You are on page 1of 2

Kamelja Cami 4/25/2020

Klasa V-D

DETYRË SHTËPIE

Përse u krijua kalendari dhe çfarë rëndësie ka ai?

Kalendari është një sistem me anë të të cilit bëhet krahasimi apo matja e kohës periodike gjatë
një intervali të caktuar që zakonisht quhet vit. Për herë të parë duket që një sistem i tillë për një
interval kohe prej 365 ditësh të jetë futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.s..

Kalendarët e përdorur nga njerëzit janë të shumtë, por tre më të njohurit janë:

1. Kalendari julian
2. Kalendari gregorian
3. Kalendari hixhri

Kalendari julian

Kalendari julian u përdor për herë të parë nga Jul Qezari (100-44 p.e.s.)
dhe ishte në disa vende të botës deri në Shekullin XX ende në përdorim.
Ai u zëvendësua prej kalendarit gregorian. Kalendari julian, pasi hyri në
përdorim në kohën e Jul Qezarit, u bë dalëngadalë kalendari mbizotërues
në shumicën e Evropës dhe në vendbanimet evropiane në Amerikë e
gjetkë, deri më 1582 me krijimin e kalendarit gregorian. Kalendari julian
është diellor dhe ka një vit të rregullt me 365 ditë të ndara në 12 muaj. Dhe
një ditë e brishtë i shtohej në muajin shkurt çdo katër vjet. Edhe pse
astronomët e lashtë e kishin ditur se viti tropikal (diellor) ishte disa minuta
më i shkurtër sesa 365 ditë të plota, kalendari julian nuk e bënte këtë
korrigjim. Si rezultat, viti kalendarik fitonte rreth tre ditë çdo katër shekuj,
në krahasim me kohët e vëzhguara me eklipset dhe stinët. Kjo
mospërputhje u korrigjua në kalendarin e reformuar gregorian në vitin 1582. Kalendari gregorian
ka të njëjtët muaj dhe gjatësi muajsh të kalendarit Julian, por fut ditët e brishta në bazë të një
rregulli tjetër.

Kalendari gregorian

Kalendari gregorian ose kalendari i ri, është kalendari diellor që përdoret në


botën perëndimore. Kalendari gregorian është një modifikim i kalendarit
julian dhe e merr emrin nga papa Gregori XIII, i cili e miratoi atë në vitin
1582. Kalendari gregorian shton një kusht për vitet e brishta. Ndër vitet që pjesëtohen me 100,
vetëm ata që pjesëtohen edhe me 400 janë vite të brishta.

Kalendari hixhri

Kalendari islam ose kalendari hixhri është një kalendar hënor i


përbërë nga 12 muaj në një vit të përbërë nga 354 ditë. Edhe para
ardhjes së Islamit, arabët kanë përdorur kalendarin hënor. Ky
kalendar, që është 11 ditë më i shkurtër se kalendari gregorian, nuk i
ndjek stinët.

Burimi: https://sq.wikipedia.org/wiki/Kalendari

You might also like