You are on page 1of 6

DINAMIKA

1. Trupi nën veprimin e forcës 60N kryhen lëvizje drejtvizore të njëtrajtshme.


Sa është vlera e forcës së fërkimit?
A) 0N
B) 20N
C) 30N
D) 40N

2. Trupi nën veprimin e forcës horizontale 100N kryhen lëvizje drejtvizore të njëtrajtshme.
Nëse masa e trupit është 50kg, koeficienti i fërkimit do të jetë: (g = 10m/s2)
A) 0.5
B) 0.4
C) 0.2
D) 0.1

3. Topi i bilardos lëviz me shpejtësi V1 dhe godet një top tjetër bilardo në prehje. Pas goditjes topi
i parë vazhdon të lëvizë sipas të njëjtit drejtim dhe kah me shpejtësi sa 1/3 e shpejtësisë fillestare.
Njehsoni shpejtësinë e topit të parë para goditjes, nëse shpejtësia e topit të dytë pas goditjes
është 10m/s. (goditja të merret jo elastike)

4. Dy trupa qiellorë me masa të njëjta ndodhen në largësi r nga njëri tjetri. Nëse masa e njërit trup
rritet dy herë, masa e trupit tjetër zvogëlohet dy herë dhe distanca ndërmjet tyre nuk ndryshon,
atëherë forca gravitacionale,
A) rritet dy herë
B) zvogëlohet dy herë
C) rritet katër herë
D) nuk ndryshon

5. Shufra qëndron në baraspeshë. Sa është gjatësia AB e saj?


A) 1m
B) 2m
C) 3m
D) 4m

6. Dy trupa me m1=1kg dhe m2=2kg të lidhur me njeri tjetrin me një fije të pazgjatëshme, lëvizin
në një sipërfaqe horizontale me nxitim 3m/s2. Koefiçenti i fërkimit të rrotave me sipërfaqen
horizontale është 0.1. Njehsoni forcën tërheqëse që vepron mbi trupat.

7. Sfera me masë 1kg, që lëviz me shpejtësiV1= 6m/s godet një sferë tjetër me masë dy herë më
të madhe që lëvz me shpejtësi V2=3m/s dhe në kah të njëjtë me sferën e parë. Pas goditjes të
dyja sferat lëvizin së bashku. Duke e konsideruar goditjen elastike, njehsoni shpejtësinë e sferave
pas goditjes.
8. Dy trupa me masë m1 dhe m2 ndodhen në një distancë r nga njëri tjetri. Forca gravitacionale
ndërmjet tyre është 20N. Nëqoftëse masa e trupave nuk ndryshon dhe distanca ndërmjet tyre
bëhet forca gravitacionale në këtë rast?
A) 20N
B) 10N
C) 5N
D) 2N

9. Një kuti druri me masë 26kg tërhiqet në një sipërfaqe horizontale me një forcë 100 N që formon
këndin 37o me drejtimin horizontal. Gjeni koefiçentin e fërkimit të kutisë me sipërfaqen horizontale,
nëse ajo lëviz me shpejtësi konstante.
(sin37o=0.6, cos370=0.8, g=10m/s2)

10. Dy trupa me masa m1 dhe m2 ndodhen në një distancë r nga njëri tjetri. Forca gravitacionale
ndërmjet tyre është 10N. Nëse masa e trupit të dytë bëhet 2m2 dhe distanca ndërmjet tyre 2r, sa
do të bëhet forca gravitacionale në këtë rast?
A) 20N
B) 10N
C) 5N
D) 2N

11. Shufra në figurë është në baraspeshë. Sa do të jetë madhësia e peshës P2?


A) 50N
B) 100N
C) 150N
D) 200N

12. Sa duhet të jetë forca që ushtrohet në skajin B që


shufra të qëndrojë në baraspeshë?
A) 50N
B) 100N
C) 150N
D) 200N

13. Vagoni me masë m1= 100kg, nën veprimin e forcës horizontale F=300N, lëviz në një shinë
horizontale me nxitim a=2m/s2. Njehsoni:
a) Forcën e fërkimit ndërmjet vagonit dhe shinave

b) Koefiçentin e fërkimit të shinave me rrotat.


14. Një fëmijë, me masë 20kg është ulur në largësinë 3m nga pika mbështetëse e një kolovajseje.
Sa larg nga pika mbështetëse duhet të ulet një fëmijë tjetër me masë 30kg, që sistemi të qëndrojë
horizontalisht në ekuilibër?
A) 1 m
B) 1.5 m
C) 2 m
D) 3 m

15. Karroca në figurë që lëviz me shpejtësi 8m/s fillon të frenojë. Nga momenti i frenimit, derisa
ndalon ajo përshkon rrugën 32 m. Gjeni koefiçentin e fërkimit të karrocës me sipërfaqen.

