You are on page 1of 8

Projekt

Tema: Modelet matematikore dhe


funksionet numerike.

Lënda: Matematikë
Klasa: XII
Mësuese/i: Anila Kondi
Punoi:Thanas Xhoxhi
 HISTORIKU I KONCEPTIT TË FUNKSIONIT

Premisat e përshtatshme për lindjen e konceptit të funksionit u krijuan në vitet ‘30 të


shekullit XVII, kur lindi gjeometria analitike, e cila karakterizohej prej një përdorimi
aktiv të algjebrës për zgjidhjen e problemeve gjeometrike (në dallim nga metodat që
përdornin gjeometrat e Greqisë së lashtë).
Njutoni, duke studiuar varësinë nga koha të ordinatave të pikës në lëvizje, merrej në
fakt me studim funksionesh.Ndonëse nuk e formuloi si koncept, ai ishte i ndërgjegjshëm
për brendinë e tij. Në vitin 1676 ai shkruante: "Unë nuk do t’i merrja dot këto rezultate të
përgjithshme nëse nuk do të isha shkëputur nga shqyrtimi i figurave, duke kaluar thjeshtë
në studimin e ndryshimit të ordinatave." (Faktikisht këto janë funksione të kohës).
Termi "funksion” për herë të parë haset në punimet e
Leibnicit, në një dorëshkrim (1673) e më pas në një vepër
të shtypur (1692).Ajo e ka prejardhjen nga fjala latine
"function" që përkthehet me fjalën shqipe kryerje, realizim
(në latinisht ekziston edhe fjala "fungor" që përkthehet
"shpreh").Leibnici e futi kuptimin e funksionit për të
emërtuar parametra që lidhen me pozicionin e pikës në
plan. Nëpërmjet letërkëmbimit të Leibnicit me nxënësin e
tij, matematikanin zvicerian J.Bernuli (1667-1748), ata të
dy arritën hap pas hapi tek kuptimi i funksionit si një
shprehje analitike, duke dhënë në vitin 1718 këtë
Gottfried Wilhelm përcaktim: "Funksion i ndryshores quhet madhësia e
shprehur në mënyrë të çfarëdoshme nga kjo ndryshore dhe
Leibniz
nga konstantet".
L.Eileri në librin e tij "Hyrje në analizë" (1748) e
formuloi kështu përkufizimin e funksionit: "Funksion i
një ndryshoreje është shprehja analitike e formuar në
ndonjëfarë mënyre nga kjo ndryshore dhe nga numrat
apo madhësitë konstante. Ishte Eileri ai që futi në
përdorim simbolet që përdoren edhe tani për funksionet.
Një përcaktim më të plotë të funksionit numerik, në
të cilin ky koncept çlirohej nga mënyra e dhënies, dhanë
matematikani rus N.I.Llobacevskij (1834) dhe
matematikani gjerman L.Dirihle (1837). Ideja qëndrore
që hodhën ata ishte kjo: “Nuk është esenciale në çfarë
mënyre çdo vlere të x i vihet në korrespondencë një
vlerë e caktuar e y, rëndësi ka fakti që kjo Leonard Eiler
korrespondencë të jetë e dhënë (plotësisht e përcaktuar).
Kuptimi modern i funksionit, ku bashkësia e përcaktimit dhe bashkësia e vlerave
janë të çfarëdoshme (pra, jo detyrimisht numerike) u krijua jo shumë kohë më parë, në
gjysmën e parë të shekullit XX, pas punimeve të G.Kantorit (1845-1918).
 ÇFARË JANË FUNKSIONET?

Dimë që në një relacion, çdo element i bashkësisë së fillimit çiftohet me një, disa ose asnjë
element të bashkësisë së mbarimit. Rastet kur çdo element i bashkësisë së fillimit çiftohet vetëm
me një element të bashkësisë së mbarimit na çojnë në një koncept shumë të rendësishëm
matematik, atë të funksionit.
Le të jetë f një relacion me fillim në X dhe mbarim në Y.
Përkufizim:Relacioni f do të quhet funksion në qoftë se f përmbush dy kushtet në vijim:

