You are on page 1of 14

Ushtrime të mekanikës

Tema 1:Ushtrime mbi vektorët. Mbledhja e vektorëve.


Ushtrimi 1
Një trup hidhet me shpejtësi fillestare V 0=30m/s nën një kënd 300 me drejtimin horizontal. Gjeni
përbërëset e shpejtësisë.
Ushtrimi 2
Mbi një trup veprojnë tre forca si në figure: F1=F2=10N dhe formojnë të njëjtin kënd α=300 me
drejtimin horizontal. Forca F3 është e drejtuar vertikalisht dhe e ka modulin 15N. Gjeni forcën
rezultante.
Ushtrimi 3
E njëjta kërkesë vetëm se F1=5N.
Tema 2:Lëvizja drejtvizore, lëvizja me nxitim konstant. Rënia e lire.
Ushtrimi 1
Ekuacioni i lëvizjes së një trupi është: S=(4+4ot-4t2)
a)Gjeni shpejtësinë në çastet e kohës t=0, t2=3 dhe t3=5s.
b)Të ndërtohet grafiku i shpejtësisë së çastit.
c)Gjeni shpejtësinë mesatare të lëvizjes në intervalin e kohës t1 deri në t3.
Ushtrimi 2
Pika materiale lëviz në një vijë të drejtë sipas ligjit S=At=Bt 2+Ct3 ku A=3m/s, B=2m/s2 dhe
C=5m/s3.
a)Gjeni varësinë e shpejtësisë dhe nxitimin nga koha.
b)Gjeni shpejtësinë dhe nxitimin në t=2s.
c)Ndërtoni grafikët për S, V në funksion të kohës.
Ushtrimi 3
Grafiku i varesisë së nxitimit nga koha është paraqitur në figurë.Të ndërtohet për këtë lëvizje,
varësia nga koha e shpejtësisë nëse në momentin fillestar trupi ndodhet në qetësi.
Ushtrimi 4
Si ndryshon koha e lëvizjes së një lundre, gjatë zhvendosjes nga A në B dhe anasjelltas në një
lum që rrjedh me shpejtësi v1=2km/orë nga koha e po kësaj lëvizjeje në ujë të qetë?Shpejtësia e
lëvizjes së varkës në lidhje me ujin në të dy rastet është v2=5km/orë.
Ushtrimi 5
Një njeri ndodhet në distancën h=50m larg rrugës së drejtë nëpër të cilën afrohet autobuzi me
shpejtësi v1=10m/s. Të gjendet drejtimi sipas të cilit duhet të vrapojë njeriu në mënyrë që të
takohet me autobuzin nëse ky i fundit në momentin fillestar ndodhet në distancën b=200m nga
njeriu. Shpejtësia e njeriut është v2=3m/s.
Ushtrimi 5’
Një varkë me motor shpejtësia e të cilës në ujë të qetë është 10m/s përshkron gjerësinë e një
lumi, shpejtësia e rrjedhjes të të cilit është 5m/s. Gjeni në ç’farë drejtimi duhet të lëvizë varka në
lidhje me drejtimin e rrjedhjes së lumit, në mënyrë që ajo të arrijë në pikën më të afërt në bregun
tjetër.
Ushtrimi 6
Platforma e blinduar lëviz me shpejtësi v=3m/s. Në momentin kur ajo ndodhet përballë
objektivit, bën qitje mbi të. Duke ditur shpejtësinë e plumbit në lidhje me platformën v 0=80m/s,
gjeni drejtimin nën të cilin duhet bërë qitja në mënyrë që objektivi të asgjesohet.
Ushtrimi 7
Një trup hidhet nga lartësia 5m,në mungesë të rezistencës së ajrit. Gjeni shpejtësinë me të cilën
trupi takon tokën si dhe kohën që zgjat kjo lëvizje.
Ushtrimi 8
Një trup hidhet nga prehja me nxitim 1.6m/s 2 dhe vazhdon të lëvizë me këtë nxitim për 8s.Pastaj
lëviz me shpejtësi konstante për 70s dhe më tej frenon me nxitim 2.5m/s2 derisa ndalon në
stacionin tjetër. Gjeni rrugën e përshkruar nga treni.
Ushtrimi 9
Një trup lëviz në një rrafsh të ashpër me shpejtësi fillestare 100m/s. Gjeni: a)pas sa kohe do të
ndalojë trupi?b)Ç’rrugë do të përshkruajë ai deri në ndalim.
Nxitimi i lëvizjes është -5m/s2.
Ushtrimi 10
Automobili lëviz sipas shpatit të një mali me shpejtësi fillestare v0=20m/s dhe me nxitim
negative -1m/s2.Gjeni zhvendosjen e automobilit gjatë kësaj kohe si dhe rrugën e përshkruar prej
tij.
Ushtrimi 11a)Trupi hidhet vertikalisht lart me shpejtësi fillestare v0=14m/s. Në ç’lartësi nga
sipërfaqja e tokës do të ndodhët ai pas 1s dhe ç’rrugë ka përshkruar ai gjatë kësaj kohe.
b)Të zgjidhet ushtrimi për t=2s.

