhet theks.


Kjo do të thotë se gjatë shqiptimit njëra rrokje spikatet apo dallohet nga të tjerat,
prandaj ajo quhet rrokje e theksuar
Rrokja është njësia më e vogël e shqiptimit. Të folurit tonë nga pikëpamja e
shqiptimit nuk mund të ndahet më tej, sepse ndarja e mëtejme e rrokjes është
përfundim i analizës linguistike.
Rrokja formohet nga bashkimi i disa tingujve, por mund të formohet edhe nga një
tingull i vetëm.
Që të formohet një rrokje, duhet patjetër të ketë një fonemë (tingull-shkronjë)
zanore.
Shembull: Vera hyri me nxitim në dhomë.
Analizë: ve – ra , hy – ri , me, nxi – tim , në, dho – më .
Siç shihet çdo rrokje ka në vete një zanore.
Në gjuhën shqipe kemi dy lloje rrokjesh:
a) Rrokje të hapura që mbarojnë me zanore: (ve – ra , hy – ri)
b) Rrokje të mbyllura që mbarojnë me bashkëtingëllore: shih rrokjen e dytë të
fjalës nxi – tim.
Lartësia e zërit në rrokje të ndryshme të nje fjale nuk është i njejtë. Ky ndryshim
quhet intonacion ose melodi e fjalës.
Çdo fjalë ka rrokje sa ka edhe zanore, pra kemi fjalë njërrokëshe, dyrrokëshe,
trirrokëshe...etj.
-sot, dita, dera, shkollari, nxënësi, etj.

Shqiptoni fjalitë mëposhtme duke respektuar shigjetën për melodinë e fjalës:


1. Kur do të fillojë ndeshja?
2. Ik andej!
3. Sonte në ora 18:00 do të fillojë ndeshja

Detyrë për ushtrime në klasë

Lexoni fjalitë, ndani në rrokje fjalët duke i veçuar rrokjet e hapura nga rrokjet e
mbyllura:
Baba, nesër, të parët e vendit do të mblidhen të zgjedhin një gjykatës.
Gjykatës do të bëhet ai që do të shohë i pari diellin në të lindur e sipër.
a) Rrokje të hapura ___________________________________________________
b) Rrokje të mbyllura __________________________________________________

21
.
!

Gjuhë
Të mësojmë
Të mësojmë:

Gjuha shqipe ka 36 fonema: 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Fonemat bashkohen në


rrokje, rrokjet bashkohen dhe formojnë fjalën, kurse fjalët formojnë fjali.
Fjalia karakterizohet nga theksat, intonacioni dhe tempi që ka. Kombinimi i pauzave dhe
i theksave sipas një rregulli të caktuar krijojnë ritmin e tekstit.
Përsëritja e theksave dhe pauzave sipas një rregulli të caktuar krijojnë ritmin e fjalës
respektivisht të tekstit.

Rregullat e ndarjes së fjalëve në rrokje:


1. Kur një bashkëtingëllore ndodhet midis dy zanoresh shkon me zanoren që e ka prapa
p.sh. u – ra , në – na, bu – ka , li – si etj. .
2. Kur kemi grup prej dy bashkëtingëlloresh të zhurmëta midis zanoresh, atëher grupi
shkon me zanoren e prapme. P.sh. ko – fsha, bi – shti, dë – fte – sa ,
3. Kur në fjalë kemi grup bashkëtingëllore të zhurmëta dhe të zëshme (sonante) midis
zanoresh atëherë grupi shkon me zanoren e prapme. P.sh. go – gla, li – bri, ke – tri etj.

Detyrë

1) Ndani në rrokje fjalët: këmba, gjembi, trumcaku, pranvera, vjeshta, kumbulla,


ndërtesa, qershi, vajza, kujtesa, mbaresa, tekstili etj.
_________________________________________________________________
_________________________________________________________________
_________________________________________________________________

2) Ndani në rrokje fjalët e mëposhtme dhe tregoni cila rrokje është e hapur dhe
cila e mbyllur, njëherit ndani fjalët njërrokëshe.
- Ne kur ishim të vegjël luanim shpesh me shokët e klasës tjetër futboll.
Ata ishin më të mirë se ne, sepse ishin më të fuqishëm. Mësuesi shpesh na qortonte.

Rrokje e hapur Rrokje e mbyllur Fjalë njërrokëshe

22
Fushatprogramore
Fusha programore

LETËRSI, TË SHPREHURIT DHE KRIJIMTARIA

-Ndarja e letërsisë
-Klasifikimi i tingujve
-Lirika
-Rregullat drejtshkrimore
-Epika në prozë
-Theksi, rrokja
-Drama
-Zbatimi i rregullave drejtshkrimore për përdorimin e ë-së fundore
-Të shprehurit dhe krijimtaria
-Identifikimi i bashkëtingëlloreve të zëshme dhe të pazëshme
-Tregimi dhe ritregimi

