You are on page 1of 52

Kapitulli III

STEKIOMETRIA
 
PËRMBAJTJA
• Njehsimet kimike dhe faktorët e kthimit
• Masa atomike
• Moli
• Masa molekulare dhe masa molare
• Përbërja në përqindje e komponimeve
• Përcaktimi i formulave empirike dhe formulave molekulare
• Reaksionet kimike dhe barazimet kimike
• Njehsime që bazohen në barazimet kimike
• Substanca kufizuese
• Rendimenti i reaksionit
• Stekiometria e reaksioneve në tretësira
Njehsimet kimike dhe faktorët e kthimit

• Kryerja me kujdes e njehsimeve dhe përdorimi i njësive të duhura


është kusht për shmangien e gabimeve dhe marrjen e rezultateve të
sakta numerike. Është e kuptueshme, rëndësia që ka shprehja e
rezultateve në njësinë e duhur. Shumë probleme në kimi mund të
zgjidhen duke përdorur faktorët e kthimit, që bazohen në
marrëdhënien midis njësive të ndryshme që shprehin të njëjtën veti
fizike.
• Faktori i kthimit rrjedh nga një barazim dhe shërben për të kthyer
matjet nga një njësi në një tjetër.
Njehsimet kimike dhe faktorët e kthimit

•  Shohim një shembull që kërkon të kthejmë 720 torr në atmosferë.


Problemi mund të shprehet në këtë mënyrë:
? atm = 720 torr
Meqënëse 1 atm = 760 torr, mund të nxjerrim dy faktorë kthimi:

Ne kërkojmë të kthejmë njësinë torr në atmosferë, kështu nga dy


faktorët e kthimit që nxorëm nga ky barazim, zgjedhim faktorin e
kthimit që ka njësinë « torr » në emërues ( njësia e dhënë)
Njehsimet kimike dhe faktorët e kthimit

•  Shembull 2
Ktheni 360mmHg në atmosferë.
Zgjidhje
Problemi mund të shprehet në këtë mënyrë:
? atm( njësia e kërkuar) = 360 torr (njësia e dhënë)
Duke ditur që 1atm = 760mmHg
mund të nxjerrim dy faktorë kthimi:
Njehsimet kimike dhe faktorët e kthimit

•  Kështu kemi:
? atm = 720 torr

• Si përfundim mund të themi, se me metodën e faktorëve të kthimit,


përdorim lidhjen:
njësia e dhënë faktorin e kthimit = njësia e kërkuar
Njehsimet kimike dhe faktorët e kthimit

•Duke
  ditur që:
njësia e kërkuar = njësia e dhënë faktorin e kthimit
dhe

në këtë rast, faktori i kthimit është =


Atëherë:
?atm = 360Hg = 0.474atm
STEKIOMETRIA - Masa Atomike
 

• Stekiometria kimike është ajo degë e kimisë që studion marrëdhëniet sasiore midis
elementeve dhe komponimeve në reaksionet kimike.
• Masa atomike e një elementi është një numër pa njësi, dhe është pikërisht masa
mesatare atomike e një elementi.
• Themi masa mesatare e atomit, sepse pjesa më e madhe e elementeve në natyrë
janë përzierje e izotopeve të ndryshëm. Kjo nënkupton që kur ne japim masën
atomike të një elementi, japim masën mesatare të përzierjes së izotopeve natyrore
të tij. Nisur nga kjo mund të gjendet masa mesatare e atomit sipas formulës
• Masa mesatare atomike e elementit = Σmi fi
mi = masa mesatare atomike e izotopeve
fi = % e këtyre izotopeve
STEKIOMETRIA - Masa Atomike
 

