You are on page 1of 6

Pune portofoli nr.

3
Lenda:Fizike
Temat:1Levizja dhe rendesia e studimit te saj .
2Ese “levizja pjese e rendesishme per jeten tone”
3 Renia e lire .

Punoi:Markela Berdufi 10-7 Pranoi:Diana Myrto


Cfare eshte levizja dhe cilat jane llojet e levizjes?
Lëvizja është ndërrimi i pozitëes së trupit në krahasim me trupat tjerë.
Lëvizja ndahet në: lëvizje mekanike, lëvizje të njëtrajtshme, të
ndryshueshme, lëvizje drejtëvizore dhe lëvizje të lakuar.
Me lëvizje të njëtrajtshme kuptojmë kur, një trup pjesë të njejta të rrugës
i kalon me shpejtësi të njejtë.
Me lëvizje të ndryshueshme kuptojmë kur, një trup për një interval kohor
të caktuar e ndërron shpejtësinë e lëvizjes.
Me lëvizje drejtëvizore kuptojmë kur, një trup lëviz sipas një vije të drejt
(trajektores së drejt).
Me lëvizje të lakuar kuptojmë kur, një trup lëviz sipas një vije të
lakuar (trajektores së lakuar)
Rendesia e studimit te levizjes
Duke kaluar ngaa nje dite ne tjetren njohim,kuptojme dhe rritemi cdo
dite e meshumee dhe ne kete menyre shfrytezojme llevizjen.Rolin e
levizjes e kuptojme kur jemi duke e kryer ate proces pra kur nisemi per
diku me vrap apo kur ecim me ngadale.Eshte e rendesishme te
studjojme levizjes sepse ajo eshte pjese e jetes tone,pa te ne nuk do te
kishim te mundur te kryenim proceset jetesore.Jane bere studime te
ndryshme nga shkencetare te ndrshem ne disa shekuj per
levizjen.Shkenca qe merret me studimin e levizjes quhet Mekanike
ajo ndahet ne dy pjesët e saj kinematika, dinamika. Kinematika
studion se si lëvizin trupat, madhësite, zhvendosjen, shpejtësinë,
nxitimin dhe lidhjen ndërmjet këtyre madhësive etj. Dinamika studion
shkakun e lëvizjes se trupave, lidhjen ndërmjet nxitimit dhe forcës
Historia e studimit te levizjes
Antikiteti
Historia kryesore e mekanikës në antikitet ishte mekanika e
Aristotelit.[1] Këtë traditë e vazhdon Hipparchus.
Mesjeta
Në Mesjetë, teoritë e Aristotelit u kritikuan dhe u ndryshuan nga
një numër figurash, duke filluar me John Philoponusin në shekullin e
gjashtë. Një problem qendror ishte ai i lëvizjeve të pjerrëta, të cilat u
diskutuan nga Hipparchus dhe Philoponus. Kjo çoi në zhvillimin e
teorisë së impulsit në shekullin e 14-të nga Jean Buridan, i cili
zhvilloi teoritë modern të inercisë, shpejtësisë, nxitimit dhe sasisë së
lëvizjes.
Koha e re
Dy figurat kryesore në kohën e re janë Galile Galileo dhe Isak
Njutoni. Deklaratat përfundimtare të Galileut në mekanikë,
pjesërisht në rëntrupave, ndodhen në librin Two New Sciences (1638).
Vepra e Njutonit Philosophiæ Naturalis Principia
Mathematica paraqet llogari të detajuara matematikore të mekanikës.
Koha më e reDy zhvillimet kryesore modern në mekanikë
janë relativiteti gjeneral i Anshtajnit, dhe Mekanika kuantike, të dyja
të zhvilluara në shekullin 20 si pjesë e ideve në fillim të shekullit 19.
Ese :Levizja pjese e rendesishme per jeten tone”
Esshte mese e vertete qe levizja eshte pjese e rendesishme per jeten tone.Qe
kur nje njeri krijohetai leviz ne barkun e nenes leviz kembet,duart dhe mesi pret
qe te dali ne jete .Pasi lind dhe kalon nje periudhe kohe ai do te ece.Ecja eshte
nje sjellje e lindur pra nje femije e di ate pa pasur nevoje ta shohi.Muskujt e
kembeve te nje foshnje dhe kockat jane te dobeta dhe nuk mund ta mbajne
ekujlibrin e trupit prandaj ai rrezohet .Ky femije kam qene une ,ti qe po e
lexon ,dhe te gjithe te tjeret.
Pas shume perpjekjesh fillova te eci.Nuk mbaj mend te pershkruaj ate moment
,por di te them se ka ndodhur per shkak te forces se rendeses e cila vepron
vertikalisht poshte,por kjo force nuk ka qene e vetmja forca e konkatit dhe ajo e
ferkimit kane ndikuar gjithashtu.Levizja eshte domosdoshmeri per
njerezit.Ne levizim cdo dite ,levizim kur cohemi nga krevati,kur lajme
dhembet ,kur behemi gati per shkolle,apo dhe kur vrapojme per te arrire ne
mesim,por jo te gjithe femijet e kane kete privilegj.Ka femije te paralizuar te
cilet nuk mund t’i levizin dot kembet apo gjymtyre te tjere te trupit.Per ta te
ecesh eshte nje enderr,ndersa per ne te tjeret nje pjese e perditshmerise.Shoh qe
shpesh keta femije i perbuzin.Po sikur te ishe ti ne vend te tyre?Si do te
ndiheshe ?Do te vinte mire kur do te perbuznin?Jua them une jo ,fare mire
s’do ishte per ju.
Ajo qe dua te them eshte se ne duhet ti perkrahim keto femije.Endrra e tyre
eshte te ecin dhe kjo enderr eshte e mundur edhe pse nuk eshte ne doren tone,por
nje buzeqeshje qe mund t’i japim mund ti ndryshoje diten.
Rënia e lire
Renia e trupave është lëvizja e atyre trupave që kryhet vetëm nen
veprimin e forcës tërheqëse te Tokës (Forca e rëndesës).
Eksperimenti :
Për te studiuar këtë rënie te trupave, ne vitin 1589shkencëtari
italian Galileo Galilei lëshoi nga kulla e larte e Pizës, njëkohësisht dy
sfera te njëjta, por me masa te ndryshme. Shpejtësia fillestare e tyre
ishte 0 m/s. Ai vuri re se sferat binin ne te njëjtën kohe ne toke,
pavarësisht nga masa e tyre. Si përfundim ai tha se, gjate rënies se lire,
te gjithë trupat lëvizin me te njëjtin nxitim, atë te rënies se lire qe
shënohet me marrëveshje international me shkronjën g. Pra rënia e
lireështë një lëvizje njëtrajtësisht e ndryshuar ( e përshpejtuar dhe e
ngadalsuar ) ku nxitimi është gjithmonë 9,8 m/s².

You might also like