You are on page 1of 33

17

KAPITULLI 2
Lëvizja me një përmasë
2.0

Përshkrimi i lëvizjes së trupave është një pjesë e rëndësishme e përshkrimit


të Universit fizik. Në fakt ky përshkrim ka qenë themelor për zhvillimin e shkencës
që nga Aristoteli deri tek Galilei. Ligjet që përshkruajnë se si bien trupat, janë
zbuluar shumë kohë para se Njutoni të shpjegonte pse bien ata. Një ndër problemet
e parë shkencor të vështirë për t’u zgjidhur kishte të bënte me lëvizjen e dukshme të
Diellit në qiell dhe me lëvizjen stinore të planeteve dhe të yjeve. Zbulimi i faktit se
lëvizja e Tokës dhe e planeteve të tjerë përreth Diellit mund të shpjegohej me anën
e një force tërheqëse të ushtruar midis Diellit e planeteve, qe një triumf i
mekanikës njutoniane.
Në këtë kapitull dhe në atë pasues do të merremi me përshkrimin e lëvizjes
(kinematikën), pa u interesuar për shkaqet e saj. (Do të marrim në shqyrtim
shkaqet e lëvizjes në kapitullin 4, kur do të studiojmë ligjet e Njutonit). Në këtë
kapitull, do të kufizohemi me shqyrtimin e lëvizjes me një përmasë (ose të lëvizjes
njëpërmasore), d.m.th. të lëvizjes përgjatë një vije të drejtë (ose të lëvizjes
drejtvizore). Një shembull i thjeshtë i lëvizjes njëpërmasore është lëvizja e
automobilit përgjatë një rruge të drejtë, të sheshtë dhe të ngushtë. Për një lëvizje të
tillë të kufizuar, janë të mundura vetëm dy drejtime orientimi, që i dallojmë duke e
shënuar njërin pozitiv dhe tjetrin negativ.
Për të thjeshtuar trajtimin e lëvizjes, po fillojmë me trupat, pozicioni i të
cilëve mund të përcaktohet me një pikë. Një trup i tillë quhet pikë materiale
(lëndore), ose më thjeshtë, pikë (ose grimcë). Ka tendencë që pika materiale të
mendohet si një trup shumë i vogël, por në të vërtetë, termi “pikë materiale” nuk
nënkupton asnjë limit në përmasat e trupit. Për shembull, shpesh është e
përshtatshme të merret Toka si pikë materiale në lëvizjen rreth Diellit nëpër një
trajektore pothuaj rrethore. (Në të vërtetë, në se mund të vrojtohej nga një planet i
largët apo nga një galaksi e largët, Toka do të na dukej si një pikë.) Në këto
raste, na intereson vetëm lëvizja e qendrës së Tokës dhe kështu nuk përfillen as
përmasat e Tokës, as rrotullimi i saj. Në disa probleme astronomike, i gjithë
sistemi diellor e deri një galaksi e tërë, mund të merret si një pikë materiale. Kur
analizohet rrotullimi ose struktura e brendshme e një trupi, trupi nuk mund të
merret si pikë materiale; por studimi i lëvizjes së pikës materiale është i dobishëm
edhe në këto raste, meqenëse një trup çfarëdo, sado i ndërlikuar të jetë, mund të
merret si një bashkësi ose “sistem” pikash materiale.
18 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

2.1 Zhvendosja dhe shpejtësia mesatare

Le të marrim një bosht koordinatash duke zgjedhur mbi një drejtëz një pikë
referimi, që e marrim si origjinën O të koordinatave. Për çdo pikë tjetër të
drejtëzës, shënojmë një numër x, që tregon largësinë e pikës nga origjina. Vlera e
x- it varet nga njësia që kemi zgjedhur për matjen e largësisë: m, këmbë, etj. Shenja
e x- it varet nga pozicioni i pikës në lidhje me origjinën O; në përgjithësi përdoret
marrëveshja që pikat në të djathtë të origjinës të kenë vlerë pozitive të x-it dhe ato
në të majtë të origjinës, të kenë vlerë negative të x-it.
Figura 2.1 paraqet një automobil, që merret si një pikë materiale (lëndore),
i cili ndodhet në pozicionin x1 në një çast të dhënë t1 dhe në pozicionin x2 në një
çast tjetër t2. Ndryshimi i pozicionit të pikës materiale, x2 – x1, gjatë intervalit të
kohës, t2 – t1, quhet zhvendosje e pikës materiale. Zakonisht përdoret simboli  për
të shënuar ndryshimin e një madhësie. Kështu, ndryshimi i x-it shënohet x:
x = x2 – x1 2.1

ΔX1 Figura 2.1 Kur


automobili lëviz
nga pika x1 në
pikën x2,
X zhvendosja e tij
0 X1 X2 është x = x2 – x1
ΔX1 = X2 – X1
Shënimi x (që lexohet “delta x”) tregon një madhësi të vetme, ndryshimin
e x-it. Ai nuk tregon prodhimin e  me x-in, ashtu si, për shembull, cos nuk
tregon prodhimin e cos me 
Për të treguar ritmin me të cilin ndryshon pozicioni i trupit, përdoret
kuptimi i shpejtësisë. Në fillim përkufizohet shpejtësia mesatare e pikës materiale,
si raporti i zhvendosjes x me intervalin kohor t = t2 – t1 :
x x − x1 2.2
v mes = = 2
t t 2 − t1

Është e rëndësishme të shënohet se zhvendosja dhe shpejtësia mesatare e


përkufizuar në këtë mënyrë mund të jenë pozitive ose negative, në varësi nga fakti
në se x2 është më i madh apo më i vogël nga x1: një vlerë pozitive e zhvendosjes,
pra edhe e shpejtësisë tregon se lëvizja bëhet djathtas, ndërsa një vlerë negative e
tyre tregon se lëvizja bëhet majtas.
Në Sistemin Internacional (SI), njësia matëse e shpejtësisë është metër për
sekondë (m/s). Shpesh përdoret dhe njësia e shpejtësisë kilometër në orë (km/h).
Për shembull, në qoftë se me automobil përshkojmë 200 km për 5 orë, shpejtësia
mesatare e automobilit është (200 km)/(5h) = 40 km/h.
Shënim: Në praktikë si shpejtësi mesatare merret raporti i rrugës së plotë
me intervalin e kohës gjatë së cilës trupi përshkon këtë rrugë; ajo është gjithnjë
pozitive. Në fizikë me shpejtësi mesatare do të kuptojmë atë të dhënë nga shprehja
2.2.
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

Shembull 2.1
Një kërmill ndodhet në pikën me koordinatë x1 = 18 mm në çastin t1 = 2 s dhe më
vonë ndodhet në x 2 = 14 mm në çastin t2 = 7 s. Të gjenden zhvendosja dhe shpejtësia
mesatare e kërmillit gjatë këtij intervali kohor.
Nga përkufizimi, zhvendosja e kërmillit është

x = x2 – x1 = 14 mm – 18 mm = – 4 mm
dhe shpejtësia mesatare është

x x 2 − x1 14 mm − 18 mm − 4 mm
v mes = = = = = −0.8 mm/s
t t 2 − t1 7s − 2s 5s
Zhvendosja dhe shpejtësia mesatare janë negative dhe që këtej rrjedh se kërmilli lëviz
majtas.
Është e rëndësishme të shënohet këtu se vlera numerike e shpejtësisë mesatare, e
gjetur është e shprehur në njësinë e matjes milimetër për sekondë. Mund të zgjidhen edhe
shumë njësi të tjera për gjatësinë (zhvendosjen), për shembull metër, centimetër, kilometër,
vjet-dritë dhe të kohës, për shembull orë, ditë, vite. Është e domosdoshme që gjithnjë të
lidhet vlera numerike e një madhësie me një njësi të përshtatshme të saj. Për shembull,
pohimi “ shpejtësia mesatare e një pike materiale është –3 ” nuk ka kuptim se mungon
njësia matëse.

Shembull 2.2
Me sa zhvendoset një automobil për 5 min, në qoftë se shpejtësia mesatare e tij
është 80 km/h për këtë interval kohor?
Në këtë rast, kërkohet zhvendosja gjatë intervalit kohor prej 5 min. Në bazë të
ekuacionit 2.2, zhvendosja x jepet nga shprehja
x = vmes t
Meqenëse intervali kohor shprehet në minuta dhe shpejtësia mesatare në kilometra
për orë, duhet të kthejmë ose intervalin kohor në orë, ose shpejtësinë në kilometra për
minutë. Duke kryer kthimin e dytë, merret:
80 km 1h 4 km
v mes =  =
1 h 60 min 3 min
4 km
Që këtej: x =  5 min = 6.67 km.
3 min

Ushtrim

sportist
20 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

ë
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

atij

n
22 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

Shembull 2.3
Një sportist përshkon me vrapim të shpejtë 100 m për 12 s, pastaj ndërron drejtimin
në të kundërt dhe përshkon me vrapim të ngadaltë 50 m drejt pikës së nisjes për 30 s. Sa
është shpejtësia mesatare e vrapuesit në kuptimin e përdorur nga ne ( përkufizimi 2.2) dhe
ajo në kuptimin praktik, gjatë gjithë rrugës?

Për të gjetur shpejtësinë mesatare sipas përkufizimit 2.2 përcaktojmë në fillim


zhvendosjen e plotë. Në qoftë se supozojmë koordinatën e pikës së nisjes x1 të barabartë
me 0, atëherë pika e mbërritjes e ka koordinatën x2 të barabartë me 50 m dhe zhvendosja e
plotë është x2 – x1 = 50 m. Shpejtësia mesatare atëherë është
x 50 m
v mes = = = +1.19 m/s
t 42 s
Është e rëndësishme të shënohet se kjo vlerë nuk është mesatarja e shpejtësive të
ecjes së shpejtë dhe të ecjes së ngadaltë, sepse sportisti ka vrapuar shpejt për 12 s dhe
ngadalë për 30 s.
Shpejtësia mesatare në kuptimin praktik gjendet duke pjesëtuar rrugën e plotë të
përshkuar nga sportisti, që është 100m+50m=150 m, me intervalin e kohës së plotë, që
është 42s. Kjo shpejtësi mesatare është atëherë 150m/42s=3.37m/s.
Edhe në këtë rast, kjo madhësi nuk është mesatarja e shpejtësive në vrapimin e
shpejtë (+ 8.33 m/s) dhe në vrapimin e ngadaltë (-1.67 m/s), sepse intervalet kohorë të
këtyre vrapimeve janë të ndryshme.

Figura 2.2 paraqet


x P2 grafikun e varësisë së x-it nga
(x2,t2) koha për një lëvizje të
x2 ● çfarëdoshme gjatë boshtit x.
P’2 ●
Çdo pikë e grafikut ka një
vlerë të x-it që përcakton
Δx = x2-x1 pozicionin e pikës materiale
në një çast të caktuar të
kohës, dhe një vlerë të t, për
P1
x1 ● (x1,t1) këtë çast kohor. Në figurë
t’2 është hequr një vijë e drejtë
Δt = t2-t1 që lidh pikat P1 dhe P2 që u
përkasin dy pozicioneve të
t1 t2
t

Figura 2.2 Grafiku i x-it në funksion të kohës t për


një pikë materiale në një lëvizje me një përmasë.
Pikat P1 dhe P2 lidhen me një vijë të drejtë.
Shpejtësia mesatare është koeficienti këndor (ose
pjerrësia) e kësaj vije të drejtë, x/t, që varet nga
intervali kohor, gjë që shprehet nga fakti se vija e
drejtë që lidh P1 me P2’ ka një koeficient këndor më
të madh se ajo që lidh P1 me P2.
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

pikës materiale. Aty tregohen gjithashtu zhvendosja x = x2 - x1 midis këtyre


pikave dhe intervali kohor t = t2 - t1. Segmenti vijëdrejtë që lidh P1 me P2 është
hipotenuza e një trekëndëshi kënddrejtë, katetet e të cilit jane x dhe t. Raporti
x/t quhet koeficient këndor (ose pjerrësi) e kësaj vije të drejtë. Në gjuhën
gjeometrike, koeficienti këndor është një masë e pjerrësisë së drejtëzës që shfaqet
në grafik. Për një interval të dhënë kohe t, sa më e pjerrët të jetë vija e drejtë, aq
më e madhe është vlera x/t. Meqenëse koeficienti këndor i kësaj vije të drejtë
është thjeshtë shpejtësia mesatare për intervalin kohor t, arrijmë në kuptimin
gjeometrik të shpejtësisë mesatare.
Shpejtësia mesatare është sa koeficienti këndor (ose pjerrësia) e vijës së
drejtë që lidh pikat (x1, t1) dhe (x2, t2).
Me përjashtim të rastit kur shpejtësia është konstante, shpejtësia mesatare
varet nga intervali kohor për të cilin ajo është njehsuar. Për shembull, në figurën
2.2, në qoftë se zgjedhim një interval kohor më të vogël duke marrë një çast t2’ më
afër me t1, shpejtësia mesatare do të jetë më e madhe, siç tregohet nga pjerrësia më
të madhe e vijës së drejtë që lidh pikat P1 dhe P2’.

