You are on page 1of 23

• Projekt •

Tema : Përdorimet e magnetëve dhe elektromagnetëve në


mjekësi dhe teknologji.

Klasa : 8B

Shkolla : “Lidhja e Prizrenit”

Lënda : Fizikë

Punoi : Fioralba Nela Pranoi : Nexhmie Axhami♥


Rezultatet e të nxënit :
Çfarë është magneti?

Të dimë kur është zbuluar magneti dhe zhvillimin e tij sot.

Të mësojmë aq sa duhet për magnetin(polet,fushën magnetike etj).

Të dimë rreth përdorimit të magneteve në mjekësi dhe teknologji.

Ç’janë elektromagnetët?

Të mësojme si përdoren ato në mjekësi.


Magneti

Një magnet është një material ose objekt që prodhon një fushë magnetike. Kjo fushë
magnetike është e padukshme për syrin e njeriut por është përgjegjëse për vetinë më të
njohur të magnetit: një forcë që tërheq dhe shtyn materiale të tjera magnetike si
hekuri,kolbati,nikeli, celiku etj, dhe tërheq ose shtyn magnete të tjera.

Zbulimi dhe zhvillimi


Njerëzit e lashte mësuan për magnetizmin nga magnetiti, pjesë të magnetizuara në
mënyrë natyrale të mineralit të hekurit. Fjala magnet, në greqisht, do të thotë "gur
nga Magnesia",një krahinë në Greqinë e lashtë ku gjendej me shumice minerali i
magnetitit. Të dhënat më të vjetra për përshkrimet e magnetëve dhe veçorive të tyre vijnë
nga Greqia, India dhe Kina rreth 2500 vjet më parë. Veçoritë e magnetitit dhe aftësia e tij
për të tërhequr hekurin janë përshkruar dhe nga Plini plak në enciklopedinë e
tij ''Naturalis Historia''. Një nga përdorimet e para të magnetit ishte krijimi i busullave
magnetike. Copa magnetiti të varura pezull në ajër do të bëheshin busullat e para
magnetike.
Që nga shek. XII-XIII pas Krishtit busullat magnetike kishin filluar të përdoreshin në
lundrim në Kine, Europë e gjithëkund.
Emërtimet e poleve
Poli verior i një magneti është ai pol i cili, kur magneti është pezull në gjendje të lire,
tregon drejt Polit magnetik verior të Tokës që gjendet në Kanadanë veriore. Meqë polet e
kundërta tërhiqen, poli magnetik verior i Tokës është në fakt poli jugor i fushës
magnetike të Tokës. Për prakticitet, për të treguar se kush pol i magnetit është veriori dhe
kush jugori, nuk është domosdoshmërisht e nevojshme përdorimi i fushës magnetike të
Tokës. Për shembull, një shembull do ishte ta krahasoje atë me një elektromagnet, polet e
te cilit mund të identifikohen me rregullin e dorës së djathtë. Vijat e fushës magnetike të
një magneti konsiderohen, "me marrëveshje", të dala nga poli magnetik verior dhe të
futura në polin magnetik jugor.
Magneti
• Magneti është copë metali që ka forcë të tërheqë substanca të tjera. Hekuri dhe çeliku
janë të përshtatshëm për të krijuar magnetin.
• Magneti ka dy pole, polin verior dhe polin jugor. Polet e njëjta (veri-veri, jug-jug)
shtyhen, ndërsa polet e kundërta (veri-jug , jug-veri) tërhiqen.

