You are on page 1of 4

Kinematika Ushtrime ne vite

2013
11. Grimca lëndore lëviz në vijë të drejtë sipas boshtit të x-ve me ekuacion x=5+8t-t2.
Për çastin e kohës t = 3s, njehsoni: a) kordinatën x, b) shpejtësinë e çastit c) nxitimin e grimcës. 3
pikë

1. Trupi i hedhur vertikalisht lart arrin lartësinë maksimale 5m. Sa është shpejtësia fillestare e trupit?
(g=10m/s2) 1 pikë

A) 30m/s
B) 20m/s
C) 15m/s
D) 10m/

11. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup që lëviz në një vijë të
drejtë.
a) Ndërto varësinë e nxitimit nga koha gjatë gjithë lëvizjes. 2 pikë

b) Njehsoni rrugën që përshkon trupi gjatë 30 sekondave të lëvizjes

2014

4. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup që lëviz në rrafsh
horizontal. Zhvendosja që kryen trupi mbas t = 4s do të jetë: 1 pikë
A) 72m
B) 48m
C) 24m
D) 12m
2015

2016

2017

1. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një makinë e cila lëviz sipas një rruge
vijëdrejtë. Nxitimi i lëvizjes në intervalin e kohës nga (20s-40s) do të jetë:
1 pikë
A) 5m/s2
B) 2m/s2
C) 1m/s2
D) 0m/s2
11. Një trup hidhet vertikalisht lart me shpejtësi fillestare 20m/s. Duke mos marë parasysh fërkimin me
ajrin, (g=10m/s2), njehsoni:

a) kohën e lëvizjes së trupit deri në lartësinë maksimale.


1 pikë
b) lartësinë maksimale që arrin trupi.
1 pikë
c) shpejtësinë dhe lartësinë e trupit në çastin e kohës t=1s.
2 pikë

2018

1. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup, i
cila lëviz sipas një rruge vijëdrejtë.Cili nga barazimet e mëposhtëme shpreh
ekuacionin e shpejtësisë së trupit? 1 pikë

A) v = 4t
B) v = 4 + 2t
C) v = 4 - 2t
D) v = 4 + 12t

11.Nga çatia e një ndërtese me lartësi 80m, shkëputen njëra pas tjetrës dy sfera, pa shpejtësi
fillestare. Sfera e dytë shkëputet 1s pas sferës së parë.
a) Sa larg do të jenë dy sferat, 2s pas shkëputjes së sferës së dytë? 2 pikë
b) Sa janë shpejtësitë e dy sferave në këto caste? 2 pikë

2019

1. Një nxënës lëviz drejt lindjes duke kryer zhvendosjen S1 = 3m dhe më pas lëviz në drejtim të
jugut duke kryer zhvendosjen S2 = 4m. Zhvendosja rezultante që kryhen nxënësi do të jetë:
1 pikë
A) 3 m
B) 4 m
C) 5 m
D) 7 m

2. Në figurë janë paraqitur lëvizjet e dy trupave A dhe B. Cili nga pohimet e


mëposhtëm është i gabuar? 1 pikë
A) Trupi A kryhen lëvizje drejtvizore të njëtrajtëshme.
B) Trupi B qëndron në prehje.
C) Të dy trupat lëvizin pa nxitim.
D) Të dy trupat lëvizin me nxitim.
3. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup. Zhvendosja që
kryhen trupi gjatë kohës t = 6s është: 1 pikë

A) 72m
B) 48m
C) 24m
D) 12m

5. Dy sfera A dhe B, bien njëkohësisht nga lartësi të ndryshme. Sfera A bie nga lartësia
H = 12m, sfera B bie nga lartësia h = 5m. ( g = 10m/s2 )
a) Sa duhet të jetë shpejtësia fillestare e sferës A, që të dyja sferat të prekin tokën
njëkohësisht, nëse sfera B niset nga prehja? 2 pikë
b) Sa janë shpejtësitë e sferave A dhe B, në çastin kur ato prekin tokën? 2 pikë

You might also like