NDARJA E LETËRSISË
LIRIKA
MODULI - 2
1. Ndarja e letërsisë
Sipas vetive të brendshme: lirika, epika, drama......................24
2. Shembuj të letërsisë sipas formës dhe autorësisë....................25
3. Lirika - veçorit strukturore të poezisë- vargu, strofa...............27
4. Analiza e këngëve lirike - nina, nana djalin............................28
4. Poezi - I mbeturi .....................................................................31
5. Poezi - Recital’ i malësorit......................................................33
6. Poezi peizazhiste - Dremit liqeni............................................36
7. Rima........................................................................................37
8. Poezi - Lamtumirë!.................................................................38
9. Epiteti, krahasimi....................................................................39
10. Presonifikimi...........................................................................40
11. Onomatopeja...........................................................................41
NDARJA E LETËRSISË -
Sipas vetive të brendshme: lirika, epik, drama

Letërsia është lloj i krijimtarisë së njeriut, e cila ndërtohet me anë të fjalës dhe
konkretizohet me veprën letrare. Shkenca e cila studion letërsinë në tërësi quhet
SHKENCA E LETËRSISË.
Shkenca e letërsisë ndahet në tri degë, që janë:
1. Teoria e letërsisë
2. Historia e letërsisë
3. Kritika letrare
Historia e letërsisë shqiptare studion letërsinë tonë që nga shkrimet e para deri
në ditët e sotme, kuptohet e ndarë në periudha të ndryshme të zhvillimit të saj.

Prozë Artistike

Poezi Popullore

SIPAS FORMËS SIPAS AUTORËSISË


SË TË SHKRUARIT

NDARJA E LETËRSISË

SIPAS GJINIVE LETRARE


(SIPAS VETIVE KRIJUESE)

Lirika Dramatika

Epika

24
SHEMBUJ TË LETËRSISË SIPAS
FORMËS DHE AUTORËSISË

a) “Ti je yll e ti je dritë


Yll që del ndaj të gdhirë,
Zoti në të dhëntë ditë!”
Lirikë popullore e dashurisë.

b) “Arbëria matanë detit na kujton,


Se ne të huaj jemi te ky dhe’
Sa vjet shkuan! E zemra nuk harron”
Letërsi artistike - “Vrull” Zef Serembe.

c) “...Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë,


lotët që kam derdhur s’më janë tharë,
shumë vjet u bënë, sot u mbushnë dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s’të shoh ndë jetë...”
Poezi artistike, elegji - “Vaje” Andon Zako Çajupi

ç) “Sot u vra një njeri. Ky njeri jam unë. Emrin e kam Sadik, Sadik Hamalli.
Më kanë thirrur shpesh “O ti njeri me samar”. Po unë e kam pasur samarin
në shpinë. E sot kam vdekur. Sot nuk jam më...”
Prozë artistike “Rrëfimi i njeriut me samar”

d) “...Unë të dua si bukën


kur nëna gatuante me saç,
të dua si çastin
e takimit të parë...
...Më merr në gjirin tënd
për çdo natë...”
Lirikë - “Qyteti i ujtë” Xheladin Muça

25
e) “Je mikja ime më e mirë në këtë qytet të rrafshët, me ajër të pastër e ujëra të
kaltër.
E lehtë, praktike, e urtë si manare, mikesha ime larushe, lozonjare...
Të shpie sakaq në plazh, në treg, në park, te qoshku ku shiten gazeta dhe te
“Dredhëza” për kafe.
Lirikë artistike “Ode biçikletës sime” - Agim Vinca

f) “...Ngriti pakëz kokën, hodhi sytë rreth e rrotull dhe i mbërthen me mallëngjim
mbi librat që e rrethonin nga të katër anët. Ndoshta deri t’u jepte lamtumirën
e fundit. Mori përsëri penën, por pena për herë të parë nuk iu bind dhe i
shkon nga dora. E uli kokën mbi libër, po sytë iu rreshën, fytyra iu zbeh,
mjekra iu drodh.
Pena pret një dorë që të lëviz, por dora si lëviz më dhe boja iu tha mbi libër.
Vdiq mbi libra i rrethuar nga librat, si trim në fushën e betejës me armë në dorë...
” Prozë artistike - “Një natë në Stamboll” N.Bulka

g) Dritoni:...Alo...Alo! Aloooo! Alo, Alo!


Prena:.....Një, dy, tre, katër....
Gresa:......Ah! Të mallkuar!
Dritoni:....Alo, alo, alo! Po, po. Mirë, por a nuk e dini ç’kohë e pakohë është?
Dramatika - “Loja në telefon” - Resul Shabani

Lexoni shembujt në klasë dhe me ndihmën e


arsimtarit/es kuptoni llojin e tyre.

Detyrë

Nxënësit ndahen në tre grupe:Fletë pune


Grupi i parë: Teknika “ harta e të menduarit” e paraqet ndarjen e letërsisë.
Grupi i dytë: Fletë pune të cilat përmbajnë poezi, tregime, tekste drame. Të shkruhet
atë që e kuptojnë nga fleta që u është dhënë ose lexuar nga libri.
Grupi i tretë: Në diagram të Venit shkruajnë për letërsinë e shkruar në vargje dhe
letërsinë e shkruar në prozë.