Shembull
Karboni në natyrë është përzierje e dy izotopeve. Të dhënat tregojnë se 98.9% e tij
përbëhet nga atome 12C dhe 1.1% nga atome 13C.Bazuar në këto të dhëna njehsoni
masën atomike mesatare të karbonit.
Zgjidhje
Duke ditur që Masa mesatare atomike e elementit = Σmi fi
Atëherë,Masa mesatare atomike e karbonit = m1f1 + m2f2
Masa mesatare atomike e karbonit = (0.989012.00u) + (0.011013.003u) = 12.01u
Moli
• Në sistemin SI moli është sasia e substancës që përmban aq njësi elementare (atome,
molekula apo grimca të tjera) sa ka atome në saktësisht 12 g karbon-12. Numri i atomeve
që përmbahen në 12 g karbon-12 është përcaktuar eksperimentalisht dhe quhet numri i
Avogadros. Vlera e numrit të Avogadros është: NA = 6.0221023. Një mol atomesh i një
elementi përmban të njëjtin numër atomesh që përmbahen në 1 mol atome të çdo
elementi tjetër. Kështu 1 mol atome hidrogjen përmban 6.022x1023 atome hidrogjen. Pra:
1mol atome = 6.022x1023 atome
1mol atome = masën atomike të elementit përkatës
• Kështu p.sh. masa atomike e natriumit është 22.99. Një mostër prej 22.99 g natrium është
1 mol natrium dhe përmban 6.0221023 atome natrium.
• Në përgjithësi, masa në gram e 1 moli grimcash (atome apo molekula) të një substance
quhet masë molare (M) dhe shprehet në g/mol
Moli
• Koncepti i numrit të Avogadros dhe masës molare, mundëson kthimin
e masës në mol atome dhe të moleve në numër atomesh, sipas
skemës së mëposhtme:

1 mol 6.022×10 23
Masa
Masa ee
 
masamolare Numri i moleve   1 mol Numri i atomeve
elementit
elementit (m)
(m) të elementit (n) të elementit
(nr.at)
masamolare 1 mol
  1 mol  
6.022×10
23
Moli

• 
Shembull:
a.Sa mole hekur përmbahen në 112 g hekur?
b. Sa atome hekur ndodhen në këtë sasi hekuri?

Zgjidhje a:
Problemi mund të formulohet si më poshtë:

Duke ditur që MFe = 55.85g/mol


1mol Fe = 55.85g Fe
nxjerrim dy faktorë kthimi:
Moli
•Përdorim
  faktorin e kthimit që ka njësinë g Fe në emërues, në mënyrë
që kjo njësi të thjeshtohet dhe përfundimi të jetë në mole Fe  Kemi që:

?mole Fe = 112gFe = 2 mole


Moli
•Zgjidhje
  b
Problemi mund të formulohet si më poshtë:
= 2mole Fe
Duke ditur që
1mol atome Fe = 6.022x1023 atome Fe
nxjerrim dy faktorë kthimi:
Masa molekulare dhe Masa molare
Masa molekulare e një molekule është shumë e masave atomike (në u) të gjitha
atomeve në molekulë. Kështu, masa molekulare e kloroformit, CHCl 3, është
shumë e masave atomike të një atomi karbon, një atomi hidrogjen dhe tre
atomeve klor:
masa atomike e C + masa atomike e H + 3(masa atomike e Cl)
= 12.011u + 1.008u + 335.359u = 119.378 u
Një mol me molekula përmban aq molekula sa atome përmbahen saktësish në
12 g karbon-12, pra 6.0221023 molekula.
Për të marrë një sasi prej 1 mol molekulash, peshohen një masë në gram e
substancës numerikisht e barabartë me masën molekulare të molekulës. Kjo
masë quhet masë molare e substancës.
Moli
•Përdorim
  faktorin e kthimit që ka njësinë g Fe në emërues, në mënyrë
që kjo njësi të thjeshtohet dhe përfundimi të jetë në mole Fe  Kemi që:

?atome Fe = 2moleFe = 12.07atome Fe


Masa molekulare dhe Masa molare
• Formula kimike e një komponimi tregon numrin e atomeve që
përmbahen në një njësi të këtij komponimi. Një formulë kimike tregon
gjithashtu numrin e moleve të atomeve në një mol komponim. Kështu
në një molekulë ujë ka dy atome H dhe një atom O dhe po kështu në
një mol molekula ujë përmbahen 2 mol atome H dhe një mol atome
O. Kështu masa molare e e ujit
masa molare e e ujit =masa atomike e O + 2(masa atomike e H)
masa molare e e ujit = 16g.mol + 21,01g/mol
masa molare e e ujit = 18.02 g/mol
Masa molekulare dhe Masa molare
Shembull
Sa atome hidrogjen dhe sa atome azot gjenden në 10.6 g hidrazinë (N2H4)?
Masa molare e hidrazinës është 32.02g/mol.
Zgjidhje:
• Për të njehsuar numrin e atomeve H dhe N, fillimisht duhet të kthejmë
gramët e hidrazinës në mole hidrazinë duke përdorur masën molare të saj.
• Formula molekulare e hidrazinës tregon se në 1 mol hidrazinë përmbahen 2
mole atome N dhe 4 mole atome H. Së fundi, njehsojmë numrin e atomeve
azot dhe hidrogjen duke përdorur numrin e Avogadros. Këto kthime mund t’i
kombinojmë për secilin element në një hap të vetëm, si më poshtë:
Masa molekulare dhe Masa molare
•Diagrama
  e hapave që ndiqen gjatë njehsimeve në këtë shembull është si më
poshtë:

Bazuar sa më sipër kemi:


?atomeN=10.6gN2H43.991023atome N
?atomeH=10.6gN2H47.971023atome H
Përbërja në përqindje e komponimeve

•  Me përbërje në përqindje të një komponimi do të kuptojmë


përqindjen në masë të çdo elementi përbërës të komponimit.
• Ajo mund njehsohet bazuar në formulën e komponimit, si raport i
masës së çdo elementi në 1 mol komponim me masën molare të tij,
shumëzuar me 100:

ku n është numri i moleve të elementit në 1 mol komponim


Përbërja në përqindje e komponimeve
• 
Shembull. Njehsoni përbërjen në përqindje në masë të N, H dhe O te NH4NO3.
Zgjidhje:
Njehsojmë fillimisht masën molare të NH4NO3:
Masa molare e NH4NO3 = 2(14.01) + 4(1.008) + 3(16.00) = 80.05 g/mol
Përqindja në masë e secilit prej elementeve tekNH4NO3 llogaritet si më poshtë:
%N=
%H=
%O=
Kontrollojmë rezultatet e marra, duke kontrolluar nëse shuma e përqindjeve të të tre
elementeve në komponim është 100%:
35.00% + 5.04% + 59.96% = 100%
Përcaktimi i formulave empirike dhe
formulave molekulare
•• Formula
  empirike tregon raportin më të vogël ndërmjet atomeve që përbëjnë një komponim
kimik.
• Në qoftë se njohim masën molekulare të komponimit, nisur nga formula empirike ne mund të
nxjerrim formulën molekulare të tij. Për këtë nisemi nga fakti që masa molekulare e një
komponimi duhet të jetë shumëfish i masës molekulare të formulës empirike. FM = (FE)k
k=
Hapat që duhet të ndjekim për të përcaktuar formulën empirike dhe molekulare të një komponimi
kimik jepen në shembullin e mëposhtëm.

Shembulli : Acidi askorbik (Vitamina C) përmban 40.92% C, 4.58% H dhe 54.50% O.


