You are on page 1of 5

Seminar 12

Lëvizja rrotulluese

Lëvizja rrotulluese

1. Një disk i njëtrajtshëm me rreze 0.12 m dhe masë 5 kg mund të rrotullohet lirisht rreth boshtit
të vet. Një fije e mbeshtjellur në këtë disk tërhiqet me një forcë prej 20 N (si në figurë) (a) Sa
është momenti i forcës që ushtrohet në disk? (b) Sa është
nxitimi kendor i diskut? (c) Në qoftë se disku niset nga
prehja, sa është shpejtësia këndore e diskut pas 3s ? (d)
Sa është energjia kinetike pas 3 s? (e) Sa është momenti i
impulsit pas 3 s ? (f) Sa është zhvendosja kendore gjate
rrotullimit për 3s të diskut? (g) Të vërtetohet që puna e
kryer nga momenti i forcës së zbatuar, M·θ është e
barabartë me energjinë kinetike.

Ligji i Dytë i Njutonit për Lëvizjen Rrotulluese

2. Një rrotë që mund të rrotullohet rreth një boshti me fërkim, fillimisht ndodhet në prehje. Për
20 s , mbi rrotë zbatohet një moment i jashtëm konstant prej 50 N  m , i cili i jep asaj një
shpejtësi këndore 600rrot min . Rrota ndalon përsëri pas 120 s . Të gjendet (a) momenti i

inercisë së rrotës dhe (b) momenti i frenues (i fërkimit), i cili supozohet se është konstant.

3. Studim
Shembull 8.5, fq. 233
Një trup me masë m është i varur në një fije me masë të papërfillshme të
mbështjellë rreth një rrote me moment inercie I dhe rreze R (si në figurë).
Ndërmjet boshtit të rrotullimit dhe rrotës nuk ka fërkim dhe fija nuk rrëshqet
në periferi të rrotes. Të gjendet tensioni i fijes dhe nxitimi i trupit .

1
Seminar 12 Lëvizja rrotulluese Fizika 1 Për Inxhinierinë

4. Litari i mbledhur në cilindrin e treguar në figurë, mbahet me një


dorë e cila është e orientuar vertikalisht lart, duke shkaktuar
rrotullimin e cilindrit dhe përshpejtimin e litarit. Të gjendet: (a)
tensioni në litar; (b) nxitimi këndor i cilindrit; (c) nxitimi i dorës.

5. Sfera uniforme me masë M dhe rreze R mund të rrotullohet lirisht


rreth një boshti horizontal që kalon nga qendra e saj. Në skajin e lirë
të një litari të mbështjellë rreth sferës, është lidhur një objekt me masë
m, siç tregohet në figurë. Të gjendet (a) nxitimi i objektit dhe (b)
tensioni në litar.

6. Masat e një makine Advud janë m1 = 500 g dhe m2 = 510 g

. Ato janë lidhur me një litar me masë të papërfillshme që kalon


nëpër një pulexhë pa fërkim. Pulexha është një disk uniform me
masë 50 g dhe rreze 4 cm . Litari nuk rrëshqet nëpër pulexhë.

(a) Të gjendet nxitimi i objekteve. (b) Sa është tensioni në litarin


që mban objektin m1 ? Po në litarin që mban objektin m2 ? Me

sa ndryshojnë këto tensione? (c) Sa do të ishin tensionet e


mësipërme, në qoftë se nuk do të kishim përfilluar masën e
pulexhës?

7. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një


sipërfaqe horizontale pa fërkim, është lidhur me një litar, i cili
pasi kalon nëpër një pulexhë, në skajin tjetër të tij ka të varur
një bllok me masë 2 kg . Pulexha është një disk uniform me

rreze 8 cm dhe masë 0.6 kg . Të gjendet nxitmi linear i secilit

bllok dhe tensioni në litar.

2
Seminar 12 Lëvizja rrotulluese Fizika 1 Për Inxhinierinë

8. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një

sipërfaqe horizontale pa fërkim, është lidhur me një litar, i


cili pasi kalon nëpër një pulexhë, në skajin tjetër të tij ka të
varur një bllok me masë 2 kg . Pulexha është një disk

uniform me rreze 8 cm dhe masë 0.6 kg . (a) Të gjendet

shpejtësia e bllokut me masë 2 kg pasi ai, duke u lëshuar

nga prehja, bie me largësinë 2.5 m . (b) Sa është shpejtësia

këndore e pulexhës në këtë çast?