Diskutim me pyetje të synuara:

1. Si është shkruar teksti?


2. Në cilën formë?
3. Çfarë tregon (shpreh) paraqet teksti?
4. A dallohen tekstet nga ana e jashtme (vizuale)?
5. Cili nga tekstet e lexuara është më i afërt me të folurit e përditshëm?
6. Cili nga tekstet ka ritmikë më të madhe?

26
LIRIKA - veçoritë strukturore të poezisë

VARGU

Vargu është njësia themelore e organizimit poetik. Vargu sajohet me


rreshtimin e disa kambëve. Çdo varg duhet të ketë përmbajtje, muzikalitet
dhe trajtë të bukur.
Vargjet sipas numrit të rrokjeve mund të jenë të ndërtuara prej katër deri në
gjashtëmbëdhjetë rrokje. Në bazë të numrit të rrokjeve vargjet marrin emra të
caktuar, kështu kemi vargun katërrrokësh, pesërrokësh, gjashtërrokësh e
kështu me rradhë (vardhe të thjeshta).
Kur bëhet bashkimi i dy vargjeve të njëjta kemi vargje të dyzuara.
Kështu kemi vargun e dyzuar nga dy vargje pesërrokësh, gjashtërrokësh,
tetërrokësh etj.
Në metrikën shqipe dallohen tri lloje vargjesh: vargjet popullore,
vargjet e huazuara dhe vargjet e krijuara. Si lloj i veçant përmenden edhe
vargjet e lira.
Shembull:
“Po shkrihet bora
dimri po shkon...” (vargu pesërrokësh)
“E djerr a toka: krrut ndër livadhe
shkon kau, e avullin qi del prej arve...” (vargu dhjetërrokësh)

Shembull:
“Tek buron ujët e ftohtë, edhe fryn veriu n verë
Tek mbin lulja me gas shumë, dhe me bukuri e merë.”
(vargu i dyzuar - gjashtëmbëdhjetërrokësh)

STROFA
Strofa quhet një grup vargjesh që lidhen në një tërësi kuptimore e metrike
nëpërmjet rimës dhe intonacionit.
Strofa përmban një melodi të plotë poetike me theks, rimën dhe gjatësi
të caktuar, e cila përsëritet disa herë brenda një vjershe.
Duke marrë parasysh numrin e vargjeve brenda një strofe dhe mënyrën e
rënditjes së rimës, dallojmë disa lloje strofash:
* strofë e përbërë prej dy vargjesh (dyvargëshi)
* strofë e përbërë prej tri vargjesh (trevargëshi)
* strofë e përbërë prej katër vargjesh (katërvargëshi) e kështu me rradhë
Strofa më e përdorur është ajo katërvargëshi p.sh.
“Fryn e ç’ fryn veriu
ngrin e mërdhin i ziu
dhe mangallit i afrohet
që të ngrohet...
“Shën Pjetri në mangall” Noli

27
ANALIZA E KËNGËVE LIRIKE
NINA - NANA DJALIN ...
Ninulla

Nina -nana, o mor bir,


Flej se gjumi të bën mirë,
Të bën mirë e të rehaton,
Shtatin bir, ta pushon.
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me të marrë porsi pëllumbi,
Nina-nina sheqer në letër, Flej, o djalë; se të ka fal Zoti,
M’u bafsh, bir, plak i vjetër! U bafsh trim si Kastrioti!
Ç’po i këndon-o djali gjumit, Flej o djal, ti flejtsh i bardhë,
Si vida që i këndon pëllumbit, E gjithkund t’u dhashtë mbarë!
Ç’po i këndon-o djali djepit. Ta avitë gjumi te kasnaku,
Kndoi, kndoi, qofsh i bardhë, Bir te syni e te kapaku.
Rrite Zot, që e ke falë! Sa të mirë nana e ka djalin,
Nina-nana, o more bir, Lum për Zotin që na e fali.
Ma ka falë don me ma rritë,
Ma gëzofsh emnin që ta kam ngjit.
Mori mollë, ma gzosh të ritë!
Lumja nana, bir që të ka,
Bir që t’ka edhe të pastë,
Me të mira mbrapa të lantë
Të mira, bir zemra të dashtë.

Populli

28
! Shënim:

Ninulla
Këto këngë bëjnë pjesë në këngët e djepit (ose siç quhen ndryshe ninulla).
Në të nëna shpreh ëndërrat dhe dëshirat e veta për fëmijën. Vini re se si
dashuria dhe urimet që dalin përmes vargjeve të këngës janë të ngrohta,
të thella, të sinqerta. Nëna shqiptare e uron fëmijën për shëndetin, për
jetë të gjatë, për cilësitë morale e shoqërore.

