You are on page 1of 11

Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

1- Nje cope me mase 2kg leviz ne nje siperfaqe horizontale.


Ne castin t=0 ajo ka shpejtesine 6m/s. Sa eshte shpejtesia e saj pas 5s, nese mbi te vepron forca:
a) 5N sipas drejtimit dhe kahut te shpejtesise fillestare?
b) 7N ne kah te kundert me shpejtesine fillestare?

2- Forca, madhesia e se ciles ndryshon me kohen sipas ligjit F(t)=A+Bt2, vepron mbi trupin me
mase m, nga casti t1 ne t2.
a) Gjeni impulsin e forces gjate ketij intervali.
b) Trupi fillimisht ishte ne prehje. Sa eshte shpejtesia e tij ne castin t2.
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

3- Dy patinatore, me pesha PA=755N dhe PB=900N, levizin kundrejt njeri-tjetrit me shpejtesi


perkatese v1A=13m/s dhe v1B=4m/s. Mbas goditjes, patinatori i pare leviz ne kahun qe kishte me
shpejtesi v2A=8m/s.
a) Sa eshte shpejtesia e patinatorit te dyte menjehere pas goditjes?
b) Gjeni ndryshimin e energjise kinetike ted y patinatoreve.
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

4- Dy makina me mase mA=900kg dhe mB=1400kg levizin sipas drejtimeve reciprokisht pingule.
Ato goditen dhe me pas levizin te bashkuara me shpejtesi 9m/s. Drejtimi i shpejtesise se
perbashket formon kendin α=37ᵒ me drejtimin fillestar te levizjes se makines se dyte. Gjeni
shpejtesite fillestare te makinave para goditjes se tyre.
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

5-Sfera A, prej celiku, leviz me shpejtesi 30m/s. Pasi godet sferen B, qe ndodhet ne prehje, ajo
shmanget nga drejtimi fillestar me kendin α=30ᵒ. Mbas goditjes, sfera B fiton nje shpejtesi,
drejtimi i se ciles formon kendin β=45ᵒ me ish drejtimin e levizjes se sferes A.
a) Gjeni shpejtesine e seciles sfere pas goditjes.
b) Cfare pjese e energjise kinetike fillestare e sferes A “humbet”?
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

6- Nje plumb me mase 2g leviz horizontalisht me shpejtesi 500m/s. Ai godet nje bllok druri me
mase 1kg, i cili ndodhet ne prehje ne nje siperfaqe horizantale. Plumbi shpon bllokun dhe del
prej tij me shpejtesi 100m/s. Blloku i drurit rreshqet 0.2m nga pozicioni fillestar.
a) Sa eshte koeficenti i ferkimit te rreshqitjes se bllokut?
b) Me sa zvogelohet energjia kinetike e plumbit?
c) Sa eshte energjia kinetike e bllokut fill pasi plumbi e pershkon ate?
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

7- Nje makine me mase 10000kg leviz me shpejtesi 2m/s dhe godet nje makine tjeter me mase
20000kg, qe eshte ne prehje. Pas goditjes, makinat levizin te bashkuara. Gjeni:
a) shpejtesine e makinave menjehere pas goditjes;
b)ndryshimin e energjise kinetike, qe ndodh si pasoje e goditjes;
c) shpejtesine me te cilen duhet te levize makina e dyte, ne menyre qe pas goditjes te dyja te mos
levizin.
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

8- Nje veture me mase 2000kg leviz drejt lindjes me shpejtesi 60km/h dhe godet ne nje kryqezim
nje veture tjeter, me mase 4000kg, qe leviz drejt jugut, me shpejtesi 20km/h. Te dyja makinat
bashkohen. Sa eshte shpejtesia e tyre, ne madhesi dhe drejtim?
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

9- Nje gur me mase 0.1kg ndodhet ne prehje ne nje siperfaqe horizontale ku mungon ferkimi.
Nje plumb me mase 2.5g, duke levizur horizontalisht me shpejtesi 400m/s, godet gurin dhe
shmanget me nje kend te drejt me drejtimin fillestar. Pas goditjes, shpejtesia e levizjes se tij eshte
300m/s. Gjeni shpejtesine e gurit pas goditjes dhe percaktoni llojin e kesaj goditjeje.
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