16. Sa duhet të jetë forca që vepron në skajin B të shufrës homogjene që ajo të qëndrojë në
ekuilibër horizontal? (pesha e shufrës nuk meret parasysh)
A) 200N
B) 150N
C) 100N
D) 50N

17. Mbi trupin me masë 10kg vepron forca horizontale 25N. Gjeni nxitimin me të cilin lëviz trupi,
nëse koefiçenti i fërkimit të tij me rrafshin është 0.1. (g=10m/s2)

18. Mbi trupin me masë M = 4kg, fillimisht në prehje, vepron forca horizontale F = 10N. Si rezultat i
veprimit të forcës konstante, trupi zhvendoset me 16m gjatë kohës t = 4s. Njehsoni koefiçentin e
fërkimit të trupit me rrafshin horizontal.

19. Një trup me masë M është varur në sustën e një dinamometri të shkallëzuar në Njuton. Forca
që tregon dinamometri në këtë rast është 20N. Në qoftë se dinamometri së bashku me trupin do
të çohej në një planet tjetër ku nxitimi i rënies së lirë është 4 m/s2, masa e trupit M do të jetë:
A) 20kg
B) 10kg
C) 5kg
D) 2kg
20. Sa duhet të jetë pesha e shufrës homogjene AB, që
ajo të qëndrojë në ekuilibër?

A) 50N
B) 100N
C) 150N
D) 250N

21. Trupi me masë m nën veprimin e forcës horizontale F = 300N lëviz me nxitim 5m/s2. Sa do të
jetë masa e trupit në rast se koeficienti i fërkimit ndërmjet trupit dhe rrafshit është 0.5?
Analizoni forcat.

22. Mbi dy trupa me masa përkatësisht 4kg dhe 10kg, të cilët nisen nga prehja, ushtrohen forca
me vlera të barabarta, në të njëjtin kah dhe gjatë të njëjtit interval kohor. Në qoftë se shënojmë me
x1 zhvendosjen e trupit me masë 4kg dhe me x2 zhvendosjen e trupit me masë 10kg, atëherë ka
vend njëri prej relacioneve të mëposhtëm:
A) x1=x2
B) x1/x2=2/5
C) x1/x2=5/2
D) x1/x2=(2/5)

23. Një forcë F që vepron mbi një trup me masë m, i jep atij nxitimin a. Sa do të jetë nxitimi që
fiton një trup tjetër me masë 4m në rast se forca bëhet 2F?
A) 8a
B) 2a
C) 4a
D) 0.5a

24. Një trup A në Tokë peshon 40N, ndërsa një trup B në Hënë peshon po 40N. Nxitimi
gravitacional në Hënë është sa 1/6 e nxitimit gravitacional të Tokës. Krahaso masat e dy trupave:
A) Trupi A ka masën 6 herë më të madhe se trupi B.
B) Trupi B ka masën 6 herë më të madhe se trupi A.
C) Trupat A dhe B kanë të njëjtën masë.
D) Nuk mund të krahasohen masat e tyre.

25. rupi me masë m = 10 kg lëviz në një rrafsh horizontal me nxitim a = 5 m/s2 nën veprimin e
forcës F = 100 N, që është paralele me rrafshin
(g = 10 m/s2 ). Koeficienti i fërkimit të trupit me rrafshin është:
A) μ = 0,5
B) μ =0.9
C) μ = 0,2
D) μ =1

26. Forca F zbatohet në fundin e një dërrase homogjene me gjatësi l dhe masë 5kg.
Këndi që formon drejtimi i forcës me dërrasën është 30o. Skaji tjetër i dërrasës është
fiksuar në mur. Sa do të jetë vlera e kësaj force, në mënyrë që dërrasa të qëndrojë në
pozicionin horizontal?
A) 25N
B) 75N
C) 50N
D) 100N
27. Një trup me masë 1t lëviz me nxitim 3 m/s2 me kah të drejtuar për lart. Sa është moduli i
tensionit të kavos që ngre trupin? (g = 10m/s2)?
A) 13000 N
B) 10000 N
C) 1300 N
D) 700N

28. Një bllok tërhiqet mbi një sipërfaqe horiontale me shpejtësi konstante nga një litar i cili formon
këndin 60o me drejtimin horizontal, me forcë 100 N. Vlera e forcës së fërkimit në këtë rast do ishte:
A) 52 N
B) 85 N
C) 50 N
D) 100 N