Pyetje
1. Ç’ kuptim ka, në se ka kuptim, pohimi që vijon: “shpejtësia mesatare e automobilit në orën
9 ishte 60 km/h” ?
2. A mund të ndodh që shpejtësia mesatare për një interval të dhënë kohe të jetë zero
megjithëse shpejtësia mesatare për një interval kohe më të shkurtër, të përfshirë brenda të
parit, të jetë e ndryshme nga zero? Të shpjegohet përgjigja.

2.2. Shpejtësia e çastit

Me shikim të parë, mund të duket e pamundur të përcaktohet shpejtësia e


një pike materiale në një çast të dhënë kohe. Në një çast kohe t1, pika materiale
ndodhet në një pikë të vetme me koordinatë x1. Në qoftë se ajo ndodhet në një pikë
të vetme, si mund të lëvizë? Nga ana tjetër, në qoftë se ajo do të lëvizte, si mund të
ndodhet në të njëjtën pikë? Ky është një paradoks antik, që mund të zgjidhet duke
marrë parasysh se, për të vrojtuar një lëvizje dhe për ta përcaktuar atë, duhet të
vrojtohet pozicioni i trupit në më shumë se një çast kohe. Atëherë, shpejtësia mund
të përcaktohet edhe për një çast të vetëm, duke përdorur proçedurën e kalimit në
limit.
Figura 2.3 është po i njëjti grafik i x në varësi të t, si në figurën 2.2, por
këtu janë paraqitur një varg intervalesh kohore t1, t2, t3, …. secili më i shkurtër
se intervali paraardhës. Për çdo interval kohor t, shpejtësia mesatare është
koeficienti këndor i vijës së drejtë përkatëse, për këtë interval. Figura tregon se, me
zvogëlimin e intervalit kohor, vijat e drejta bëhën më të pjerrëta, por nuk kalojnë
asnjëherë pjerrësinë e tangjentes ndaj kurbës, në pikën me abshisë t1. Me
përkufizim, koeficienti këndor i kësaj tangjentje është shpejtësia e çastit në çastin
kohor t1, ose thjeshtë shpejtësia .
24 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

Shpejtësia e çastit në
x ● një pikë të caktuar është
● P2 koeficienti këndor i

1
P
● tangjentes të kurbës së x –it
n
ikë
ë p

në funksion të çastit t në
r n

● këtë pikë.
equ

Është e rëndësishme
e h

të shënohet se, zhvendosja x


tja

Δt4 varet nga intervali kohor t.


gen

● Duke zvogëluar t drejt


Tan

P1 Δt3 zeros, edhe x tendon drejt


Δt2 zeros (siç mund të shihet nga
Δt1 figura 2.3) ndërsa raporti
t
t1 t2 x/t tendon drejt
koeficientit këndor të
tangjentes ndaj kurbës.
Figura 2.3. Grafiku i x-it në funksion të kohës t, i Meqenëse koeficienti këndor
ngjashëm me figurën 2.2. Me zvogëlimin e intervalit
kohor ku si çast fillestar është t1 , shpejtësia mesatare
i tangjentes është limiti tek i
gjatë këtyre intervaleve, i afrohet koeficientit këndor cili tenton raporti x/t kur
të tangjentes ndaj kurbës në çastin t1 . t tenton drejt zeros, mund të
riformulojmë përcaktimin e
shpejtësisë së çastit në këtë
mënyrë :

Shpejtësia e çastit është limiti drejt të cilit tenton raporti x/t kur t
tenton drejt zeros.
Ky limit quhet derivati i x-it në lidhje me t. Në shënimin e zakonshëm të
njehsimit diferencial, derivati shkruhet dx/dt:
x dx
v = lim = 2.3
 t →0 t dt
Koeficienti këndor mund të jetë pozitiv (x është rritës) ose negativ (x është
zvogëlues); që këtej, shpejtësia e çastit në lëvizjen me një përmasë mund të jetë
pozitive ose negative. Në praktikë përdoret vlera absolute e shpejtësisë së çastit.

Shembull 2.4

Pozicioni i një pike materiale jepet në grafikun që paraqitet në figurën 2.4. Të


gjendet shpejtësia e çastit në
X,m çastin t = 2 s. Kur shpejtësia
8 është maksimale? Kur ajo
7 bëhet zero? A është
6 ndonjëherë ajo negative?
5 Në figurë, është
4 vizatuar tangjentja ndaj kurbës
3 në çastin 2 s. Koeficienti
2
1
0
-1 0 1 2 3 4 5 6 7 8
t,s

Figura 2.4 Grafiku i x-it në funksion të kohës t për


shembullin 2.4. Shpejtësia e çastit në t = 2 s mund të
gjendet duke matur koeficientin këndor të tangjentes
ndaj kurbës për këtë çast.
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21
këndor i kësaj tangjentje, i matur në figurë, është 4,5 m/3 s = 1,5 m/s. Kështu, v = 1,5 m/s
në çastin 2s. Sipas figurës, koeficienti këndor (pra edhe shpejtësia) është maksimal rreth
çastit t = 4s. Siç shihet, shpejtësia është zero në çastet t = 0 dhe t = 6s, nga që në këto
çaste tangjentet janë horizontale, dhe prandaj kanë koeficientët këndorë zero. Pas çastit t =
6 s, kurba ka koeficient këndor negativ, gjë që do të thotë që shpejtësia është negative.
(Koeficienti këndor i vijës së drejtë tangjente në një pikë të kurbës quhet thjesht edhe
“koeficienti këndor i kurbës” në këtë pikë.)

Shembull 2.5

Pozicioni i një guri (që merret si një pikë materiale) i lëshuar në gjendje prehje nga
maja e një shkëmbi, jepet nga shprehja x = 5t2, ku x , (i shprehur në metra), matet në
drejtim poshtë nga pozicioni fillestar në çastin t = 0, ndërsa t shprehet në sekonda. Të
gjendet shpejtësia në një çast çfarëdo.

Grafiku i shprehjes x = 5t2 paraqitet në figurën 2.5. Aty janë vizatuar tangjentet në
tre çaste të ndryshëm, t1, t2, t3. Koeficientët këndore të këtyre tangjenteve janë të ndryshëm.
Me rritjen e kohës, koeficienti këndor i kurbës rritet, gjë që tregon se shpejtësia e çastit rritet
me kalimin e kohës. Mund të përcaktojmë shpejtësinë në një çast t duke njehsuar derivatin
dx/ dt me anën e përcaktimit të dhënë në barazimin 2.3. Në çastin t, pozicioni i trupit jepet
nga : x(t) = 5 t2

Në një çast të mëvonshëm t + t


x,m pozicioni është x (t + t), dhe jepet
nga shprehja:
400
x (t + t) = 5 (t + t)2 =
350 5[t2 + 2 t t + (t)2] = 5 t2 + 10 t t
+ 5(t)2
300
t2
250 ● Atëherë, zhvendosja për këtë
interval kohor është:
200 x = x (t + t) –x(t)= [5 t2
150 + 10 t t + 5(t)2] – 5t2 = 10 t t+
t2 5(t)2
100 ●
t1 Shpejtësia mesatare për këtë
50 ● interval kohor është :

1 2 3 4 5 6 7 8 t,s
x 10 tt + 5(t ) 2
v mes = = = 10t + 5t
t t
Figura 2.5 Grafiku i funksionit x = 5t2 për
shembullin 2.5. Janë vizatuar tangjentet në çastet
Duke i marrë intervalet
t1, t2, t3. Koeficientët këndor të këtyre tangjenteve kohore gjithnjë e më të shkurtër, t
vijnë duke u rritur kur kalohet nga t1 në t2 dhe në tenton drejt zeros, kështu që termi
t3, gjë që tregon se shpejtësia e çastit rritet i dytë 5t tenton drejt zeros,
vazhdimisht me kalimin e kohës. ndërkohë që termi i parë mbetet i
pandryshuar. Atëherë, shpejtësia
e çastit në çastin t është

x
v = lim = 10t
t → 0 t
Në këtë shembull, shpejtësia e çastit është në përpjesëtim të drejtë me kohën.
26 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë
Është e rëndësishme të shënohet se, po të zevendsojmë t me zero drejtpërdrejt
në barazimin 2.3, atëherë edhe x është zero dhe raporti x/t është i papërcaktuar. Por,
duke u nisur nga një funksion që paraqet varësinë e x-it nga koha t, kemi njehsuar saktë
limitin drejt të cilit tenton x/t, kur t tenton drejt zeros.
--------------------------------------------------------------------------------------------------

Është me interes të ndiqet numerikisht kalimi në limit, duke njehsuar


shpejtësinë mesatare për intervale kohore që vijnë gjithnjë duke u zvogëluar. Në
tabelën 2.1 jepet shpejtësia mesatare për shembullin 2.5 për t = 2 s dhe për
intervale kohe t, që zvogëlohen për herë e më tepër. Tabela tregon se, për
intervale kohore shumë të vegjël, shpejtësia mesatare, me një afërsi të madhe, është
e barabartë me shpejtësinë e çastit, që është 20 m/s. Ndryshimi midis x/t dhe
lim (x / t ) mund të bëhet sado i vogël, duke e zgjedhur t mjaft të vogël.
t →0

Është e rëndësishme të dallohet saktë shpejtësia mesatare nga shpejtësia e


çastit. Në përgjithësi, me termin “shpejtësi”, të përdorur pa ndonjë specifikim,
nënkuptohet shpejtësia e çastit.
Tabela 2.1 Zhvendosja dhe shpejtësia mesatare për intervale të ndryshme
kohore t duke filluar në çastin t = 2 s, për funksionin x = 5 t2
t (s) x (m) x/t (m/s)
1.00 25 25
0.50 11.25 22.5
0.20 4.20 21.0
0.10 2.05 20.5
0.05 1.0125 20.25
0.01 0.2005 20.05
0.005 0.100125 20.025
0.0015 0.020005 20.005
0.0001 0.00200005 20.0005

Pyetje
4. Në qoftë se shpejtësia e çastit nuk ndryshon, a janë të ndryshme shpejtësitë
mesatare të njehsuara për intervale të ndryshme kohore?
5. Në qoftë se vmes = 0 për një interval të dhënë kohe t, a duhet të jetë zero
shpejtësia e çastit, v, në një çast brenda këtij intervali kohor? Duke u mbështetur në
arsyetime, vizatoni një grafik të mundshëm të varësisë së x-it nga koha t, që ka x=0 për një
interval të dhënë kohe t.

2.3 Nxitimi
Kur shpejtësia e çastit e një pike materiale, ndryshon me kalimin e kohës,
si në shembullin 2.5, thuhet se pika materiale lëviz me nxitim. Me përkufizim,
nxitimi mesatar për një interval të dhënë kohor t2 – t1 quhet raporti v/t, ku v
= v2 – v1 është ndryshimi i shpejtësisë së çastit gjatë këtij intervali kohor,
v
Nxitimi mesatar : a mes = 2.4
t
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

Përmasa e nxitimit është e barabartë me përmasën e gjatësisë, pjesëtuar me


katrorin e përmasës kohore ([L][t-2]). Në Sistemin Ndërkombtar SI, njësia e matjes
së nxitimit është metër për sekondën në katror (m/s2). Për shembull, kur thuhet se
një pikë materiale ka një nxitim prej 5 m/s2, nënkuptojmë që pika në qoftë se niset
nga prehja, pas 1s lëviz me shpejtësi 5 m/s, pas 2s ajo lëviz me shpejtësi 10 m/s,
pas 3s me shpejtësi 15 m/s, e kështu me rradhë.
Nxitimi i çastit është limiti drejt të cilit tenton raporti v/t kur t tenton
drejt zeros. Në qoftë se paraqitet grafikisht varësia e shpejtësisë në funksion të
kohës, nxitimi i çastit në çastin t, me përkufizim, është koeficienti këndor i
tangjentes ndaj kurbës në këtë çast të kohës:
v dv d 2 x
Nxitimi i çastit : a = lim = = 2.5
 t →0 t dt dt 2
Pra, nxitimi është derivati i shpejtësisë, në lidhje me kohën. Shënimi për
këtë derivat është dv/dt. Meqenëse shpejtësia është derivati i koordinatës x në
lidhje me kohën t, nxitimi është derivati i dytë i koordinatës x në lidhje me kohën t,
(që zakonisht shënohet me d2x/dt2).
Në qoftë se shpejtësia është konstante, nxitimi është zero sepse v = 0 për
çdo interval kohor. Në këtë rast, koeficienti këndor i grafikut përkatës të x-it në
funksion të kohës nuk ndryshon. Në shembullin 2.5, gjetëm se, për funksionin x =
(5 m/s2) t2, shpejtësia rritet në mënyrë lineare me kohën sipas shprehjes v = (10
m/s2) t. Në këtë rast, nxitimi është konstant dhe i barabartë me 10 m/s2, që është
koeficienti këndor i grafikut përkatës të v në funksion të t (grafiku i shpejtësisë).
Në kapitullin 4 do të shohim se nxitimi është në përpjesëtim të drejtë me
forcën rezultante, që vepron mbi pikën materiale.

