You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË


DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER
ZYRA VENDORE ARSIMORE LUSHNJE

TESTI I OLIMPIADËS SË FIZIKËS PËR KLASËN 10, FAZA I

1. Grafikët paraqesin vartësinë e koordinatës nga koha për dy trupa C dhe D. Krahasoni
shpejtësitë e tyre. y
C
D

x
O

2. Një trup niset nga prehja dhe për 4 s në lëvizje njëtrajtësisht të përshpejtuar përshkroi
rrugën 16 m. Më pas për 5 s ai lëvizi në mënyrë të njëtrajtshme dhe 2 s e fundit derisa
ndaloi, lëvizi me nxitim 3m/s2. Nëpërmjet grafikut të shpejtësisë në lidhje me kohën,
të lëvizjes së trupit përcaktoni rrugën që përshkoi trupi.

3. Forcat e shënuara në figurat e mëposhtme janë të gjitha 6 N. Zbërtheni ato sipas


drejtimeve të dhëna.
y O x O

60 0 45 0
30 0 y
y x
O x

4. Dy trena lëvizin në dy rrugë paralele me njëra-tjetrën me shpejtësi 36 km/h dhe 54


km/h. Gjatësitë e trenave janë 120m dhe 150m. Përcaktoni kohën gjatë së cilës trenat
parakalojnë njëri-tjetrin.

5. Një kamion përshkoi 1/3 e rrugës nga qyteti A në B me shpejtësi 10 m/s, pastaj
gjysmën e rrugës e përshkoi me shpejtësi 6 m/s. Pjesën e mbetur e përshkoi me
shpejtësi 2 m/s. Gjeni sa është shpejtësia mesatare e kamionit.

Shënim: Çdo ushtrim ka 10 pikë, nxënësi shpallet fitues kur merr mbi 70% të pikëve

Adresa: Rruga “Qemal Stafa’’ Lushnje e-mail : zvalushnje@arsimi.gov.al tel:+35535222135


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER
ZYRA VENDORE ARSIMORE LUSHNJE

TESTI I OLIMPIADËS SË FIZIKËS PËR KLASËN 11, FAZA I

1. Makina niset nga prehja dhe kilometrin e parë e përshkon me nxitim a1 kurse të dytin
a2. Në fundin e kilometrit të parë shpejtësia rritet me 10 m/s, kurse në fundin e
kilometrit të dytë ajo rritet me 5 m/s. Duke gjetur a1 dhe a2 , vlerësoni se cili është më i
madh, a1 apo a2 ?

2. Në sekondën e fundit të rënies së lirë një trup përshkoi dyfishin e distancës që


përshkoi në sekondën pasardhëse. Nga çfarë lartësie ra trupi?

3. Një mol gaz ideal monoatomik me temperaturë fillestare 300K zgjerohet izobarikisht
derisa vëllimi i tij trefishohet. Më pas ftohet izohorikisht deri në temperaturën fillestare.
Gjeni ndryshimin e energjisë së brendshme të gazit, punën që kryen gazi dhe sasinë e
nxehtësisë që merr gazi.

4. 2.Valët e ujit përplasen në breg të dytë në mënyrë të tillë që shpejtësia e tyre


ndryshon nga v1=2,5m/s në v2=2.1m/s . Në qoftë se këndi i rënies në breg është 35o
sa do të jetë i përthyerjes?

5. Plani i pjerrët lëviz me nxitim a=4m/s2. Mbi planin e pjerrët ndodhet një trup i vogël
me masë m=0,1 kg, i fiksuar me anën e një filli të pazgjatshëm.
Gjeni tensionin e fillit si dhe forcën me të cilën trupi ngjesh planin e pjerrët. Këndi i
pjerrësisë është 300.

m →
𝒂
30 0

Shënim: Çdo ushtrim ka 10 pikë, nxënësi shpallet fitues kur merr mbi 70% të pikëve

Adresa: Rruga “Qemal Stafa’’ Lushnje e-mail : zvalushnje@arsimi.gov.al tel:+35535222135


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER
ZYRA VENDORE ARSIMORE LUSHNJE

TESTI I OLIMPIADËS SË FIZIKËS PËR KLASËN 12, FAZA I

1. Një predhë lëshohet me shpejtësi fillestare 500 m/s në një kënd 300 me horizontin.
Në pikën më të lartë të trajektores ajo shpërthen dhe ndahet në dy pjesë të barabarta.
Njëra prej pjesëve godet tokën direkt në pikën ku predha shpërtheu, 20 s më vonë.
Ku dhe kur pjesa tjetër godet tokën?

2. Një sferë me masë 0,1 kg që lëviz horizontalisht me shpejtësi 6,7 m/s. Godet një
karrocë me rërë me masë 0,4 kg dhe mbetet në të. Karroca është e lidhur me një sustë
me koeficient elasticiteti 80 N/m.
Koeficienti i fërkimit të karrocës me
truallin është 0,1.
Gjeni sa do të jetë zhvendosja
maksimale e karrocës.

3. Një elektron që lëviz me shpejtësi konstante 600 m/s futet në fushën elektrostatike
E-10-3 NC. Forca elektrostatike vepron në kahe të kundërt me shpejtësinë e elektronit
( me = 9,1*10-31 kg) dhe e frenon atë. ( q = 1,6*10-19 C).
Përcaktoni:
- Për sa kohë do të ndalet elektroni nën veprimin e fushës?
- Sa rrugë përshkon ai gjatë kësaj kohe?

4. Dy qarqe elektrike janë kyçur në të njëjtin rrjet. Qarku i parë përbëhet nga 3
rezistenca: R1=10 Ω, R2=2 Ω, R3=3 Ω të lidhura në seri dhe qarku i dytë po nga këto
rezistenca, por të lidhura ne paralel.
Sa herë rritet energjia e çliruar në qarkun e dytë në krahasim me qarkun e parë?

5. Rrethi metalik me rreze 5 cm mbyllet në qark me rezistencë R = 2 Ω. Sipërfaqja e


rrethit shpohet nga induksioni magnetik, vlera e të cilit ndryshon sipas ligjit B=B0+3t.
Gjeni vlerën e rrymës së induktuar.

Shënim: Çdo ushtrim ka 10 pikë, nxënësi shpallet fitues kur merr mbi 70% të pikëve

Adresa: Rruga “Qemal Stafa’’ Lushnje e-mail : zvalushnje@arsimi.gov.al tel:+35535222135

You might also like