Ushtrimi 12Nga maja e një shkëmbi me lartësi H lëshohet një gur. Njëkohësisht nga fundi i
shkëmbit hidhet vertikalisht lart një gur tjetër me shpejtësi fillestare v 0. Gjeni kohën kur do të
takohen të dy gurët dhe kushtin për të cilin ndodh ky takim.
Tema 3:Hedhja në një kënd me horizontin, hedhja horizontale(lëvizja e predhave)(2 ore)
Ushtrimi 1
Një trup hidhet me shpejtësi fillestare v0 që formon këndin α me horizontin.a)Gjeni kohën e
lëvizjes së trupit derisa ai bie në tokë.b)lartësinë maksimale të ngjitjes.c)largësinë e përshkruar
në drejtimin horizontal.d)vlerën e këndit të hedhjes për të cilin largësia e hedhjes është
maksimale.
Ushtrimi 2
Një trup hidhet horizontalisht me shpejtësi 40m/s nga lartësia 44.1m. Gjeni:a)pas sa kohe trupi
do të bjerë në tokë?b)Sa do të jetë zhvendosja horizontale gjatë kësaj kohe?.c)Sa është përbërsja
horizontale dhe vertikale e shpejtësisë në momentin e rënies në tokë?d)Gjeni rrezen e kurbaturës
së trajektores në pikën B ku guri prek tokën pas 3s?
Ushtrimi 3
Një gur hidhet nga lartësia h=122.5m, me shpejtësi fillestare v 0=29.4m/s në drejtimin horizontal.
Të gjendet: a)koha e përgjithshme e lëvizjes.b)Zhvendosja e tij në drejtimin horizontal.c)rrezja e
kurbaturës së trajektores në pikën ku guri do të ndodhet 4s pas fillimit të lëvizjes.Rezistenca e
ajrit të mos merret parasysh.
Ushtrimi 4
Trupi hidhet horizontalisht me shpejtësi fillestare 60m/s nga maja e një kulle me lartësi
320m.a)Gjeni shpejtësinë e trupit 5s nga çasti i hedhjes si dhe lartësinë në këtë moment.b)Gjeni
shpejtësinë në çastin e rënies dhe këndin që formon ajo me drejtimin horizontal.c)Gjeni
ekuacionin e trajektores si dhe zhvendosjen që ka kryer trupi në çastin kur trupi prek tokën.
Ushtrimi 5
Nga kulla me lartësi 25 m hidhet guri me shpejtësi fillestare 15 m/s nën këndin 35 0 me
horizontin. Gjeni:a) kohën e lëvizjes së trupit derisa ai prek tokën.b)Zhvendosjen horizontale të
tij në këtë cast kohe.

Tema 4: Dinamika :Ligjet e Njutonit(3 ore)


Ushtrimi 1
Sipas një këndi të pjerrët me kënd pjerrësie α rrëshqet një kub me masë m. Gjeni nxitimin e plotë
të kubit si dhe forcën e kundërveprimit të planit nëse koefiçienti i fërkimit midis kubit dhe planit
të pjerrët është k.
Ushtrimi 2
Mbi një kënd të pjerrët të lëmuar i cili lëviz djathtas me nxitim a, vendoset një dërrasë e lëmuar.
Sa duhet të jetë nxitimi i lëvizjes së planit në mënyrë që dërrasa të mos rrëshqasë në plan.
KëndiiI planit është α
Ushtrimi 3
Në vagonin e një treni është varur një lavjerrës matematik. Vagoni lëviz në mënyrë drejtvizore
njëtrajtësisht të nxituar me nxitim a. Në çfarë këndi do të shmanget lavjerrësi nga vertikalja.
Sistemi i referimit të lidhet me tokën.
Ushtrimi 4
Automjeti me masë 1T lëviz në rrugë horizontale me shpejtësi konstante 72km/orë. Forca
tërheqëse e motorrit është 200N. Gjeni:a) koefiçientin e fërkimit.b)kohën që i duhet atij për të
ndaluar kur motorri shuhet.
Ushtrimi 5
Të gjendet nxitimi me të cilin zhvendoset në një plan horizontal një masë m, nën veprimin e n jë
force F që formon këndin α me drejtimin horizontal, nëse koefiçienti i fërkimit është μ.
Ushtrimi 6
Një litar me gjatësi l dhe me masë M ndodhet në një tryezë të lëmuar dhe tërhiqet nga njëri skaj
me forcën F. Gjeni tensionin e fijes (litarit) në secilën prerje tërthore të tij që ndodhet në largësi x
nga skaji tjetër.
Ushtrimi 7
Mbi një tavolinë të lëmuar ndodhet trupi me masë M. Një masë e dytë m, nëpërmjet një filli pa
masë dhe të pazgjatshëm që kalon nëpër një rrotullë të fiksuar në skajin e tavolinës, lidhet me
masën M. Gjeni nxitimin me të cilin lëvizin trupat dhe tensionin e fillit nëse masa e rrotullës nuk
meret parasysh.b)Zgjidheni ushtrimin kur μ=0.1, M=3kg dhe m=1kg.
Ushtrimi 8
Në montazhin e paraqitur në figurë masat m 1, m2 dhe m3 lidhen midis tyre me anë të një filli të
pazgjatshëm dhe pa masë. Duke mos përfillur fërkimet gjeni nxitimin me të cilin lëviz sistemi
dhe tensioned në të gjitha fillet.
Ushtrimi 9
Plani i pjerrët formon me horizontin këndin α; në skajin e sipërm të tij është fiksuar një rrotull pa
masë. Në skajet e një filli të lehtë e të pazgjatshëm i cili kalon nëpërmjet rrotullës, janë fiksuar
dy masa m1 dhe m2. Gjeni nxitimin e lëvizjes së sistemit dhe tensionin e fillit nëse fërkimet nuk
merren parasysh. B) Zgjidheni ushtrimin në prani të fërkimit. Zbatim numerik: m 1=10kg dhe
m2=2kg, α=300 dhe μ=0.1
Ushtrimi 10
Një rrotull pa masë është mbërthyer në kulmin e përbashkët të dy palneve të pjerrët që formojnë
me horizontin këndet 300 dhe 450. Dy trupa të njëjtë me masë 1kg, të lidhur me anë të një fijeje
të pazgjatshme dhe pa masë,vendosen në këto plane. Koefiçientët e fërkimit të trupave me planet
janë 0.1. Gjeni nxitimin e trupave dhe tensionin e fijes.
Ushtrimi 11
Në sistemin e mëposhtëm blloqet (1) dhe (2) janë lidhur me një litar i cili kalon nëpër dy rrotulla
pa masë. Blloku (1) e ka masën 40 kg dhe blloku (2) e ka masën 60kg. Fija eshtë e pazgjatshme
dhe pa masë. Forcat e fërkimit nuk merren parasysh.Gjeni a)nxitimin e dy masave. B) nëse
blloku (2) eleminohet dhe filli në skajin e tij të lirë tërhiqet me një forcë 600N, sa do të jetë
nxitimi i bllokut të mbetur.
Ushtrimi 12
Në figurë masat e cilindrave të varur në fillin e pazgjetshëm e pa masë, janë përkatësisht m 1 dhe
m2. Gjeni nxitimin me të cilin lëvizin cilindrat, nëse rrotulla A është e palëvizshme, rrotulla B
është e lëvizshme kurse masat e tyre dhe fërkimet në boshte nuk përfillen. Përcaktoni tensionin e
fillit dhe forcat që veprojnë tek boshtet e rrotullave A dhe B.