Shembull 2.6
Një automobil i shpejtë arrin të rrisë shpejtësinë e tij nga 0 në 90 km/h për 5 s. Sa
është nxitimi mesatar gjatë këtij intervali kohor? Të krahasohet vlera e gjetur me nxitimin që
fiton një trup kur bie lirisht (9,81 m/s2).

Në bazë të barazimit 2.4 nxitimi mesatar është :


v 90 km/h
ames = = = 18 km/(h s)
t 5s
Për të krahasuar këtë nxitim me nxitimin e rënies së lirë, kthejmë kilometrat për
orë-sekondë, në metra për sekondë në katror, duke përdorur lidhjen 1 h = 3600 s. Që këtej
del:
18 km 1 h
a mes =  = 5 m /s 2
h.s 3600 s
Ky nxitim është afërsisht i barabartë me gjysmën e nxitimit të rënies së lirë.

Ushtrim
Një automobil në çastin t = 0 ishte duke lëvizur me shpejtësi 45 km/h. Nxitimi i tij
gjatë gjithë kohës është konstant 10 km/(h∙s). Sa është shpejtësia e tij në çastin t = 2 s?
(Përgjigje: 65 km/h)
28 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

Shembull 2.7
Koordinata e një pike materiale jepet me shprehjen x = C t3, ku C është një
konstante, me përmasa metër për sekondë në kub (m/s3). Të gjenden shpejtësia dhe nxitimi
në funksion të kohës.

Si në shembullin 2.5, mund të njehsojmë derivatin dx/dt me anën e përdorimit të


drejtpërdrejtë të përcaktimit të tij si lim (x / t ) (barazimi 2.3). Në një çast të dhënë t,
t →0
koordinata është x(t) = C t3. Në një çast të mëvonshëm t + t, koordinata është:
x(t+t) = C(t+t)3 = Ct3 + 3Ct2t + 3Ct (t) 2 +C (t)3
Atëherë zhvendosja është:
x = x(t+t) - x(t) = C(t+t)3 - Ct3 = Сt3 + 3 Сt2t + 3Сt (t)2 +С (t)3 - Сt3 =
= 3 Ct2t + 3Ct (t)2 +C (t)3
Shpejtësia mesatare për këtë interval kohor është:
x
v mes = lim = 3Ct 2 + 3Ct (t ) + C (t ) 2
t →0 t
Për t→ 0, të dy termat që përmbajnë t tentojnë drejt zeros, ndërsa termi 3C t2
mbetet i pandryshuar. Prandaj shpejtësia e çastit në çastin t është:
x
v = lim = 3Ct 2
t →0 t
Për të gjetur nxitimin, gjejmë derivatin e v në lidhje me t, që është derivati i dytë i x-
it në lidhje me t. Një pjesë të veprimeve algjebrike të ngjashme me ato të më sipërmet, po i
kalojmë. Ndryshimi i shpejtësisë gjatë intervalit kohor, të përfshirë brenda çasteve t dhe t+
t është:
v = C(t+t)2 – Ct2 = 6Ctt + 3C(t)2
Duke e pjesëtuar këtë shprehje me t, merret nxitimi mesatar për këtë interval
v
kohor: a mes = lim = 6Ct + 3Ct
t →0 t
Që këtej, nxitimi i çastit është
v
a = lim = 6Ct
t →0 t
Në këtë shembull, nxitimi nuk është konstant, por rritet me kalimin e kohës.
-----------------------------------------------------------------------------
Në shembujt e paraqitur deri tani, kemi njehsuar derivatin me anën e
zbatimit të drejtpërdrejtë të përkufizimit, pra duke njehsuar limitin përkatës. Është
e përshtatshme të studiohen vetitë e ndryshme të derivatit dhe të mësohen rregullat
që lejojnë të njehsohen shpejt derivatet e shumë funksioneve pa përdorur për çdo
rast përkufizimin. Për shëmbull në qoftë se x-i është një funksion fuqi i t i formës
x = Ctn
ku C dhe n janë konstante çfarëdo, derivati i x-it në lidhje me t-në jepet nga :
dx d
= (Ct n ) = Cnt n −1 2.6
dt dt
Deri tani kemi parë disa zbatime të këtij rregulli. Për shembull, për
funksionin e koordinatës të shembullit 2.7, x = C t3, në bazë të kësaj rregulle
gjejmë:
v = dx/dt = 3C t2 dhe a = dv/dt = 6C t.
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

Pyetje
6. Jepni një shembull të një lëvizje në të cilën shpejtësia është negative, por nxitimi
është pozitiv; për shembull, vizatoni një grafik të v në funksion të t.
7. Jepni një shembull të një lëvizje, në të cilën si shpejtësia edhe nxitimi janë
negative.
8. A mund të ketë një trup shpejtësinë e barabartë me zero dhe nxitimin e
ndryshëm nga zero?

2.4 Lëvizja me nxitim konstant

Lëvizja e një pike materiale me nxitim konstant, vrojtohet shpesh në


natyrë. Për shembull, afër sipërfaqes së Tokës të gjithë trupat, kur janë të lirë, bien
me nxitim konstant, në qoftë se rezistenca e ajrit mund të mos përfillet. Nxitimi i
rënies së lirë shënohet me g dhe është afërsisht i barabartë me g = 9.81 m/s2
Një nxitim konstant do të thotë që koeficienti këndor i grafikut të v në
funksion të t, është konstant; d.m.th. shpejtësia ndryshon në mënyrë lineare me
kohën. Në qoftë se në çastin t = 0 shpejtësia është vo , vlera e saj v në një çast të
mëvonshëm t jepet nga shprehja :
Një nxitim konstant do të thotë që koeficienti këndor i grafikut të v në
funksion të t, është konstant; d.m.th. shpejtësia ndryshon në mënyrë lineare me
kohën. Në qoftë se në çastin t = 0 shpejtësia është vo , vlera e saj v në një çast të
mëvonshëm t jepet nga shprehja :
v = vo + at 2.7
Në qoftë se pika materiale
niset nga xo në çastin t = 0, dhe
koordinata e saj në çastin t është x,
zhvendosja x = x – xo jepet nga
shprehja:
x = vmest
(Ky barazim është i njëjtë
me barazimin 2.2, me t në vend të
Fig. 2.6 Shpejtësia mesatare në rastin e e t, meqenëse vlera fillestare e t u
levizjes me nxitim konstant. zgjodh e barabartë me zero). Në
qoftë se nxitimi është konstant,
shpejtësia ndryshon në mënyrë lineare me kohën dhe shpejtësia mesatare është e
barabartë me vlerën mesatare të shpejtësisë fillestare dhe asaj përfundimtare, siç
tregohet në figurën 2.6 *). Në qoftë se vo është shpejtesia fillestare dhe v është
shpejtësia përfundimtare, atëhere shpejtësia mesatare është :
v mes = 12 ( v o + v) 2.8
Që këndej, zhvendosja është:
x = v mes t = 12 (vo + v) t 2.9

*)
Kjo nuk është e vërtetë kur nxitimi nuk është konstant.
30 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

Mund të eliminohet v duke bërë zëvendsimin v = vo + at të gjetur nga


barazimi 2.7 :
x = 12 ( v o + v)t = 12 ( v o + v o + at ) = v o t + 12 at 2 2.10a
Atëherë funksioni i koordinatës për nxitim konstant është:
x = xo + v o t + 12 at 2.10b
Duke eliminuar kohën t nga barazimet 2.7 dhe 2.10a, merret një lidhje
midis zhvendosjes x, nxitimit a, dhe shpejtësisë fillestare dhe asaj përfundimtare.
Nga barazimi 2.7 gjendet t = (v-vo)/a. Duke e vendosur këtë shprehje në
barazimin 2.12a, merret
v-vo v-v
x = vot + 12 at 2 = vo ( ) + 12 ( o ) 2
a a
Duke shumzuar çdo term me a dhe duke kryer veprimet me kllapa, merret

ax = vo v - vo2 + 12 v 2 - vo v + 12 vo2 = 12 v 2 - 1


2 v o2
ose : v 2 = v o2 + 2ax 2.11
Barazimi 2.11 përdoret, për shembull, në qoftë se kërkohet të gjendet
shpejtësia përfundimtare e një topi të lëshuar nga prehja nga një pikë me
koordinatë x dhe nuk interesohemi për intervalin e kohës që i duhet topit për të
rënë.
Po shohim tani disa shembuj për rastet e problemave në të cilat nxitimi
është konstant. Hapi i parë për zgjidhjen e një probleme të tillë, është zgjedhja e një
sistemi koordinativ të përshtatshëm. Kur është e mundur, zgjidhet si origjinë e
koordinatave pozicioni i pikës materiale në çastin t = 0, në mënyrë që të kemi xo=
0. Zgjedhja e kahut pozitiv të boshtit x, përcakton kahun pozitiv të shpejtësisë dhe
të nxitimit. Me qenë se kjo zgjedhje është arbitrare, një zgjedhje e arsyeshme e
kahut pozitiv mund të lehtësojë zgjidhjen e problemës. Për shembull, në qoftë se
kemi një problemë në të cilën një top lëshohet nga një pikë e caktuar, është më
lehtë të zgjidhet problema duke zgjedhur si pozitiv kahun për nga poshtë në
drejtimin vertikal; atëherë nxitimi është pozitiv (sepse nxitimi i rënies së lirë është i
drejtuar vertikalisht poshtë) dhe shpejtësia është gjithashtu pozitive, sepse topi
lëviz në drejtim poshtë. Nga ana tjetër, në qoftë se një top hidhet vertikalisht lart,
është më e përshtatshme të zgjidhet si pozitiv drejtimi vertikal për nga lart; atëherë
nxitimi është negativ, ndërsa shpejtësia është pozitive kur topi ngjitet lart dhe
negative kur topi zbret poshtë.

Hapi pasues i zgjidhjes së problemës në të cilën nxitimi është konstant,


është të shprehet informacioni i të dhënave, me anë të formulave. Për shembull,
informacionin “trupi lëshohet nga prehja” e shprehim me barazimin vo = 0. Pastaj
veçojmë madhësitë që kërkohen; për shembull, në qoftë se kërkohet shpejtësia
përfundimtare, shkruajmë v = ?. Kështu, zgjedhim formulën (midis formulave 2.7
÷ 2.11) që përmban madhësinë e njohur dhe atë të panjohur dhe gjendet zgjidhja në
lidhje me të panjohurën. Kur është e mundur, është gjithnjë një ide e mirë zgjidhja
e problemit në dy mënyra të ndryshme, për të verifikuar zgjidhjen e gjetur. Në fund
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

duhet të verifikohet zgjidhja për të parë në se ajo është e saktë. Për shembull, në
qoftë se një top hidhet vertikalisht përpjetë me shpejtësi fillestare 30 m/s dhe
gjendet se ai përshkon 4500 m për të arritur lartësinë maksimale, ka të ngjarë që në
njehsimet numerike, të jetë bërë ndonjë gabim.

Shembull 2.8

Një top hidhet vertikalisht lart, me shpejtësi fillestare 30 m/s. Për sa kohë topi do të
arrijë koordinatën maksimale (pikën më të lartë të trajektores së tij), duke ditur se nxitimi i tij
është afërsisht 10 m/s2 i drejtuar për nga poshtë?

