You are on page 1of 8

Kapitulli 1

Sistemi i njësivë
matëse
 Ligjet e Fizikës shprehin lidhjet ndërmjet madhësive
fizike, si: gjatësia, intervali i kohës, forca, energja dhe
temperatura. Aftësia për të përcaktuar këto madhësi
në menyrë sa me të përpiktë dhe matja me saktësi e
tyre është kërkesa themelore e Fizikës.
 Të gjitha madhësitë fizike mund të shprehen
nëpërmjet një numri të vogël të njësive themelore
matese.
 Sistemi i njësive matëse i përdorur gjërësisht në
shkencë është Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (shkurt
SI).
 Njësitë matëse të çdo madhësie fizike
mund të shprehen me anë të njësive
themelore të SI. Disa kombinacione të
njësive të përdorura shpesh janë të
përcaktuara me emra të veçantë.
 Për shembull, njësia matëse e forcës në
SI, kilogram x metër për sekondë në katror
(kg∙m/s2) është quajtur Niuton (simboli N).
Tabela 1.1 Shumëfisha dhe nënfisha te
përdorur për njësitë në SI
Shumëfisha

Faktori 1018 1015 1012 109 106 103 102 10


shumëzues

Emërtimi ekza peta tera giga mega kilo hekto deka

Simboli E P T G M k h da

Nënfisha

Faktori 10-1 10-2 10-3 10-6 10-9 10-12 10-15 10-18


shumëzues

Emërtimi deci centi mili mikro nano piko femto akto

Simboli d c m μ n p f a
 Një tjetër sistem metrik decimal, i përdorur në Itali përpara adaptimit të
Sistemit Ndërkombëtar, është sistemi teknik ( që quhet edhe sistemi i
inxhinjerëve ose sistemi gravitacional), që përfshin si madhësi themelore
gjatësinë, forcën dhe intervalin e kohës dhe ka si njësi matëse respektivisht
metrin (m), kilogram-forcën ose kilogram-peshën (kgf) dhe sekondën (s).

 Një tjëtër sistem i njësive matëse akoma i përdorur në SH.B.A., që është


sistemi britanik fss (foot, slug, second: këmbë, slug, sekondë), ka adoptuar si
madhësi themelore gjatësinë, forcën, masën dhe intervalin e kohës. Njësia e
forcës, libra-forcë (lbf), është forca që tërheqja gravitacionale e Tokës ushtron
mbi një trup etalon në një vendodhje të caktuar. Njësia e masës, slug, është e
përcaktuar nëpërmjet libër-forcës.
 1 yd = 0,9144 m
 1ft = ⅓ yd = 0,3048 m
 1 yd = 3ft
 1 ft = 12 in.

 1 in=2,54 cm
 1 mi = 1,61 km
1.2 Konvertimi i njësive të matjes
 Kujdes: vlera e një madhësie fizike duhet të përfshijë një numër dhe një
njësi të përshtatshme matjeje.
 Kur madhësi të tilla mblidhen, zbriten, shumëzohen ose pjesëtohen në një
ekuacion algjebrik, njësia matëse mund të trajtohet si çfarëdo lloj madhësie
algjebrike. x = v t = (80 km/h) ∙ 3 h = 240 km
 Supozojmë që duam të konvertojmë në milje (mi) vlerën e gjetur të 240 km.
240 km = 240 km ∙(1 mi)/(1,61km) = 149 mi

 Faktori (1 mi)/(1,61 km) quhet faktor konvertimi .


Ushtrim
Sa metra për sekondë janë 65 mi/h?
(Përgjigjja: 29,1 m/s)
1.3 Përmasa të madhësive fizike
 Të mbledhësh dy madhësi fizike ka kuptim
në qoftë se madhësitë në fjalë kanë të njëjtat
përmasa.
 Le të shqyrtojmë këtë formulë për largësinë
(rrugën) x e përshkuar: x= v t + ½ a t2
ku t është koha, v është shpejtësia dhe a është nxitimi,

Duke marrë parasysh përmasat e secilës


madhësi, mund të shikojmë që kjo
formulë nuk mund të jëtë e saktë.
1.4 Format eksponenciale
 Paraqitja e numrave shumë të mëdhenj ose
shumë të vegjël thjeshtohet duke përdorur
format eksponenciale. Në këtë shprehje, një
numër shkruhet si prodhim i një numri midis 1
dhe 10 dhe i 10-ës në një fuqi, si p.sh., 102 (=
100) ose 103 (= 1000). Numri 2 pjesë e termit
102, quhet eksponent.
 Gjatë shumëzimit eksponentët mblidhen; kurse
gjatë pjesëtimit, zbriten.

Shembujt e mëposhtëm ilustrojnë këto rregulla:


 102 ∙103 = 100∙1000 = 100.000 = 102+3 = 105

You might also like