You are on page 1of 2

SHKOLLA E MESME E BASHKUAR MBRAKULL

TREMUJORI I PARË SHTATOR-DHJETOR


TESTIM PËRMBLEDHËS 1
A
LENDA: FIZIKË KLASA: X DATA: KOHA: 60 MIN
EMRI: MBIEMRI: TEZA 1

1. Një copë akulli ka përmasat si vijon

12 cm
Masa e saj është 550 g. Llogarisni:
22 cm 11 cm
a) Vëllimin e saj. b) Dendësinë e saj.

2. a) Një nëndetëse lëshon një sinjal poshtë për të mësuar se në ç’thellësi gjendet. E merr sinjalin e kthimit
pas 0.3s. Sinjalet përhapen me shpejtësi konstante 1500m/s. Sa është largësia e nëndetëses nga fundi i detit?
b) Një vapor lëviz 100 metra në drejtim të jugut, pastaj pa pritur shoferi kthehet në drejtim pingul nga ai
fillestari. Gjeni vektorin rezultant nëse levizja e dytë është 67 metra, si dhe paraqiteni skematikishtë atë.

3. Një automjet niset nga prehja dhe lëviz me shpejtësi konstante, më pas ndalon, pas disa sekondash
automjeti e rritë shpejtësinë e lëvizjes së tij dhe kur shoferi shikon semaforin e ulë shpejtësinë derisa ndalon.
Praqisni grafikishtë këtë lëvizje të automjetit ( varësia largësi-kohë).
4. Llogarisni shpejtësinë (në dy mënyra).

l(m)

230

123

35

0 4 16 t(s)
11

5. Interpretoni grafikun (varësia shpejtësi-kohë).

V(m/s)

F
E
C D G
B

0 t(s)
6. Makinistit të trenit i thonë që në shina ka një pengesë dhe se duhet të ndalojë para se të arrijë. Kur fillon të
frenojë, makinisti shikon kilometrazhin dhe lexon shpejtësinë 144 km/h. Ngadalësimi është konstant dhe
treni u ndal para pengesës pas 60 s.
a) Më çfarë nxitimi ka lëvizur treni në ato 60s?
b) Në çlargësi ndodhet pengesa?

7. Një tren përshpejton me nxitim konstant nga 4m/s në 20m/s në 100s.


a) Llogaritni nxitimin e trenit.
b) Duke njohur shpejtësinë fillestare dhe atë përfundimtare, llogarisni shpejtësinë mesatare të trenit.
c) Llogaritni largësinë e përshkuar nga treni gjatë këtyre 100 sekondave.

8. Një top tenisi bie nga një tarracë e lartë 80m, mbërrin në tokë dhe kërcen me shpejtësi 30 m/s. Llogaritni:
a) Kohën e rënies.
b) Me çfarë shpejtësie arrin në dysheme?
c) Në çfarë lartësie arrin pas kërcimit?

9. Një rrotullame e Luna Park bën 8 rrotullime në minutë. Një djalë ulet 2,5m larg nga qëndra e rrotullimit,
një shoqe e tij ulet 3,5m larg nga kjo qendër.
a) Llogarisni shpejtësinë këndore të rrotullames.
b) Llogarisni nxitimet qëndërsynuese të të dy fëmijve dhe krahasojini ata.

10. Një orë e ka akrepin e minutave të gjatë 0,6cm.


a) Llogaritni frekuencën dhe shpejtësinë këndore.
b) Me çfarë shpejtësie lëviz maja e akrepit?

*Shënim: Çdo pyetje vlerësohet me 3 pikë.


Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

SUKSESE!

You might also like