Zgjidhet origjina e koordinatave në pikën e nisjes së topit dhe merret si pozitiv


drejtimi vertikalisht lart. Madhësitë e njohura janë vo = 30 m/s dhe a = – 10 m/s2. Nxitimi
është negativ, meqenëse është i drejtuar vertikalisht poshtë. Ndërkohë që topi ngjitet lart, (v
është pozitive), shpejtësia zvogëlohet nga vlera fillestare deri sa bëhet zero. Kur shpejtësia
është zero, topi ka arritur pikën me koordinatë maksimale. Pastaj fillon të lëviz poshtë dhe
shpejtësia bëhet negative, gjë që tregon se topi po lëviz pikërisht vertikalisht poshtë. Duhet
të gjejmë çastin t = ? në të cilin shpejtësia e topit bëhet zero. Barazimi 2.7 përmban kohën e
pa njohur t, të lidhur me madhësitë vo, a, dhe v:
v = vo + at
0 = 30 m/s + (– 10 m/s2)t
30 m/s
t= = 3.0 s
10 m/s 2
Është e rëndësishme të vihet re në se njësia e matjes e intervalit kohor është e
saktë.
Mund të gjendet rruga e përshkuar duke përdorur ekuacionin 2.11. Deri sa
shpejtësia fillestare është + 30 m/s dhe ajo përfundimtare, në pikën më të lartë, është zero,
shpejtësia mesatare në ngjitje është 15 m/s. Atëherë rruga e përshkuar është:
x = vmes t = (15 m/s)(3.0 s) = 45 m
Mund të gjendet x edhe duke përdorur barazimin 2.12a, por në këtë rast
njehsimet janë pak më të vështira dhe mundësia për të bërë ndonjë gabim është më e
madhe. Megjithatë, e përdorim këtë metodë të dytë, për të verifikuar rezultatin e gjetur me
anën e metodës së parë.

x = v0t + 12 at 2 = (30 m/s )(3.0 s ) + 12 (−10 m/s 2 )(3.0 s) 2 = +90m − 45 m = 45 m

Shembulli 2.9

Sa është intervali i plotë i kohës gjatë të cilit topi i shembullit 2.8, lëviz në ajër?

Mund ta marrim me mend që ky interval është 6 s, sepse, për arsye simetrie, kur
topi gjatë 3.0 s ngjitet deri në lartësinë 45 m, po për kaq kohë ai duhet të përshkojë në
zbritje 45 m. Kjo hamendje është e drejtë. Mund të gjejmë intervalin kohor që kërkohet edhe
me anë të barazimit 2.10a, duke zëvendsuar aty zhvendosjen përfundimtare, x = 0:

x = v0t + 12 at 2 = 0
Nga ku merret : t ( v o + 12 at ) = 0
Dy zgjidhjet e ekuacionit të mësipërm janë t = 0 dhe :
2 vo 2(30 m/s)
t=− =− =6s
a −10 m/s 2
32 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë
Zgjidhja t = 0 i përket kushtit fillestar për të cilin topi ndodhej në xo në çastin t = 0.

Figura 2.7 (a) Grafiku i x-it në funksion të kohës t, për një top të hedhur në ajër në
shembujt 2.8 dhe 2.9. Kurba përkatëse është një parabolë, x = (30 m/s)t – 1/2 (10 m/s2)t2.
(b) Grafiku i v në funksion të t për të njëjtin top. Projeksioni i shpejtësisë gjithnjë
zvogëlohet, që nga vlera fillestare prej 30 m/s në vlerën përfundimtare prej – 30 m/s pak
përpara se topi të godase tokën.

Figurat 2.7a dhe b paraqesin grafikët e x-it dhe të v në funksion të kohës t për
topin, në shembujt 2.8 dhe 2.9. Është e rëndësishme të vihet re se, në çastin 3 s, shpejtësia
e topit është zero, por koeficienti këndor i kurbës së v në funksion të t nuk është zero. Ky
koeficient ka vlerën –10 m/s2 në këtë çast dhe në çdo çast tjetër deri sa nxitimi është
konstant. Është e rëndësishme të vihet re gjithashtu se, kur topi ngjitet lart, shpejtësia e tij
është pozitive dhe zvogëlohet, prandaj edhe vlera absolute e saj zvogëlohet. Kur topi zbret
poshtë, shpejtësia është negative dhe gjithashtu zvogëlohet, por vlera absolute e saj rritet.

Ushtrim
Një makinë fillimisht në prehje, fillon të lëviz me një nxitim konstant 8 m/s2. (a) Sa
është shpejtësia e saj pas 10 s ? (b) Me sa është zhvendosur makina për 10 s ? (c) Sa
është shpejtësia mesatare e saj, gjatë intervalit kohor midis t = 0 dhe t = 10 s ?
[Përgjigje: (a) 80 m/s, (b) 400 m, (c) 40 m/s]

Shembulli 2.10

Një makinë që udhëton me shpejtësi 30 m/s (108 km/h) frenon deri sa ndalet. Çfarë
rruge bën makina gjatë kësaj kohe, në qoftë se nxitimi është i saj është -5 m/s2 ? Kjo rrugë
quhet rruga e frenimit.*)

Në këtë shembull, po zgjedhim si drejtim pozitiv drejtimin e lëvizjes. Kështu, rruga e


frenimit është pozitive, ndërsa nxitimi është negativ. Në këtë problem, njohim shpejtësinë
fillestare vo = 30 m/s, shpejtësinë përfundimtare v = 0, nxitimin a = – 5 m/s dhe duam të
gjejmë rrugën e përshkuar, d.m.th. x = ?. Nuk njohim kohën që i është dashur makinës për
t’u ndalur, prandaj është më e përshtatshme të përdorim barazimin 2.11. Duke vendosur v =
0 në barazimin 2.11, merret :
v2 = vo2 + 2 a x = 0
0 = (30 m/s)2 + (–5 m/s2) x = x = 90 m

*)
Gjatë frenimit të një makine, rruga e frenimit sf është rruga e përshkuar prej saj nga çasti i veprimit
të frenave, deri në çastin kur shpejtësia bëhet zero. Largësia (ose distanca) e ndalimit ln është e
barabartë me rrugën e frenimit plus rrugën që përshkon makina gjatë intervalit të vogël kohor t
midis çastit kur përceptohet rreziku deri në çastin kur frenat vihen në veprim.
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21
Është e rëndësishme të shënohet se kjo vlerë e rrugës së frenimit është e
konsiderueshme. Forca që shkakton këtë frenim është forca e fërkimit midis gomave të
makinës dhe rrugës. Mbi një rrugë të lagur ose mbi akull, forca e fërkimit është më e vogël
dhe vlera absolute e nxitimit është më e vogël se 5 m/s, dhe, si rrjedhim, rruga e frenimit do
të jetë akoma më e madhe.

Shembulli 2.11
Sa është rruga e frenimit në të njëjtat kushte si në shembullin 2.10, kur shpejtësia
fillestare e makinës ështe 15 m/s?

Nga barazimi 2.13, për v = 0, shihet se rruga e frenimit është në përpjesëtim të


drejtë me katrorin e shpejtësisë fillestare. Kur shpejtësia fillestare dyfishohet, rruga e frenimit
rritet 4 herë. Në mënyrë të ngjashme, kur shpejtësia fillestare përgjysmohet, rruga e frenimit
zvogëlohet 4 herë. Kështu, kur shpejtësia fillestare është 15 m/s rruga e frenimit është sa ¼
e asaj që do të ishte kur shpejtësia fillestare është 30 m/s, ose ¼ (90 m) = 22,5 m.
Shpesh, edhe kur nxitimi i trupit nuk është konstant, arrihet të merret një
informacion i vlefshëm mbi lëvizjen e tij duke pranuar me përafërsi se janë të përdorshme
formulat e lëvizjes me nxitim konstant dhe duke analizuar se ç’ndodh në këtë rast ideal.
Shembulli 2.12
Një makinë që udhëton me shpejtësi 100 km/h përplaset me një mur betoni të
palëvizshëm. Sa kohë i duhet makinës të ndalet dhe sa është nxitimi i saj?

Në këtë shembull, nuk është e drejtë të merret makina si një pikë materiale, sepse
pjesë të ndryshme të saj kanë nxitime të ndryshme. Përveç kësaj, këto nxitime nuk janë
konstante. Me gjithatë, po pranojmë se përplasjen e makinës mund ta përshkruajmë si
lëvizje të një pike materiale me nxitim konstant. Duhet të kemi edhe një informacion tjetër
për të gjetur ose kohën e përplasjes, ose nxitimin. Informacioni që mungon, është distanca e
ndalimit të makinës. Këtë mund ta vlerësojmë duke u bazuar në njohuritë tona praktike.
Qendra e makinës përshkon me siguri një distancë më të vogël se gjysma e gjatësisë së saj
(përndryshe makina do të bëhej petë). Një vlerë e arsyeshme e distancës së ndalimit është
e mundur të jetë midis 0.5 m dhe 1.0 m; po pranojmë vlerën 0.75 m. Atëherë mund të
njëhsojmë intervalin kohor që i duhet makinës për t’u ndalur, nga shprehja x = vmest, me
vmes = ½ vo = 50 km/h = 14 m/s. (Deri sa po bëjmë vetëm vlerësim, mjaftojnë vetëm dy shifra
me vlerë). Që këtej,
x 0,75 m
t = = = 0,054 s
v mes 14 m/s
Meqenëse gjatë këtij intevali kohor makina nga shpejtësia v o = 100 km/ h = 28 m/s
kalon në prehje, nxitimi është
v 0 − 28 m/s
a= = = −520 m/s 2
t 0,054 s
Për të krijuar një ide mbi madhësinë e këtij nxitimi, po përmendim se ai është mbi
50 herë më i madh se vlera e nxitimit të rënies së lirë g.

Shembulli 2.13
Një makinë po udhëton me shpejtësi 80 km/h, në një zonë ku lejohen vetëm
shpejtësitë më të vogla se 80 km/h. Një makinë policie niset me nxitim 8 km/(h s) për të
ndjekur makinën e parë, në çastin kur ajo e parakalon makinën e policisë. (a) Kur e arrin
makina e policisë, makinën e parë? (b) Sa është shpejtësia e makinës së policisë kur ajo e
arrin makinën e parë?
Ky problem është më i vështirë, sepse përmban dy trupa në lëvizje. Zgjedhim
origjinën e koordinatave në pikën e takimit fillestar të makinave, duke pranuar si pozitiv
34 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë
drejtimin e lëvizjes, dhe me marrëveshje po marrim t = 0 çastin fillestar të takimit të
makinave.
(a) Meqenëse makina e parë lëviz me shpejtësi konstante, koordinata e saj x1 jepet
nga barazimi 2.10b, ku xo1 = 0 dhe a1 = 0:
x1 = vo t = (80 km/h) t
Koordinata e makinës së policisë jepet nga:
x2 = ½ a t2 = ½ [8 km/(h.s)] t 2
Për të gjetur çastin kur makina e policisë arrin makinën e parë, marrim x1 = x2 dhe
ekuacionin që gjendet, e zgjidhim në lidhje me t:
(80 km/h) t = ½ [8 km/(h s)] t2(80 km/h) t
ose t[4t km/(h s)- 80 km/h] = 0
kemi 2 zgjidhje që janë: t = 0 që i përket kushteve fillestare dhe:
80 km/h
t= = 20 s
4 km/(h s)
Kështu, makina e policisë e arrin makinën që ka kaluar kufirin e shpejtësisë në
çastin t = 20 s.
(b) Shpejtësia e makinës së policisë jepet nga barazimi 2.7, ku vo = 0:
v2 = a t = [8 km/(h.s)] t
Në çastin t = 20 s, shpejtësia e makinës së policisë është
v2 = [8 km/(h s)](20 s) = 160 km/h
Në këtë çast, shpejtësia e makinës së policisë është sa dyfishi i shpejtësisë së
makinës që ka kaluar kufirin e shpejtësisë. Kështu duhet të ndodhte sepse shpejtësia
mesatare e makinës së policisë është sa gjysma e shpejtësisë së saj përfundimtare, dhe
meqenëse të dyja makinat përshkojnë të njëjtën rrugë gjatë të njëjtës kohë, shpejtësitë e
tyre mesatare duhet të jenë të njëjta. Në figurën 2.8 paraqiten grafikët e x–it në funksion të
kohës t, për të dyja makinat.

x,km Figura 2.8 Grafiqet e x-it në


0,5 funksion të t për makinën që ka kaluar
Xa = (80 km/h)t kufirin e shpejtësisë (x1) dhe për makinën e
policisë (x2) për shembullin 2.13. Kurba
përkatëse e makinës së policisë ka
koefiçientin këndor zero në çastin t = 0,
0,25 sepse kjo makinë niset nga prehja. Ajo e
arrin makinën që po ndjek në çastin t = 20
s. Është e rëndësishme të shënohet se, në
këtë çast, koefiçienti këndor i x2(t) është më
Xp = ½ [8 km/(hs)]t2
i madh se ai i x1(t). Në çastin t = 20 s,
shpejtësia e makinës së Policisë, është sa
10 20 t,s dyfishi i asaj të makinës që ajo po ndjek.

