You are on page 1of 1

ASTEROIDËT (PLANETOIDËT)

Planetoidët janë trupa të vogël dhe të erët qiellorë për të cilat


deri në fillim të shekullit të XIX nuk dihej asgjë. Pavarësisht
nga njëri tjetri, Ticius e pastaj Bode e dhanë ligjin e caktimit
të largësive intra planetare I cili ligj më vonë u përdor edhe në
rastin e asteroideve. Në fillim ato u njiheshin si planete
mysafire dhe kështu filloj historia e zbulimit dhe hulumtimit
drejt tyre. Në vitin 1801, i pari që arriti të shohë një asteroid
ishte astronomi italian Pjaci prej Palermo i cili e emëroi si
Cerera (Ceres me diametër rreth 945 km). Sot njihen afro 2000
asteroide. Secila planetoidë e ka emrin e vetë dhe numrin e vetë. Në fillim menduan që asteroidët janë në numër
shumë të vogël dhë filluan emërimin me mitologjinë greke dhe romake. Sot kemi
asteroide me emra si: Ceres, Vesta, Junona, Palladi, Eros, Amur, Apoloni etj.
Masa e përgjithsme e asteroidëve është sa e njemijta pjesë e masës së Tokës.
Në hapsirën midis planetëve Mars dhe Jupiter, gjindet një numër shumë i madh i
trupave qiellorë, të cilët janë të vegjël për nga dimenzionet.
Numri më i madh i tyre rrotullohen rreth Diellit në largësi prej 250 deri më 528
milion km. asteroidi më I afërt I Tokës, Hermes I afrohet Tokës deri më 580 000
km. Asteroidi Eros I afrohet shumë afër Tokës rreth 23 milion km.
KOMETAT
Kometat emrin e tyre e kanë marrë nga fjala greke kometes që do të thot flokë. Këta janë
trupat qiellorë që thaujse më së shumti kan zgjuar interesim tek astronomët po bile edhe
tek njerëzit e thjeshtë. Sipas hulumtimeve të fundit në sistemin Diellor ka diku rreth 600
kometa të ndryshme. Te të gjitha kometat vërehet pjesa e ndritshme e cila njihet si koma.
Ata kanë edhe bisht dhe kështu thiren edhe si ”yje me bisht”. Bishti
arrinë gjatësitë maramendëse prej 10 milion deri në disa 100 miliona
km. Secila kometë mund të vërehet në një pjesë shumë të shkurtë të
trajektores së saj edhe atë kur i afrohet Dielli dhe Tokës. Duke u bazuar
në formën trajektores kometat ndahen ne periodike dhe joperiodike.
Periodike janë ato që lëvizin në trajektore të mbyllur dhe mund të
supozohet paraqitja e sërishme e tyre kurse ato jo peridike nuk kanë trajektore të rregullt dhe
ekziston gjasë që të shëputen tërësisht nga sistemi Diellor. Më të njohura janë: kometa Halley,
Enka, Hale-Bop, Shumaker-Lewi etj.
Kometa Halley paraqitjen e ka çdo 76 vjetë. Për herë të fundit u paraqit më 1986 dhe zgjojë një interes mjaft të
madh. Takimi I ardhshëm pritet të jetë më vitin 2062.
METEORËT
Emrin e kanë marrë nga fjala greke që do me thënë paraqitje qiellore.
Meteorët janë trupa të errët, të fortë, të ftohtë të cilët janë formuar me
shkatërrimin e ndonjë komete apo ndonjë trupi tjetër qiellor. Sipas
madhësisë meteorët mund të jenë të vegjël me dialetër prej disa
centimetrave dhe të mëdhenj me dialetër prej disa qindra metra.
Meteorët lëvizin rreth Diellit dhe ndërmjet hapësirës planetare
me shpejtësi prej 30 deri 70 km në sekundë. Janë objektet qiellore nga
të cilat më së shumti rrezikohet Toka. Po përbërja e atmosferës e
ndalon një gjë të tillë. Kur meteorët hyjnë në atmosferën e Tokës
paraqitet fërkim i madh me
ajrin i cili më vonë digjet dhe pas vetes lënë shenja të ndritshme. Ato
digjen pa arritur në Tokë megjithëse ka patur raste kur edhe kanë rënë në
Tokë. Meteorët që bjenë në Tokë quhen meteoritë. Meteorët më së
tepërmi bjenë nëpër dete,oqeane, në vendet polare, nëpër shkretira dhe
nëpër vendbanime më rralla. Çdo vjet në Tokë bjenë afro 2000 meteorë.
Në popull janë të njohura si “yje që bien”. Kur kan rënë në Tokë kan
formuar kratere të cilat ekzistojnë edhe sot.

You might also like