You are on page 1of 5

Bashkesia fuqi

Le të jenë A një bashkësi; atëherë përcaktohet bashkësia fuqi e A që ka si elementë të gjitha nënbashkësitë e
bashkësis A dhe shënohet me P (A) . pra P(A)= {x:x⊂A}
Prodhimi kartezian i dy bashkesive
Le të jenë A dhe B dy bashkësi. Përcaktohet bashkësia prodhim kartezian I dy bashkësive A dhe B, qe
shënohet me Ax B, që përbëhet nga çiftet e renditura (a,b) ku a∈A dhe b∈B. Shkurt shprehet si: AxB={(a,b):
a∈A dhe b∈B}
Funksioni
Një realacion f ( nga bashkësia A në bashkësinë B (ose me fillim në bashkësinë A dhe mbarim në bashkësinë B
) quhet funksion kur plotëson kushtin ∀ a∈A, ∃! b∈B, (a,b) ∈f
Veprimi i brendshem algjebrik
Le të jetë A një bashkësi joboshe. Do të quhet veprim i brendshëm algjebrik ose ligj i brendshëm i
kompozimit, një pasqyrim T i tillë që: T: AxAA, T:(a,b)aTb=T((a,b)).

Prodhimi i brendshem algjebrik

Prodhimi i jashtem algjebrik

Homeomorfizimi i dy strukturave algjebrike me 1 veprim

Morfizimi i dy strukturave
Grupi
Le të jetë G një bashkësi joboshe në të cilën është përcaktuar një veprim I brendshëm *. Do të thuhet se cifti
(G,*) formon grup ne lidhje me veprimin * të përcaktuar në bashkësinë G , kur veprimi * ka: (i)vetinë
shoqëruese, ∀ (a,b,c) ∈G3, (a*b)*c=a*(b*c) ii)vetinë e elementit asnjanës, iii) vetine e elementit simetrik.
Grupi quhet abelian apo nderrimtar kur veprimi ka dhe vetine e nderrimit. Iv) vetia nderruese
Semigrup
Nëse në një bashkësi është përcaktuar një veprim I brëndshëm që ka vetëm vetinë e shoqerimit atehere cifti
qe formohet do te quhet gjysmëgrup.
Nengrupi
Le të jetë nje grup (G,*) dhe një nenbashkesi H e bashkesise G. Nenbashkesia H thuhet se formon nengrup te
grupit G kur cifti (H,*) formon grup.
Monoid
Në qoftë se një gjysmëgrup ka edhe vetinë e elementit asnjanës atëherë ai quhet monoid.
Unaza
Le të jetë R një bashkësi joboshe ku janë përcaktuar dy veprime të brendshme të cilat konsiderohen si
mbledhje + dhe shumëzim . . Thuhet se treshja e renditur (R, +, .) formon unazë, kur plotësohen kushtet që
vijojnë:
(i) Çifti (R,+) formon grup abelian,
(ii) Çifti (R,.) formon gjysmëgrup.
(iii)Veprimi . ka vetinë e përdasisë në lidhje me veprimin +
Nenunaza
Le te njete nje unaze (R, +, .) dhe nje nebashkesi A e bashkesise R. Kur treshja (A, +, .) formon unaze atehere
ajo quhet nenunaze e unazes R
Homeomorfizimi i unazave
Jepen dy unaza (R1, +, .) dhe (R2, ⊕,⊙) dhe nje pasqyrim f: R1 R2 qe percaktohet si ∀ a∈ R1, f: R1 R2,
f:af(a) Pasqyrimi quhet homeomorfizem kur ruan veprimet e brendshme te percaktuara ne secilen nga
unazat e dhena pra ∀ (a,b)∈ R12, f(a+b)=f(a) ⊕ f(b) deh f(a . b)= f(a) ⊙ f(b)
Fusha
Le të jenë F një bashkësi joboshe në të cilën janë përcaktuar dy veprime të brendshme që konsiderohen si
mbledhje + dhe shumëzim . . Thuhet se treshja e renditur (F , +, .) formon fushë, kur plotësohen kushtet që
vijojnë:
(i) Treshja (F,+,.) formon unazë abeliane dhe unitare.
(ii) Çifti (F*,.) formon grup abelian (ku F* =F\{0} dhe 0 është elementi asnjanës i veprimit të mbledhjes).
(iii)vreprimi . ka vetinë e përdasisë në lidhje me veprimin +.
Numri kompleks
Numri kompleks i konjuguar
Numri kompleks !z=x-i y quhet i konjuguar i numrit kompleks të dhënë z=x+i y,
Moduli i numrit kompleks
Numri |z|=sqrt(x2+y2 ) quhet modulo se vlere absolute e numrit kompleks z=x+i y
Varesia dhe Pavaresia lineare e vektorit
Një nënbashkësi vektorësh S={v1,v2,….vk} në një hapësirë vektoriale V quhet linearisht e pavarur kur
ekuacioni vektorial c1v1+c2v2+…+ckvk=0 ka vetem zgjidhjen triviale c1=c2=…=ck=0. Nqs ekuacioni I
mesiperm ka edhe zgjidhje jotriviale, pra nje prej skalareve c1,c2,..,ck eshte I ndryshem nga zero atehere S
quhet linearisht e varur
Baza
Nje bashkesi vektoresh S={v1,v2,….vk} në një hapësirë vektoriale V, quhet baze e V, kur dy pohime jane te
verteta: 1. S gjeneron V 2. S eshte lpv