Pyetje
9. Dy djem mbi një urë lëshojnë secili nga një gur vertikalisht drejt ujit, që rrjedh
poshtë urës. Të dy djemt i lëshojnë gurët në të njëjtën kohë, por njëri nga gurët bie në ujë
përpara tjetrit. Si mund të ndodhë kjo ndërkohë që gurët kanë të njëjtin nxitim?
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21
10. Një top është hedhur vertikalisht lart. Sa është shpejtësia e topit në pikën më të
lartë të trajektores së tij? Sa është nxitimi i topit në këtë pikë?

2.5. Integrimi

Kemi parë se si gjenden funksionet e shpejtësisë dhe të nxitimit nga një


funksion i dhënë i koordinatës së pikës materiale nëpërmjet derivimit. Problemi i
anasjelltë është ai i gjetjes së funksionit të koordinatës x kur njihet shpejtësia v dhe
i gjetjes së shpejtësisë v kur njihet nxitimi a. Për këtë qëllim përdoret veprimi
matematik i integrimit. Në fillim përcaktoht shpejtësia kur njihet nxitimi në
funksion i kohës. Kjo arrihet duke gjetur funksionin v(t) të tillë që derivati i tij të
jetë nxitimi i dhënë. Për shembull, kur nxitimi është konstant, nga barazimi
dv
= a rrjedh se shpejtësia është ai funksion i kohës i tillë që derivati i saj është i
dt
barabartë me këtë konstante. Një funksion i tillë është i formës:
v=at
Por, kjo nuk është shprehja më e përgjithëshme që plotëson barazimin
dv/dt=a. Mund të shtojmë një konstante të çfarëdoshme tek at, ndërkohë që
derivati mbetet i njëjtë. Duke e shënuar me vo këtë konstante, merret
v = at + vo
Konstantja vo është shpejtësia fillestare. Funksioni i koordinatave x është ai
funksion, derivati i të cilit është sa shpejtësia:
dx
= v = v0 + at
dt
Le të trajtojmë secilin term në veçanti. Funksioni që ka derivatin konstant
vo është vot, plus një konstante çfarëdo. Funksioni që ka derivatin at është ½ at2,
plus një konstante tjetër çfarëdo. (Ky rezultat mund të provohet lehtë nëpërmjet
derivimit.) Duke i kombinuar këto rezultate dhe duke shënuar me xo shumën e të
dyja konstanteve të sipërpërmëndura, gjendet funksioni i koordinatës
x = xo + vo t + ½ at2
Konstantja xo është koordinata fillestare. Kur një funksion merret nga
derivati i tij, në shprehjen e përgjithëshme të tij duhet përfshirë një konstante e
çfarëdoshme. Meqenëse veprimi i integrimit kryhet dy herë për të gjetur
koordinatën x(t) nga nxitimi, aty shfaqen dy konstante. Këto konstante në
përgjithësi përcaktohen nga koordinata dhe nga shpejtësia në një çast të dhënë
kohe, i cili zakonisht merret t = 0. Prandaj ato quhen kushtet fillestare. Problemi
“është dhënë a(t), të gjendet x(t)”
v(t)
quhet problemi i kushteve fillestare.
V (t) = v0 = konstante Zgjidhja varet nga forma e funksionit
a(t) dhe nga vlerat e v dhe të x në një
çast të dhënë. Ky problem është
v0
veçanërisht i rëndësishëm në fizikë
meqenëse nxitimi i një pike materiale
përcaktohet nga forcat që veprojnë
mbi të. Prandaj, kur njihen forcat që
t1 t2 t
Δt = t2 – t1

Figura 2.9 Zhvendosja gjatë intervalit


t, është e barabartë me sipërfaqen e
zonës nën kurbën e shpejtësisë në
funksion të kohës. Për v(t) = vo =
konstante, zhvendosja është e barabartë
me sip. e drejtëkëndëshit gri
36 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

veprojnë mbi një pikë materiale dhe koordinata e shpejtësia e saj në një çast të
dhënë kohe, mund të gjenden koordinata dhe shpejtësia e pikës në të gjitha çastet e
tjerë të kohës.
Problemi i integrimit ka lidhje me problemin e përcaktimit të sipërfaqes së
zonës nën një kurbë. Po shohim rastin kur shpejtësia është konstante, e barabartë
me vo. Zhvendosja e pikës materiale ose ndryshimi i koordinatës x gjatë një
intervali kohor t, është thjesht prodhimi i shpejtësisë me intervalin kohor:
x = vo t
Kjo shprehje është sipërfaqja e zonës nën kurbën e v në funksion të t, siç
mund të shihet në figurën2.9. Kështu sipërfaqja So e drejtkëndëshit ngjyrë gri është:

So = v0  t = v0 (t2 − t1 ) =
= v0t2 − v0t1 =
= x2 − x1 = x

Ky interpretim grafik i zhvendosjes si sipërfaqe e zonës nën kurbën e v në


funksion të t është i vërtetë si në rastin e shpejtësisë konstante ashtu edhe në rastin
kur shpejtësia është e ndryshueshme, si në figurën 2.10. Në këtë rast, sipërfaqja e
zonës nën kurbën përkatëse mund të përafrohet, duke e ndarë më parë intervalin
kohor në një numër intervalesh të vegjël kohor, t1, t2, e kështu me rradhë dhe
duke ndërtuar një bashkësi drejtëkëndëshash. Sipërfaqja e drejtkëndëshit të
v(t) hijezuar (gri) është vi ti, që
është afërsisht e barabartë me
zhvendosjen xi të pikës
materiale, gjatë intervalit kohor
v1 ti. Përafrimi mund të bëhet aq
më mirë, sa më shumë
drejtkëndësha të ndërtohen, pra
duke bërë shumë të vogël, çdo
interval kohor t. Prandaj
shuma e sipërfaqeve të
drejtkëndëshave është
përafërsisht e barabartë me
t shumën e zhvendosjeve gjatë
Δt1 Δt2 Δt3 ● Δti ● ● ● ●
t1 t2 intervaleve kohore, pra edhe
me zhvendosjen e plotë nga
çasti t1 në çastin t2.
Figura 2.10 Grafiku i v(t) në një rast të Matematikisht kjo
përgjithëshëm. Zhvendosja gjatë intervalit kohor
shkruhet në formën
ti është afërsisht viti, që tregohet me sipërfaqen e
drejtëkëndëshit të hijezuar. Zhvendosja e plotë nga x   vi ti
çasti t1 në çastin t2 është sipërfaqja e zonës nën i
kurbën përkatëse për këtë interval kohor, e cila
është afërsisht sa shuma e sipërfaqeve të
drejtëkëndëshave
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

ku simboli  (sigma) është “shumatorja”, dhe tregon shumën e termave që varen


nga një tregues që ndryshon në një interval të caktuar vlerash. Kur intervalet
kohore bëhen përherë e më të vegjël, limiti ku tenton kjo shumë, është i barabartë
me sipërfaqen e zonës nën kurbën përkatëse, sipërfaqe që është e barabartë me
zhvendosjen. Ky limit është integrali i caktuar dhe ai shkruhet në formën:

x = lim  vi ti =  v dt
t2
2.12
ti →0 t1
i

Kufijt e integrimit t1 dhe t2, tregojnë përkatësisht vlerat fillestare dhe përfundimtare
të variablit t.
Ndryshimi i shpejtësisë gjatë një intervali të dhënë kohor, mund të
interpretohet në mënyrë të ngjashme si sipërfaqja e zonës nën kurbën e nxitimit a
në funksion të kohës t, gjatë këtij intervali kohor. Kështu shkruhet :
v = lim  ai ti =  adt
t2
2.13
ti →0 t1
i

Shpejtësia mesatare bëhet


edhe më e kuptueshme nga një
interpretim gjeometrik i thjeshtë i
sipërfaqes së zonës nën një kurbë.
Le të shohim grafikun e v në
funksion të t në figurën 2.11.
Zhvendosja x gjatë intervalit
kohor t = t2-t1 tregohet nga
sipërfaqja e zonës gri. Sipas
Fig.ura 2.11 Interpretimi gjeometrik i përkufizimit të shpejtësisë
shpejtësisë mesatare. Me përkufizim, v mes = mesatare për këtë interval
x/t. Prandaj, sipërfaqja e drejtëkëndëshit, (barazimi 2.2), zhvendosja jepet
baras me vmes (t2 – t1), duhet të jetë e barabartë
nga prodhimi i vmes me t:
me zhvendosjen e pikës gjatë intervalit kohor t2-
t1. Këtej rrjedh se sipërfaqja e drejtëkëndëshit, x = vmes t
vmes(t2– t1), dhe sipërfaqja e zonës gri nën Shpejtësia mesatare
kurbën përkatëse, duhet të jenë të barabarta. tregohet në figurën 2.11 me vijën
horizontale, e cila është hequr në
mënyrë të tillë që sipërfaqja e zonës poshtë saj nga t1 në t2 të jetë e barabartë me
sipërfaqen nën grafikun e v në varësi të t.

Shembulli 2.14 V (t )
Një pikë materiale, fillimisht
në prehje, lëviz me nxitim konstant Vf 1
a. Duke njehsuar sipërfaqen e A= v f  Δt
2
zonës nën kurbën e v në funksion të
kohës t, të provohet se shpejtësia Vmes 1
mesatare, për një interval të dhënë Vm es = vf
kohe që fillon në çastin fillestar t = 0, 2
tf t
Δt

Figura 2.12 paraqet grafikun e v në funksion të t


për këtë problem. Zhvendosja nga çasti t = 0 në një
çast të dhënë kur shpejtësia është v, tregohet me
sipërfaqen e trekëndëshit të hijezuar. Sipërfaqja e
këtij trekëndëshi është ½ v t.
38 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë
është e barabartë me gjysmën e shpejtësisë përfundimtare.

Zhvendosja është x = ½ vt = vmest


Kështu, shpejtësia mesatare është e barabartë me gjysmën e shpejtësisë që ka pika në
fund të këtij intervali kohor.

2.6 PROBLEMA

Niveli I

2.1 Zhvendosja dhe shpejtësia mesatare.


1. Një vrapues përshkon rrugën 2 km për 5 min dhe pastaj bën 10 min ecje për
t’u kthyer në pikën e fillimit. (a) Sa është shpejtësia mesatare për 5 min e para? (b)
Sa është shpejtësia mesatare për intervalin e kohës në kthim? (c) Sa është
shpejtësia mesatare për të gjithë kohën? (d) Sa është shpejtësia mesatare?
2. Të zgjidhet problemi 1, duke pranuar se vrapuesi ecën në kthim vetëm deri
në gjysmën e rrugës për 10 min dhe pastaj ndalet.
3. Një pikë materiale ndodhet në pozicionet me koordinata x = +5 m në çastin t
= 0, x = – 7 m në çastin t = 6 s, x = +2 m në çastin t = 10 s. Të gjendet shpejtësia
mesatare e pikës materiale gjatë intervaleve kohore: (a) nga t = 0 në t=6s; (b) nga t
= 6 s në t = 10 s ; (c) nga t = 0 në t = 10 s.
4. Një automobilist e fillon udhëtimin prej 200 km në orën 12oo. (a) Ai udhëton
pa u ndalur dhe arrin në destinacion në orën 17 30. Të njehsohet shpejtësia e tij
mesatare gjatë këtij udhëtimi. (b) Automobilisti udhëton për 3 orë, ndalon për 0,5
orë dhe pastaj vazhdon përsëri udhëtimin, duke arritur në destinacion në orën 17 30.
Të njehsohet shpejtësia mesatare e tij. (c) Pasi ka qendruar i ndalur në destinacion
për 2 orë, automobilisti kthehet në shtëpi pas 6 orësh të tjera. Të njehsohet
shpejtësia mesatare për vajtje-ardhjen. (d) Të njehsohet zhvendosja e
automobilistit.
5. Një automobilist udhëton në një rrugë të drejtë me shpejtësi mesatare 80
km/h për 2,5 orë dhe pastaj me shpejtësi 40 km/h për 1,5 orë. (a) Sa është
zhvendosja e plotë për udhëtimin që zgjat 4 orë? (b) Sa është shpejtësia mesatare
për të gjithë udhëtimin?
6. Një automobilist, duke u futur në autostradë, vë re se treguesi kilometrik
shënon 520 km. Për të përshkuar të gjithë autostradën deri në kilometrin 0 km, atij i
duhen 6 orë. Në këtë pikë, duke dashur të bëjë një ndalim të vogël, kthehet prapa
për 40 km, duke udhëtuar për 30 min. (a) Sa ishte shpejtësia mesatare për të gjithë
udhëtimin prej 560 km, në km/h? (b) Sa ishte shpejtësia mesatare, për të gjithë
udhëtimin? (c) Sa ishte shpejtësia mesatare, për 40 km e fundit?
7. (a) Për sa kohë një aeroplan supersonik që fluturon me shpejtësi 2,4 herë më
të madhe se shpejtësia e zërit, e përshkon Oqeanin Atlantik, që është i gjërë 5500
km? (b) Për sa kohë e përshkon të njëjtën distancë, një aeroplan subsonik që
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