Të mësojmë

Lirika popullore ndër trojet e banauara me shqiptarë përfshin në gjirin e vet këngë
të shumta, për nga struktura të ndryshme, të cilat e këndojnë lindjen e fëmijës,
fëmijërinë, djalërinë, vajzërinë, martesën etj. Pra, këto këndojnë për jetën e njeriut
nga lindja deri në vdekje. (Asani, 2011).
Një cikël të veçantë në lirikën popullore përbëjnë këngët familjare (lirika
familjare). Në këtë cikël këngët më të veçuara janë këngët e lindjes, këngët e djepit,
këngët e dasmës, këngët e dashurisë, këngët e vajtimit etj.
Këngët e lirikës popullore janë krijuar nga populli, ndaj edhe përhapja e tyre është
gojore e përcjellur brez pas brezi. Dallohen nga njëra krahinë, në tjetrën vetëm për
nga gjuha karakteristike e rajonit. Kështu këngët familjare të kënduara në R.e
Shqipërisë, në R.e Kosovës, në R.e Maqedonisë së Veriut dhe çdokund tjetër ku
jetojnë shqiptarët, kanë të njëjtin qëllim, të njejtin stil, të njëjtat dëshira etj.

Të flasim për ninullën

Këngët e djepit apo ninullat në letërsinë popullore shqiptare zënë një vend të
rëndësishëm dhe janë mjaft të përhapura.
Ninullat i këndohen fëmijës kur nëna ose dikush tjetër e vë në gjumë. Ninullat i
këndon nëna, motra, gjyshja, halla, tezja ose ndonjë grua tjetër. Ninullat që i
këndohen vajzës janë më të pakta, sepse edhe vetë lindja e vajzës në familje nuk sjell
gëzime, ashtu siç ndodh kur lind djalë. Kjo vjen ngase kur lind djalë “Shtëpia
gëzohet”, kurse kur lind vajzë “Qajnë strehët e shtëpisë” (Asani, 2011).
Te këngët e djepit që i këndohen djalit vihet re dëshira e nënës që djali të bëhet: i
pari i katundit, të bëhet “vezir”, të bëhet i zoti i shtëpisë, të bëhet trim si Skënderbeu,
të luftojë për atdhe. Në kushtet e sotme ka ndryshuar edhe qëndrimi i nënës, gjyshes
ose dikujt tjetër ndaj vajzës, prandaj edhe asaj tani i këndohet të bëhet zonjë shtëpie,
të bëhet mësuese, mjeke, juriste etj.

Shembuj
“Nani, nani, luli
Cucën teme ta mer gjumi
U bofsh si një lule n’ver,
T’u boft sajni si filxhan
T’u bëft shtati për merak...

29
Këngë djepi kur në familje lind djalë

U bash ndera e kësaj shpie


punofsh ti për Shqipëri
të punosh e të luftosh edhe ti
si Skënderbeu, për mëmëdhe.

Këngët e martesës - dasma e madhe

Martesa, si një ngjarje e rëndësishme në jetën e njeriut, është trajtuar edhe në


Kanunin e Skënderbeut, ku gruaja është trajtuar si anëtare e barabartë krah për krah
me burrin e saj në jetë dhe në punë (Asani, 2011).
Ceremonitë e dasmës së madhe në vende të ndryshme zgjasin nga 1 ditë deri më
2,3,4,7 ditë. Por në kohën e fundit ritet e dasmës ndër trojet shqiptare zgjasin 1-2 ditë
edhe atë “dita e bojës - dita e petkave”, dhe “dita e nuses”.

“Aj peri, dil peri


Kush ta nisën bojën ty?
Aga baba si zotni,
Aj peri, dil peri,
Kush ta nisën bojën ty?
Anko nenja si kumri...

Këngët e dashurisë

Këngët e dashurisë shquhen për nga vlerat artistike dhe estetike në krahasim me
llojet tjera të lirikës popullore.
Në këtë cikël të këngëve familjare bëjnë pjesë këngët që dy të rinjtë ia këndojnë
njëri-tjetrit.
Këngët e dashurisë (erotike) që djali ia këndon vajzës (të dashurës) shpesh fillojnë
kështu: “Moj e mëjra”, “Moj e vogël”, “Moj syzeza”, “Mori molla”, kurse këngët
që vajza ia këndon të dashurit janë: “Ore djal”(gjal), “Or bilbil”, “Or trëndafil i
bardhë”, etj.
Realizimi i dashurisë është munduar të pengohet me shumë peripeci.
Këto peripeci disa herë realizohen me vështirësi, disa herë me sakrificë, por më
shpesh mbarojnë me realizimin e ëndrrës rinore.

“Krisi gardhi, lefi qeni,


Rrej moj non mos luj pi veni,
Se jarani asht i imi,
Le ta dij xhyth alemi...”

Zenku, 1982

30
I MBETURI
Poezi

Edhe shtaza po gazmohet,


Edhe bari mugullon;
N’shend natyra gjith po çohet,
Veç ti, i mjeri, po gjimon.

Kang’e valle tui bashkue;


Shend prej gojet gjithkush qet:
Veç i vorfni tui dertue
Porsi i huej a n’gjini t’vet.