Tema 5: Puna, energjia, fuqia, ligji i ruajtjes së energjisë mekanike


Ushtrimi 1
Vagoni me masë 20T që lëviz në mënyrë njëtrajtësisht të ngadalsuar nën veprimin e forcës së
fërkimit 6000N, pas pak kohe ndalet. Shpejtësia fillestare e vagonit është 54km/orë. Të gjendet
puna e forcave të fërkimit dhe largësia e përshkruar deri në ndalim.
Ushtrimi 2
Trupi me masë 1kg lëviz në një sipërfaqe me fërkim me shpejtësi fillestare 10m/s.Të gjendet
rruga që do të përshkruajë trupinë këtë sipërfaqe nëse koefiçienti i fërkimit të rrëshqitjes është
0.1.
Ushtrimi 3
Trupi me masë 16kg tërhiqet në një plan të pjerrët të lëmuar nën veprimin e forcës F. Gjatësia e
planit është 3.1m dhe këndi i pjerrësisë është 300. A)Nëse shpejtësia në pikën A është 0.6m/s dhe
në pikën B është 3.1m/s, gjeni punën e forcës F.b)Gjeni forcën F.c)Gjeni energjinë kinetike të
trupit në pikën B, në prani të fërkimit me koefiçient 0.1.
Ushtrimi 4
Mbi një trup me masë m vepron një forcë vertikale konstante dhe trupi brenda kohës t ngjitet në
lartësinë h.Ç’farë pune kryen forca F gjatë kësaj ngjitjeje nëse në momentin fillestar shpejtësia e
trupit ishte zero. Cila është puna e forcës rezultante gjatë kësaj kohe.
Ushtrimi 5
Trupi me masë m=2kg nën veprimin e një force konstante lëviz në një vijë të drejtë. Varësia e
zhvendosjes nga koha jepet me ligjin: x = a t2 +b t +c. Përcaktoni:a)Punën që kryen forca e
lartpërmendur brenda kohës 10s.2)Fuqinë që zhvillon kjo forcë; jepet a=2m/s 2, b= 5m/s dhe
c=3m.
Ushtrimi 6
Predha me masë 6kg përshkon grykën e zjarrit me gjatësi l=2m dhe del horizontalisht me
shpejtësi v0 = 600m/s. Duke konsideruar foecën reactive që vepron mbi predhë konstante gjatë
gjithë kohës që ajo përshkon grykën e zjarrit, të llogaritet fuqia mesatare që zhvillon kjo forcë
gjatë kohës së qitjes.
Ushtrimi 7
Koefiçienti i fërkimit midis një trupi dhe planit të pjerrët ku ai lëviz është 0.2.Deri në ç’farë
lartësie ngjitet trupi në planin e pjerrët nëse atij i komunikohet shpejtësia v 0 = 10m/s drejtuar
sipër planit të pjerrët me kënd α=450.

