You are on page 1of 1

Rruga e Qumështit, ose Kashta e Kumtrit, është vetëm një nga galaktikat e shumta të

gjithësisë. Ajo është galaktika që përmban sistemin tonë diellor. Rruga e Qumështit ka


formën e një spiraleje me një diametër prej rreth 100,000 deri 120,000 vitesh
dritë[1] dhe përmban rreth 400-600 miliardë yje.[1] Mund të ketë të paktën 100 miliardë
planetë në Rrugën e Qumështit.

Në të ndodhen një numër shumë i madh sistemesh diellore, ndër të cilët bën pjesë
edhe sistemi ynë. Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët rrotullohen
rreth Diellit. Ai është i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm, ndër të cilët bëjnë pjesë
nëntë planetë dhe 166 satelitët e tyre.

Në sistemin tonë diellor ndodhet edhe Toka. Ai është planeti i tretë i sistemit tonë. Toka
peshon 600.000 miliard tonë dhe ka një diametër afro 40.000 km.

Pas këtyre të dhënave, mund të themi se toka është një grimcë e vogël në një gjithësi të
jashtëzakonshme.

You might also like