You are on page 1of 2

EKLIPSI I HENES

Hëna (lat.: Luna, në greq.: Seleni) është sateliti i


vetëm natyror i tokës. Ai është i vetmi trup
qiellor i huaj astronomik, që deri tani është
shkelur nga këmba e njeriut, dhe kështu edhe më i studjuari.
Megjithatë ajo mban në vetvete ende shumë të fshehta, si krijimi
dhe format e truallit të saj. Zhvillimi i saj i mëvonshëm dhe
ndërtimi i saj i brendshëm janë sqaruar krejt viteve të fundit.

Shenja e zakonshme për hënën është mpakja, që shikohet nga


gjysma e lëmshit tokësor (hemisfera) të veriut në trajten e një
drapëri hënor .

Zënia e Hënës (Eklipsi).Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e


hedh në anën e kundërt. Pasi diametri i Diellit është shumë herë më
i madh se i Tokës, gjerësia e hijes konike në largësinë e hënës nga
Toka është 2,6 herë më e madhe se diametri i hënës. Kur Hëna hyn
në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe
paraqitet eklipsi i saj.

Eklipset e Hënës ndodhin vetëm kur Hëna është e plotë, pra kur ajo
gjendet në opozitë me diellin. Gjatë kohës së eklipsit të plotë hëna
nuk humb tërësisht, por do të ndriçojë shumë dobët. Ky ndriçim
paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferë tokësore.
Eklipsi i hënës shihet nga e tërë hemisfera e Tokës, e cila në atë
kohë është e kthyer kah Hëna.

Hena eshte satelit natyror i Tokes.Hena eshte krijuar ngjajshem si


eshte krijuar edhe Toka nga masat(materiet) e Diellit.Te gjitha
elementet qe gjinden ne Hene gjinden edhe ne Toke.Hena eshte
kriju para 4 miliard e gjysem vitesh atehere kur eshte kriju edhe
Toka.
Hena mesatarisht eshte 384mij km larg nga Toka,ma se largu eshte
400 mije km ne afel,kurse me se aferti ne perifel eshte
368km.Masen e ka 81 here ma te vogel se te Tokes 7,4 x 10 ne
fuqin e 22 kg,kurse Toka e ka masen 6 x10 ne fuqin 24 kg. Rrezja
e Henes eshte 1738km kurse rrezja e Tokes 6378km.Graviteti i
Henes eshte 6 here me i dobet se i Tokes.Hena nuk ka
atmosfere(mbeshtjelles te gazet).Hena rrotullohet rreth Tokes per
27,3 dite,ndersa fazat e Henes perseriten per 29dite e gjysme.
Per shkak forces gravitacionale ne mes Tokes dhe Henes ekzistojne
lidhjet batice-zbatice.Ka vende qe niveli i detit ngritet edhe 18
m,gjithashtu kemi edhe zbritjen e nivelit te detit,keshtu qe anijet
mbesin per disa ore ne zall kur ndodh zbatica.
Po, eshte e vertete qe Hena eshte duke u largu nga Toka,per çdo
vite largohet vetem per disa centimetra.Para 4 miljard vitesh Hena
ka qene 10 here me afer me Token se sa sot(d.m.th tash i bie qe
prej asaj kohe eshte 10 here me larg).

Punoi : Klara Kordha

You might also like