fluturon me shpejtësi 0,9 herë shpejtësinë e zërit? Duke pranuar se duhen 2 orë si
në vajtje ashtu edhe në kthim, për të bërë rrugën midis qytetit dhe aeroportit dhe
për kontrollin dhe tërheqjen e bagazhit, të gjendet shpejtësia mesatare, për të gjithë
udhëtimin që nga pika e nisjes deri në mbërritjen në destinacionin përfundimtar (c)
për aeroplanin supersonik, dhe (d) për aeroplanin subsonik?
8. Ndërkohë që një automobilist po udhëton nëpër një autostradë,
shpejtësimatësi i makinës del jasht funksionimit. Automobilisti e përcakton
shpejtësinë e makinës së tij duke matur intervalin kohor, gjatë të cilit ai përshkon 1
km, sipas dy tregimeve të njëpasnjëshme të kilometrave në autostradë. (a) Për sa
sekonda ai e përshkon 1 km në qoftë se shpejtësia mesatare është 90 km/h? (b) Sa
do të ishte shpejtësia mesatare në km/h, në qoftë se intervali kohor për të përshkuar
1 km është 45 s?
9. Drita përhapet me shpejtësi c = 3∙108 m/s. (a) Sa kohë i duhet dritës për të
përshkuar largësinë nga Dielli në Tokë prej 1,5∙1011 m? (b) Sa kohë i duhet dritës
për të përshkuar largësinë nga Hëna në Tokë prej 3,84∙108 m? (c) Një vit dritë
(shënohet v.d.), është një njësi matëse e gjatësisë (që nuk i përket sistemit SI), e
barabartë me largësinë që përshkon drita gjatë 1 v (viti). Të shprehet 1 v.d. në km.
10. Ylli më i afërt, Proxima Centauri, është larg nga Toka 4,1∙1013 km (a) Për
sa kohë një sinjal drite i lëshuar nga Toka do të arrijë këtë yll? (b) Sa vite do t’i
duheshin një anije kozmike që udhëton me shpejtësi 10-4c për të arritur këtë yll?
(Të shihet problema 9.)
11. Një makinë që kryen një udhëtim prej 100 km, i përshkon 50 km e para me
shpejtësi 40 km/h. Sa do të ishte shpejtësia që do të duhej për të përshkuar 50 km e
tjerë në mënyrë që shpejtësia mesatare të ishte 50 km/h?
x x
2.2 Shpejtësia e çastit
12. Për secilin nga katër grafikët e x
t t
në varësi të t të figurës 2.13, të tregohet t1 t2 t1 t2
në se: (a) shpejtësia e çastit në çastin t2 (a) (b)

është më e madhe, më e vogël apo e x x

barabartë me shpejtësinë e çastit në çastin


t1? (b) vlera absolute e shpejtësisë së t2
t t1 t2 t
t1
çastit në çastin t2 është më e madhe, më e (c) (d)
vogël apo e barabartë me atë në çastin t1?
13. Nga grafiku i x në varësi të t të Figura 2.13 Problema 12.
figurës 2. 14, (a) të gjendet shpejtësia
mesatare midis çasteve t = 0 dhe t = 2 s;
(b) të gjendet shpejtësia e çastit në çastin 6
t = 2 s, duke matur koeficientin këndor 5
të tangjentes së treguar në figurë. Tangentja
4
14. Për grafikun e x në varësi të t të me kurbën
3 në castin e
figurës 2.15, të gjendet shpejtësia kohës t = 2s
2
mesatare për intervalet kohore t = t2 –
1
0.75 s ku t2 është 1.75, 1.5, 1.25, dhe 1.0
1 2 3 4

Figura 2.14 Problema 13.


40 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

s. Sa është shpejtësia e çastit në çastin t = 0.75 s?


15. Për grafikun e x në vartë t të paraqitur në figurën 2.16, (a) të gjendet
shpejtësia mesatare për intervalin kohor nga t = 1 s në t = 5 s. (b) Të gjendet
shpejtësia e çastit në çastitn t = 4 s.
(c) Në cilin çast shpejtësia e çastit e pikës materiale, është zero?

2.3 Nxitimi

16. Një automobil po udhëton me


shpejtësi 45 km/ hmentin t = 0. Ai x,m
8
fillon të nxitojë me nxitim konstant 7
10 km/(h.s). (a) Sa është shpejtësia e 6
automobilit në çastin t = 1 s? Po në 5
çastin t=2s? (b) Sa është shpejtësia e 4
tij në një çast çfarëdo t? 3
2
17. Në çastin t=5s, një trup po 1 t,s
lëviz me shpejtësi 5m/s. në çastin t =
1 2
8 s, shpejtësia e tij është– 1 m/s. Të
gjendet nxitimi mesatar për këtë
interval kohor. Figura 2.15 Grafiku për problemen 14.
18. Të përcaktohet në se nxitimi
është pozitiv, negativ ose zero për x,m
secilin nga funksionet e pozicionit
Tangentja e kurbës në

7
çastin e kohës t =4s

x(t) të figurës 2. 6
5
2.4 Lëvizja me nxitim konstant
4
(Lëvizja njëtrajtësisht e nxituar)
3
19. Një automobil nxiton nga 2
prehja me nxitim konstant 8 m/s2. (a) 1
Sa bëhet shpejtësia e tij pas 10 s? (b)
Sa rrugë ka përshkuar ai pas 10 s? (c) 2 4 6 8 10 12 14 16 t,s
Sa është shpejtësia mesatare e tij për
intervalin nga t = 0 në t = 10 s? Figura 2.16 Grafiku i x në varësi të t për
problemen 15
20. Një trup, me shpejtësi
fillestare 5 m/s, lëviz me nxitim
konstant 2 m/s2. Çfarë rruge x x
përshkon trupi deri në çastin kur
shpejtësia e tij të bëhet 15 m/s? t t
21. Një trup që lëviz me nxitim (a) (b)
konstant, ka shpejtësinë v = 10 m/s
x x
kur ndodhet në pozicionin me x = 6
m dhe shpejtësinë v = 15 m/s kur
t t
(c) (d)

Figura 2.17 Grafikët për problemen 18


Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

ndodhet në pozicionin me x = 10 m. Sa është nxitimi i tij?


22. Një trup e ka nxitimin konstant a = 4 m/s2. Në çastin t = 0, ai ndodhet në
pozicionin x = 7 m dhe e ka shpejtësinë v = 1 m/s. Sa do të jetë shpejtësia e tij kur
ai të ndodhet në pozicionin x = 8 m? Në cilin çast ai ndodhet në këtë pozicion?
23. Për sa kohë një pikë materiale përshkon 100 m duke u nisur nga prehja me
nxitim 10 m/s2? Sa do të jetë shpejtësia e tij pasi ka përshkuar këto 100 m? Sa është
shpejtësia mesatare për këtë interval kohor?
24. Një top hidhet vertikalisht përpjetë me shpejtësi fillestare 20 m/s. (a) Sa
kohë do të qëndrojë topi në ajër? (b) Sa është lartësia maksimale që arrin topi? (c)
Në cilin çast topi do të ndodhet në lartësinë 15 m mbi tokë?
25. Supozojmë se një armë e hedh një plumb vertikalisht lart me shpejtësi
fillestare 300 m/s. Duke mos marrë parasysh fërkimin me ajrin, të gjendet lartësia
maksimale që arrin plumbi.
26. Gjatësia minimale e frenimit e një automobili që frenon në mënyrë të
rregullt nga shpejtësia 98 m/s është 50 m. Të gjendet nxitimi, duke e marrë atë
konstant, dhe të shprehet rezultati si përqindje e nxitimit të rënies së lirë. Sa kohë i
duhet automobilit për tu ndalur?
27. Një automobil, i projektuar për të vendosur rekord të shpejtësisë, është i
aftë të arrijë nxitimin rreth 1 g. (Pra vlera absolute e a është.) (a) Sa kohë i duhet
automobilit për tu ndalur pas një prove për të arritur rekordin me shpejtësinë 885
km/h? Sa është gjatësia e frenimit të këtij automobili?

2.3 Integrimi
28. Shpejtësia e një pike materiale jepet me shprehjen v =6 t + 3, ku t matet në
sekonda dhe v në metra për sekondë. (a) Të ndërtohet grafiku i v(t) në varësi të t
dhe të gjendet sipërfaqja nën kurbën përkatëse, për intervalin kohor nga t=0 në t=
5 s. (b) Të gjendet funksioni i përgjithshëm i pozicionit x(t). Duke përdorur
funksionin e gjetur, të njehsohet zhvendosja gjatë intervalit kohor nga t=0 në t=5s.
29. Shpejtësia e një pike materiale, në metra për sekondë, jepet me shprehjen v
= 7 – 4t, ku t matet në sekonda. (a) Të ndërtohet grafiku i v(t) në varësi të t dhe të
gjendet sipërfaqja e përfshirë midis kurbës përkatëse dhe boshtit t midis t=2s dhe
t=6s. (b) Të gjendet funksioni i pozicionit x(t) me anë të integrimit dhe, duke
përdorur funksionin e gjetur, të gjendet zhvendosja gjatë intervalit kohor nga t=2 s
në t = 6 s. (c) Sa është shpejtësia mesatare
V ( m/s)
për këtë inteval kohor?
8
30. Figura 2.18 paraqet grafikun e
7
shpejtësisë së një pike materiale në varësi të
kohës. (a) Sa është, në metra, sipërfaqja e 6

drejtkëndëshit të treguar në figurë? (b) Të 5


gjendet zhvendosja e përafërt e pikës 4
materiale për intervalet kohore prej 1 s, 3
fillimet e të cilëve janë në çastet t = 1 s dhe 2
t = 2 s. (c) Sa është shpejtësia mesatare e 1
t (s)
përafërt për intervalin kohor nga t = 1 s në t
1 2 3 4 5
= 3 s?

Figura 2.18 Grafiku i v në varësi të t .


Per problemat 30 dhe 41.
42 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

Niveli II
31. Figura 2.19 paraqet grafikun e pozicionit të një pike materiale në varësi të
kohës. Të gjendet shpejtësia mesatare për intervalet kohore a, b, c dhe d të treguar
në figurë.
32. Pozicioni i një pike materiale varet nga koha sipas shprehjes x=(1 m/s2) t2
– 5(m/s)t + 1 m. (a) Të gjenden zhvendosja dhe shpejtësia mesatare për intervalin
nga t = 3 s në t = 4 s. (b) Të gjendet shprehja e përgjithshme e zhvendosjes për
intervalin kohor nga t në t + t. (c) Të gjendet shpejtësia e çastit në një çast t.
33. Lartësia e një trupi të hedhur
lidhet me kohën me shprehjen y =–
5(t–5)2 + 125, ku y matet në metra
dhe t matet në sekonda. (a) Të
ndërtohet grafiku i y në varësi të t
për intervalin kohor nga t = 0 në t =
10 s. (b) Të gjendet shpejtësia
mesatare për secilin interval prej 1 s
midis çasteve pasues të shprehur me
numër të plotë, duke filluar nga t = 0
në t = 10 s. të ndërtohet grafiku i
vmes në varësi të t. (c) Të gjendet
shpejtësia e çastit në varësi të kohës.
34. Një pikë materiale lëviz me Figura 2.19 Grafiku i x në varësi të t. Per
shpejtësi që jepet nga v = 8t – 7, ku v problemen 31
matet në në metra për sekondë dhe t
në sekonda. (a) Të gjendet nxitimi mesatar për intervalet kohore prej 1 s duke
filluar nga çasti t = 3 s deri në çastin t = 4 s. (b) Të ndërtohet grafiku i v në varësi
të t. Të gjendet nxitimi në një çast arbitrar.
35. Pozicioni i një pike materiale në varësi të kohës jepet nga tabela:

t, s 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

x, m 0 5 15 45 65 70 60 -30 -50 -50 -55 -55

Të paraqitet grafikisht x në varësi të t duke ndërtuar një kurbë të rregullt x(t).


