You are on page 1of 1

29 Shtator 2020

Tezë Fizike A+B , Inxhinieri Fizike IA

1. Pozicioni i një trupi lidhet me kohën me shprehjen x = At 2 – Bt + C, ku A = 8 m/s 2, B = 6 m/s


dhe C = 4 m. Të gjenden shpejtësia e çastit dhe nxitimi i çastit në varësi të kohës. 12 pikë

2. Blloku me masë m2 = 10 kg lidhet nepermjet nje fijeje ideale me nje


bllok me masë m1 =5 kg si ne figure. Koefiçenti i fërkimit dinamik
midis tavolinës dhe bllokut eshte 0.1. Sa është nxitimi i sistemit te dy
trupave dhe tensioni i fijes. Rrotulla te konsiderohet me mase te
paperfillshme. 12 pikë

3. Blloku me masë 2 kg i figurës zbret duke rrëshqitur sipas një kurbe të


pjerrët pa fërkim duke u nisur nga prehja, nga lartësia 3 m. Pastaj ai
rrëshqet në një sipërfaqe horizontale të ashpër, duke përshkuar 9 m, para
se të ndalojë. (a) Sa është shpejtësia e bllokut në fund të kurbës së
pjerrët? (b) Sa është puna e kryer nga forca e fërkimit? (c) Sa është
koefiçenti i fërkimit dinamik midis bllokut dhe sipërfaqes horizontale? 12 pikë

4. Një tub horizontal përshkohet nga uji që rrjedh me shpejtësi 3 m/s, për shkak të shtypjes 200 kPa
në të. Më pas tubi ngushtohet dhe diametri i tij përgjysmohet. a) Sa do të jetë shpejtësia e rrymës
në pjesën e ngushtë të tubit? b)Sa do të jetë shtypja në pjesën e ngushtë të tubit? c) Sa do të jetë
raporti i prurjeve në vëllim në të dy pjesët? 12 pikë

5. Nje mol i një gazi të përsosur një atomik ngrohet në vëllim konstant nga 300 K në 600 K. (a) Të
gjendet sasia e nxehtësisë së dhënë gazit, puna e kryer nga gazi dhe ndryshimi i energjisë së
brendshme të tij. (b) Të gjenden vlerat e këtyre madhësive kur gazi ngrohet nga 300 K në 600 K,
në shtypje konstante. 12 pikë

Pyetje teorike

1. Dallimi midis nxitimit normal dhe atij tangencial. Vizatojini ato në trajektoren e një trupi që
hidhet me një kënd me horizontin. (10 pikë)

2. Cfarë quajmë forca konservative dhe cilat forca konservative njihni ju? (10 pikë)
3. Perkufizoni parimin e Arkimedit dhe tregoni pse notojme me lehte ne uje te kripur. (10 pikë)
4. Parimi i dytë i Termodinamikës. Makinat termike dhe frigoriferike. (10 pikë).

Komisioni i provimit
Margarita Kuqali
Edlira Duka

You might also like