Ushtrimi 8
Një trup bie pa shpejtësi nga shpati i një mali me lartësi h, me pjerrësi këndin α. Gjeni
shpejtësinë me të cilën trupi prek tokën si dhe kohën që zgjat lëvizja nga A në B.
Ushtrimi 9
Dy trupa me masë m1 dhe m2 lidhen me një fill të pazgjatshëm që kalon nëpër një bllok. Masa e
fijes dhe e bllokut të mos merren parasysh. Gjeni nxitimin me të cilin zhvendoset sistemi nëse
rezistenca e ajrit dhe fërkimi në bllok të mos merret parasysh.
Ushtrimi 10
Një gur me masë m=50g, hidhet nën një kënd me horizontin nga lartësia h=20m, me shpejtësi
v1=18m/s. Shpejtësia e gurit në momentin kur ai prek tokën është v2= 24m/s. Gjeni punën e kryer
për mposhtjen e rezistencës së ajrit.
Ushtrimi 11
Guri i ngritur në lartësinë h=5m me masë 0.2kg, bie në një tokë të butë dhe futet në të me
S=5cm. Me sa është e barabartë forca mesatare e goditjes së gurit.
Ushtrimi 12
Të gjendet fuqia që zhvillon motorri i automobilit me masë 1T nëse ai lëviz me shpejtësi
36km/orë :a) në rrugë horizontale.b)ngjitet në malin me pjerrësi 5m në çdo 100m.c)zbret nga ky
mal. Koefiçienti i fërkimit të mërret 0.07.
Ushtrimi 13
Një trup me masë 5kg lihet i lirë të rrëshqasë nga kulmi i planit të pjerrët me lartësi 5m, pa
fërkim. a)Gjeni punën e kryer nga forca e rëndesës deri në fund të rrafshit.. b)E zëmë se shtohet
fërkimi dhe shpejtësia në fund të rrafshit është sa 8/10 e shpejtësisë në mungesë të fërkimit.
Gjeni punën e forcave të fërkimit gjatë zbritjes.

Tema 6: Impulsi, ligji i ruajtjes së impulsit, ushtrime të kombinuara me ligjin e ruajtjes së


energjisë.
Ushtrimi 1
Me ç’farë shpejtësie pas qitjes horizontale me pushkë, do të zbrapset qitësi i cili qëndron në një
rrafsh horizontal të lëmuar, nëse plimbi me masë m del nga pushka me shpejtësi v 0. Masa e
pushkës është M.
Ushtrimi 2
Karroja me një thes rërë sipër, ecën mbi një çift shinash me shpejtësi v 0. Plumbi me masë m që
fluturon horizontalisht me shpejtësi v1 (në po atë drejtim dhe kah si dhe karroja) arrin karron dhe
ngulet në thesin me rërë. Gjeni shpejtësinë e karros pas ngulitjes së plumbit si dhe nxehtësinë që
çlirohet. Masa e karros është M.
Ushtrimi 3
Varka me masë M=150kg është në prehje në një liqen të qetë. Varkëtari me masë m=70kg kalon
nga njëri skaj I varkës tëk tjetri, kurse vetë zhvendoset me S=0.8m. Duke mos marrë parasysh
rezistencën e ujit, gjeni gjatësinë e varkës.
Ushtrimi 4
Në shina qëndron një vagon i karrocuar dhe në të një armë e rëndë e cila realizon qitje
horizontale. Masa e predhës është m=100kg, Shpejtësia fillestare e predhës në lidhje me armën
është v0=500m/s. Përcaktoni shpejtësinë e vagonit menjëherë pas qitjes nëse para saj vagoni
lëviste me shpejtësi v1= 18km/orë. Shinat janë horizontale dhe fërkimet e rrokullisjes të
papërfillshme. Të shihen rastet kur:a) qitja bëhet në kahun e lëvizjes së vagonit.b)qitja bëhet në
kah të kundërt. Masa e vagonit së bashku me armën është M=1.5*104kg.
Ushtrimi 5
I njëjti problem si 4 vetëm se qitja bëhet nën këndin φ me horizontin.

Ushtrimi 6
Një plumb me masë 5g, duke lëvizur horizontalisht me shpejtësi 600m/s, godet një bllok druri
me masë 2 kg, që ndodhet në prehje mbi një sipërfaqe horizontale. Plumbi shpon bllokun dhe del
prej tij me shpejtësi 200m/s. Blloku i drurit rrëshqet 0.4 m nga pozicioni fillestar. Gjeni: a) Sa
herë zvogëlohet energjia kinetike e plumbit? b)Sa është energjia kinetike e bllokut fill pasi
plumbi e përshkon atë? c)Koefiçientin e fërkimit të rrëshqitjes së bllokut.
Ushtrimi 7
Një skijator me masë 72kg rrëshqet lirisht në shpatin e një mali me pjerrësi 30 0 dhe në momentin
kur ka përshkuar largësinë 35m qëllon me një raketë sinjali vertikalisht lart.Gjeni shpejtësinë e
skijatorit menjëherë pasi ai qëllon me raketë. Fërkimi nuk merret parasysh, rrëshqitja fillon pa
shpejtësi fillestare. Shpejtësia fillestare e raketës është 30m/s dhe masa e saj është 100g.
Ushtrimi 8
Nga lartësia H e një ndërtese bie një sferë. Kur ajo ndodhet përpara dritares në lartësi 0.5H, në
drejtimin horizontal qëllohet me një plumb. Plumbi me shpejtësi v 0 godet n qëndër të sferës dhe
mbetet në të. Me ç’farë shpejtësie sfera bie në tokë?. Masa e sferës M është 10 herë më e madhe
se ajo e plumbit. Rezistenca e ajrit nuk merret parasysh.
Ushtrimi 9
Dy sfera elastike me masa m1 dhe m2 ndodhen në një rrafsh të lëmuar. Para goditjes janë të
mundura tre situate: 1)sfera e parë lëviz me shpejtësi 30m/s drejt së dytës e cila është në prehje.
2)të dyja lëvizin kundrejt njëra-tjetrës me shpejtësi 30m/s.
3)Lëvizin në të njëjtin drejtim dhe kah, e para me shpejtësi 30m/s dhe e dyta me shpejtësi 10m/s.
Goditja është elastike dhe ballore. Gjeni shpejtësinë e secilës sferë pas goditjes.
Zgjidhni numerikisht rastet:1)m1 ˃m2 : m1=6kg dhe m2=2kg;2. )m1 =m2 =2kg.3)m1˂m2: m1=2kg
dhe m2 = 6kg.