a. Përcaktoni formulën empirike të acidit askorbik.
b. Përcaktoni formulën molekulare të acidit askorbik, kur dihet që masa molekulare e tij është
176.12.
Përcaktimi i formulave empirike dhe
formulave molekulare
• 
Zgjidhje a:
• Supozojmë se kemi 100 g mostër acidi askorbik.
Atëherë përqindja për secilin element mund të kthehet drejtpërdrejt në gramë.
Pra, kjo mostër përmban 40.92 g C, 4.58 g H dhe 54.50 g O.
• Gjejmë numrin e moleve të atomeve për secilin prej këtyre elementeve, duke u nisur nga mas
• at molare të tyre:
? mole C = 40.92 g C
? mole H = 4.58 g H
? mole O = 54.50 g O
• Pjestojmë të tre vlerat e përftuara me më të voglën prej tyre, dhe kemi:
C: H: O:
Ende nuk kemi raport numrash të plotë, por mund ta përftojmë atë duke shumëzuar me 3 secilën nga të tri vlerat e
gjetura më lart. Kështu raporti më i thjeshtë i numrave të plotë është 3:4:3 dhe formula empirike e acidit askorbik
është C3H4O3.
Përcaktimi i formulave empirike dhe
formulave molekulare
• 
Zgjidhje b:
Duke ditur që FM = (FE)k
k=
Fillimisht duke mbledhur masat atomike njehsojmë masën e formulës empirike të acidit
askorbik të gjetur në zgjidhjen a.
Masa e formulës empirike = 3(12.01) + 4(1.008) + 3(16.00) = 88.06
Pjestojmë masën molekulare të dhënë me këtë masë formule empirike:
k=
Pra FM = (FE)2
Formula molekulare ka dy herë më tepër atome të çdo lloji sesa ka formula empirike, ndaj
formula molekulare e acidit askorbik do jetë: C6H8O6.
Përcaktimi i formulave empirike dhe
formulave molekulare
Shembull. Një komponim organik përmban karbon, oksigjen dhe hidrogjen.
Nga djegia e 11.5 g të këtij komponimi u prodhuan 22.0 g CO2 dhe 13.5 g H2O.
Përcaktoni formulën empirike të këtij komponimi organik.
Zgjidhje:
Fillimisht njehsojmë masën e secilit element në 11.5 g mostër të komponimit.
Karboni dhe hidrogjeni që ndodhen në mostër formojnë përkatësisht 22.0 g
CO2 dhe 13.5 g H2O. Pra problemi shtrohet:
? g C = 22.0 g CO2,
dhe
? g H = 13.5 g H2O
Përcaktimi i formulave empirike dhe
formulave molekulare
•   të gjetur masën e karbonit do të kombinojmë tre faktorë kthimi. Për këtë mbajmë
Për
parasysh që masa e një moli CO2 është 44 g, në një mol molekula CO2 ka një mol atome
karbon dhe që masa e një mol atomesh C është 12 g.

Në mënyrë të ngjashme veprojmë edhe për të gjetur masën e hidrogjenit:

Përcaktuam në këtë mënyrë që në 11.5 g të këtij komponimi përmbahen 6.00 g C dhe


1.51 g H. Pjesa tjetër mbetet të jetë oksigjen, masa e të cilit është:
masa e O = masa e mostrës – (masa e C + masa e H) = 11.5 – (6.00g+1.51g)= 3.99 g
Për sasitë e gjetura për çdo element, njehsojmë numrin e moleve:
Përcaktimi i formulave empirike dhe
formulave molekulare
• 

