You are on page 1of 4

Seminar 5

Ligjet e Njutonit

I Ligjet e Njutonit

1. Një forcë e vetme prej 12 N vepron mbi një grimcë me masë m. Duke u nisur nga prehja,
grimca lëviz sipas një vije të drejtë dhe përshkon largësinë 18 m në 6 s . Sa është masa m e
grimcës?

2. Një kuti me masë 6 kg që qëndron mbi një sipërfaqe horizontale pa fërkim, lidhet me një
sustë horizontale me konstante force 800 N m . Sa do të ishte nxitimi i kutisë, në qoftë se susta

zgjatet me 4 cm nga gjatësia e saj e ekuilibrit?

   
3. F = (6 N )  i − (3N )  j vepron mbi një objekt me masë 1.5 kg . Gjeni nxitimin a .
Një forcë

Sa është madhësia e a ?

4. Një trup me masë 4 kg ndodhet nën veprimin e dy forcave F1 = (2N) i - (2N) j dhe F2 = (4N)

i +(11N) j . Trupi është në prehje në vend-ndodhjen fillestare në çastin ne kohës t = 0 s. (a) Të


përcaktohet nxitimi i trupit. (b) Të përcaktohet shpejtësia e trupit në çastin e kohës t = 3s. (c) Të
përcaktohet vend-ndodhja e trupit në çastin e kohës t = 3s.

5. Një llampë me masë m = 42.6 kg qëndron e varur në


një litar, siç tregohet në figurë. Tensioni T1 në mbajtësen

vertikale është:
(a) 209 N ; (b) 418 N ; (c) 570 N ; (d) 360 N ; (e) 730 N .

1
Seminar 5 Ligjet e Njutonit Fizika 1 Për Inxhinierinë

6. Një pikturë 2 kg qëndron e varur me anë të dy litarëve me gjatësi


të barabarta. Secili prej litarëve formon këndin  me horizontalen,
siç tregohet në figurë. (a) Gjeni ekuacionin e përgjithshëm për
tensionin T, kur jepen këndi  dhe pesha e pikturës P. Për çfarë këndi

 , T ka vlerën minimale? Po atë maksimale? (b) Në qoftë se  = 30o


, sa është tensioni nëpër litarë?

𝐺Ԧ

7. Një makinë ka ngecur në një pellg balte. Shoferi i saj është vetëm, por ka një litar të gjatë
e të fortë. Pasi ka studiuar fizikë, shoferi e lidh litarin fort pas një shtylle telefonike dhe e tërheq atë
në një nga anët e tij, siç tregohet në figurë. (a) Gjeni forcën që litari ushtron mbi makinë kur këndi

 është 3 o , shoferi e tërheq litarin me një forcë 400 N , dhe makina nuk lëviz. (b) Sa i fortë duhet

të jetë litari, në qoftë se kur këndi  = 4 o , për të lëvizur makinën duhet një forcë 600 N ?

8. Një ngarkesë 1000kg zhvendoset nga një vinç. Gjeni tensionin në kabllin ku është varur
2
ngarkesa në qoftë se ajo (a) lëviz lart me nxitim 2 m s , (b) ngrihet lart me shpejtësi konstante,

dhe (c) lëviz lart me një shpejtësi që zvogëlohet me 2 m s për çdo sekondë.

9 Një kuti rrëshqet poshtë pa fërkim, në një rrafsh të pjerrët. Vizatoni një diagramë ku
tregohen forcat që veprojnë mbi kuti. Për secilën forcë, paraqisni edhe forcën e kundërveprimit.

2
Seminar 5 Ligjet e Njutonit Fizika 1 Për Inxhinierinë

10. Një bllok mbahet në një pozicion të palëvizshëm, në një rrafsh të


pjerrët pa fërkim, me anë të një kablli (shih figurën). (a) Në qoftë se

 = 60o dhe m = 50 kg , të gjendet tensioni në kabëll dhe forca


normale që ushtron rrafshi i pjerrët. (b) Të gjendet tensioni si funksion i 
dhe m, dhe të kontrollohet rezultati i marrë për  = 0o dhe  = 90o

11. Një forcë horizontale 100 N shtyn lart nëpër një rrafsh të pjerrët
pa fërkim, një bllok me masë 12 kg . Rrafshi i pjerrët formon me

horizontalen këndin 25 o . (a) Sa është forca normale që rrafshi i pjerrët


ushtron mbi bllok? (b) Sa është nxitimi i bllokut?

12. Një djalë me masë 65 kg peshon vehten e tij duke qëndruar


mbi një peshore të montuar mbi një bord patinimi, që është duke zbritur
nëpër një rrafsh të pjerrët, siç tregohet në figurë. Supozoni se nuk ka
asnjë fërkim dhe në këtë mënyrë forca që rrafshi i pjerrët ushtron mbi
bordin e patinimit është pingule me rrafshin e pjerrët. Sa është leximi i

peshores, në qoftë se  = 35o ?

13. Një objekt qëndron i varur në tavanin e një ashensori që është duke zbritur me një shpejtësi

konstante 9.81m s . Tensioni në fijen që mban objektin është:

a) i barabartë me forcën e rëndesës së objektit.


b) më i vogël se forca e rëndesës së objektit, por jo i barabartë me zero.
c) më i madh se forca e rëndesës së objektit.
d) zero.

3
Seminar 5 Ligjet e Njutonit Fizika 1 Për Inxhinierinë

14. Një bllok 2 kg është vendosur në një peshore me sustë të kalibruar në


njuton, që varet në tavanin e një ashensori. Sa është leximi i peshores kur:

(a) ashensori ngjitet lart me shpejtësi konstante 30 m s ;

(b) ashensori zbret poshtë me shpejtësi konstante 30 m s ;

(c) ashensori fillon e ngjitet me shpejtësi 20 m s dhe fiton shpejtësi me një ritëm

2
prej 10 m s .

(d) Përshkruani leximin e peshores gjatë intervalit 0  t  4 s , kur gjatë lëvizjes


nga t = 0 deri në t = 2 s ashensori ngjitet lart me 10 m s dhe më pas, shpejtësia e tij shkon në
zero duke u zvogëluar uniformisht gjatë 2 s që pasojnë, dhe në këtë mënyrë ai ndalon në t = 4 s
.

You might also like