Tema 7: Lëvizja rrethor(kinematika))

Ushtrimi 1
Pika matriale lëviz mbi një rreth sipas ligjit S(t)=1+ 2t+ t 2. Gjeni:a)shpejtësnë lineare.b)nxitimin
tangencial, nxitimin normal dhe nxitimin e plotë 3s pas fillimit të lëvizjes nëse njihet vlera e
nxitimit normal 0.5m/s2 në sekondën e dytë të lëvizjes.
Ushtrimi 2
Pika materiale, duke u nisur nga prehja , lëviz mbi një rreth me nxitim këndor 3.14rad/s 2.Te
gjenden në çstin e kohës t=1s:a)shpejtësia këndore.b)shpejtësia lineare.c)nxitimin
tangencial,nxtimin normal dhe nxitimin e plotë.

Ushtrimi 3
Pika material kryen lëvizje sipas rrethit me rreze 20cm. Zhvendosja këndore e saj ndryshon sipas
ligjit φ=8t2 +6t. Gjeni në çastin e kohës t=10s:a)shpejtësinë këndore, shpejtësinë lineare dhe
nxitimin këndor.c)nxitimin tangencial, normal dhe nxitimin e plotë.
Ushtrimi 4
Nxitimi këndor i cilindrit me diametër 0.8m, në të cilin mbështillet kablloja që ngre ashensorin
ndryshon me kohën sipas grafikut të paraqitur në figurë.Të përcaktohet shpejtësia maksimale si
dhe lartësia e ngjitjes së ashensorit brenda 20s.
Ushtrimi 5
Pika material lëviz sipas ekuacioneve x=6+t2 dhe y=5t2+3. a)Shkruani ekuacionin e trajektores
y=f(x). b)Gjeni shpejtësinë 1s pas fillimit të lëvizjes, nxitimin e plotë, nxitimin tangencial,
nxitimin normal dhe rrezen e kurbaturës së trajektores.
Ushtrimi 6
Shpejtësia këndore e një disku që rrotullohet në mënyrë njëtrajtësisht të nxituar, pas
N=10rrotullimesh nga fillimi i lëvizjes, arrin vlerën ɷ=20rad/s.Gjeni nxitimin këndor të lëvizjes.
Ushtrimi 7
Volanti rrotullohet duke bërë 360rrot/min.Pas fikjes së makinës ai rrotullohet në mënyrë
njëtrajtësisht të ngadalsuar me nxitim këndor 2rad/s2. Gjeni pas sa kohe ndalon aid he sa
rrotullime kryen ai gjatë kësaj kohe.
Ushtrimi 8
Të gjendet nxitimi këndor i lëvizjes së rrotës nëse 2s pas fillimit të lëvizjes, vektori i nxitimit të
plotë për një pikë që ndodhet në periferinë e saj, formon me vektorin e shpejtësisë këndin 600.
Ushtrimi 9
Rregullatori i Watit rrotullohet me shpejtësi këndore konstante rreth një boshti vertikal. Nxitimi i
sferave A dhe B është an=100g. Ç’numër rrotullimesh në minutë kryen rregullatori nëse këndi
ACB gjatë rrotullimit është α=600 ndërsa shufrat AC,BC,AD dhe BD kanë të njëjtën gjatësi
l=10cm.
Ushtrimi 10
Një disk rrotullohet në mënyrë njëtrajtësisht të shpejtuar rreth boshtit të vet.Mbas 10 rrotullimesh
ai arrin shpejtësinë këndoreë që i përgjigjet frekuencës ν=20s -1.Gjeni:nxitimin këndor të diskut;
nxitimin e plotë të një pike të periferisë duke ditur se rrezja e diskut është 10cm dhe se rrotullimi
ka filluar nga gjendja e prehjes.
Ushtrimi 11
Në ç’distancë nga boshti i rrotullimit duhet të vendoset sfera që rrotullohet rreth bushtit vetiak në
kah të kundërt me rrotullimin e platformës në mënyrë që shpejtësia lineare e pikës më ë largët të
saj prej bushtit të platformës të jetë zero. Shpejtësia këndore e platformës është ɷ 1dhe ajo e
sferës rreth bushtit vetiak është ɷ2. Rrezja e sferës është r.