Fusha magnetike
Fushë magnetike është një fushë vektoriale që përshkon gjithë hapësirën dhe e cila
shkakton një forcë magnetike mbi një ngarkesë elektrike lëvizëse ose mbi një dipol
magnetik. Ato rrethojnë dhe kanë si burim korrentet elektrike, dipolët magnetike, dhe
fushat elektrike që ndryshojnë në kohë. Fushat magnetike mbartin energjinë e tyre, një
denitet energjie e cila është në përpjesëtim të drejte me intensitetin e fushës.
• Që nga koha e zbulimit të tyre e deri më sot magnetet janë përdorur për arsye të
ndryshme në jetën e përditshme. Dy nga këto raste të cilat do të zhvillojmë ne këtë
projekt janë: në mjekësi dhe në telekomunikacion (teknologji):
Telekomunikacioni
Televizorët e vjetër dhe monitorët e kompjuterave përmbajnë një tub katodik, që vë në
punë një elektromagnet për të udhëhequr elektronet drejt ekranit.
Te kompjuterat magnetin e kemi të pranishëm edhe te Hard Disk-u.
Gjithashtu, po të afrojmë një magnet pranë televizorit apo kompjuterit bën që ngjyrat e
ekranit të tyre të ndryshojnë sepse magneti i devijon elektronet larg nga ato duhet të
shkojnë.
Edhe fusha magnetike e Tokës është e mjaftueshme për të shtrembëruar ngjyrat, kështu
që nëse e kthejnë televizorin me kokë poshte kur të ndizet, kjo gjithashtu mund të bëjë që
ngjyrat të prishen. Ky fenomen ndodh sepse Toka është një magnet i madh dhe ndikon
tek elktronet që ndodhen në siperfaqen e ekranit duke i shtyrë ato.
Mjekësi
Spitalet përdorin skanerat me rezonancë magnetike për të dalluar problemet në organet e
një pacienti pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Rezonanca magnetike është një test që përdor fusha magnetike dhe impulse të energjisë
së valëve të radios për të bërë fotografi të organeve dhe strukturave brenda trupit.
Rezonanca magnetike përdoret për të gjetur probleme të tilla si tumoret, gjakderdhjet,
lëndimet, sëmundjet e enëve të gjakut ose infeksionet.
Individët që duan të bëjnë rezonancë magnetike duhet të mos kenë bizhuteri të vëna.
Është e ndalur që personat që kanë metale në trup (dhëmbë ari, shufra hekuri në gju etj.)
të bëjnë skaner me rezonancë magnetike sepse magneti që ndodhet te skaneri vepron me
metalet që ka personi duke i çorientuar ato dhe më pas ato mund të shkaktojnëtë
brendshme te individi.
Edhe nëqoftëse një person do të bëjë një skanër të kokës ndërkohë që mund të ketë hekur
në gju, nuk mund ta bëjë sepse magnetet krijojnë fushë magnetike e cila vepron
gjithashtu mbi metalet. Gjithashtu, gratë shtatëzëna e kanë të ndaluar të bëjnë skaner me
rezonanë magnetike, madje edhe të qëndrojnë në ambjentin ku bëhet sepse fusha
magnetike ndikon drejtpërdrejtë tek fetusi, të cilit mund ti shkaktojë dëmtme në tru dhe jo
vetëm.
Elektromagnetët
Elektromagnetizmi

Një elektromagnet, në formën e tij më të thjeshtë është, një tel i mbledhur në disa rrethë
të vegjël të njohur si spira. Kur rryma elektrike kalon përmes telit krijohet një fushë
magnetike. Kjo fushë është e përqëndruar afër, dhe sidomos brënda, bobinës dhe vijat e
saj janë shumë të ngjashme me ato të një magneti. Orientimi i magnetit përcaktohet nga
rregulli i dorës së djathtë. Momenti magnetik dhe fusha magnetike e elektromagnetit janë
në përpjestim të drejtë me numrin e spirave të telit, me zonën efektive të secilës spirë dhe
me rrymën që po kalon nëpërmjet telit.
Nëse bobina e telit është e rrotulluar rreth një materiali pa aftësi të veçanta magnetike, si
psh kartoni, ajo do krijojë një fushë shumë të dobët magnetike por nëse materiali është
një ferromagnetik i butë, si një gozhdë hekuri, atëhere fusha e prodhuar do të rezultojë në
një fushë disa qindra ose mijëra herë më të fuqishme se sa në rastin e kartonit.
Përdorimet për elektromagnetët përfshijnë përshpejtuesit e grimcave, motorrët elektrikë,
vinçat e përdorur në pikat e grumbullimit të skrapit dhe makineritë me rezonancë
magnetike.
VALËT ELEKTROMAGNETIKE
Në fizikë, rrezatimi elektromagnetik i referohet valëve të fushës elektromagnetike, të cilat
përhapen në hapësirë duke transportuar energji të rrezatimit elektromagnetik. Valët
elektromagnetike krijohen nga lëkundja e disa ngarkesave elektrike. Mbi bazën e
induksionit magnetik, këto ngarkesa krijojnë një fushë elektrike, e cila do të bëhet burim i
një fushe magnetike. Ky proces përsëritet, duke krijuar valët elektromagnetike. Këto valë
kanë përdorime të mëdha në shumë fusha, ndër të cilat edhe në mjekësi.

Rrezet X
Rrezet X gjejnë një përdorim të gjerë në fushën e mjekësisë, për shkak se kanë aftësinë të
depërtojnë në indet humane, por nuk mund të përshkojnë kockat. Kjo lehtëson dallimin e
defekteve në indet e pacientëve. Kështu ato përdoren nga dentistët, për të dalluar kavitetet
e komplikacionet. Edhe mjekët përdorin këto rreze për analiza të organeve të brendshme.
Në këto analiza (radiografi), organet shfaqen me ngjyrë të zezë, ndërsa kockat
transparentë.
PRANIMI I SHQIPËRISË NË ORGANIZATËN E KOMBEVE
TË BASHKUARA

14 dhjetor1 2020, shënon 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.


Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955 përbën padyshim një nga
ngjarjete shënuara në historinë e vendit. Menjëherë pas anëtarësimit të OKB-së, Shqipëria mori
pjesë në mënyrë aktive në punimet e organeve dhe agjencive të specializuara të OKB-së.
Shqipëria mban misione të përhershme diplomatike pranë selisë të OKB-së në Nju Jork dhe
Zyrave të OKB-së në Gjenevë dhe në Vjenë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizata më e madhe në botë, e cila ka
për qëllim ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u
themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës
së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca), me qëllim kryesor
forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në
botë.
Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Kombet e Bashkuara kanë luajtur një rol të madh në uljen
e tensioneve në një botë të polarizuar. Pas rënies së Murit të Berlinit, OKB-ja ka mundur të ruajë
autoritetin e vet, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në rendin botëror. Vendet anëtare të OKB-së
pajtohen me mendimin se bota e sotme moderne po bëhet gjithnjë e më të globalizuar dhe ka
nevojë për një organizatë ndërkombëtare të aftë për të vepruar globalisht dhe në mënyrë efektive
për zgjidhjen e konflikteve globale. Sot OKB është e përfshirë në një sërë nismash dhe
aktivitetesh të cilat adresojnë dhe synojnë të zgjidhin çështjet globale me rëndësi të madhe për të
ardhmen e njerëzimit.
Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955 përbën padyshim një nga
ngjarjete shënuara në historinë e vendit . Menjëherë pas anëtarësimit të OKB-së , Shqipëria mori
pjesë në mënyrë aktive në punimet e organeve dhe agjencive të specializuara të OKB-së .
Shqipëria mban misione të përhershme diplomatike pranë selisë të OKB-së në Nju Jork dhe
Zyrave të OKB-së në Gjenevë dhe në Vjenë .
Gjatë aktivitetit të saj në Kombet e Bashkuara , Shqipëria u ka kushtuar rëndësi të veçantë
çështjeve që lidhen me ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë, promovimin dhe mbrojtjen e
të drejtave të njeriut , zbutjen e problemeve ekonomiko dhe sociale, promovimine mbrojtjes së
mjedisit dhe të shëndetit si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e kulturës dhe
shkencës .
Vitet e fundit Shqipëria ka mbështetur aktivisht përpjekjet e OKB-së për ruajtjen e paqes. Ajo
merr pjesë në operacionet paqeruajtëse të OKB-së duke kontribuar me trupa, vëzhguesit
ushtarakë dhe policore si dhe duke kontribuar fondet në buxhetin e operacioneve të paqes.
Shqipëria është zgjedhur anëtare e ECOSOC për periudhën 2005-07 dhe për periudhën 2013-15.
Gjatë vitit 2013 Shqipëria ka dhenë kontributin e saj në ECOSOC edhe në cilësinë e Zëvendës
Presidentit të Këshillit Ekonomik dhe Social.
Shqipëria është pjesë e programit “Një OKB”, si vend pilot që po zbaton këtë reformë të
Kombeve të Bashkuara. Konferenca ndërkombëtare e “Delivering as One”, e mbajtur në Tiranë
27-29 qershor 2012 vlerësoipërvojën e Shqipërisë në këtë drejtim.
Që prej janarit të vitit 2011 Shqipërisë është anëtare në Bordin Ekzekutiv të UN-HABITAT.
Shqipëria është zgjedhur në prill 2011 në bordin ekzekutiv të UNICEF për mandatin 2012 –
2014.
Shqipëria është zgjedhur në bordin ekzekutiv të UNEP për periudhën 2012-15.
Shqipëria është anëtar i Bordit Ekzekutiv të UNESCOs për periudhën 2013-15. Për vitin 2014
Shqipëria u zgjodh Zëvendës Presidente e Bordit Ekzekutiv të UNESCOs.
Shqipëria ka mbajtur postin e Presidentit të Mbledhjes së 10-të të Shteteve Palë të Konventës së
Otawas (Minat antipersonel).
Shqipëria ka qënë anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë
Atomike (ANEA-s) nga shtatori 2007 deri ne shtator 2009.
Shqipëria është anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2015-17.

Kandidaturat për të ardhmen:


Shqipëria kandidon për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB për periudhën
2022-23

Shqipëria kandidon për Zëvendës President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Sesionin e
75 të saj

Shqipëria në UNIDO

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) është themeluar në vitin
1966 dhe ka 173 shtete anëtare. UNIDO ka si qëllim mbështetjen e zhvillimit industrial për
përmirësimin e cilësisë së jetës në vendet në zhvillim. UNIDO funksionon nëpërmjet tre
organeve: Konferenca e Përgjithshme, Bordi i Zhvillimit Industrial dhe Komiteti i Programit e
Buxhetit. Shqipëria është anëtare e UNIDO-s që prej 19 prillit 1988. Që nga qershori i vitit 2009
bashkëpunimi me këtë organizatë po realizohet në kuadrin e projektit “One UN” dhe është i
fokusuar në dy projekte kryesore: Projekti “Prodhim i Pastër” dhe “Projekti i Ozonit”. Në zbatim
tё Protokollit të Montrealit në Shqipëri ёshtё krijuar Zyra Kombëtare e Ozonit pranë Ministrisë
së Mjedisit.