Pjesëtojmë të tre vlerat e përftuara me më të voglën prej tyre për të marrë raportin e numrave të plotë: 2 mole
C: 6 mole H: 1 mol O. Kështu, formula empirike e këtij komponimi është C 2H6O.
Reaksionet kimike dhe barazimet kimike
• Reaksioni kimik është një proces gjatë të cilit një ose më shumë substanca (substancat nistore ose
fillestare), shndërrohen në një ose më shumë substanca të tjera (substanca përfundimtare ose produkte)
që janë plotësisht të ndryshme nga substancat nistore.
• Një reaksion kimik paraqitet nëpërmjet ekuacionit kimik. Ekuacion kimik quhet paraqitja e reaksionit
kimik me anën e formulave të substancave që marrin pjesë në të. Në anën e majtë të barazimit kimik
shkruhen formulat apo simbolet e substancave nistore dhe në anën e djathtë shkruhen formulat apo
simbolet e produkteve të reaksionit. Të dyja krahët e ekuacionit lidhen me anën e një shigjete. Në
mënyrë të përgjithshme një reaksion mund të shkruhet:
substanca nistore → substanca përfundimtare
dhe lexohet: substancat nistore japin substancat përfundimtare.
• Duke qenë se sipas ligjit të ruajtjes së masës, gjatë reaksionit kimik lënda as nuk krijohet dhe as nuk
zhduket, numri i atomeve të çdo elementi në të dy anët e një ekuacioni kimik duhet të jetë i njëjtë.
Kjo bëhet e mundur nëpërmjet vendosjes së koeficientëve stekiometrike dhe njihet me emrin barazimi i
ekuacionit të reaksionit kimik. Ekuacioni kimik që respekton ligjin e ruajtjes së masës quhet barazim
kimik.
Reaksionet kimike dhe barazimet kimike
• 
Ekuacionet kimike të thjeshta mund të barazohen thjesht, duke vendosur e provuar koeficientët në mënyrë që të barazohet numri i
atomeve të çdo elementi në të dyja krahët e barazimit. Le të shohim një shembull.
Shqyrtojmë reaksionin e djegies së plotë të butanit, C4H10, në oksigjen. Substancat përfundimtare të këtij reaksioni janë dioksidi i karbonit,
dhe uji.
C4H10 + O2 → CO2 + H2O
Fillojmë duke barazuar fillimisht atomet e karbonit. Meqënëse në anën e majtë kemi katër atome C, kundrejt një atomi C në anën e
djathtë, vendosim koeficientin 4 para CO2, në mënyrë që në dy anët të kemi numër të njëjtë atomesh C.
C4H10 + O2 → 4CO2 + H2O
Për të barazuar atomet hidrogjen, vendosim koeficientin 5 para H2O dhe në këtë mënyrë në të dyja anët e barazimit kemi nga 10 atome H.
C4H10 + O2 → 4CO2 + 5H2O
Për të rregulluar mbetet vetëm oksigjeni: në anën e djathtë të barazimit ka 13 atome oksigjen, kurse në anën e majtë vetëm dy. Që të
kemi 13 atome O dhe në anën e majtë, duhet të marrim 13/2 molekula O2:
C4H10 + O2 → 4CO2 + 5H2O
Në mënyrë që koeficientët e barazimeve të jenë numra të plotë, shumëzojmë barazimin me dy dhe kemi:
2C4H10 + 13O2 → 8CO2 + 10H2O
Njehsime që bazohen në barazimet kimike

• Kur ne realizojmë një reaksion në laborator, pyetja kryesore që


shtrohet është: sa është sasia e produktit që do të formohet nga një
sasi e dhënë e substancave fillestare? Ose anasjelltas, sa është sasia e
substancave fillestare që duhet të marrim, për të përftuar një sasi të
dhënë produkti. Për të interpretuar nga pikëpamja sasiore një
reaksion kimik, duhet të zbatojmë njohurinë tonë për masat molare
dhe konceptin e molit, që trajtuam më sipër
• Shembulli i mëposhtëm tregon se si përdoren raportet e moleve në
një njehsim stekiometrik.
Njehsime që bazohen në barazimet kimike

• Shembull
 
Përcaktoni sa mole H2 dhe sa mole O2 formohen nga shpërbërja e 4.3 moleve
ujë sipas barazimit: 2H2O →2H2 + O2
Zgjidhje:
Problemi shtrohet si më poshtë:

dhe
Për të gjetur numrin e moleve të H2 të formuar, nga dy faktorët që shprehin
marrëdhëniet midis moleve H2O dhe moleve H2 do të zgjedhim faktorin e
kthimit që përmban molet H2O në emërues dhe molet H2 në numërues:
Njehsime që bazohen në barazimet kimike

•  ? mole H2 = 4.3 mole H2O = 4.3 mole H2

? mole O2 = 4.3 mole H2O = 2.15 mole O2

Kur ne zhvillojmë një reaksion kimik, qoftë në laborator, qoftë në industri, është më e lehtë
të punohet me masat e substancave, se sa me numër molekulash apo numër molesh. Por
ndërkohë nga barazimi kimik ne njohim raportet e numrit të molekulave apo moleve.
Kështu që është e nevojshme të kthejmë gramët në mol dhe anasjelltas, duke përdorur
faktorët e duhur të kthimit. Siç e kemi përmendur më parë masa molare na e mundëson
këtë. Në një pjesë të madhe të problemave stekiometrike, kërkohet të përdoren tre ose më
shumë faktorë kthimi, ndaj është e rëndësishme të dimë cilin faktor të përdorim dhe kur
duhet përdorur ai.
Këtë do e qartësojmë me shembujt e mëposhtëm
Njehsime që bazohen në barazimet kimike