Tui ankue për t’zeza t’veta


Për gjithë derë t’ue lypë kërset;
Për të t’dhimtun kërkund s’gjeta;
Porsi i hueja n’katund t’vet.

Lodh ‘e unshëm, kur vjen nata;


N’prëhen t’hanës me shkue kujton;
Edhe nana i diq e ngrata,
E kush t’vorfnin s’e ngushllon.

Bab’ oh! Babë! Sa herë ndo’j trimit


Do me ithanë tuj derdhun lot;
Por për’ tënë a fjalë trishtimit,
A nji fjalë që përmendë kot.

Për dhe t’vet tui dalë n’ushtrië


Rrebtë qindroj i jati e diq;
Sot i vorfni askund nji shpie,
Nji copë buk s’e gjen nder miq.

Ah! Ti njome e mjera


Dit’ e natë qi po vajton;
Kund nder miq nuk t’çilet dera,
Kerkush vajin s’ta pajton.

Dit’ e nat pa buk e shpie


Shkonte i vorfni andaj e këndej,
E prei t’pasunish zotninë
Një fjalë të mirë kërkush s’ja kthej.

31
Ku ke babën me t’ndihmue?
Ku ke nanën me derdhë lot?
Ty gjith robi t’ka harrue,

Poezi
Kerkush s’do me t’dalun zot.

Tui ra borë, tui frye murlani,


Mjet dy vorreve si’j lis
Afer gropës qi vet’e bani,
Djali i vorfun u molis,

Afër nanës u shtrue me fjetun,


Afër babës kërkoj pushim;
Kurgja t’gratin s’ka me e gjetun,
T’xet e t’ftohtë s’kan me pasë ndrrim.

Me njata qi veç e doshin


Trupi i t’vocrrit pushoj;
E n’lumni qi ata po gëzoshin
Shpirt i njomes fluturoj.

Ndre Mjeda

Flasim për fjalët e tekstit

I njomë - që është ende i gjelbër


Molis - e lodh tepër dikë

Shënim

Poezia në fjalë u mor nga “Juvenilia” dhe ka një notë të thellë të


karakterit shoqëror, ngase poeti përshkruan jetën e vetmuar të një
vocrraku, të cilit i ati i ishte vrarë në luftë për liri, kurse e ëma i
kishte vdekur dhe ai jetonte i vetmuar në shtëpi.

Aktivitet
Detyrë

Nxënësit ndahen në dy grupe:Në fletë pune, u jepen dy poezi.

Grupi i parë: Njëra poezi (p.sh. “I mebuni” - Ndre Mjeda, ose “Molla e bregut” -
Azem Shkreli ose... por me vargje të rimuara.
Grupi i dytë: Tjetra poezi p.sh. “Hapma derën zonjë mamë” nga Vorea Ujko
ose...pa vargje të rimuara - varg të lirë.

Nxënësit kanë për detyrë t’i lexojnë poezitë dhe të gjejnë vargjet ku ka rimë dhe
ato ku nuk ka rimë.I shkruajnë në fletore dhe i prezentojnë.

32
RECITAL' I MALSORIT
Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni
Poezi

Jeronim De Rada

O, si nuk kam një grusht të fortë,


t'i bij' mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij' dhe ai se ç'do me thanë i dobët,
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë – lugat, si hij, e trazueme,


trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaquna t'instiktit.

Mali hesht, edhe pse përditë


mbi lëkurë të tij, ne lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por me rrenë shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht – dhe në heshtje qesh.


E unë vuaj – dhe në heshtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!


Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

Flasim për fjalët e tekstit

agoni - gjendje e rëndë e njeriut në çastet e fundit të jetës


njesh - godas me diçka

33
Poezi
Interpretim

Poezia ,,Recital’ i Malsorit” bën pjesë në përmbledhjen poetike


të Migjenit, të titulluar ,,Vargjet e lira”. Si në shumë poezi të
tjera, edhe në këtë Migjeni bën fjalë për njerëz të mjerë që
jetojnë në errësirë dhe mjerim e që pushteti s'u dha asnjë
mundësi për ta krijuar jetën. Këta heronj vuajnë dhe lëngojnë, e
ndijejnë në lëkurë të vetë skëterrën, por ata gjithmonë e
dëshirojnë dritën dhe çlirimin. Kjo i bën që në të shumtën e
rasteve të kenë në vete plot vrull e forcë për ta varrosur skamjen
e mjerimin, për ta goditur atë përbindësh të egër e të
pamëshirshëm që ua merr shpirtin.

Diskutim me pyetje të synuara

1. Cila është tema kryesore e kësaj poezie?


2. Për cilën kohë poeti bën fjalë në poezi?
3. Kush është heroi apo personazhi për të cilin flet poeti?
4. Analizoni strofën e fundit të poezisë.
5. Cili ishte mali, e cili ishte grushti i paligjshëm...
Shprehemi lirshëm....

34
! Të mësojmë
Poezi

Kur analizohet një tekst letrar, në radhë të parë duhet vështruar se cila anë e
jetës është pasqyruar në të. Kjo ka të bëjë me temën e veprës. Tema është
elementi kryesor i përmbajtjes së veprës letrare.