Të tregohen çastet ose intervalet kohore për të cilët: (a) vlera absolute e shpejtësisë
është maksimale, (b) vlera absolute e shpejtësisë është minimale, (c) shpejtësia
është zero, (d) shpejtësia është konstante, (e) nxitimi është pozitiv, (f) nxitimi është
negativ.
36. Pozicioni i një trupi lidhet me kohën me shprehjen x = At2 – Bt + C, ku A =
8 m/s2, B = 6 m/s dhe C = 4 m. Të gjenden shpejtësia e çastit dhe nxitimi i çastit në
varësi të kohës.
37. Një top lëshohet nga lartësia 3 m dhe pasi godet dyshemenë ngjitet në
lartësinë 2 m. (a) Sa është shpejtësia e topit në çastin e takimit të dyshemesë? (b)
Sa është shpejtësia e topit në çastin e shkëputjes nga dyshemeja? (c) Në qoftë se
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

topi ndodhet në kontakt me dyshemenë për 0.02 s, sa është vlera numerike dhe
drejtimi i nxitimit mesatar të tij gjatë këtij intervali kohor?
38. Shpejtësia e një pike materiale, në metra për sekondë jepet me shprehjen
v=7t+5, ku t matet në sekonda. Të gjendet funksioni i pozicionit, x(t).
39. Nxitimi i një guri jepet nga a = Ct, ku C është një konstante. (a) Të gjendet
funksioni i pozicionit, x(t). (b) Të gjenden pozicioni dhe shpejtësia në çastin t = 5 s
në qoftë se x=0 dhe v=0 në çastin t=0 dhe C=3 m/s2.
40. Figura 2.20 paraqet nxitimin e një pike materiale në varësi të kohës. (a) Sa
është sipërfaqja e drejtkëndëshit gri të treguar në figurë? (b) Pika materiale niset
nga gjendja e prehjes në çastin t = 0. Të gjendet shpejtësia në çastet t = 1, 2, 3 s
duke numruar drejtkëndëshat nën kurbën përkatëse. (c) Të ndërtohet grafiku i
shpejtësisë v në varësi të kohës t në bazë të rezultateve të gjetura në pikën (b) dhe
të vlerësohet rruga e përshkuar nga pika materiale në intervalin kohor nga t = 0 në t
= 3 s.
a (m/s2)
41. Funksioni i kurbës së paraqitur 4
në figurën 2.18 është v = 0.5t2 m/s. Të
gjendet zhvendosja e pikës materiale për
3
intervalin kohor nga t = 1 s në t =3 s
duke përdorur procesin e integrimit dhe 2
të krahasohet rezultati i gjetur me atë të
problemës 30. Në rasti në fjalë, a është
1
shpejtësia mesatare e barabartë me
mesatarren e shpejtësisë fillestare me atë t (s)
përfundimtare? 1 2 3 4
42. Një automobil që udhëton me
shpejtësi konstante 20 m/s kalon në një Figura 2. 20 Grafiku i a në varësi të t,
kryqëzim në çastin t = 0 dhe 5 s më vonë për problemen 40.
në të njëjtin kryqëzim kalon një
automobil tjetër që udhëton me shpejtësi 30 m/s në të njëjtin drejtim. (a) Të
paraqiten grafikisht funksionet e pozicioneve x1(t) dhe x2(t) për të dy automobilat.
(b) Të gjendet kur automobili i dytë e arrinë të parin. (c) Sa është largësia e dy
automobilave nga kryqëzimi deri në çastin kur ata takohen?
43. Lepuri dhe breshka fillojnë garën
në një rrugë të gjatë 10 km, në çastin t =
0. Lepuri vrapon me shpejtësi 4 m/s dhe e
kalon shumë shpejt breshkën, e cila ecën
me shpejtësi 1 m/s (rreth 10 herë më të
madhe se sa mund të ecë një breshkë
reale, por e përshtatshme për këtë
problemë). Pasi kanë ecur për 5 min,
lepuri ndalon dhe fillon të flejë. Gjumi i
tij zgjat 135 min. Pastaj zgjohet dhe
vrapon përsëri me 4 m/s, por e humb
garën. Të ndërtohen në të njëtin sistem Figura 2.21 Grafiku për problemën 45
boshtesh grafikët e x në varësi të t, për
lepurin dhe për breshkën. Në cilin çast breshka e kalon lepurin? Sa është largësia e
44 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

lepurit nga breshka, kur kjo arrin në pikëmbërritje? Sa do të ishte koha maksimale
që mund të flinta lepuri që ai të kishte mundësi për ta fituar garën?
44. Një pikë materiale lëviz me nxitim konstant prej 3 m/s2. Në çastin t= 4 s ajo
ndodhet në pozicionin x = 100 m. Në çastin t = 6 s, ajo ka shpejtësinë v = 15 m/s.
Të gjendet pozicioni i saj në çastin t = 6 s.
45. Figura 2.21 paraqet grafikun e pozicionit të një automobili në varësi të
kohës. Në cilin nga çastet në intervalin to ÷ t7 : (a) shpejtësia është negative, (b)
shpejtësia është pozitive, (c) shpejtësia është zero, (d) nxitimi është negativ, (e)
nxitimi është pozitiv, (f) nxitimi është zero?
46. Është vrojtuar se galaktikat largohen nga Toka me një shpejtësi që është në
përpjesëtim të drejtë me largësinë e tyre nga Toka. Ky zbulim njihet si ligji i
Habllit (Hubble). Shpejtësia e një galaktike që ndodhet në largësi r nga Toka, jepet
nga shprehja v = Hr, ku H është konstantja e Habllit, e barabartë me 1,58∙10-18 s-1.
Sa është shpejtësia e një galaktike: (a) në largësinë 5∙1022 m nga Toka; (b) në
largësinë 2∙1025 nga Toka? (c) Në qoftë
se secila nga këto galaktika lëviz me
shpejtësi konstante, pas sa kohe ato do të
ndodhen njëlloj larg nga Toka?
47. Për secilin grafik të figurës 2.22,
të tregohet (a) në cilat çaste nxitimi i
trupit është pozitiv, negativ ose zero; (b)
në cilat çaste nxitimi është konstant; (c)
në cilat çaste shpejtësia e çastit është
zero.
48. Në një rrëshqitjen toke në
Blackhawk të Kalifornisë, një masiv
shkëmbi dhe balte u shkëputën nga
lartësia 460 m prej një shpati mali dhe Figura 2.22 Grafikët për problemen 47.
pastaj përshkuan 8 km gjatë një lugine
horizontale, duke lëvizur mbi një shtresë ajri të ngjeshur, që e zuri poshtë tij. Të
supozohet se masivi u shkëput me nxitimin e gravitetit, dhe pastaj rrëshqiti
horizontalisht, në mënyrë njëtrajtësisht të ngadalsuar. (a) Për sa kohë masivi ka
rënë nga lartësia prej 480 m? (b) Sa ishte shpejtësia e masivit në fund të rënies së
tij? (c) Për sa kohë masivi ka përshkuar 8 km duke rrëshqitur horizontalisht?
49. Një makinë policie ndjek një makinë që ka kaluar kufirin e lejuar të
shpejtësisë e që po ecte me 125 km/h. Shpejtësia maksimale që arrin makina e
policisë është 190 km/h. Makina e policisë, e nisur nga gjëndja e prehjes, lëviz me
nxitim konstant prej 8 km/(h∙s) deri sa e arrin shpejtësinë 190 km/h dhe pastaj lëviz
me shpejtësi konstante. (a) Kur e arrin makina e policisë atë që ka shkelur rregullat
në qoftë se ajo niset në çastin kur kjo e fundit e parakalon atë? (c) Të paraqiten
grafikisht x(t) për secilën makinë.
50. Kur makina e policisë në problemën 59 po ecte me shpejtësi 190 km/h dhe
ndodhej 100 m prapa asaj që kishte shkelur rregullat, e cila udhëtonte me 125
km/h, kjo e fundit e vë re se ndiqet nga policia dhe frenon menjëherë. (a) Duke
supozuar se secila makinë është e aftë të frenojë me nxitim – 6 m/s2 dhe se polici
frenon menjëherë sapo sheh të ndizen dritat e pasme të makinës që po ndjek, pra
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

me kohë të reagimit zero, të provohet se të dyja makinat përplasen. (b) Sa kohë nga
çasti që makina që ka shkelur rregullat fillon frenimin, të dyja makinat do të
përplasen? (c) Intervali kohor nga çasti kur polici sheh të ndizen dritat e pasme të
makinës tjetër deri kur ai fillon të aktivizojë frenat e makinës së tij quhet koha e
reagimit. Të diskutohet ndikimi i kohës së reagimit në këtë problem.
51. Një rrëshqitëse lëviz mbi një shinë me jastek ajri me nxitim konstant a. Ajo
lëshohet nga skaji fillestar i shinës (x = 0 ) me një shpejtësi fillestare vo. Në çastin t
= 8 s ajo ndodhet në pozicionin x = 100 cm dhe lëviz nëpër shinë me shpejtësi v =
– 15 cm/s. Të gjenden shpejtësia fillestare vo dhe nxitimi a. Shina me jastëk ajri
është një aparat didaktik i përbërë nga një shinë përgjithsisht me seksion në formën
e shkronjës V të përmbysur, e përshkuar nga një numër vrimash nga të cilat dalin
rryma ajri që formojnë një “jastëk ajri” që ngrejnë pak mbi shinë rrëshqitësen, e
cila rrëshqet pothuaj pa fërkim dhe që përdoren në eksperimentet mbi lëvizjen, mbi
goditjet, etj.
52. Një ngarkesë me gurë po ngrihej me anën e një vinçi me shpejtësi
konstante 5 m/s kur një gur shkëputet nga të tjerët në lartësinë 6 m mbi tokë. Të
përshkruhet lëvizja e lirë e gurit duke paraqitur grafikisht y(t). (a) Sa është lartësia
maksimale nga toka që arriti guri? (b) Sa kohë i duhet gurit për të rënë në tokë? (c)
Sa është shpejtësia e tij pak përpara se të takojë tokën?
53. Një student që vrapon me shpejtësi 9 m/s ndodhet 40 m pas shokut të tij,
kur ky i fundit, fillimisht në prehje, niset me motorin e tij me nxitim 0.9 m/s2. (a)
Sa kohë i duhet studentit të parë për të arritur shokun e tij? (b) Sa është intervali i
kohës që ndan studentin e parë nga i dyti, kur largësia ndërmjet tyre ishte 40 m?
54. Një automobil, fillimisht në prehje, lëviz me nxitim 2 m/s2 gjatë 20 s.
Pastaj ai lëviz me shpejtësi konstante gjatë 20 s, më tej ai lëviz me nxitim – 3 m/s2
deri sa ndalet. Sa është rruga e plotë e përshkuar nga automobili?
55. Një vazo lulesh bie nga dritarja e një apartamenti. Një person në një
apartament një kat më posht, i cili rastësisht ka në dorë një kronometër, vë re se
vazos i duhen 0.15 s për të përshkuar hapësirën e dritares së tij, lartësia e së cilës, e
matur nga bazamenti deri në skajin e sipërm të saj, është 2 m. Në çfarë largësie nga
skaji i sipërm i kësaj dritarje të dytë ndodhet bazamenti i dritares nga ka rënë
vazoja?
56. Një pilot hidhet pa parashutë, nga një aeroplan në flakë. Para se të takojë
tokën ai arrin shpejtësinë 120 km/h. Piloti, që është i aftë të durojë nxitimin 35 g,
bie mbi një mullar me bar të butë. Duke pranuar se piloti i nënshtrohet një frenimi
me nxitim konstant deri sa arrin në fund të mullarit, të gjendet sa i lartë duhet të
jetë mullari, në mënyrë që piloti të arrijë të shpëtojë pa u dëmtuar?
57. Një bullon shkëputet nga pjesa e poshtëme e kabinës së një ashensori që po
ngjitet me shpejtësi 6 m/s, dhe për 3 s arrin në pikën nga ku niset ashensori. (a) Në
çfarë lartësie ndodhet fundi i ashensorit, në çastin kur prej tij u shkëput bulloni? (b)
Sa është shpejtësia e bullonit, kur arrin në pikën nga ku niset ashensori?
58. Një qitës me hark lëshon një shigjetë, që bën një zhurmë kur godet
shenjën. Shpejtësia mesatare e shigjetës është 150 m/s. Qitësi dëgjon zhurmën e
goditjes saktësisht 1 s pas lëshimit të shigjetës. Të gjendet largësia e shenjës nga
harkëtari, në qoftë se shpejtësia e zërit në ajër është 340 m/s.
46 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