•Shembull:Përcaktoni
  sasinë e ujit që formohet nga veprimi i 26.0 g
oksigjen me hidrogjen.
Zgjidhje:
Fillimisht shkruajmë barazimin kimik të reaksionit të veprimit të
oksigjenit me hidrogjenin:
2H2 + O2→ 2H2O
Problemi shtrohet:
Njehsime që bazohen në barazimet kimike

•Diagrama
  e hapave që ndiqen gjatë njehsimeve që bazohen në një barazimi kimik dhe do të ndiqet prej jush në
ushtrime, jepet më poshtë
 
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3

MASË 1/Masë molare SASI Raporti i moleve* SASI Masë molare MASË
1mol A mole B gram B
gram A mole mole gram
X
  A
gram =
A
 
X mole A =
B
X   B
1mol =
B
*Raporti i moleve = raportin e koeficientëve në barazimin kimik
Bazuar në skemën e paraqitur, duke filluar me masën e oksigjenit, shkruajmë njëri pas tjetrit faktorët e duhur të
kthimit, duke mbajtur parasysh se në përfundim duhet të marrim masën e ujit në gram.

Faktorët e kthimit që do të përdorim bazohen në


masën molare të O2 = 32.0g/mol
masën molare të H2O =18.0g/mol,
ndërsa nga barazimi kemi që nga 1 mol O2 formohen 2 mole H2O
Njehsime që bazohen në barazimet kimike

• 
 ? 𝐻 𝑂=26.0  g   O2 × 1 𝑚𝑜𝑙 𝑂2 × 2 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐻 2 𝑂 × 18 𝑔 𝐻 2 𝑂 =29.3 𝑔 𝐻 𝑂
2 2
32.0 𝑔 𝑂 2 1 𝑚𝑜𝑙 𝑂 2 1𝑚𝑜𝑙 𝐻 2 𝑂

Shembull: Përcaktoni sasinë e oksigjenit që kërkohet për të djegur 234 g oktan C8H18.
2C8H18 + 25 O2 → 16CO2 + 18H2O
Zgjidhje:
Problemi shtrohet:

Duke filluar me masën e oktanit, shkruajmë njëri pas tjetrit faktorët e duhur të kthimit, duke
mbajtur parasysh, se në përfundim duhet të marrim masën e oksigjenit në gram:
• 
Masa molare e C8H18 është 114.2 g/mol dhe masa molare e O2 është
32.0 g/mol. Nga barazimi kimik 2 mole C8H18 veprojnë me 25 mole O2.
= 234g820g
Substanca nistore kufizuese
• Kur substancat nistore që marrin pjesë në një reaksion kimik janë në sasi
stekiometrike, d.m.th. në raporte molesh që përputhen me raportin e
koeficientëve stekiometrike në barazimin kimik të reaksionit, në
përfundim të tij secila prej tyre është harxhuar plotësisht. Por shpesh
substancat nistore janë në sasi jo stekiometrike dhe për pasojë në
përfundim të reaksionit një ose disa prej tyre nuk do të jenë harxhuar
plotësisht. Në këto raste, sasia e produktit të përftuar nga reaksioni do të
kufizohet nga sasia e substancës nistore që ka vepruar plotësisht.
Substanca vepruese që kufizon sasinë e produktit të përftuar, quhet
substanca nistore kufizuese. Substancat e tjera janë me tepricë. Kur
substanca kufizuese harxhohet plotësisht, reaksioni ndërpritet
Substanca nistore kufizuese
• Sa herë që në një problem jepen sasitë e dy ose më shumë
substancave nistore, duhet që fillimisht të përcaktojmë se cila prej
tyre është substanca kufizuese. Për këtë veprohet si më poshtë:
Përcaktohet numri i moleve për çdo substancë nistore;
Pjestohet numri i moleve për çdo substancë nistore me koeficientin
stekiometrik përkatës në barazimin kimik të reaksionit;
Substanca nistore për të cilin raporti i llogaritur më lart rezulton më i
vogël, është substanca kufizuese.
Sasia e produktit llogaritet mbi bazën e sasisë së kësaj substance.
Substanca nistore kufizuese
• 
Shembull: Njehsoni masën në gram të NO që përgatitet teorikisht kur 20.0 g NH 3 digjen në 30.0 g O2.
Barazimi kimik i reaksionit është:
4NH3 + 5O2 → 6H2O + 4NO
Zgjidhje:
Shohim që janë dhënë sasitë e dy substancave instore. Për këtë duhet të përcaktojmë substancën
nistore kufizuese.
Për këtë,
gjejmë numrin e moleve të NH3 dhe O2 në fillim të reaksionit. Masa molare e NH3 është 17.0 g/mol
dhe masa molare e O2 është 32.0g/mol