Tema është çështja kryesore a problemi themelor që pasqyrohet në një


vepër letrare.
Ideja e veprës është mendimi kryesor që buron prej ngjarjeve që poeti
shkruan në vepër.

IMAZHI (IDEJA)

Ideja e veprës letrare është mendimi kryesor (thelbi) që buron prej ngjarjeve, të
cilat autori i shkruan në vepër. Çdo vepër letrare ka një ide apo imazh të autorit,
por që lexuesi duhet të bëjë analizën dhe ta zbërthejë vetë.
Shembull: Kur të lexoni romanin “Afërdita” të S.Spases do të kuptoni se ideja e
shkrimtarit është transformimi i shoqërisë (njerëzve) përmes arsimimit me qëllim
që të çrrënjoset prapambeturia, kuptohet se kjo arrihet përmes edukimit, emancipimit
arsimimit, etj.

TË SHPREHURIT KRIJUES

- Mësoni një pjesë të poezisë.


- Shkruani një hartim me temën ,,Rinia duhet edukuar dhe arsimuar, sepse ajo
është ardhmëria e vendit”.

Aktivitet
Detyrë

Nxënësit ndahen në dy grupe u jepet grupeve fletë pune, me strofa të ndryshme


të krijuara nga numër i ndryshëm vargjesh.

Grupi i parë: Ky grup duhet ti lexoj strofat dhe të tregoj se nga sa vargje kanë?

Grupi i dytë: Po ashtu edhe grupi i dytë i lexojnë strofat dhe i shkruajnë nga sa
vargje kanë dhe si quhen?

Loja :”kush më shpejtë...”Cili do t’i thotë më shpejt dhe më saktë llojet e strofave
ai e fiton lojën

35
DREMIT LIQENI
Poezia peizazhishte (përshkruese)

Poezi
Lasgush Poradeci

Lexoni vargjet, bëni analizë dhe tregoni çka përshkruan aty poeti?

“Mi zall të pyllit vjeshtarak


Dremit liqeri pa kufi
Aty ndaj fundesh u përflak.

Posi me flokë - u ndes e kroj,


E vetëtiti plot magji,
E yll i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri.

Tash po shuhet nënë mal


Qyteti i ngrysur në të zi,
Po ndizen yjtë dal-nga-dal
Plot bukuri! Plot fshehtësi!

Në këtë ças perëndimor


Ndaj po më dehen sytë e mi,
Kuptoj si shpirtin vjeshtëror
M’a frymëzon një mall i ri”
Poezi e marrë nga
përmbledhja
“Vallja e dherit”

Në këto vargje poeti përshkruan natyrën dhe dukuritë e ndryshme që shfaqen në të.
Poezitë e këtij lloji i quajmë poezi peizazhiste apo përshkruese.

36
RIMA

Rimë quhet përputhja e tingujve në fund të dy ose më shumë vargjeve që nisin nga
nga zanorja e theksuar.
Rima është element shumë i rëndësishëm i poezisë kualitative, sepse nëpërmjet
të saj forcohet ana ritmike e vargjeve dhe spikatet më mirë lidhja kuptimore midis
ideve të ndryshme.
Sipas vendit të rrokjes të theksuara në fjalë (varg) kemi rimë fundore, parafundore
dhe rrëshqitëse (tejfundore).
Sipas rradhitjes së vargjeve të rimuara dallojmë:
Rimë të puthur - kur rimojnë dy vargje që vijnë njëri pas tjetrit ( AABB)
Rimë të kryqëzuar (ABBA)
Rima e ndërlikuar (ABAB)
Shembull: rimë e puthur - AABB
Rima e ngarkuar (AAAA)
“Kroii fshatit tonë ujë i kulluar,
Rimë e ndërprerë (ABAC)
ç’na mburon nga mali duke mërmëruar
venë mbushin ujë vashat anamban
cipezen me hoja lidhur menjane

Ushtrime në klasë

...u zgjuan luledredhëzat si parashuta në erë,


Të gjitha u zgjuan, çdo mizë e çdo grezë...
1. Në cilën pjesë të ditës ndodh kjo?
a) në mëngjes
b) në drekë
c) në mbrëmje
2. Cila stinë e vitit përshkruhet sipas vargjeve që i analizuat?
a) pranvera
b) vera
c) vjeshta
d) dimri

Detyrë

1.Nxënësve ju jepet fletë pune me poezi,ato duhet ti rrethojnë vargjet që kanë rimë
dhe ndonjë strofë përshkruese.
2.Te strofa e parë shkruani , sipas rradhitjes së vargjeve cila rimë është?
3.Lexoni një fragment nga “Bagëti e bujqësia” e Naimit dhe trego si e përshkruan
poeti atdheun e tij.

37
LAMTUMIRË !
Gjergj Fishta

Poezi
Lamtumirë, vendet e mia,
qe, po zhduken dalëkadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
Ikundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell, që asht tuj flakue;
andej fill un tash do t'vete...
Lamtumirë, atdhe u vekue!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!

