You are on page 1of 7

Fusha magnetike e tokës

Leona Hyseni
Mësimdhënësi: Xhelal
“Dëshmorët e Lirisë”
Toka është e mbështjellë me fushë magnetike.
Hulumtimet tregojnë se bërthama e planetit është në gjendje
të lëngët.
Diku rreth 82% e masës së Tokës e përbëjnë:
hekuri, oksigjeni, silici.
Supozohet se fusha magnetike e Tokës krijohet nga rrotullimi i
bërthamës së lëngët, si rrjedhojë e rrotullimit të Tokës rreth
boshtit të vet.
Polet gjeografike janë të kundërt me polet
magnetike.
Në hemisferën veriore të tokës gjendet poli
jugor magnetik S, kurse në hemisferën jugore
gjendet poli verior magnetik N.

Fusha magnetike e Tokës në anën e kthyer


kah Dielli është e shtypur, kurse në anën e
kundërt është e zgjatur me bisht.

Është vërtetuar se vetëm në 4.5 milionë vjetët


e fundit, së paku 20 herë poli verior magnetik i
Tokës ka kaluar në pol jugor magnetik dhe
anasjelltas.
Njëri prej faktorëve të rëndësishëm, i cili ka
mundësuar zhvillimin e jetës në Tokë, është
fusha magnetike e saj.
Fusha magnetike e Tokës së bashku me
atmosferën mendohen si mbrojtëse të krijimit
të jetës në Tokë.

Momemntalisht fusha magnetike e Tokës


zvogëlohet me ritëm të ngadalshëm dhe pas mija
vjetësh do të bjerë në zero, natyrisht nëse nuk
bëhet fjalë për ndonjë lëkundje momentale të
kësaj fushe.
Nga shpërthimet që ndodhin në Diell
nxitohen protonet dhe elektronet e tij
që njihen si erë diellore.

Shumica e këtyre grimcave ndalohet në


dy breza mbështjellës magnetike të
Tokës që quhen breza të Van Alenit.
Brezi i brendshëm magnetik, gjendet
rreth 3000km mbi sipërfaqe të Tokës,
kurse brezi i jashtëm afër 16000km mbi
Tokë.
Sasia e ngarkesave elektrike që
arrijnë në Tokë nga njollat
diellore (siç janë protonet dhe
elektronet si përbërës të erës
diellore), shkaktojnë trazira në
fushën magnetike, duke ia
ndërruar veçoritë e saj,
ndikojnë në busullë, pengojnë
radiolidhjet dhe shkaktojnë
dritën polare.
Fusha magnetike e Tokës në polet
magnetike, i mbyll vijat a forcës magnetike
në formë të hinkës kah sipërfaqja.
Kur grimcat e ngarkuara nga Dielli lëshohen
në rrugë spiralore kah polet magnetike te
Tokës, ato robërohen nga fusha magnetike
e tyre dhe i nxejnë atomet e atmosferës.
Nga nxehtësia që marrin atomet e
shtresave te larta te atmosferës eksitohen.
Atomet e eksituara emetojne dritë, të cilën
e shohim afër poleve geografike me ngjyra
të ndryshme të niohur si dritë polare.

You might also like