Punoi : Fioralba Nela Pranoi : Fatmira Shehu


Klasa : VIIIB Lënda : Histori
Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim politik dhe ekonomik i 28 shteteve anëtare
që janë të vendosura kryesisht në Evropë. Ajo ka një sipërfaqe prej 4,475,757 km2
(1,728,099 sq mi), dhe një popullsi prej rreth 510 milion. BE ka zhvilluar një treg të
brendshëm përmes një sistemi të standardizuar të ligjeve që zbatohen në të gjitha
shtetet anëtare. Politikat e BE synojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave,
shërbimeve dhe kapitalit në tregun e brendshëm, të miratojnë legjislacionin në drejtësi
dhe në çështjet e brendshme, dhe të mbajnë politika të përbashkëta për
tregti, bujqësi, dhe zhvillimin rajonal. Brenda zonës Shengen, kontrollet e pasaportave
janë shfuqizuar. Një bashkim monetar u krijua në vitin 1999 dhe hyri në fuqi në vitin
2002 dhe përbëhet nga 19 shtete anëtare të BE-së që përdorin monedhën euro.
BE e gjurmon origjinën e saj nga Bashkësia Europiane e Qymyrit dhe Çelikut (ECSC)
dhe Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC), të krijuara respektivisht nga Traktati i Parisit i
1951 dhe Traktati i Romës i vitit 1957. Anëtarët origjinale të asaj që njihej si Komunitetet
Evropiane ishin Gjysma e Brendshme; Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda
dhe Gjermania Perëndimore. Komunitetet dhe pasardhësit e saj janë rritur në madhësi
me anëtarësimin e shteteve të reja anëtare dhe në pushtet duke shtuar fusha të
politikave në përgjegjësinë e saj. Ndonëse asnjë shtet anëtar nuk ka lënë BE-në ose
organizatat e tij të mëparshme, Mbretëria e Bashkuar ka miratuar rezultatin e
referendumit të anëtarësimit në qershor 2016 dhe po negocion aktualisht tërheqjen e tij.
Traktati i Mastrihtit themeloi Bashkimin Evropian në vitin 1993 dhe futi nënshtetësinë
evropiane. Ndryshimi i fundit i madh për bazën kushtetuese të BE-së, Traktati i
Lisbonës, hyri në fuqi në vitin 2009.
Bashkimi Europian ofron më shumë ndihmë të huaj sesa çdo bashkim tjetër ekonomik.
Duke mbuluar 7.3% të popullsisë botërore, BE-ja në vitin 2016 krijoi një prodhim të
brendshëm bruto (PBB) prej 16.477 trilionë dollarë amerikanë, që përbën rreth 22.2% të
PBB-së nominale globale dhe 16.9% kur matet në drejtim të barazisë së fuqisë blerëse.
Përveç kësaj, 27 nga 28 vendet e BE-së kanë një indeks shumë të lartë të zhvillimit
njerëzor, sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2012, BE-së iu
dha Çmimi Nobel për Paqen. Përmes Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të
Sigurisë, BE-ja ka zhvilluar një rol në marrëdhëniet e jashtme dhe mbrojtjen. Sindikata
mban misionet diplomatike të përhershme anembanë botës dhe përfaqëson veten në
Kombet e Bashkuara, Organizatën Botërore të Tregtisë, G7 dhe G20. Për shkak të
ndikimit të saj global, Bashkimi Evropian është përshkruar si një superfuqi në zhvillim.

Institucionet
Këshilli Evropian
Keshilli Evropian eshte instutucion i Bashkimit Evropian i formuar ne vitin 1974.
Sot Këshilli Evropian është njëri nga instutucionet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian. Në
takimet e Këshillit Evropian marrin pjesë kryeministri ose presidenti. Zakonisht mbahen 4 herë ne vit.
Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin
Evropian.
Parlamenti Evropian
. Parlamenti Evropian përbëhet nga 750 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga
qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet demokratik
dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen
një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar evropian që është regjistruar si
votues.
Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare
mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet
edhe selia e Parlamentit Evropian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë
zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit
(Sekretariati i Përgjithshëm).

Këshilli i Bashkimit Evropian


Keshilli i Bashkimit Evropian sebashku me Parlamentin Evropian jane instutucionet kryesore
legjislative dhe Buxhetore.
Keshilli i Bashkimit Evropian si organ legjislativ dhe buxhetor formon trekendeshin instutucional
Komision-Keshill i BE-se-Parlament. Keshilli i Bashkimit Evropian funksionon ne baze te disa
konfiguracioneve te veçanta.