Tema 8: Dinamika e lëvizjes rrethore të pikës materiale

Ushtrimi 1
Gjeni shpejtësinë që duhet ti komunikojmë horizontalisht një sfere në mënyrë që ajo të bëhet
satelit i planetit tonë. Rezistenca e ajrit të mos merret parasysh. Hedhja bëhet nga lartësi të vogla
dhe rrezja e tokës të merret 6400km.
Ushtrimi 2
Si do të lëvizte Hëna nëse tërheqja e saj me Tokën do të ndërpritej? Po nëse Hëna do të ndalonte
në orbitën e saj ?
Ushtrimi 3
Gjeni forcën N(pingule) me të cilën karroja me masë m që lëviz me shpejtësi v, shtyp dyshemenë
e n jë ure, në rastet kur:a) ura është e sheshtë horizontale.b)ura është konkave me rreze R.c)ura
është konvekse me rreze R
Ushtrimi 4
Një kub rrëshqet mbi sipërfaqen e një gjysmësfere me rreze R. Në çastin e kohës t, rrezja vektore
formon me vertikalen këndin φ. Gjeni forcën me të cilën kubi shtyp sipërfaqen(peshën) nëse
masa e këtij kubi është m, shpejtësia e tij është v dhe fërkimi nuk merret parasysh.
Ushtrimi 5
Kubi për të cilin u fol në problemin më lart fillon rrëshqitjen pa shpejtësi fillestare nga kulmi i
gjysmësferës. Në ç’lartësi nga kulmi i gjysmësferës kubi shkëputet prej saj nëse fërkimet nuk
merren parasysh?
Ushtrimi 6
Kubi i lëmuar me masë m rrëshqet pa fërkim sipas palnit të pjerrët i cili përfundon me rrethin e
vdekjes. Gjeni lartësinë minimale nga e cila duhet të fillojë lëvizjen kubi pa shpejtësi fillestare në
mënyrë që ai të kalojë nyjen e vdekjes.

Tema 9: Dinamika e rrotullimit të trupit të ngurtë


Ushtrimi 1
Volanti rrotullohet me shpejtësi këndore 31.4ras/s, momenti i inercisë së tij është 63.6kgm 2.
Gjeni momentin e forcave frenuese nga veprimi I të cilit volanti ndalon pas 20s.
Ushtrimi 2
Dy trupa me forca rëndese 19.6N dhe 9.8N janë lidhur me një fije që kalon në rrotullën me rreze
R dhe me forcë rëndese 908N (M=1kg). Gjeni nxitimin e trupave dhe tensionet e fijes. Rrota
është disk homogjen dhe lëvizja kreyhet pa fërkim.
Ushtrimi 3
Në cilindrin me masë 9kg mbështillet një rrip, në fundin e së cilit varet një trup me masë 2kg.
Gjeni nxitimin e trupit nëse ai lëviz vertikalisht poshtë.
Ushtrimi 4
Trupat me masa m1=1kg dhe m2 = 2kg janë lidhur me një fije të hollë e cila kalon nëpër një
rrotull(disk) me masë M=10kg dhe rreze R=20cm. Gjeni:1) nxitimin e secilit trup(linear dhe
këndor)
Ushtrimi 5
Dy trupa me masa m1=2kg dhe m2 =4kg janë lidhur me një fije të hollë pa masë e cila kalon
nëpër një rrotull(disk) me masë M=8kg dhe me rreze R=10cm. Koefiçienti i fërkimit të trupit m 1
me rrafshin horizontal është 0.4. Gjeni:1)nxitimin e secilit trup (këndor dhe linear)2)Tensionet në
fill dhe forcat në boshtin e rrotullës.
Ushtrimi 6
Dy trupa me masa m1=4kg dhe m2 =10kg janë lidhur me një fije të lehtë si në figurë. Fija kalon
në një rrotull me dy kanale me rreze R 1=10cm dhe R2=20cm ku kalojnë fijet e dy trupave. Në
çastin fillestar trupat ndodhen në një nivel nga dyshemeja dhe pastaj lihen të lirë. Trupi m 2
përshkon distancën h=0.08m për t=0.2s. Gjeni: a)nxitimin e secilit trup (linear dhe
këndor).b)momentin e inercisë së cilindrit.c)tensionet në fije.d)largësinë midis trupave sipas
vertikales pas 0.2s dhe shpejtësinë e tyre.
Ushtrimi 7
Në cilindrin homogjen është pështjellë një fill i lehtë, i pazgjatshëm. Cilindri rrokulliset pa
rrëshqitje (ngjitet) në një plan të pjerrët me kënd α. Filli kalon nëpër një rrotull pa masë dhe në
fundin e tij varet një trup me masë të panjohur. Njihet nxitimi këndor ε i cilindrit në lidhje me
boshtin e tij të simetrisë. Gjeni masën e trupit të varur si dhe forcën e fërkimit që ushtrohet mbi
cilindër. Momenti frenues i rrokullisjes, fërkimet në boshtin e rrotullës dhe masa e saj të mos
përfillen.
Ushtrimi 8
Mbi dy shina horizontale ndodhet një cilindër homogjen me masë M, në sipërfaqen e të cilit
është mbështjellë një fill i hollë i pazgjatshëm. Në fundin e fillit është varur trupi me masë m.
Gjeni nxitimin e qëndrës së masës së cilindrit nëse rrezja e tij është R. Rrokullisja e cilindrit
është pa rrëshqitje
Ushtrimi 9.
Një patinator I komunikon vetes në momentin fillestar një shpejtësi këndore ɷ 1=2πrad/s.
Momenti I inercisë së tij në lidhje me boshtin që kalon nëpër qëndrën e tij të gravitetit është
I1=1.5kg*m2. Për të zmadhuar shpejtësinë këndore të tij, ai mbledh krahët duke e zogëluar
momentin e inercisë në I2 = 0.5kg*m2. Gjeni ɷ2.
Ushtrimi 10
Sa duhet të jetë lartësia më e vogël nga e cila duhet lëshuar një sferë në mënyrë që ajo të kalojë
lakun e vdekjes nëse marrim parasysh energjinë e rrotullimit të sferës rreth vetes së vet.

