You are on page 1of 1

Projekt : Jeta e fizikanteve qe kemi studiuar gjate tremujorit I

Lënda : Fizikë
Punoi : Kamelja Cami

Isak Njutoni
Isak Njutoni ishte një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematikan anglez, i cili është
konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me ndikim
të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin
shkencor.

Libri i tij "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica"


(Parimet matematike të filozofisë natyrore), botuar së pari
në vitin 1687, hodhi bazat e "mekanikës klasike".

Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal,


që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik
gjatë tre shekujve pas tij. Ai, gjithashtu, tregoi se nocioni i
objekteve në tokë dhe i trupave qiellorë mund të
përshkruhet nga të njëjtat parime.

Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik pasqyrues dhe


ka zhvilluar teorinë e ngjyrave në bazë të vëzhgimit së një prizëm që zbërthen dritën e bardhë në
shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Ai ka formuluar edhe një ligj të ftohjes dhe ka studiuar
shpejtësinë e zërit.

Njutoni ishte profesor i dytë i matematikës në Universitetin e


Kembrixhit. Përveç punës së tij në shkencat matematikore, Njutoni
ja kushtoi një pjesë të madhe të kohës se tij studimit të alkimisë dhe
të kronologjisë biblike, por një pjesë e madhe e punës së tij në ato
fusha ka mbetur e pabotuar deri shumë kohë pas vdekjes së tij. Në
jetën e tij të mëvonshme, Njutoni u bë president i Shoqërisë
Mbretërore. Ai shërbeu, gjithashtu, në qeverinë britanike si anëtar i
këshillit drejtues.

Burimi:

Isak Njutoni, në Wikipedia – Enciklopedia e lirë, https://sq.wikipedia.org/wiki/Isak_Njutoni

You might also like