Komisioni Evropian
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit
Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25
anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për
Parlamentin Evropian.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë


Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe
Çelikut. Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në
mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave
fizike dhe juridike.
Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh, në mënyre të veçante
të atyre që paraqitën nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë më raste të konkurrencës së
pandershme midis ndërmarrjeve.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga një President, të zgjedhur
ndermjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.
Punoi : Fioralba Nela Pranoi : Fatmira Shehu Klasa : 8B
Ndotja e Tokës
Çdo ngjarje, veprim që prish veçoritë dhe cilësitë natyrore të kësaj hapësire jetike
emërtohet ndotje e tokës.

Toka është mjedisi kryesor mbi rruzullin tokësor ku jetojnë të gjitha gjallesat. Çdo
ngjarje, veprim që prish veçoritë dhe cilësitë natyrore të kësaj hapësire jetike

emërtohet ndotje e tokës. Nga ndotja e tokës në mënyrë


të drejpërdrejtë ose të tërthortë preken të gjitha gjallesat.
Shumica e faktorëve që krijojnë ndotjen e tokës vijnë nga shkaqe njerëzore, ku ndër
më kryesoret janë:
- Lënia në mënyrë direkte në natyrë e mbeturinave shtëpiake dhe mbetjeve
industriale;
- Gazrat e shkarkuara, pesticidet dhe plehrat kimikë;
- Përzierja me tokën nëpërmjet reshjeve të gazrave të dëmshme që ndotin ajrin;
- Erozionet që vijnë nga shkatërrimi i pyjeve.
Ndotja e tokës prish ekuilibrin e lëndëve ushqyese që përmban toka. Lëndët e
ngurta artificiale akumulohen në tokë dhe ndryshojnë veçoritë e saj fizike. Mbetjet
kimike përzihen me bimët e kultivuara në tokë dhe ndikojnë negativisht në veçoritë
biologjike të këtyre bimëve. Metalet e rënda, gazrat dhe mbetjet e tjera që
grumbullohen në tokë prishin zhvillimin dhe cilësinë e bimëve. Këto ndryshime
negative që ndodhin në tokë, ndjekin zinxhirin ushqyes dhe përcillen deri tek bimët,
kafshët dhe njerëzit. Tani për ti parandaluar këto dëme duhet që;
-Pesticidet dhe plehrat të përdoren në masën që të mos e dëmtojnë tokën;
-Mbetjet e ngurta të pa-riciklueshme duhen kthyer në gjendje të padëmshme
me metodën e përshtatshme;
- Në veçanti ujërat e përdorur që përmbajnë lëndë të rrezikshme nuk duhen
lëshuar në tokë pa u pastruar;
Dhe më e rëndësishmja duhet rritur niveli i vetëdijes shoqërore mbi çështjen e
ndotjes së tokës.
Ndotja e tokës ndikon në përmasa serioze ekosistemin dhe rrezikon edhe jetën
e njeriut, por edhe të gjallesave të tjera. Për një të ardhme më të shëndetshme
dhe një botë të jetueshme është në përgjegjësinë e gjithësecilit që ta mbajë të
pastër token.
SI DHE PSE DUHET TA MBROJME MJEDISIN
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave
ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mjedisi ne te cilin
jetojme eshte shume I rendesishem per ne.Ai eshte burim I jetes se njeriut . Mbrojtja e
natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rendesishme e jetës në planetin tonë.Te
gjitha proceset qe çojne në një sistem ekologjik te suksesshëm janë tëlidhura me programin
për përcaktimin e strategjise dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës
e të mjedisit.Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e
mesme,shkollat e larta, universitetet, organetshtetrore, institutet shkencore por edhe nga
Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve
në fushen e ruajtjes se natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale . Por po të njiheshin
mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetsimet e ndotjes së ajrit,ujittë tokës apo
efektet e ngrohjes globale.Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si
shkencë e biologjisë shfrytzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të
shumë shkencave tjera. Dy janë drejtimet kryesore : 1. Ruajtja e mjedisit që ka si qellim të
kufizojë ndikimin e ndotjeve te industrisë , bujqësisë, transportit, ndertimit etjera veprimtari
te njeriut. 2. Ruajtja e natyrës që ka si qellim të kufizojë deri ne minimum ndryshimet në
natyrë (ekosistemet ) siç janë efektet e ngrohjes globale,ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i
emetimit të gazrave,evitimi i shirave acide. Prandej ka rendësi të dihet një strategji e cila
duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Por një gjë e till fatkeqsisht
nuk pasqyrohet në websiten e Ministrisë Mjedisit bile te dhenat i perkasin vetem viteve
1997-98 ne te cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësira dhe plot teori te pavertetuara.
Mendoj se prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu
zbatuar, qe të sigurojnë një natyrë e mjedis te pastër .
Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave. Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të
lartë, të tilla si llambat e dritës; Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut 
Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë-prodhimin e këtyre burimeve
dhe të llojeve të ndryshme të energjisë; Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit
nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore Shfrytëzimi
racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe
riciklimi i mbeturinave; Ndotjet e mjedisit duhen percaktuar dhe vlersuar drejtë duke i
kushtuar rendësi klasifikimit të tyre në të ngurta në shkarkimet e lengëta dhe ndotje të ajrit.
Kukës , më 10.05.2021
Detyrë për dosje

• Lazeri dhe përdorimet e tij.

