You are on page 1of 6

Projekt

Tema: Levizja dhe rendesia e saje ne jete.

Lenda: Fizik.

Klasa: X~8

Punoi: Ernesto Xhanaj.


Lëvizja.
Lëvizja është ndërrimi i pozitës së trupit në
krahasim me trupat tjerë. Lëvizja ndahet në: lëvizje
mekanike, lëvizje të njëtrajtshme, të ndryshueshme,
lëvizje drejtëvizore dhe lëvizje të lakuar.
Me lëvizje të njëtrajtshme kuptojmë kur, një trup
pjesë të njejta të rrugës i kalon me shpejtësi të
njejtë.
Me lëvizje të ndryshueshme kuptojmë kur, një trup
për një interval kohor të caktuar e ndërron
shpejtësinë e lëvizjes.
Me lëvizje drejtëvizore kuptojmë kur, një trup lëviz
sipas një vije të drejt (trajektores së drejt).
Me lëvizje të lakuar kuptojmë kur, një trup lëviz sipas
një vije të lakuar (trajektores së lakuar).

Lëvizja drejtvizore e njëtrajtshme.

Levizja drejtivizore e njetrajtshme eshte levizja gjate


se ciles trupi ne intervale kohe te barabarta kryen
zhvendosje te barabarte.Shpejtesia tregon
zhvendosjen qe kryen trupi ne njesine e kohes
Njesia Matese eshte m/.
Një trup kryen lëvizje drejtvizore të njëtrajtshme kur
në intervale të njëjta kohe kryen zhvendosje të
barabarta. Një trup kryen lëvizje drejtvizore të
njëtrajtshme kur shpejtësia e tij gjatë gjithë kohës së
lëvizjes nuk ndryshon. Mund të ndodhë që pika
lëndore të lëvizë në mënyrë të tillë që,gjatë një
intervali kohor të dhënë,të bëjë copëza rruge të
barabarta gjate “copëzash” kohore të barabarta. Për
shembull, vëzhgojmë lëvizjen për 10 S,duke u nisur
nga një çast fillestar. Shohim se në çdo
sekondë,nga e para tek e dhjeta,pika zhvendoset në
të njëjtin kah me të madhësi. Vazhdojmë copëtimin
më tej. Për shembull çdo sekondë e ndajmë në
dhjetë pjesë të barabarta,prej 0.1 s.; më pas 0.01 s
…etj. Matjet tregojnë se edhe zhvendosjet përkatëse
∆x1, ∆x2…etj.,do të jenë të barabarta ndërmjet
tyre,për çdo copëtim në vetvete. Në këtë rast thuhet
se pika lëndore kryen një lëvizje drejtvizore të
njëtrajtshme gjatë 10 sekondave. Kështu,e zëmë se
pika ka shpejtësi të barabartë me 1m/S,në një kohë
të plotë 10 s. Kjo do të thotë se në çdo
sekondë,brenda harkut kohor për 10 s,ajo bën nga 1
m rrugë; në çdo 0.1 s bën 10 cm rrugë; në çdo 0.01
Shembull konkret është lëvizja e një veture në një
rrugë të drejtë,në mënyrë të tillë që për një farë kohe
treguesi i shpejtësisë është i mbërthyer në një
shifër,p.sh.,100km/orë.
Cfare eshte levizja?
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËVIZ,
LËVIZET. Lëvizje e vullnetshme (e pavullnetshme).
Lëvizje e shpejtë (e ngadaltë). Lëvizja e trupave.
Lëvizja e duarve (e këmbëve). Vë në lëvizje.
2. fiz. Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëve të
tyre, të cilët gjatë qenies në kohë e ndryshojnë
vendndodhjen në hapësirë; gjendja e trupave ose e
sendeve, që nuk janë në qetësi; kund. qetësi.
Lëvizje e njëtrajtshme. Lëvizje e lakuar (rrotulluese,
rrethore). Lëvizje valore. Është në lëvizje.
3. filoz. Vetia e përgjithshme e më e rëndësishme e
materies, formë e qenies së saj që shprehet në çdo
lloj ndryshimi. Lëvizja është absolute, qetësia është
relative. Nuk ka materie pa lëvizje, nuk ka lëvizje pa
materie.
4. Ecje e njerëzve a e automjeteve nëpër rrugë. Në
mbrëmje ka lëvizje të madhe në rrugët kryesore.
5. fig. Veprim i gjallë, kalim nga një gjendje në një
tjetër. Në atë dramë (film) nuk ka lëvizje. Lëvizja e
ngjarjeve.
6. Veprimtari e gjerë shoqërore, që bëhet për
qëllime të rëndësishme. Lëvizje revolucionare
(demokratike, përparimtare, reaksionare). Lëvizje
politike (ideologjike, artistike, kulturore, sportive).
Lëvizja Nacionalçlirimtare. Lëvizja komuniste
ndërkombëtare. Lëvizja patriotike e Rilindjes
Kombëtare Shqiptare.

Lëvizja drejtvizore njëtrajtësisht e


ndryshuar.
 

  Lëvizja drejtvizore njëtrajtësisht e


ndryshuar. Nese shpejtesia e levizjes se trupit
sipas trajektores drejtvizore nuk eshte konstante,
themi se trupi
kryen lëvizje drejtvizore të ndryshuar. Këtë lloj lëvizjeje
e vërejmë gjatë frenimit ose nisjes së automjetit në
kryqëzimet e pajisura me semafor. Në
rastin e parë, shpejtësia e automjetit zvogëlohet, ndërsa
në rastin e dytë shpejtësia rritet.
  Nxitimi. Nëse trupi gjatë lëvizjes drejtvizore ka
shpejtësinë     në çastin e kohës  t1  dhe
shpejtësinë    në çastin t2 ,
Për të vlerësuar ritmin e ndryshimit të shpejtësisë,
gjatë intervalit të kohës,  ∆t = t2 – t1 , përkufizojmë
nxitimin mesatar, me anë të shprehjes:
 
                                                                         

                  (1) 
Nxitimi mesatar është madhësi vektoriale, drejtimi dhe
kahu i të cilit është i njëjtë me atë të ndryshimit të
shpejtësisë  . Madhësia e tij është e
barabartë me raportin e madhësisë së ndryshimit të
shpejtësisë me intervalin e kohës ∆t. Në sistemin
ndërkombëtar të njësive, SI, njësia matëse e nxitimit,
është m/s2. Për rastin e lëvizjes drejtvizore, meqë
shpejtësitë janë sipas një drejtimi, p.sh.OX, për nxitimin
mesatar mund të përdorim barazimin:
                                                                                        

                  (2),
Sa më i vogël të jetë intervali kohor ∆t aq mq shumë
nxitimi mesatar i afrohet verës së nxitimit të çastit
ames    →a
Psh  Automjetit i ndaluar në kryqëzim, fillon të lëvizë kur
lejohet nga semafori (fig 1). Shpejtësisë v dhe ndryshimi i
shpejtësisë ∆v pas çdo intervali kohe prej ∆t =  5
sekondash.

You might also like