Pjesëtojmë numrin e moleve të NH3 dhe O2 me koeficientët stekiometrikë përkatës (4 mole NH3
veprojnë me 5 mole O2)
Substanca nistore kufizuese
• 
Për NH3: = 0.294
Për O2 : = 0.188
0.188 është më e vogël se 0.294, kështu O2 është substanca kufizuese, rrjedhimisht sasinë e
NO të përftuar e njehsojmë duke u nisur nga sasia e O2 të përdorur.
• Problemi shtrohet:

Masa molare e NO është 30.0 g/mol dhe nga barazimi kimik shohim se nga 5 mole O2
përftohen 4 mole NO.
Rendimenti i reaksionit

Treguam se kur substancat nistore në reaksion nuk janë në sasi stekiometrike,


sasia maksimale e produktit që mund të formohet nga substancat nistore
përcaktohet nga substanca kufizuese. Sasia e produktit, e njehsuar në këtë
mënyrë, quhet rendiment teorik dhe tregon sasinë maksimale që mund të
përftohet në qoftë se reaksioni zhvillohet në kushte ideale. Në praktikë sasia e
një substance përfundimtare që formohet është shpesh më e vogël se sasia e
llogaritur, apo se rendimenti teorik, ndaj dhe quhet rendimenti praktik.
Ka një sërë arsyesh për këtë ndryshim midis rendimentit teorik dhe atij praktik.
Për shembull, një pjesë e mirë e reaksioneve janë të kthyeshme dhe për pasojë
nuk zhvillohen plotësisht nga e majta në të djathtë. Po kështu humbjet mekanike
gjatë reaksionit, vështirësia për të mbledhur gjithë sasinë e produktit, bëjnë që
sasia e produktit të përftuar praktikisht të jetë më e vogël se sasia e llogaritur.
Rendimenti i reaksionit

• Raporti
  në përqindje midis rendimentit praktik dhe atij teorik quhet
rendimenti në përqindje i reaksionit dhe llogaritet me anë të formulës:

Shembull.Në qoftë se nga eksperimenti i përshkruar në shembullin në faqen


39 të të këtij Power Point, në përfundim të reaksionit janë përftuar 16.7 g
NO, sa është rendimenti në përqindje i reaksionit?
Zgjidhje
Nga zgjidhja e shembullit gjetëm se rendimenti teorik është 22.5 g NO,
ndërkohë që rendimenti praktik është 16.7 g NO. Pra kemi:
Stekiometria e reaksioneve në tretësira
• Shumë
  reaksione kimike ndodhin në tretësira ujore. Njehsimet sasiore për
reaksionet në tretësira kryhen në të njëjtën mënyrë sikurse treguam më lart,
por në këtë rast, për të përcaktuar numrin e moleve të substancave vepruese
(nistore), në vend të masës, përdoret vëllimi i tretësirës. Për këtë ne duhet të
njohim përqëndrimin e tretësirës. Me përqendrim të tretësirës kuptojmë
sasinë e substancës së tretur në një sasi të dhënë tretësire. Këtu ne do të
përdorim një prej njësive të përqendrimit më të përdorura, molaritetin ose
përqendrimin molar. Molariteti (M) i një tretësire është numri i moleve të
substancës të tretur në një litër tretësirë. Molariteti përkufizohet si:

dhe algjebrikisht shprehet :