Termi lazer formohet nga shkrojat e para të fjalëve : Light Amplification by the
Stimulated Emission of Raditiation , që do të thotë : “ Dritë e përforcuar nga çlirimi I
detyruar i rrezatimit”.
Pajisja e lazerit prodhon një tufë të ngushtë drite. Kjo dritë ndryshon shumë nga drita e
Diellit. Drita e lazerit ka vetëm një ngjyrë kështu që themi se kjo dritë është
monokromatike. Drita e lazerit mund të jetë aq e fuqishme sa të shkrijë
metalin , por edhe lazerat me fuqi shumë të ulët janë mjaft të përdorshëm.
Lazeri i parë u ndërtua me kristalin e rubinit ne vitin 1960 nga Teodor Maiman , një
fizikan amerikan. Më vonë u ndërtuan lazera me gaze neon e helium ku ky lloji i fundit
përdoret në shkolla.
Në ndryshim nga drita e zakonshme , valët e dritës nga lazeri kanë përputhje të plotë.
Kjo bën që drita e lazerit të jetë me fuqi aq të madhe sa nuk mund të arrihet me burimet e
tjera të dritës.

Përdorimi i lazerave në mjekësi


Një ndër përdorimet më të zakonshme të lazerave është korrigjimi i të parit. Lazerat
përdoren për të korrigjuar kornenë e syrit , në mënyrë që drita të fokusohet në retinë.
Gjithashtu , ku retina mund të shkëputet nga pjesa e pasme e syrit , me anën e dritës lazer
mund të bëhet ngjitja e saj. Ashtu siç përdoren lazerat për të prerë metalin , ata mund të
përdoren edhe për të prerë indet e trupit të njeriut. Kështu , kirurgu pëdor tufën lazer në
vend të bisturisë. Tufa lazer është më e saktë se bisturia dhe mund të orientohet në çdo
drejtim.

Përdorimi i lazerave në industri


Është e mundur të ndërtohen lazera aq të fuqishëm sa të shpojnë vrima në metal. Duke
qenë në përputhje me njëra-tjetrën , valët e dritës së lazerit mund të mblidhen
(fokusohen) në zona shumë të vogla , pra të arrihet përqëndrim shumë i madh i energjisë.
Kështu lazerat përdoren dhe për të salduar me saktësi të madhe pjesë metalike , për të
prerë metale apo copa me shumë shtresa në indurstrinë e veshjeve.

Përdorimi i lazerave për ruajtjen dhe leximin e të dhënave.


Kompakt disqet , CD-të DVD-të dhe disqet me rreze blu janë tri lloje të pajsijeve që
ruajnë të dhënat për muzikën , filmat dhe të dhëna të tjera. Disqet me rreze blu mund të
ruajnë shumë të dhëna : ato mund të ruajnë video si dhe fotografi apo informacion tjetër
me cilësi të figurës dhe zërit shumë më të lartë se ato të zakonshmet.

Të gjithë disqet funksionojnë në të njejtën mënyrë. Tufa e lazerit lë gjurmë në sipërfaqen


e diskut në varësi të muzikës , filmit apo të informacionit tjetër. Sipërfaqja pastaj vishet
me një shtresë të hollë metalike që ruan formën e gjurmëve të lazerit.

Kur disku futet në pajisje , një lazer me fuqi të vogël ndriçon gjurmët e diskut dhe
pasqyrohet duke bërë kështu “leximin” e gjurmëve për të riprodhuar të dhënat.
Kompjuteri i kthen këto të dhëna në muzikë apo film.

Një tufë drite lazeri me fuqi të vogël lexon kodin me vija të produkteve nëpër dyane për
t’i dalluar ata. Pajisja lexuese rrezaton dritën e lazerit që pasqyrohet nga vijat e bardha
dhe të zeza të kodit produktit. Drita lazer e pasqyruar dekodohet dhe jep emrin e
produktit.
Punoi : Fioralba Nela Pranoi : Nexhmie Axhami ♥

Klasa : 8B Lënda : Fizikë

Shkolla : “Lidhja e Prizrenit

◘ Projekt ◘
Tema : Shiu acid

Klasa : 8B

Shkolla : “Lidhja e Prizrenit”

Lënda : Kimi
Punoi : Fioralba Nela Pranoi : Armida Isufi ♥

Rezultatet e të nxënit :

 Të dime çfarë është shiu acid.