Prodhimi skalar i 2 vek ne hapesirenV³


Prodhimi vektorial i 2 vek ne hapesirenV³

Siperfaqe cilindrike
Konsiderohet nje drejtim ne hapsire, ose nje drejtez (d), ose nje vektor u, dhe nje kurbe ne hapsire. Siperfaqja
qe perftohet nga levizja e vazhdueshme e nje drejteze ne menyre te tille qe a) te kete drejtim te njejte,
pikerisht ate te drejtezes(d) ose vektorit u dhe b) te takoje kurben e dhene quhet siperfaqe cilindrike.
Siperfaqe konike
Konsiderohet një pikë K. dhe një kurbë. Një sipërfaqe që përftohet nga lëvizja e vazhdueshme e një drejtëze.
që quhet ndryshe edhe përftuese, në menyrë të tille (a) te kalojë nga pika e dhënë K , dhe (b) të takojë kurbën
quhet siperfaqe konike me kulm K dhe kurb drejtuese
Matrica e anasjellte/ inverse
Një Matric Ame madhësi nx n është e invertueshme (ose Josingulare) kur gjendet një matricë B. me madhësi
nxn, e tillë që AB=BA=In Ku In eshte matrica identike e rendit n. Matrica B quhet inverse ose e anasjellte e
shumzimit e A. Matrica që nuk ka inverse te shumzimit quhet e painvertueshme ose (singulare).
Matrica elementare
Një matricë katrore nxn quhet matricë elementare kur ajo mund te perftohet nga matrica identike In, nga
zbatimi i vetëm një operacioni elementar rresht.
Tipi1-kur perftohet nga shkembimi I dy rreshtave te matrices In
Tipi2- kur përftohet nga shumëzimi i një rreshti të matricës identike In, me një konstante të ndryshme nga
zero.
Tipi3- kur perftohet nga matrica identike In, duke I shtuar nje rreshti shumefishin e nje rreshti tjtr
Dimensioni i hapesires
Nqs një hapësire vaktoriale V , ka një bazë që përbëhet nga n vektorë, atëherë n quhet dimension i hapësirës V
dhe shenohet dim(V)=n.
Transformim linear
Le të jenë V dhe W hapësira vektoriale. Funksioni T:VW quhet transformim linear I V ne W kur dy pohimet
e meposhtme vlejne per cdo dy vektor u dhe v ne V dhe cdo scalar c.
1. T(u+v)=T(u)+T(v) 2. T(cu)=cT(u)
Berthama
Le të jetë T:VW njetransformim linear. Atehere bashkesia e gjithe vektoreve v ne Vqe plotesojne kushtin
T(v)=0 quhet berthame e T dhe shenohet si ker(T)
Rangu i transformimit linear
Bërthama e transformimit linear përbën një nga dy nënhapësirat që bashkëshoqërojnë transformimin në
fjalë. Nënhapësira tjetër është rangu i T, që shënohet rang (T). Kështu, rang(T)={T(v):v∈ V}
Hapesira vetjake
Bashkësia e të gjithë vektorëve vetjakë respektivë të një vlere vetjake λ, së bashku me vektorin zero, formon
një nënhapësirë të Rn Kjo nënhapësirë e vecantë e Rn quhet hapësirë vetjake e vlerës vetjake λ
Forma katrore
Le te jete 𝚽:VxVR nje forme bilineare simetrike. Percaktohet pasqyrimi F: VR, F(x)= 𝚽(x,x)
F quhet forme katrore e percaktuar nga forma bilineare simetrike 𝚽
Nenhapsira lineare
Autohapsira

You might also like