10- Goditja e sferave ne ushtrimin 5 mendohet se eshte absolutisht elastike. Nese sfera A, pas
godtjes, shmanget me kendin α=30ᵒ nga drejtimi i saj fillestar i levizjes, sa eshte shpejtesia
perfundimtare e cdo sfere.
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

11- Blloku A, me mase 1kg, dhe blloku B, me mase 2kg, ndodhen mbi nje siperfaqe te lemuar.
Susta S ndermjet dy blloqeve eshte e ngjeshur, por jo e mberthyer me to dhe sistemi eshte ne
prehje. Kur susta clirohet, ngelet ne vend dhe blloku B merr me nje shpejtesi 0.5m/s.
a) Sa eshte shpejtesia qe fiton blloku A?
b) Cfare energji potenciale zoteronte susta kur ishte e ngjeshur?
Impulsi dhe ligji i ruajtjes se tij.

Detyra:

1- Një vajzë me masë 50 kg hidhet jashtë një varkë prej 250 kg, që fillimisht ishte në qetësi.
Nëse shpejtësia e vajzës është 7.5m/s me drejtim nga e djathta, sa do të jetë shpejtësia e varkës
dhe kush do të jetë drejtimi i saj mbasi vajza ka lënë varkën.

2- Një bllok prej 3 kg lëviz djathtas me një shpejtësi 5m/s dhe një bllok i dytë prej 3 kg lëviz
majtas me një shpejtësi 2m/s. a) Të gjendet energjia kinetike e përgjithshme e të dy blloqeve në
këtë sistem referimi. b) Të gjendet shpejtësia e qendrës së masës së sistemit të përbërë prej dy
blloqeve. c) Të gjenden shpejtësitë e dy blloqeve në lidhje me qendrën e masës. d) Të gjendet
energjia kinetike e blloqeve në lidhje me qendrën e masës. e) Të tregohet që rezultati i pikës a)
është më i madh sesa ai i pikës b) dhe diferenca është e barabartë me energjinë kinetike të qndrës
së masës.

3- Një automobil prej 2000 kg, që leviz nga e djathta me shpejtësi 30m/s, po ndjek një automobil
të dytë me të njëjtën masë, që lëviz djathtas, me shpejtësi 10m/s. a) Në se të dy automobilat
përplasen duke qëndruar të bashkuar, sa do të jetë shpejtësia e tyre menjëherë pas goditjes? b) Sa
është pjesa e energjisë kinetike fillestare e automobilave, që humbet gjatë goditjes? Ku shkon kjo
energji?

4-Një top prej 5 kg godet mbi gjoks një burr prej 85 kg dhe kërcen në të njëjtin drejtim me
shpejtësi 2m/s. a) Në se shpejtësia fillestare e topit është 8m/s dhe burri është në prehje, të
gjendet shpejtësia që i jepet burrit nga topi. b) Kjo goditje është elastike apo joelastike?

5-Në një lojë bilardoje, topi i goditur nga një stekë, që ka shpejtësi fillestare 5m/s, bën një goditje
elastike me bilën e zezë, që mban numrin tetë, e cila fillimisht është në prehje. Bila e zezë lëviz
në një drejtim të orientuar, që formon një kënd 30○ me drejtimin e orientuar fillestar të bilës së
goditur nga steka. a) Të gjendet drejtimi i orientuar i lëvizjes së biles të goditur nga steka mbas
karambolit. b) Të gjendet moduli i shpejtësisë i secilës bilë. Të supozohet që bilat kanë masë të
njëjtë.

6-Një predhë me masë 6kg lëshohet me kënd prej 30○ në lidhje me boshtin horizontal dhe
shpejtësi fillestare me modul 40m/s. Në pikën më të lartë të trajektores shpërthen dhe ndahet në
dy pjesë, masat e të cilave janë 2kg dhe 4kg. Pjesëzat lëvizin në drejtimin horizontal direkt mbas
shpërthimit dhe pjësa prej 2 kg lëviz mbrapa shkon dhe godet tokën në pikën e nisjes së predhës.
a) Të përcaktohet pika ku copëza prej 4 kg godet tokën. b) Të llogaritet energjia kinetike e
predhës menjeherë para shpërthimit dhe energjia kinetike e përgjithshme e copëzave menjëherë
mbas shpërthimit për të gjetur energjinë e shpërthimit.

You might also like