9. Sistemi i treguar në figurë lëshohet nga prehja. Blloku 30 kg

është 2 m mbi sipërfaqen horizontale. Pulexha është një disk

uniform me rreze 10 cm dhe masë 5 kg . Të gjenden (a)

shpejtësia me të cilën blloku 30 kg , godet sipërfaqen

horizontale, (b) shpejtësia këndore e pulexhës në momentin


që blloku 30 kg godet sipërfaqen horizontale, (c) tensionet në

litar dhe (d) koha që i duhet bllokut 30 kg të arrijë sipërfaqen

horizontale. Të supozohet se litari nuk rrëshqet nëpër pulexhë.

10. Një bllok me masë 2000 kg ngrihet nga një kavo çeliku
që kalon neper kanalin e një rrote dhe mbeshtillet në
tamburin e një vinçi që vihet në veprim nga një motorr
(fig.8.56). Rezja e tamburit të vinçit është 30 cm dhe
momenti i inercise se rrotes është i paperfillshem. (a) Sa
duhet të jete forca që kavoja duhet të ushtroje mbi bllokun
që ai të ngrihet me shpejtesi 8 cm/s? (b) Sa është momenti
i forces të ushtruar nga kavoja mbi tamburin e vinçit? (c) Sa
është shpejtesia kendore e tamburit të vinçit? (d) Sa duhet
të jete fuqia që duhet të zhvilloje motorri per të vene në
pune tamburin e vinçit?

3
Seminar 12 Lëvizja rrotulluese Fizika 1 Për Inxhinierinë

Ruajtja e momentit të impulsit


11. Studim

Shembull 8.20, fq. 247


Një fëmijë, vrapon sipas një trajektoreje tangent me
periferine e lodrës rrotulluese, (që është në fillim në prehje).
Ai lëviz me shpejtësi fillestare v=2,5m/s dhe hidhet mbi lodër
(si në figurë). Sa është shpejtësia këndore përfundimtare e
sistemit fëmije-lodër ?

12. Një planet lëviz rreth Diellit duke përshkruar një orbitë eliptike në njërën vatër të të cilit
ndodhet Dielli (si në figurë. (a) Sa është momenti i forcës gravitacionale tërheqëse që
ushtron Dielli mbi planetin? (b) Në pozicionin A planeti ndodhet në largesine r1 nga Dielli dhe
leviz me shpejtesi me modul v1 pingul me drejtëzen që kalon nga Dielli dhe planeti. Në
pozicioni B, planeti ndodhet në largesine r2 dhe lëviz me një shpejtësi me modul v2 pingul me
drejtëzën që kalon nga dielli dhe planeti. Të përcaktohet raporti ndërmjet v1 dhe v2 në
funksion të r1 dhe r2.

13. Një shufër e hollë me masë M dhe gjatësi d është e varur në


skajin e sipëm të saj, tek në boshti horizontal, rreth të cilin lëviz
pa fërkim. Një copë argjile me masë m dhe shpejtësi v godet
shufrën në një distancë x nga boshti dhe ngjitet në të (si në
figurë). Gjeni raportin e energjisë kinetike të sistemit menjëherë
pas përplasjes me energjinë kinetike pak para përplasjes.

4
Seminar 12 Lëvizja rrotulluese Fizika 1 Për Inxhinierinë

14. Figura tregon një shufër uniforme me gjatësi d dhe masë M,


e cila mund të rrotullohet rreth boshtit horizontal në skajin e
sipërm të saj. Shufra, e cila fillimisht është në qetësi, goditet nga
një grimcë e masës m në një pikë x = O.8d poshtë boshtit.
Supozoni se grimca ngjitet në shufër. Sa duhet të jetë shpejtësia
v e grimcës në mënyrë që këndi maksimal midis shufrës dhe
vertikales të jetë 90 °?

15. Nëse, për sistemin e Problemit 14, d = 1 .2 m, M = O.8 kg, m = 0.3 kg, dhe këndi maksimal
midis shufrës dhe vertikalës është 60 °, gjeni shpejtësinë e grimcës para goditjes .

You might also like