 Si
Shiu acidik

Formimi i shiut acidik


Shiu acid është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeje që ka nivel të
pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit (pH i ulët).
Mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi bimët, kafshët ujore dhe infrastrukturë. Shiu
acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të squfurit dhe oksidi i azotit, të cilët
bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë dhe krijojnë acide. Që në vitet 1970,
qeveritë kanë bërë përpjekje për të ulur nivelin e dioksidit të squfurit të çliruar në
atmosferë, duke arritur rezultate pozitive. Oksidet e azotit mund të prodhohen natyrshëm
nga goditjet e vetëtimave ndërsa dioksidi i squfurit nga shpërthimet vullkanike. Kimikatet
në shiun acid mund të shkaktojnë heqjen e bojës, gërryerjen e strukturave të çelikut tek
urat dhe erozion të statujave prej guri.Dhe keshtu shkaterrohen veprat e artit prej guri.

Krijimi i shiut acidik


Për shkak të çlirimit të gazrave acidike në atmosferë edhe tretjes së tyre në pikat e shiut,
ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Në gjendje normale shiu ka sasi të vogël
të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit.
Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-
6, kurse tani është rritur. Acidi akrbonik formohet sipas reaksinit:
H2O (l) + CO2 (g) H2CO3 (aq)
Më pas acidi karbonik mund të jonizohet në ujë duke formuar përqëndrime të ulta të
joneve hidron dhe karbonat:
H2O (l) + H2CO3 (aq) HCO3− (aq) + H3O+ (aq)
Depozitimet e acidit në mjedis mund të përfshijnë edhe acide të tjera përveç
acidit H2CO3.

Historia
Efektet gërryese të ajrit të ndotur acidik të qyeteve të mëdha mbi bloqet e gurëve apo
mermereve u vunë re që në shekullin XVII nga John Evelyn, i cili mbajti
shënim kushtet e mjerueshme të koleksionit me statuja antike të Thomas Howard. Që
prej revolucionit industrial, çlirimi i dioksidit të squfurit dhe oksidit të azotit në atmosferë
është rritur. Në vitin 1852, Robert Angus Smith ishte i pari që shpjegoi lidhjen ndërmjet
shiut acid dhe ndotjes atmosferike në Mançester, Angli.
Hidroliza
Acidi sulfurik disosohet në ujë dhe ashtu si dioksid karboni, hidolizohet:
Ndotja e ajrit i referohet pranise se kimikateve ne atmosfere ne sasi dhe ne kohe zgjatje,
gje e cila eshte e demshme per shendetin e njeriut dhe mjedisin.
SO2 (g) + H2O = SO2 · H2O
SO2 · H2O = H++ HSO3-
HSO3- = H+ + SO32-

Dëmet që shkaton shiu acid


Për shkak të lirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai
pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acide. Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët,
objektet tjera dhe për shëndetin e njeriut.

Në gjende normale shiu ka sasi të vogël të acidit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të
tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH =
5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur. Shiu acid dëmton
edhe ujin duke i shkaktuar vdekje peshqve dhe gjallesave të tjera. Pasojë e formimit të
shirave acidik janë okidet e azotit dhe oksidet e sulfurit. Këto okside dëmtojnë organet e
frymëmarrjes. Gjatë reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke
formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen të
reshura acidike, të cilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave,
shtatoreve, por në veçanti të botës bimore.

H2O (l) + CO2 (g) → H2CO3 (aq)


2H2O (l) + H2CO3 (aq) → CO32- (aq) + 2H3O+(aq)

Efektet
Shiu acid prek pothuajse gjithçka. Bimët, toka, pemët, ndërtesat madje dhe statujat mund
të shndërrohen nga reshjet. Shiu acid është zbuluar se është shumë i vështirë në pemë. Ai
i dobëson ato duke larë pjesët e gjetheve, dhe ngadalëson rritjen.

Një punim i botuar në versionin në internet të ditarit të Shkencës dhe Teknologjisë së


Mjedisit në 2005 tregoi dëshmi të rritjes së pemëve të stuntingut të shiut acid. “Duke
siguruar tokën e vetme të ruajtur në botë të mbledhur para epokës së shiut acid, rusët
ndihmuan ekipin tonë ndërkombëtar të gjurmonte për herë të parë rritjen e pemëve me
ndryshime në tokën nga shiu acid,” tha Greg Lawrence, një shkencëtar i Sondazhit
Gjeologjik të Sh.B.A. “

Ne e kemi ditur që shiu acid acidifikon ujërat sipërfaqësore, por kjo është hera e parë që
kemi arritur të krahasojmë dhe ndjekim rritjen e pemëve në pyje që përfshijnë ndryshimet
e tokës për shkak të shiut acid”. Shiu acid gjithashtu mund të ndryshojë përbërjen e tokës
dhe trupave të ujit, duke i bërë ato të pabanueshme për kafshët dhe bimët vendase.

