You are on page 1of 6

MATERIAL KERKIMOR MBI UNIVERSIN

Klasa e 10 D
Lenda : Gjeografi
Tema : Sistemi Diellor

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët rrotullohen rreth Diellit. Sistemi
diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita
nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Sistemi diellor është i përbërë nga nëntë planetë (dhe
166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe
miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra
asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe
pluhuri ndëryjor.Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita,
Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë
satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej
planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera.
Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë
greko - romakeDielli është ylli në qëndër të sistemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi
(elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor
(duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen
rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit
diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga
shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi,
rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e
krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është
element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.

Shenja astronomike e diellit është ☉.


Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet
nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është
pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të
hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda
bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh
dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke
krijuar një mjegullnajë planetare.

Trupat e Sistemit Diellor


MERKURI
Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithashtu
planeti më i vogël në Sistemin Diellor. Mërkuri kryen orbitën
rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre
rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita. Teknikisht Mërkuri
është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë
të shihet sepse Dielli e pengon shumë dritën e tij të duket
qartë.

AFERDITA
Aferdita është planeti i dytë më afër Diellit dhe i pesti për
madhësinë e tij. Pas Diellit dhe Hënës, Venusi është objekti
më i ndritshëm në hapësirë nga këndvështrimi i Tokës. Venusi
është cilësuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga
Toka.

TOKA
Toka është planeti i tretë i sistemit tone Diellor. Toka është
rreth 4.55 miliardë vjet e vjetër dhe i vetmi planet në Sistemin
tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit
natyrorë: Hënën. Supozohet që krijimi i Tokës erdhi si rezultat i
ngjarjeve që pasuan Big Bang.

MARSI
Marsi është planeti i katërt nga Dielli dhe i shtati për nga
madhësia. Rrotullimi i tij rreth vetës zgjatë 24 orë dhe 39
minuta, ndërsa rrotullimi rreth Diellit 687 ditë. Marsi ka dy Hëna
ose siç quhen ndryshe Satelitë të vegjël që rrotullohen rreth tij.
Marsi (greqisht:Ares) është Zoti i luftës. Planeti ndoshta e mori
këtë emër për shkak të ngjyrës së kuqe për këtë Marsi është
referuar disa herë si Planeti i Kuq.

JUPITERI
Jupiteri është planeti i pestë nga Dielli dhe më i madhi nga
të gjithë tjerët në galaktikën “Rruga e Qumështit”. Jupiteri
është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e
tjerë dhe 318 herë më i madh së sa Toka. Jupiteri ka 63
Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë që rrotullohen rreth tij.
Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim më disa
nga Hënat e mëdha. Jupiteri (Zeus për grekët) ishte mbreti i
Perëndive, princi i Olimpit dhe mbrojtës i shtetit romak.

SATURNI
Saturni është një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i
gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit
romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke.
Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të
Saturnusit.

URANI
Urani është planeti i 7-të nga Dielli dhe i 3-ti më i madh
(më diametër). Urani është më i madh në diametër por
më i vogël në peshë së Neptuni. Urani është Perëndi e
lashtë grekë e qiejve. Urani ishte i biri dhe shoku i Gaia,
babai i Cronus (Saturni), e Cyclopes dhe Titans
(paraardhësit e Perëndive Madhështorë). Urani kishte
qënë parë shumë herë më parë, por injoruar thjesht si
një yll tjetër.

NEPTUNI
Neptuni është planeti i tetë në Sistemin Diellor. Është
emërtuar sipas Neptunit që ishte Përëndia e detrave dhe ujit te
rrjedhshëm.Neptuni është planeti i tetë për largësinë nga Dielli
në Sistemin tonë Diellor. Ai është planeti i katërt më i madh
nga diametri dhe i treti më i madh nga masa. Neptuni peshon
17 herë më shumë se masa e Tokës.

You might also like