Nesër nade kur mbi ne,


rreyja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m'da!
E por n'pzetsha ret mizore,
e po n'pyetsha zogjt e detit
se për ty, moj tokë arbnore,
s'ka me m'folë kush mue t'shkretit...

Tjera fusha tjera zalle


kam me pa, e tjera dete;
kam me ndeje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
syt e mi kan me kja,
pa u gjet kush me i ngushllue.

E, njaj dhe – ehu! kob prej qiellit,


s'ka me kenë, jo, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ka ambël n'gjuhë t'shqiparvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnë çka asht tuta
e ku bjeshkët janë të madhnueshme

38
E ato halë e qipariza,
Poezi

ka me i pasë ndër mend gjithmonë,


e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonë...
Por oh, vaj! Malet e mia,
që po zhduken dalëkadalë;
gjërmon det, ushton duhia;
Ikundet barka valë mbi valë.

Lamtumirë, ti, shpija e t'parvet,


ku ma s'pari m'agoi drita
e ku strehë u dha shtegtarvet,
miqt e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë, carani n'votër!
Lamtumirë, ju, armët e shkreta!
Lamtumirë, ti, nanë e motër!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!...

EPITETI

Epitet quhet fjala përcaktuese që i shtohet një emri për të cilësuar e për ta vënë
në dukje një tipar karakteristik të tij ose për t’i dhënë ligjërimit forcë shprehëse e
bukuri artistike. P.sh.: fushë e gjërë, ujë i ftohtë, mal i lartë etj.
“Ograja bleroshe
kodrina t’ lulzume
Ti ujëti kërkoshe
o shpez e bekueme...”
“Shpell e Drabobisë” - Noli

KRAHASIMI

Shprehja poetike e krahasimit sajohet kur një send e krahasojmë me një


send tjetër me qëllim që ta njohim më mirë apo ta sqarojmë më bukur.
Kjo figurë letrare e bën më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur.
Shembull:
:Bukurija jote, leshrat e tua,
por si pend korbi të gjata mbi thua,
balltë si diell, faqet si mollë,
qafa jote e gjatë, mesi yt I hollë...
“Dashuria” - Çajupi

39
Poezi
Të mësojmë

Poezia atdhetare quhet ajo poezi në të cilën poeti shpreh dashurinë e zjarrtë ndaj
kombit, atdheut, vendlindjes, gjuhës amtare, heronjve, etj.
Poezi atdhetare kanë shkruar: Naim Frashëri, Ndre Mjeda, A.Z.Çajupi, Filip
Shiroka, Gjergj Fishta,etj.

PERSONIFIKIMI

Lexoni shembullin:
“...Krujë o qytet i bekuar,
prite, prite Skënderbenë
po vjen si pëllumb i shkruar,
të shpëtojë mëmëdhenë...”
“Histori e Skënderbeut” - Naim Frashëri
Poeti i drejtohet Krujës - qytetit, pra një sendi të pashpirt, - kuvendon me të duke
i dhënë veti të një njeriu. Në këto raste sajohet një figurë stilistike që quhet
PERSONIFIKIM.

Detyrë

Nxënësit ndahen në tre grupe, mësimdhënësi-ja ju jep fleta pune në të cilat ka poezi
të ndryshme..
Grupi i parë: Të gjej rimën në strofa dhe ti nënvizoj ose shënoj me (AABB, ABAB)
Grupi i dytë: Te poezia e dhënë ti nënvizojnë fjalët që tregojnë epitet.
Grupi i tretë: Te poezia e dhënë ti nënvizojnë fjalët që krahasojnë një send me një tjetër.
Grupi i katërt: Te poezia e dhënë ti nënvizojnë fjalët ku vërehet personifikimi
si figurë stilistike.
Si përfundim çdo grup duhet ta prezentoj detyrën,
hapet diskutim me pyetje të synuara të përgatitura nga
arsimtari/ja

Të mësojmë

Në krijmtarinë lirike (poezi) poeti shpesh përdor shprehje, fjalë në mënyrë të


figurshme, me qëllim që të gjallërohet ligjërimi, të marrë forcë.
- Dega e teorisë së letërsisë që merret me ndërtimin gjuhësor, mjetet dhe veçoritë
tjera artistike për të arritur forcë shprehëse të kuptimit letrar quhet STILISTIKË.
Poeti duke përdorur fjalë të ndryshme shpesh figurative sajon figura të ndryshme
stilistike. Të tilla janë: epiteti, metafora, krahasimi, personifikimi, alegoria, hiperbola
simboli, ironia, gradacioni, antiteza, apostrofa, pyetjet retorike, onomatopeja, etj.

40
ONOMATOPEJA
Poezi

Quhet figura stilistike kur poeti imiton tingujt e ndryshëm të natyrës nëpërmjet gjuhës
letrare.
- Të tilla janë: blegërima, bubullima, mjegullima, shushuritja, cicërima.
- paf-puf, bam-bum, kam-kum, etj.