29. Nëse mbi trupin me masë 3 kg vepron forca 3 N, shpejtësia e tij rritet nga 3 m/s në 8 m/s .
Koha e këtij ndryshimi është:
A) 10s
B) 20s
C) Nuk përcaktohet
D) 5s

30. Një forcë horizontale 25 N ushtrohet mbi një kuti me masë 10 kg si në figurë. Kutia lëviz me
nxitim 2 m/s2. Sa do të jetë vlera e koeficientit të fërkimit ndërmjet kutisë dhe dyshemesë? (g=10
m/s2)
A) 0.5
B) 0.25
C) 0.05
D) 0.15

31. Një top me masë 1 kg godet murin sipas dejtimit djathtas me


shpejtësi 2 m/s ashtu si tregohet në figurë. Pas goditjes me murin topi
kthehet majtas me shpejtësi 1,5 m/s. Goditja zgjati 0,02 s. Forca që
ushtron topi mbi murin është:
A) 175N
B) 300N
C) 350N
D) 400N

32. Karroca me rërë me masë 20 kg lëviz me shpejtësi Vk=3 m/s në një sipërfaqe horizontale të
lëmuar. Përballë karrocës lëviz sfera me masë 5 kg dhe shpejtësi Vs=5 m/s. Sfera godet karrocën
dhe mbetet në të. Shpejtësia e karrocës pas goditjes me sferën do të jetë:
A) 2m/s
B) 1.4 m/s
C) 0.8 m/s
D) 0.5 m/s

33. Patinatori me masë 50 kg duke u ndodhur në prehje mbi akull hedh horizontalisht një gur me
masë 2 kg me shpejtësi 5 m/s. Koeficienti i fërkimit të patinave me akullin është 0.02. Zhvendosja
e patinatorit derisa të ndalojë do të jetë:
A) 2m
B) 4m
C) 8m
D) 10m
34. Automobili që lëviz me shpejtësi 36km/h sipas një trajektore vijëdrejtë, fillon të frenojë deri sa
ndalon, në mënyrë njetrajtësisht të ngadalësuar. Duke ditur se koefiçenti i fërkimit të rrotave me
rrugën është 0.1, njehsoni rrugën që përshkon ai nga momenti i frenimit deri sa ndalon (g=10m/s)

35. Masa e një planeti është katër herë më e madhe se masa e Tokës, dhe rrezja e tij është dy
herë e madhe se rezja e Tokes. Sa do të ishte nxitimi i renies së lirë në sipërfaqen e planetit,
krahasuar me nxitimin g në sipërfaqen e Tokës?

36. Dy trupa me masa të njëjta ndodhen në një distancë r nga njëri-tjetri. Forca gravitacionale
ndërmjet tyre është 40N. Nëse masa e trupave nuk ndryshon dhe distanca ndërmjet tyre bëhet 2r,
forca gravitacionale në këtë rast do të bëhet?
A) 40N
B) 30N
C) 20N
D) 10N

37. Mbi trupin që ndodhet në një rrafsh horizontal në prehje, vepron një forcë horizontale
konstante F, me madhësi 40N pēr 10 sek. Koefiçenti i fërkimit të trupit me rrafshin eshte 0.1. Trupi
zhvendoset 100 m (g=10m/s2). Njehsoni:
a) nxitimin me të cilin do të lëvizë trupi

b) masën e tij

38. Plumbi me masë 100g që lëviz horizontalisht me shpejtësi 500m/s godet një bllok prej druri te
fiksuar me trashësi 50cm dhe del prej tij po sipas drejtimit horizontal. Nëse forca mesatare e
rezistencës së bllokut prej druri është 16kN, njehsoni:
a) Nxitimin me të cilin plumbi përshkon bllokun e drurit

b) Energjinë kinetike pas daljes së plumbit nga blloku i drurit.

39. Sfera me mase 1kg që lëviz me shpejtësi v1-5m/s godet një sferë tjetër që lëviz me shpejtësi
V2-2m/s përballë me të parën. Pas goditjes të dyja sferat lëvizin së bashku me shpejtësi 1m/s,
sipas kahut të shpejtësisë së sferës së dytë para goditjes. Gjeni masën è sferës së dytë.

40. Një bërthamë radioaktive në prehje, u shpërbë në një grimcë α dhe në një bërthamë të re, por
me masë 50 herë më të madhe se ajo e grimcës α. Grimca α shkëputet nga bërthama me
shpejtësi 5∙105m/s. Paraqisni grafikisht vektorët e impulseve të grimcës α dhe të bërthamës së re
dhe njehsoni vlerën e shpejtësisë që do të lëvizë bërthama e re.

You might also like