1) ∀x ϵ X, gjendet një y ϵ Y e tillë që (x, y) ϵ f

2) ∀x ϵ X dhe y1, y2 ϵ Y, në qoftë se (x, y1) ϵ f dhe (x, y2) ϵ f atëherëy1 = y2.
Sa herë që themi y është funksion i x-it menjëherë duhet të na shkojë mendja tek çifti i radhitur
(x, y), pra, kordinata e dytë është funksion i kordinatës së parë.
Bashkësinë e fillimit do ta shënojmë me X, ndërsa bashkësinë e mbarimit me Y.
Tek funksionet bashkësia e fillimit dhe bashkësia e përcaktimit janë të barabarta, në ndryshim
nga relacionet ku bashkësia e përcaktimit është nënbashkësi e bashkësisë së fillimit. Kështu X
quhet bashkësi përcaktimi për funksionin f.
Ndryshorja x që merr vlerat në X quhet ndryshore e pavarur.
Ndryshorja y që merr vlerat në bashkësinë Y quhet ndryshore e varur.
Numri f(x) quhet vlerë e funksionit në x (lexohet f e x-it).
Bashkësia e të gjitha f(x) formon bashkësinë, F, të vlerave të funksionit f.
Pra, çdo element x nga bashkësia e fillimit çiftohet me elementin f(x) nga bashkësia e mbarimit.
Në qoftë se x është një element që nuk i përket bashkësisë së fillimit të funksionit f, atëherë
thuhet se f nuk është i përcaktuar në x dhe f(x) nuk ekziston.
Pika 2) e përkufizimit e thënë me fjalë të tjera do të thotë se grafi i një funksioni është bashkësia
e çifteve të radhitur në të cilën nuk gjenden dyçifte të radhitur që të kenë, njëherazi, kordinatat e
para të njëjta dhe kordinatat e dyta të ndryshme. Bashkësia e fillimit dhe bashkësia e mbarimit,
në përgjithësi, kanë në përbërje elementë me natyra çfarëdo. Në këtë libër do të flitet vetëm për
funksionin real. Tek funksionet real bashkësia e fillimit dhe ajo e mbarimit janë bashkësi
numerike, elementët e të cilave janë numra real.Bashkësitë X dhe Y mund të jenë intervale
numerike, segmentë numerikë, gjysmëintervale, gjysmësegmentë, apo dhe bashkësi çfarëdo të
përbërë nga numra real.
Funksionet do t’i emërtojmë me shkronjat f, g, h, ϕ, φ, θ etj. Le të jetë f një funksion me fillim
në bashkësinë X dhe mbarim në bashkësinë Y. Ky funksion simbolikisht shënohet në mënyrë të
ndryshme si: f: X → Y, x → f(x), y = f(x).
Nisur nga përkufizimi i funksionit rrjedhin dy përfundime:1.
Bashkësia e përcaktimit përputhet me bashkësinë e fillimit.2.
Bashkësia e vlerave është nënbashkësi e bashkësisë së
mbarimit.Nga figura shihet se bashkësia e vlerave f(x)=F është
nënbashkësi e bashkësisë së mbarimit, Y. Nëse ndonjë element i
bashkësisë së fillimit nuk rezulton të jetë i çiftuar atëherë cënohet
përfundimi i parë i sapocituar e për rrjedhojë f nuk është funksion.
Për këtë arsye si dhe për faktin që për funksionet numerike bashkësia e përcaktimit shpesh nuk
shkruhet por jepet thjesht me formulë y = f(x) na shtyn të bëjmë këtë marrëveshje:
Marrëveshje: Në rastet kur bashkësia e përcaktimit X nuk është e shkruar si e tillë merret
bashkësia e vlerave të ndryshores së pavarur x për të cilat ka kuptim shprehja f(x), ndërsa
nëse Y nuk është e shkruar do ta nënkuptojmë të barabartë me R.
 PËRKTHIMI I SITUATAVE PROBLEMORE NË TRAJTË
FUNKSIONESH

1. Në figurë paraqitet grafiku i zhvendosjes në lidhje me kohën i një trupi që kryen lëvizje
drejtvizore të njëtrajtshme. Gjeni :
a)
9
8
7
6
5
4
3
2
1
0
0 2 4 6 8 10 12 14
Saështë shpejtësia e trupit?
Nga grafiku shohim që gjatë 8s trupi ka kryer zhvendosjen x = 6m. Meqënëse
lëvizja e trupit është drejtvizore e njëtrajtshme, mund të gjejmë shpejtësinë e
lëvizjes së tij me anën e relacionit:
x 6
v= (1) v= =0.75 m/s
t 8

b) Shkruani ekuacionin e shvendosjes në lidhje me kohën për lëvizjen e


trupit.Ekuacioni i zhvendosjes në lidhje me kohën për lëvizjen e trupit është:
x = xo +vt x = 2 + 0.75t (2)

c) Duke përdorur ekuacionin e zhvendosjes, gjeni zhvendosjen e trupit pas 10s të


lëvizjes së tij.
Pas zëvendësimit në ekuacionin (2) të kohës t = 10s gjejmë zhvendosjen e trupit
nga origjina e sistemit të referimit:
x = 2 + 0.75 · 10 = 9.5m

2. Një çiklist niset nga qyteti A për në qytetin B, duke lëvizur me shpjejtësi 25
km/h.
a) Jep me formulëvarësinë e rrugës S që bën çiklisti nga koha t (orë).
x = v · t ose x = 25t
b) Ndërto grafikun e funksionit S duke mbajtur parasysh vlerat që mund të
marrë t.
120