Ushtrime në klasë

Provoni të imitoni onomatopenë e maces, qenit, lopës, pushkës, burisë, etj.

Detyrë

Shkruani një tekst të shkurtër për kafshët shtëpiake që i ke në shtëpi (për njërën)
ose në lagje.
Tregoni karakteristikat dhe onomatopenë e të njëjtit (njëjtës).

Të gjejnë një pjesë të shkurtër ku imitohen zërat e kafshëve - lopës, qengjit, maces.

Interpretim

- Me kë përshëndetet poeti në këtë poezi?


- Për ku udhëtonte?
- Pse u largua, cili ishte shkaku?
- Analizojmë strofën e parë varg për vargu.

Detyrë

Mësoni 2-3 strofë nga poezia.


Lexoni veprën “Gjahu i malësorëve” të K.N. Kristoforidhit dhe të shihni si dhe
kur përdoret onomatopeja.

41
Fushatprogramore
Fusha programore

NJOHURI MEDIATIKE

-Roli i gazetarisë
-Klasifikimi i tingujve
-Liria drejtshkrimore
-Rregullat e shprehjes dhe sjellja etike në mjedisin
digjital
-Theksi, rrokja
-Stereotipet
-Zbatimi dhe
i rregullave gjuha e urrejtjes
drejtshkrimore në media
për përdorimin e ë-sëdhe
fundore
në rrjeteti bashkëtingëlloreve
-Identifikimi sociale të zëshme dhe të pazëshme

MODULI - 3

PËRMBAJTJET MËSIMORE

1. Roli i gazetarisë - lajmet, opinionet, gazetar, gazetari


standardet etike, paanësia dhe ekuilibri...........................................43
2. Opinione..........................................................................................44
GAZETARIA

Gazetaria
Gazeta është një mjet informimi. Ajo transmeton të rejat e ditës, por mund të ketë
edhe karakter periodik kur u kushtohet ngjarjeve periodike të kohës.

DITORE JAVORE

GAZETA

MUJORE PERIODIKE

Sipas përkatësisë kemi:


- Gazeta të pavarura
- Gazeta e revista të shoqatave joqeveritare
- Gazeta proqeveritare
- Gazeta partiake, etj.

Mësojmë

Personat që merren me shkrime nëpër gazeta, quhen GAZETARË. Gjuha e gazetës


duhet t’u përmbahet shumë rregullave që gazetaria i parashtron para gazetarit,
respektivisht para këshillit redaktues dhe kryeredaktorit.
Gazeta, Radioja, Televizioni, Interneti...etj, bëjnë pjesë në grupin e MEDIAS që
do të thotë medium, mjet trasmetimi/informimi.

Detyrë

Çdo nxënës për orën e ardhme të sjellë një gazetë ditore, javore apo periodike.
- Bisedojmë rreth tyre,
- Veçojmë llojin e gazetës,
- Bisedojmë rreth gazetarëve dhe artikujve,
- Bisedë rreth lajmeve në gazetë,
- Gazetari real, me anësi apo mban ekuilibrin,
- Gazetaria në botë dhe në vendin tonë. - Komentim dhe shpjegim.

Flasim dhe hartojmë


Çdo nxënës të shkruajë një artikull për gazetari. Temën e zgjedh vetë nxënësi.

43
Gazetaria

Detyrë

Opinione për shëndetin (tekst)


Shëndeti është gjëja më e shtrejt, çmuar që ka njeriu, por për çudi, në jetën
e përditëshme ai vlerësohet shumë pak se gjëra tjera. Shumica e njerëzve e
kuptojnë vlerën e shëndetit vetëm kur e humbasin atë, atëherë ndërgjegjësohen
për faktin që po nuk pate shëndet nuk ke asgjë.

Opinione për mjedisin jetësor (tekst)


Natyra është pjesë e jona, ne po e plaçkisim këtë thesar çdo ditë e më
shumë Natyra është vetë jeta jonë, gjëja më e çmuar e njeriut. Ajo është
më e shtrnjtë se gjithë pasuria e njerëzve së bashku, më e bukur se çdo
gjë dhe më humane se njeriu.Kujdesi ndaj natyrës, mjedisit jetësor është
detyrim moral i të gjithëve, prandaj duhet rruajtur.

Aktivitet

Nxënësitë ndahen në dy grupe- Bisedë rreth teksteve

Grupi i parë: Ky grup e lexon tekstin dhe opinionet e tyre i shkruajnë fletë
pune.
Grupi i dytë: Ky grup e lexon tekstin dhe japin opinionet e tyre me gojë.

- Komentohen opinionet e grupeve.

Flasim dhe hartojmë


Çdo nxënës të shkruajë një ese temën e zgjedh vetë nxënësi.
( i trilluar ose real),

Detyrë
Nxënësit kanë për detyrë që të shkruajnë :lajme nga sporti, kultura ose ...
dhe orën tjetër hapet diskutim për to se a janë të vërteta apo të trilluara.

44

You might also like