You are on page 1of 3

Nr.......Prot. Tiranë, më 18.11.

2014

OLIMPIADA E FIZIKËS PËR KLASËN E DYMBËDHJETË


(Faza parë)
Viti shkollor 2014 - 2015

1. Një predhë lëshohet me shpejtësi fillestare 500m/s në një kend 300 me horizontin. Në pikën më të
lartë të trajektores ajo shpërthen dhe ndahet në dy pjesë të barabartë. Njëra prej pjesëve godet token,
direkt në pikën ku predha shpërtheu, 20s më vonë.
Ku dhe kur pjesa tjetër godet tokën?

2. Një sferë me masë 0.1 kg që lëviz horizontalisht me shpejtësi 6.7m/s. Godet një karrocë me rërë me
masë 0.4 kg dhe mbetet në të. Karroca është e lidhur me një sustë me koeficentë elasticiteti 80 N/m.
Koeficenti i fërkimit të karrocës me truallin është 0.1. Gjeni sa do të jetë zhvendosja maksimale e
karrocës.

3. Një elektron duke lëvizur me një shpejtësi v = 5x105 m/s kalon në largësinë d =10m një sfere te ngarkuar
pozitivisht
Sa duhet te jetë potenciali i sferës ne rast se elektroni hyn ne orbitë rrethore me qendër qendrën sferës?
Gjeni potencialin e orbitës së elektronit. Rrezja e sferës te merret 0.5 m.

4. Një solenoid ka 100 spira për cdo cm/gjatësi dhe përshkohet nga rryma 2A. Gjatë boshtit të tij është vendosur
një bobinë me 200 spira secila me sipërfaqe 10cm2. Të dy boshtet përputhen.Rryma në solenoid përgjysmohet
gjatë 1/100 e sekondit,duke ndryshuar kështu fluksin brenda bobinës.
Sa është f.e.m e induktuar në bobinë gjatë zvogëlimit të rrymës.

5. Dy qarqe elektrike janë kyçur në të njëjtin rrjet. Qarku i parë përbëhet nga 3 rezistenca.R1=10 Om,R2=2 Om,
R3=3 Om të lidhura në seri dhe qarku i dytë po nga këto rezistenca por të lidhura ne paralel.
Sa herë rritet energjia e cliruar në qarkun e dytë në krahasim me qarkun e parë.

6. Energjia kinetike e elektronit është e barabartë me 4eV. Përcaktoni energjinë e fotonit që ka gjatësi vale të
barabartë me atë të elektronit.

Shënim: Çdo ushtrim vlerësohet me nga 10 pikë. Nxënësi që merr më shumë se 70% të pikëve kalon në fazën e dytë
Nr.......Prot. Tiranë, më 18.11.2014

OLIMPIADA E FIZIKËS PËR KLASËN E NJËMBËDHJETË


(Faza parë)
Viti shkollor 2014 – 2015

1. Makina niset nga prehja dhe kilomentrin e parë e përshkon me nxitim a1 kurse të dytin a2. Në fundin e kilometrit
të parë shpejtësia rritet me 10 m/s,kurse në fundin e kilometrit të dytë ajo rritet me 5 m/s. Duke gjetu a1 dhe
a2 vlerësoni se cili është më i madh a1 apo a2?

2. Dy sfera të njëjta prej palce shtogu varen në dy fije të barabartame gjatësi l=20cm, në mënyrë që ato të takojnë
njëra –tjetrën në vendosje vertikale. Njërës nga sferat i jepet një ngarkesa q=8x10-8C dhe këndi midis fijeve
bëhet 600.
Percaktoni masat e sferave

3. Plani i pjerrët lëviz me nxitim a=4m/s2. Mbi planin e pjerrët ndodhet një trup i vogel me mase m=0.1 kg,i fiksuar
me anën e nje filli të pazgjatshëm. Gjeni tensionin e fillit si dhe forcën me të cilën trupi ngjesh planin e pjerrët.
Këndi i pjerrësisë është 300.

m →
𝒂

4. Një sasi hidrogjeni memasë m=0.2 kg ndodhet në një enë me temperaturë T1=300 K. Gazi nxehet njëhere në
mënyre izobarikedhe një herë në mënyrë izohorike deri në temperaturë T2=373K.
Në cilin rast gazi merr me shume nxehtesi?
Sa është ndryshimi midis sasisë së nxehtësisë që merr gazi në të dyja rastet?

5. Dy sfera elastike jane varur në në fije të holla në mënyrë të tillë që të takojnë njëra me tjetrën.
Gjatësitë e fijeve janë l1=10cm dhe l2=6cm. Masat sferave janë m1= m2=8 kg. Sfera me masë m1
shmanget me këndi α=600 dhe lihet e lirë. Përcaktoni lartësitë maksimalë të ngjitjes së sferave.
6. Një thërrmije alfa që përshpejtohet nga prehja në largësine 10 cm nën tensionin 105V futet midis dy pllakave
paralele,me largësi 6cm mes tyre dhe diferencë potenciali 20V. Jepet : mα=6.68 x 10-27 kg dhe qα=3.2 x 10-19 C
Gjeni shpejtësinë e thërrmijes alfa kur ajo godet pllakën e dytë.

Shënim: Çdo ushtrim vlerësohet me nga 10 pikë. Nxënësi që merr më shumë se 70% të pikëve kalon në fazën e dytë
Nr.......Prot. Tiranë, më 18.11.2014

OLIMPIADA E FIZIKËS PËR KLASËN E DHJETË


(Faza parë)
Viti shkollor 2014 – 2015

1. Një objekt me lartësi 5cm që është pingul me boshtin optik kryesor të një thjerre përmbledhëse , me largësi
vatrore 25cm, ndodhet 40cm larg saj.
Gjeni sa larg thjerrës krijohet shëmbëllimi i objektit?
Gjeni lartësinë e shëmbëllimit

2. Dy trena lëvizin në dy rrugë paralele me njëra-tjetrën me shpejtësi 36km/h dhe 54 km/h. Gjatësitë e trenave
janë 120m dhe 150m. Përcaktoni kohën gjatë së cilës trenat parakalojnë njëri-tjetrin.

3. Një trup niset nga prehja dhe për 4s në lëvizje njëtrajtësisht të përshpejtuar përshkroi rrugën 16m. Më pas për
5s ai lëvizi në mënyrë të njëtrajtshme dhe 2 s e fundit derisa ndaloi, lëvizi me nxitim 3m/s2.
Nëpërmjet grafikut të shpejtësisë në lidhje me kohën, të lëvizjes së trupit përcaktoni rrugën që përshkoi trupi

4. Një sferë lëshohet lirisht poshtë. Një sferë e dytë , 5m nën të parën, lëshohet 1s më pas. Pas sa kohe të dyja
sferat do të jenë 15 m larg njëra tjetrës?

5. Një automobil e përshkon largësinë ndërmjet dy qyteteve A dhe B me shpejtësi 75km/h kurse kur kthehet me
shpejtësi dy herë më të vogël. Gjeni shpejtësinë mesatare me të cilën ka lëvizur automobili gjatë gjithë kohës së
udhëtimit vajtje-ardhje.

6. Një ventilator punon me 1200 rrot/min. Pas nderprerjes së rrymës elektrike ai duke u rrotulluar në mënyrë
njëtrajtësisht të ngadalësuar, ndalon pas 10 sekondash.
Të gjendent numri i rrotullimeve që kryen ventilator gjatë kësaj kohe

Shênim: Çdo ushtrim vlerêsohet me nga 10 pikê. Nxênêsi qê merr mê shumê se 70% tê pikêve kalon nê fazên e dytê

You might also like