You are on page 1of 2

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN

Olimpiada e fizikës , Faza I, klasa XII

Viti shkollor 2018-2019

Ushtrimi 1. Figura 1

Një trup me masë 2kg rrëshqet pa fërkim nga një lartësi h=0.5m
nga maja e rrafshit të pjerrët që ndodhet mbi sipërfaqen e
tavolinës dhe me kënd pjerrësie 300. Lartësia e tavolinës është
H=2m.( figura 1)
a) përcaktoni nxitimin e trupit kur rrëshqet përgjatë rrafshit të
pjerrët ( 3 pikë)
b) meҫfarë shpejtësie trupi lë rrafshin e pjerrët (2 pikë)
c) sa larg tavolinës do të bjerë trupi në dysheme (2 pikë)
d) për sa kohë arrin trupi nga maja e rrafshit të pjerrët në dysheme (2 pikë) Figura 2
e) cfarë roli luan masa e trupit në përfundimet e marra (1pikë)

Ushtrimi 2. Gjej fuqinë e ҫliruar në një nga rezistencat me vlerë R=10Ω të


treguara në figurën 2. (10 pikë)

Ushtrimi 3. Dy trupa e paraqitur në figurën 3 kanë masë të barabartë me vlerë Figura 3


3*10 -4kg secili dhe janë të ngarkuar me të njëjtën ngargesë elektrike dhe në
shenjë dhe në vlerë numerike. Ato qëndrojnë në ekuilibër kur fijet formojnë
këndin 740midis tyre . Njehsoni vlerën numerike të ngarkesës elektrike (10pikë)

Ushtrimi 4. Katër përcjellës paralele janë paraqitur në figurë . Rryma që kalon në


të katër ka vlerën 4A. Cila është vlera numerike e induksionit të fushës magnetike dhe
drejtimi I tij në pikën P të paraqitur në figurën 4 (10pikë)
Figura 4
Ushtrimi 5.Në figurën 5 është paraqitur një tra mbi të cilën ushtrohen 4
forcaF1=F2=F3=10N dheF4= 5N. A është në ekuilibër trau në lidhje me pikën P (5 pikë)
Figura 5

Ushtrimi 6. Një rreze rënëse bie në kënd 600 në sipërfaqen e një pllake xhami me tregues
përthyrje 1,6 si në figurnë 6.Gjeni këndin me të cilin del rrezja nga pllaka e xhamit kur dihet se
treguesi i përthyerjes se ajrit është 1. (5 pikë) Figura 6

Ps.Totali është 50 pikë. Minimumi për të kaluar në fazën e dytë është 35 pikë.

You might also like