Tema 10: Shformimet e trupave të ngurtë


Ushtrimi 1
Një fije metalike me gjatësi 75cm dhe diametër 0.13cm, nën veprimin e forcës së ushtruar mbi
të, kur në njërin skaj të saj varim masën 8kg, zgjatet 0.035cm. Të njehsohet sforcoja, zgjatja
relative dhe moduli i Jungut.
Ushtrimi 2
Mbi një cilindër çeliku me gjatësi 4m dhe diametër 9cm, të vendosur vertikalisht, vihet një
ngarkesë me masë 80000kg. Me sa zvogëlohet gjatësia e cilindrit nëse moduli i Jungut të çelikut
është 2*1011N/m2.
Ushtrimi 3
Të përcaktohet koefiçienti i elastiçitetit të sistemit të dy sustave me koefiçient k 1=2*103N/m dhe
k2=6*103N/m për një lidhje të tyre në parallel dhe në seri.
Ushtrimi 4
Gjeni ndryshimin e vëllimit të një shufre me gjatësi l dhe me diametër d. Koefiçienti i Puassonit
është μ.
Ushtrimi 5
Një shufër çeliku me gjatësi l1=0.5m me sipërfaqe të prerjes tërthore S1=20cm2 është mbështetur
në një bazë të palëvizshme. Skaji i sipërm i shufrës është i spostuar nga mbështetsja e sipërme
me madhësinë ∆0=0.3mm. Gjeni forcën që do të ushtrojë shufra mbi mbështetsen e sipërme nëse
temperature rritet me 500. Koefiçienti i bymimit të merret a=1.06*10-5gradë-1, ndërsa moduli i
Jungut është E=2*1011N/m2