100

80

x (km)
60

40

20

0
0 0.5 1 1.5 2 2.5 3 3.5 4 4.5
t (s)

c) Duke ditur se rruga AB = 120 km, gjej kohën që i duhet çiklistit për të bërë
gjysmën e rrugës dhe sa kohë i duhet për të bërë të gjithë rrugën AB.
Koha që i duhet për të bërë gjysmën e rrugës është
AB 120
x = 2 = 2 =60 km .
x = v · t ↔ t = x/v = 60/25 = 2.4 h
Koha që i duhet për të bërë të gjithë rrugën AB është
t = x/v = 120/25 = 4.8 h

3. Një depozitë uji ka 10 litra ujë. Duke filluar nga një çast i dhënë kohe, një tub sjell në
depozitë 0.5ℓ ujë në sekondë.
a) Jepni me formulë sasinë V të ujit në depozitë pas t sekondash.
b) Ndërtoni grafikun e funksionit të dhënë me këtë formulë kur 0 ≤ t ≤ 60.
Zgjidhje
a) Pas t sekondave vëllimi është shtuar në krahasim me fillestarin me 0.5t dhe është
bërë V = 10 + 0.5t
b) Grafiku paraqitet në figurë
40

35

30

25

 20

15

10

0
0 10 20 30 40 50 60

PËRDORIMI I FUNKSIONEVE NËFUSHA TË TJERA


Përdorimi i funksioneve në shkencat e tjera natyrore është shumë i gjerë.Funksionet i
gjejmë në të gjitha shkencat në të cilat mund të bëjmë lidhje ndërmjet dy ose
mëshumë madhësive fizike (ku mund tëkrijojmëraportin ndërmjet dy ose më shumë
madhësive të ndryshme)

Mund të përmendim këtu: përdorimin në Fizikëi cili është shumë i gjerë:


 Lëvizja. Përdorimi i funksioneve në dhënien e raportit të shpejtësisë, rrugës dhe
kohës.

 Rryma elektrike. Përdorimi i funksioneve në


dhënien e raportit të intensitetit, tensionit dhe
rezistencës.

 Lëkundjet dhe valët. Përdorimi i funksioneve në


dhënien e raportit të frekuencës në lidhje me
periodën.

Përdorimi në Kimi:
 Energjia e aktivizimit të reaksionit. Përdorimi i funksioneve për dhënien e raportit
të energjisë së aktivizimit në mungesë të enzimës
dhe në prani të enzimës.

Përdorimi në Ekonomi:
 Ekuilibri në mes ofertës dhe kërkesës. Përdorimi i funksioneve për dhënien e
raportit të çmimit dhe sasisë.

Përdorimi në Demografi.

 Rritja e popullsisë.
Përdorimi i funksioneve për dhënien e
shifrave të rritjes së popullsisë.

 STUDIMI I VARIACIONIT TË FUNKSIONIT


 Bashkësia e përcatkimit
Për funksionet numerikë të dhëna me formulë, në trajtën y=f(x), ku f(x) është shprehje me
ndryshorin x, shpesh bashkësia e përcaktimit nuk tregohet. Do të bëjmë marrëveshjen që kur
bashkësia e përcaktimit të një funksioni y = f(x) nuk tregohet si e tillë merret bashkësia e
vlerave të x-it për të cilat ka kuptim shprehja f(x) (kjo quhet ndryshe bashkësia e vlerave të
lejuara të x-it)
Për të gjetur këtë bashkësi përcaktimi do të mbajmë parasysh, veç të tjerave, që:
1. Pjesëtimi me zero është i pamundur në R.
2. Rrënja me tregues çift e një numri real negative nuk ekziston, kurse rrënja me tregues
tek e një numri të tillë ekziston.

 Monotonia e funksionit.
1. Funksioni y = f(x) quhet rritës në bashkësinë A nëse për çdo dy numra x1, x2 në A të tillë
që x1 <x2 të kemi f(x1) <f(x2).
Grafikisht në figurën 1.

2. Funksioni y = f(x) quhet zbritës në bashkësinë A nëse për çdo dy numra x1, x2 në A të tillë
që x1 <x2 të kemi f(x1) >f(x2).
Grafikisht në figurën 2.

3. Funksioni y = f(x) quhet konstant në bashkësinë A nëse për çdo dy numra x1, x2 në A të
tillë që x1 <x2 të kemi f(x1) = f(x2).
Grafikisht në figurën 3.

Figura 1 Figura 2

 Pikëprerjet me boshtet koordinative

Pikëprerja e grafikut me boshtin OX gjendet duke zgjidhur sistemin { y=fy=0( x)


Pikëprerja e grafikut me boshtin OY gjendet duke zgjidhur sistemin {
y=f ( x)
x=0
 GRAFIK FUNKSIONESH TË NDRYSHËM

You might also like