Stekiometria e reaksioneve në tretësira
• 
Shembull Sa gramë hipoklorit natriumi, NaClO, duhen për të përgatitur 0.750 ml tretësirë
0.800 M NaClO? (MNaClO = 74.45 g/mol)
Zgjidhje:
Fillimisht gjejmë numrin e moleve të NaClO të tretura në 0.750 litra tretësirë. Meqenëse
tretësira duhet të jetë 0.800 M, kjo do të thotë se në 1 litër tretësirë përmbahen 0.800 mole
NaClO

Më pas kthejmë numrin e moleve NaClO të gjetura në gramë, duke patur parasysh që masa e
1 moli NaClO është 74.45 g.

Ushtrimi mund të zgjidhet edhe duke kombinuar dy faktorët e kthimit në një stad të vetëm :
Llogaritjet për hollimet
•  Kur punohet me tretësira, një nga procedurat që përdoret shpesh në
laboratorin kimik është përgatitja e tretësirave më të holluara
nëpërmjet hollimit të tretësirave të përqendruara. Hollimi i tretësirave
është procesi i shtimit të tretësit në një tretësirë të dhënë, për të
zvogëluar përqendrimin e saj. Gjatë hollimit, sasia e substancës të
tretur nuk ndryshon, pra numri i moleve të substancës së tretur është i
njëjtë para dhe pas hollimit.
• Formula ku bazohemi pr të bërë veprime matematikore quhet
formula e hollimit dhe është
Llogaritjet për hollimet
• 
Shembull: Sa mililitra tretësirë 0.200 M KOH duhen për të vepruar plotësisht me 40.0 ml tretësirë 0.250 M H3PO4 ?
Zgjidhje:
Fillimisht shkruajmë barazimin e reaksionit:
3 KOH + H3PO4K3PO4 + 3H2O
Duke mbajtur parasysh skemën kalimet që duhet të kryejmë hap pas hapi janë si më poshtë:

Fillojmë me tretësirën e H3PO4, për të cilën njohim vëllimin dhe molaritetin. Duke përdorur molaritetin si faktor kthimi, gjejmë numrin e moleve
të H3PO4:

Në vazhdim gjejmë numrin e moleve të KOH që duhen për të vepruar plotësisht me 0.0100 mole H3PO4, duke përdorur si faktor kthimin raportin
e moleve në barazimin kimik të reaksionit:
3 mole KOH : 1 mol H3PO4
3 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐾𝑂𝐻
? 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐾𝑂𝐻 = 0.0100 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐻3 𝑃𝑂4 × = 0.0300 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐾𝑂𝐻
1 𝑚𝑜𝑙 𝐻3 𝑃𝑂4

Së fundi, gjejmë vëllimin e tretësirës 0.200 M KOH, duke përdorur si faktor kthimi
1000 molaritetin
𝑚𝑙 𝑡𝑟𝑒𝑡ë𝑠𝑖𝑟ë 𝐾𝑂𝐻 e saj:
? 𝑚𝑙 𝐾𝑂𝐻 = 0.0300 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐾𝑂𝐻 × = 150 𝑚𝑙 𝑡𝑟𝑒𝑡ë𝑠𝑖𝑟ë 𝐾𝑂𝐻
0.200 𝑚𝑜𝑙𝑒 𝐾𝑂𝐻

Ushtrimi mund të zgjidhet me një stad, duke i kombinuar faktorët e kthimit të përdorur në çdo hap:
Llogaritjet për hollimet
•Shembull:
  Sa gramë hidroksid kalciumi Ca(OH)2 nevojiten për të vepruar
plotësisht me 350 ml tretësirë 0.40 M HCl?
Zgjidhje:
Fillimisht shkruajmë barazimin e reaksionit:
Ca(OH)2 + 2HCl CaCl2 + 2H2O
Problemi shtrohet:

Bazuar në skemën e dhënë më sipër, duke filluar me vëllimin e tretësirës së HCl,


shkruajmë njëri pas tjetrit faktorët e duhur të kthimit, duke mbajtur parasysh se në
përfundim duhet të marrim masën në gramë të Ca(OH) 2:
Ju Faleminderit

You might also like