Niveli III
59. Të ndërtohet një grafik i vetëm i shpejtësisë v në varësi të t që të përmbajë
pika ose segmente në të cilët: (a) nxitimi është zero gjatë një intervali kohor por
shpejtësia është e ndryshme nga zero; (b) nxitimi është zero në një çast kohe; (c)
nxitimi dhe shpejtësia janë që të dy pozitivë; (d) nxitimi dhe shpejtësia janë që të
dy negativë; (e) shpejtësia është pozitive dhe nxitimi negativ; (f) shpejtësia është
negative dhe nxitimi pozitiv; (g) shpejtësia është zero por nxitimi është i ndryshëm
nga zero.
60. Kur një automobil që udhëton me shpejtësi v1 kalon kthesën, drejtuesi i tij
vë re në largësi d një automobil tjetër që afrohet me shpejtësi më të vogël v2. (a) Në
qoftë se vlera maksimale e nxitimit që mund të shkaktojnë frenat e automobilit të
parë është a, të provohet se largësia d duhet të jetë më e madhe se (v1–v2)/2a në
mënyrë që të shmanget përplasja midis tyre. (b) Të vlerësohet kjo largësi për v1=90
km/h, v2 = 45 km/h dhe a = 6 m/s2.
61. Një udhëtar vrapon me shpejtësinë maksimale të tij që është 8 m/s për të
arritur trenin. Kur ai ndodhet në largësi d prej derës më të afërt të trenit, treni fillon
të lëvizë nga prehja, me nxitim a = 1 m/s2, duke u larguar prej tij. (a) Në qoftë se d
= 30 m dhe udhëtari vazhdon të vrapojë, a arrin ai të hypë në tren? (b) Të paraqitet
grafikisht funksioni i koordinatës x(t) të trenit, duke marrë x = 0 për çastin t = 0.
Mbi të njëjtin grafik, të paraqitet grafikisht varësia e koordinatës x(t) të udhëtarit
për vlera të ndryshme të largësisë fillestare d nga treni, duke përfshirë vlerën d = 30
m dhe largësinë kritike dk, d.m.th. largësinë për të cilën udhëtari mund të arrijë
trenin. (c) Për largësinë kritike dk, të gjendet sa është shpejtësia e trenit, kur
udhëtari e arrin atë. Sa është shpejtësia mesatare e trenit që nga çasti t = 0 deri në
çastin kur udhëtari e arrin atë? Sa është vlera dk?
62. Një tren niset nga stacioni me
nxitim 0,4 m/s2. Një udhëtar arrin v (m/s)
pikën ku 6 s më parë, ishte fundi i
6
trenit. Sa duhet të jetë shpejtësia
minimale konstante e udhëtarit, me të 4

cilën ai duhet të vrapojë për të arritur 2


trenin? Të paraqitet grafikisht lëvizja e 0
udhëtarit dhe e trenit në funksion të -2
kohës. -4
63. Topi A lëshohet nga maja e t (s)
-6
një ndërtese njëkohësisht me topin B 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
që hidhet vertikalisht përpjetë, nga
toka. Kur topat goditen, ato po Figura 2.23 Problema 65
lëviznin me kahe të kundërta dhe vlera
e shpejtësisë së topit A ishte sa dyfishi i asaj të topit B. Në ç’lartësi nga toka ka
ndodhur goditja e topave?
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

64. Të zgjidhet problema 63 për rastin kur të dy topat, para goditjes, po


lëviznin sipas të njëjtit kah dhe vlera e shpejtësisë së topit A ishte sa 4 fishi i asaj
të topit B.
65. Figura 2.23 paraqet grafikun e v në varësi të t për një pikë materiale që
lëviz gjatë një drejtëze. Koordinata e pikës në çastin t = 0 është xo = 5 m. (a) Të
gjendet x për çaste të ndryshme t duke numuruar katrorët e vegjël dhe të ndërtohet
grafiku i x në varësi të t. (b) Të ndërtohet grafiku i nxitimit a në varësi të t.
66. Figura 2.24 paraqet grafikun e x në varësi të t për një pikë materiale që
lëviz gjatë një drejtëze. Të ndërtohen
grafikët e përafërt të v në varësi të t dhe të
a në varësi të t për këtë lëvizje.
67. Koordinata e një trupi që lëkundet
duke qenë i varur në skajin e një suste
jepet me shprehjen x = Asint, ku A dhe 
janë konstante dhe kanë vlerat A = 5 cm
dhe  = 0,175 s-1. Të paraqitet grafikisht x Figura 2.24 për problemen 66.
në varësi të t për intervalin nga t1 = 0 në t2
= 36 s. (a) Të matet koeficienti këndor i grafikut të ndërtuar në çastin t1 = 0, për të
gjetur kështu shpejtësinë në këtë çast. (b) Të njehsohet shpejtësia mesatare për një
varg intervalesh që fillojnë në çastin t1=0 dhe mbarojnë në çastet t2 = 6; 3; 2; 1; 0,5;
dhe 0,25 s. (c) Të njehsohet dx/dt dhe të gjendet shpejtësia në çastin t1 = 0.
68. Një automobil mund të arrijën nxitimin maksimal a, që mund ta mbajë
konstant deri në arritjen e shpejtësive të larta, dhe gjatë frenimit mund të arrijë
nxitimin maksimal 2a. Automobilit i duhet të përshkojë një largësi të shkurtër L,
duke u nisur nga gjendja e prehjes dhe pastaj të arrijë përsëri në gjendjen e prehjes,
gjatë një intervali minimal τ të kohës. (Largësia L është aq e shkurtër, sa
automobili nuk arrin të ketë shpejtësinë maksimale të mundshme). Pas çfarë pjese
të L, drejtuesi i automobilit duhet të kalojë këmbën nga pedali i nxitimit në pedalin
e frenimit dhe ç’pjesë e intervalit τ të kohës ka kaluar deri në këtë çast?
69. Tabela 2.2 paraqet rezultatet e Tabela 2.2
disa kampionëve bote të vrapimit në x
pista, për garat e shkurta e të shpejta. Në yard meter t, s
një model të thjeshtë të këtyre garave, (1 m = 1.094 yd - jard)
pranohet se atleti fillon nga gjendja e 50 5.1
prehjes, përshpejtohet me nxitim konstant 50 5.5
a, gjatë një intervali të shkurtër kohe τ 60 5.9
dhe pastaj lëviz me shpejtësi konstante 60 6.5
vk=aτ . Sipas këtij modeli, për intervale 100 9.1
kohore Δt më të mëdhej se τ , largësia e përshkuar x varet linearisht nga koha. (a)
Të ndërtohet grafiku i largësisë së përshkuar x në varësi të Δt në bazë të dhënave të
tabelës. (b) Të shkruhet ekuacioni i x në varësi të τ në bazë të modelit të thjeshtë të
mësipërm dhe të provohet se për Δt > τ, x mund të paraqitet në formën x = vk (Δt –
½ τ). (c) Duke i lidhur pikat e grafikut me një drejtëz, të përcaktohet koeficienti
këndor dhe prerja e drejtëzës me boshtin e kohës. Në bazë të faktit se koeficienti
këndor është vk dhe pika e prerjes së drejtëzës me boshtin e kohës është ½ vkτ, të
48 Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë

njehsohet nxitimi a. (d) Kampioni për garën x = 200 m ka arritur kohën 19,5 s. Të
diskutohet përdorimi i këtij modeli të thjeshtë për garën 200 m dhe më tepër.
70. Një raketë kundër raketave balistike, Sprint, është e aftë të lëvizë me një
nxitim prej 100g. Një raketë balistike ndërkontinentale diktohet në lartësinë 100
km, ndërkohë që po lëvizte vertikalisht poshtë, me shpejtësi konstante 3∙104 km/h
dhe në këtë çast lëshohet një raketë Sprint për ta goditur. Të gjenden çasti dhe
lartësia e goditjes së raketës ndërkontinentale. Shënim: në këtë problem mund të
mos merret parasysh nxitimi i gravitetit. Përse?
71. Nxitimi i një pike materiale që bie nën veprimin e forcës gravitacionale
dhe të një force rezistente siç është rezistenca e ajrit, jepet nga shprehja
dv
a= g − bv ku g është nxitimi i rënies së lire dhe b është një konstante që varet
dt
nga masa, forma e pikës materiale dhe nga mjedisi ku ajo kryen lëvizjen. Pranohet
se në çastin t=0 shpejtësia e pikës materiale është zero. (a) Të diskutohet nga ana
cilësore se si ndryshon gjatë kohës shpejtësia v, në bazë të njohjes së shpejtësisë së
ndryshimit të saj (të derivatit) dv/dt, të dhënë nga ekuacioni i mësipërm. Sa është
vlera e shpejtësisë kur nxitimi bëhet zero? Kjo vlerë quhet shpejtësia kufi e rënies.
(b) Të paraqitet grafikisht v(t) në funksion të t pa e zgjidhur ekuacionin. Për këtë
qëllim mund të veprohet në këtë mënyrë. Në çastin t=0, v=0 dhe koeficienti këndor
i kurbës është g. Ndërtohet një segment i drejtë, duke neglizhuar ndonjë ndryshim
të vogël të koeficientit këndor gjatë një intervali të vogël kohor. Në fund të këtij
intervali të vogël shpejtësia nuk është zero, e rrjedhimisht edhe koeficienti këndor
është më i vogël se g. Të ndërtohet një segment tjetër i drejtë me një koeficient
këndor më të vogël. Kështu të vazhdohet deri sa koeficienti këndor të bëhet zero
dhe shpejtësia të arrijë vlerën kufi të saj.
72. Le të jetë nxitimi i një pike materiale funksion i koordinatës x, i formës a =
2x ku a në m/s2. (a) Kur shpejtësia në pozicionin x=1 m është zero, sa është
shpejtësia në pozicionin x=3 ? (b) Për sa kohë, pika materiale zhvendoset nga
pozicioni x=1 m në pozicionin x=3m?
73. Një pikë materiale lëviz nëpër një vijë të drejtë në mënyrë të tillë që në një
çast çfarëdo t, koordinata, shpejtësia dhe nxitimi i pikës materiale kanë të njëjtën
vlerë numerike. Të paraqitet funksioni x në varësi të kohës t.
74. Një automobil mund të frenojë me një nxitim maksimal 7 m/s2 dhe koha e
reagimit të drejtuesit të tij për të vënë në funksionim frenat është rreth 0,5 s. Një
tabelë e shenjave të qarkullimit rrugor, afër një shkolle tregon kufirin e shpejtësisë
të tillë që duhet të kenë të gjithë automobilat. Ata duhet të arrijnë të frenojnë në një
segment rrugor me gjatësi 4 m. (a) Sa është shpejtësia maksimale që duhet të ketë
një automobil i zakonshëm në zonën afër kësaj shkolle? (b) Ç’pjesë e segmentit
prej 4 m i përket kohës së reagimit?
75. Një trup që kryen lëvizje drejtvizore e dyfishon shpejtësinë e tij për çdo
sekondë gjatë 10s të para të lëvizjes. Shpejtësia fillestare e trupit është 2m/s. (a)Të
shkruhet funksioni v(t) që shpreh shpejtësinë në vartësi të kohës. (b)Sa është
shpejtësia mesatare gjatë 10s të para?
76. Supozohet se një trup që lëviz me shpejtësi të madhe, ndesh një force
rezistence të tillë që shpejtësia e tij përgjysmohet për çdo sekondë që kalon.
Kapitulli 2 – Lëvizja me një përmasë 21

Shpejtësia fillestare e trupit është 1000 m/s. (a) Të shkruhet funksioni v(t) që
shpreh shpejtësinë në këtë rast. (b) Sa është shpejtësia mesatare gjatë 10s të para?

You might also like