Zgjidhjet
Ekzistojnë disa zgjidhje për ndalimin e shiut të acidit të krijuar nga njeriu.
Rregullimi i emetimeve që vijnë nga automjetet dhe ndërtesat është një hap i
rëndësishëm, sipas EPA. Kjo mund të bëhet duke kufizuar përdorimin e karburanteve
fosile dhe duke u përqëndruar në burime më të qëndrueshme të energjisë si energjia
diellore dhe e erës.

Gjithashtu, secili person mund të bëjë pjesën e tij duke zvogëluar përdorimin e
automjeteve të tyre. Përdorimi i transportit publik, ecja, përdorimi i biçikletës është një
fillim i mirë, sipas EPA.

••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••

Fenomeni i shiut acid u identifikua për herë të parë në vitet 1800, gjatë kulmin e
Revolucionit Industrial. Shiu acid mund të formohet, ose të depozitohet si i lagësht apo si
i thatë. Depozitimi i lagësht është ai që zakonisht i referohemi si shiu acid. Kjo është ajo
ku acidet sulfurike dhe nitrike të formuara në atmosferë bien në tokë të bartur nga shiu,
dëbora, mjegulla ose breshri. Depozitimi i thatë, nga ana tjetër, përbëhet nga depozita nga
atmosfera në mungesë të lagështisë. Ky shi mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm për
mjedisin natyror. Duke folur ekologjikisht, shiu acid është shumë më shkatërrues në
mjedise ujore si përrenj, liqene dhe këneta.

Shiu acid mund dhe do të ndryshojë në mënyrë dramatike pH mesatar të këtyre


mjediseve, duke vrarë potencialisht shumë specie peshqish dhe organizmash të tjerë ujorë
që janë përshtatur me një pH më të lartë.

Për peshqit, niveli i ulët i pH gjithashtu mund ti parandalojë që vezët e tyre të mos çelin.
Të gjitha këto efekte kanë tendencë të zvogëlojnë në mënyrë dramatike biodiversitetin e
këtyre ekosistemeve. Kur shiu acid depërton në tokë, ai mund të lëshojë metale helmuese
si alumini, kadmium dhe merkur nga grimcat e tokës dhe argjilës, të cilat më pas kanë
tendencë të rrjedhin në përrenj dhe liqene. Për shembull, sa më shumë shi të jetë acidi, aq
më shumë alumini lëshohet, duke shtuar problemet e ndotjes.

Shiu acid gjithashtu largon një numër të madh të kationeve të kalciumit nga toka – i cili
është një mineral i rëndësishëm për ekologjinë lokale. Humbja e konsiderueshme e saj
mund të dëmtojë, madje dhe të vrasë pemë, bimë dhe të mbjellat.

Ndërsa jo vetvetiu, vetë, grimcat në ajër që formojnë shiun acid mund të kontribuojnë në
problemet e zemrës dhe mushkërive nëse thithen, veçanërisht nga njerëzit me astmë dhe
bronkit. NOx gjithashtu mund të çojë në krijimin e ozonit në nivelin e tokës që, kur
gjithashtu thithet, mund të nxisë probleme të rënda të mushkërive si pneumoni kronike
dhe emfizemë.
Një metodë për të rikthyer artificialisht dëmet e shkaktuara nga shiu acid në liqenet dhe
lumenjtë është me anë të gurit gëlqeror me pluhur. Kjo metodë quhet “zhvendosje”,
karbonati i kalciumit, dhe përbërës të tjerë alkalikë të gurit gëlqeror, ndihmojnë në
neutralizimin e pH të ujërave të prekur nga shiu acidik, zgjidhjet me bazë kalciumi
gjithashtu mund të përdoren për të ndihmuar në rivendosjen e tokave të dëmtuara nga
shiu acid.

Por një nga mënyrat më efektive për të ndihmuar është zvogëlimi i emetimit të oksideve
të squfurit dhe azotit nga industritë më të ndotura. Duke ndaluar problemin në burim, ajo
i lejon natyrës të rikuperohet më vete.

Një strategji tjetër e përdorur për të ndaluar shiun acid dhe për të ndihmuar në
rivendosjen e dëmeve të shkaktuara ka qenë përdorimi i gjerë i burimeve alternative të
energjisë për të gjeneruar energji elektrike, shfrytëzimi i energjisë solare dhe të erës.

Efektet e shiut acid në mjediset natyrore dhe të ndërtuara mund të jenë tepër serioze nëse
neglizhohen. Për fat të mirë disa strategji inovative për zbutjen e këtij shiu kanë rezultuar
të efektshme në zvogëlimin e dëmeve, dhe madje edhe kthimin e disa prej dëmtimeve më
serioze.

You might also like