You are on page 1of 1

26 Shkurt 2021

TEZE PROVIMI FIZIKA C, Ing. Matematike

1. Tre ngarkesa, secila me vlerë absolute , janë në kulmet e një katrori me brinjë .
Dy ngarkesat në dy kulmet e kundërta janë pozitive, tjetra është negative. Të përcaktohet
forca e ushtruar nga këto ngarkesa mbi një ngarkesë të katërt në kulmin e mbetur
bosh te katrorit. (15 pikë)

2. Një sferë e ngarkuar njëtrajtësisht ka në sipërfaqe një potencial prej 450 V. Në largësi 20
cm nga sipërfaqja e saj potenciali është 150V. Sa është rrezja e sferës dhe sa është ngarkesa
mbi sip. e sferës? (15 pikë)

3. Një shinë me gjatësi 30cm lëviz me shpejtësi 8m/s në një plan pingul me vektorin e
induksionit të një fushe magnetike, vlera e të cilit është 500G. Të gjendet: a) forca
magnetike që vepron mbi një elektron të shinës, b) intensiteti i fushës elektrostatike në
shinë dhe c) diferenca potenciale U midis skajeve të shinës. (15 pikë)

4. Një elektron me energji kinetike 45 keV lëviz në trajektore rrethore pingul me induksionin
me modul 0,325 T, të një fushe magnetike të njëtrajtshme. Të gjenden (a) rrezja e orbitës
dhe (b) perioda dhe frekuenca e lëvizjes. (15 pikë)

1. Karakteristikat e vijave të fushës elektrike dhe magnetike (10 pikë)

2. Teorema e Gausit për fushën elektrike dhe magnetike. (10 pikë)

3. Përkufizoni forcën e Amperit (10 pikë)

4. Përcjellësi AB mund të rrëshqasë lirisht nëpër sistemin e shinave


si në figurë. I gjithë sistemi ndodhet në një fushē magnetike
pingul (kryq) me planin e sistemit. Percjellesit AB i jepet një
shpejtësi v e drejtuar djathtas. A induktohet rrymë në qark?
Nëse po argumentoni pse. Nëse rezistenca e konturit është R,
gjeni vlerën e rrymës dhe vizatoni kahun e saj në figurë. Cili ligj themelor i natyrës do të
shkelej nëse nuk do të zbatohej ligji i Lencit dhe pse? (10 pikë)

Komisioni

Margarita Kuqali
Joan Jani

You might also like