Tema 11: Mekanika e rrjedhësve


Ushtrimi 1
Një sferë metalike me pjesën e brendshme boshe e ka diametrin e jashtëm d 1 dhe atë të
brendshëm d2. Dendësia e sferës është ƍ1. Sfera noton mbi një lëng me dendësi ƍ 2 . Ç’farë
mbingarkese duhet të shtojmë brenda sferës në mënyrë që ajo të qëndrojë pazull e zhytur në ujë.
Ushtrimi 2
Në dy enë me ujë futen dy tuba dhe prej tyre hiqet ajër. Në tubin e majtë hiqet më shumë ajër se
në tubin e djathtë. A do të rrjedhë uji nga tubi i majtë në të djathtin kur hapeti rubineti R. Nivelet
e lira të ujit në të dy enët janë të njëjta.
Ushtrimi 3
Një trup i përbërë prej materiali me dendësi 0.5g/cm3, bie nga lartësia 1m në një rezervuar me ujë
të pastër, dendësia e të cilit është 100kg/m3. Deri në ç’thellësi zhytet ky trup nëse fërkimi i tij me
ajrin dhe ujin nuk merret parasysh?
Ushtrimi 4
Sipërfaqja e pistonit të shiringës të mbushur me ujë është 1.2cm 2, sipërfaqja e zonës në dalje
është 1mm2. Gjatësia e shiringës është 4cm. Gjeni kohën gjatë së cilës uji do të dalë nga shiringa
nëse mbi piston vepron forca 4.9N.
Ushtrimi 5
Në fundin e një ene cilindrike me diametër 0.5m, është hapur një çarje rrethore me diametër
1cm. Gjeni shpejtësinë me të cilën ulet niveli I ujit nëse fillimisht ai është h.
Ushtrimi 6
Ena cilindrike me sipërfaqe të prerjes tërthore S1 është mbushur me lëng deri në lartësinë H. Në
mes të enës hapet një çarje rrethore me sipërfaqe S 2˂˂S1. Gjeni shpejtësinë me të cilën lëngu del
nga çarja.
Ushtrimi 7
Në tryezë qëndron ena me ujë, në faqen anësore të së cilës hapet një vrimë e vogël në lartësinë h 1
nga fundi i enës dhe h2 nga niveli i ujit i cili mbahet i pandryshuar. Gjeni largësinë e përshkruar
nga çurka e ujit në drejtimin horizontal.
Ushtrimi 8
Tubi horizontal në seksionet S1 dhe S2 ka gypa manometrikë që masin shtypjen statike në këto
seksione. a)Arsyetoni në cilin gyp niveli i lëngut është më i lartë. b)Llogarisni prurjen e lëngut në
tubin horizontal nëse disniveli është ∆h. Lëngu është i përsosur.
Ushtrimi 9
Në një enë të gjerë me sipërfaqe të prerjes tërthore S highet ujë me anë të një çurke me prurje
150c3/s. Në fundin e enës është hapur një vrimë me sipërfaqe 0.5cm 2. Në ç’farë niveli mbahet uji
në enë?
Ushtrimi 10
Një rezervuar përmban lëng të përsosur me dendësi 10 3 kg/m3. Lartësia e lëngut në të është
3m.Lëngu rrjedh përmes një tubi horizontal me sipërfaqe të prerjes tërthore shumë herë më të
vogël sa ajo e rezervuarit.a)Gjeni prurjen e lëngut përmes tubit horizontal.b)Në dalje të tubit të
parë vendoset një I dytë me diametër sa gjysma e të parit.Llogaritni shpejtësitë e rrjedhjes së
lëngut në të dy tubat horizontal shi dhe preurjen në tubin dyfish horizontal. Jepet d2=5cm.
Tema 12: Lëkundjet mekanike
Ushtrimi 1
Mbi trupin me masë m=1/3kg vepreon forca f=-kx ku k=3N/m dhe x është zhvendosja nga
pozicioni i ekuilibrit e shprehur ne m.Në momentin fillestar zhvendosja e trupit nga pozicioni i
ekuilibrit është x0=2cm dhe pas t1=π/12s, zhvendosja bëhet për herë të parë minimale. Shkruani
ekuacionin e lëvizjes së trupit.
Ushtrimi 2
Pika materiale me masë 5g kryen lëkundje harmonike me frekuencë 0.5s -1 dhe amplitudë 3cm.
Përcaktoni:a)Shpejtësinë e pikës në momentin kur zhvendosja e pikës është x=1.5cm. b)Forcën
maksimale që vepron mbi të si dhe energjinë e plotë të sistemit lëkundës. Në çastin fillestar pika
ndodhet në ekuilibër.
Ushtrimi 3
Nën veprimin e një ngarkese një sustë e lehtë zgjatet me madhësinë ∆l=9cm. Sa do të jetë
perioda e lëkundjeve të ngarkesës nëse ajo zhvendoset pak nga ekuilibri dhe pastaj lihet e lirë.
Ushtrimi 4
Kur një trup i lidhur me një sustë është i zhvendosur me 6cm nga pozicioni i ekuilibreit,
frekuenca e lëkundjeve harmonike të tij është 2hz.
gjeni sa bëhet frekuenca nëse zhvenosja bëhet 10 cm.
Ushtrimi 5
Gjeni zhvendosjen nga pozicioni i ekuilibrit të një trupi të lidhur me një sustë, në pozicionin kur
shpejtësia e trupit është sa gjysma e shpejtësisë maksimale të tij.
Ushtrimi 6
Susta e lavjerrësit horizontal ngjeshet me 5cm dhe pastaj lihet e lirë pa shpejtësi fillestare.a)Sa
është shpejtësia në çastin kur sfera e lavjerrësit kalon nëpër pozicionin e barazpeshës?b) Duke
ditur që konstantja e elastiçitetit të sustës është 40n/m dhe masa e sferës ëstë 0.2kg, të shkruhet
ekuacioni i lëkundjeve të sferës.
Ushtrimi 7
Pika materiale me masë 10g nën veprimin e një force elastike me koefiçient proporcionaliteti k,
kryen lëkundje harmonike me ekuacion të zhvendosjes x=2cos(π/2 t + π/2)cm. a)Përcaktoni
amplitudën e lëkundjeve, periodën dhe fazën fillestare.b)Forcën maksimale që ushtrohet mbi
pikën materiale.
Ushtrimi 8
Sfera e lavjerrësit me sustë me masë 250g (masa e sferës), kalon në vendodhjen e barazpeshës
me shpejtësi 0.4m/s. a)Gjeni amplitudën e zhvendosjes nëse koefiçienti i elastiçitetit të sustës
është 20N/m.b) Gjeni frekuencën rrethore të lëkundjeve.c)Shkruani ekuacionin e zhvendosjes,
shpejtësisë dhe nxitimit kur faza fillestare është zero.
Ushtrimi 9
Një lavjerrës matematik me gjatësi 1m kryen lëkundje që shuhen. Gjatë 1minute amplituda e
lëkundjeve të tij u zvogëlua 2 herë. Gjeni koefiçientin e shuarjes së lëkundjeve.
Ushtrimi 10
Në një sustë vertikale varet një ngarkesë e cila e zgjat sustën me 9.8cm. Duke e tërhequr pak
trupin e duke e lënë pastaj të lirë, ai kryen lëkundje që shuhen. A)Sa duhet të jetë koefiçienti i
shuarjes që lëkundjet të ndërpriten pas 10s (në këtë rast amplituda e tyre zvogëlohet deri në 1%
të vlerës fillestare.
Ushtrimi 11
Trupi me masë M=8kg qëndron në prehje në rrafshin horizontal të lëmuar i lidhur në njërin skaj
të një suste me koefiçient elastiçiteti k=500N/m dhe me masë të papërfillshme. Skaji tjetër i
sustës është fiksuar në mur. Trupi goditet nga një plumb me masë m=100g dhe shpejtësi 600m/s
dhe mbetet në të. Gjeni:a)Shpejtësinë e sistemit plumb-trup menjëherë pas goditjes. B)sasinë e
nxehtësisë që çlirohet gjatë goditjes.c)zhvendosjen maksimale të trupit nga pozicioni fillestar.
d)Shkruani ekuacionin e lëkundjes së sistemit trup-plumb.
Ushtrimi 12
Një ngarkesë me masë 1kg, është e lidhur me dy susta të vendosura horizontalisht, me
koefiçientë elasticiteti k1= 25N/m dhe k2=75N/m. a)Gjeni periodën e lëkundjeve horizontale të
ngarkesës. B)Sa do të jetë ammplituda e këkundjeve nëse ngarkesës i japim një shpejtësi
fillestare v0=2m/s. Fërkimi me tavolinën dhe masa e sustave të neglizhohet.

You might also like