You are on page 1of 6

EMANUEL KANT

FILOZOFI

ERGITA SULKO

GJIMNAZI”DITURIA”KRUTJE
5/22/2023
Emanuel Kant (gjer.: Immanuel Kant, 22 prill 1724
Königsberg, Prusi — 12 shkurt 1804 po aty) ishte një filozof
i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar të asaj
kohe. Vepra e tij Kritikë e arsyes së kulluar shënon pikë-
kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e
filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që
dha në metodologjinë e re të studimit të gnoseologjisë,
themeluar mbi kriticizmin.

Gnoseologjia e Kantit vë në pikëpyetje themelet e dijes për të


pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes. Duke kaluar
nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u afrua me
iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim që e çoi atë gjer në
tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij.

Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga një


formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe
aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërpret praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796)
“Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” , vepër kjo e cila duhej të paraqiste
një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Atëherë largohet edhe nga senati
akademik. Vdes më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur “Es ist gut” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do
të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.

Jeta

Kronologjia dhe Personaliteti

Immanuel Kanti u pagëzua me emrin "Emanuel" por më vonë, pasi mësoi hebraishten e ndryshoi atë në
"Immanuel" që do të thotë: Zoti me ne. Ai lindi në vitin 1724 në Königsberg, Prusi (sot Kaliningrad,
Rusi) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijët (pesë prej tyre arritën moshën madhore). Ai e kaloi gjithë jetën e
tij në qytetin e tij të lindjes, aso kohe kryeqytet i Prusisë Lindore. I ati Johann Georg Kant (1682-1746)
ishte një zejtar gjerman nga Memeli, qyteti më verior i Gjermanisë (sot Klaipeda, Lituani) dhe e ëma
Anna Regina Porter (1697-1737) ishte e bija e një shale punuesi dhe pajisje kuajsh .

Në rinine e tij Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer. Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një
Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, perultesi vetjak, dhe një lexim të
hollësishëm të Biblës. Për pasoje, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor
gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar dhe të latinishtes rreth shkencave dhe matematikës.

Veprimtaria e Kantit

Emanuel Kant ka lindur më 1724. Ai ishte një filozof dhe shkencëtar nga Gjermania dhe mbahet si një
nga përfaqësuesit më të shquar të filozofisë klasike gjermane. Veprimtaria e tij letrare përfshin një sërë
veprash si “Grounding for the Metaphysics”, “Kritika e Arsyes së Kulluar” e botuar më 1781, “Kritika e
arsyes Praktike” e botuar më 1788, “Groundwork of the Metaphysic of Moral”, dhe shumë të tjera nga të
cilat një pjesë e mirë e tyre janë përkthyer edhe në shqip. Ai do të vdiste më 1804, duke lënë pas një varg
idesh dhe veprash të cilat vlerësohen edhe sot dita.

Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. Periudha e parë, e cila përkon me emërimin
“Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770. mbas këtij viti fillon edhe
periudha e dytë e veprimtarisë së tij e cila emërohet si “Periudha Kritike”. Kjo e fundit vazhdoi deri në
fund të jetës së tij. Gjatë periudhës “praktike”, ai do të parashtronte ide dhe hipoteza të shumta. Engelsi
këto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetë që i dhanë idesë sundimin absolut të mënyrës metafizike
të mendimit në shkencat e natyrës.

Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash
dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi, se
planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore (Zoti sipas doktrinës kristiane ose Allahu sipas doktrinës
myslimane). Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë.
Një tjetër arritje e tij e rëndësishme për tu
përmendur, është studimi i tij, se si ndikonte
rrotullimi i tokës rreth vetes në formimin e
fenomeneve si baticave dhe zbaticave. Ai
gjithashtu u përpoq të jepte edhe një shpjegim
shkencor rreth prejardhjes së qenieve
njerëzore.

Si një filozof idealist , për Emanuel Kantit


(flitet për periudhën e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi të reja dhe deri më 1781 ai
kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e Idealizmit
Transcendental. Sipas këtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej
njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit (pra me sendet).
Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë), sipas tij mund ta
pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në
format apriori të arsyes.

Kanti ka ndikuar shumë në filozofinë botërore. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët,
në idetë pozitiviste dhe mahizmi. Ai ishte personi i cili hartoi për herë të parë prezumimin e pafajsisë për
të gjithë njerëzit (e shprehur edhe në nenin 30 të kushtetutës së Repuplikës së Shqipërisë ku thuhet qartë
se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së
prerë”). Imperativi Kategorik është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.
Ndikimi i Kantit në mendimin perëndimor

Filozofia e Kantit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin perëndimor. Gjatë jetës së tij,
mendimi i tij pati një vëmendje të madhe, shumica kritikë, megjithëse ai pati një ndikim pozitiv të Fishte,
Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatë viteve 1780 dhe 1790.

Revolucioni i tij Kopernikan

Teoritë e Hjumit do të ishte e vlefshme për idetë që kemi ne për sendet, të cilat tashmë i kemi fituar nga
përvoja, por këta janë gjykime a posteriori. Në qoftëse unë pyes se, ‘si e di unë që karriga është bojë
kafe’, përgjigja ime është, se unë mund ta shikoj atë; edhe në qoftë se ky pohim ndryshohet, kjo vjen
vetëm nga përvoja që unë fitoj për të. Kështu, në këtë rast, unë i referohem përvojës, sepse është ajo që
zgjidh pyetjen, sepse ne të gjithë jemi dakord që përvoja na jep atë lloj njohjeje e cila përshtatet me
natyrën e sendeve. Por, një arsyetim sintetik a priori nuk mund të vlerësohet nga përvoja , për shembull,
në qoftëse unë them se çdo vijë e drejtë është vija më e shkurtë që bashkon dy pika, unë sigurisht nuk
mund të them që kam vërtetuar me përvojë çdo vendosje të mundshme të vijës së drejtë. Atëherë, si mund
që unë të jap gjykime për gnjarjet, përpara se ato të ndhodhin; gjykime të tilla, të cilat janë plotësisht të
vërteta dhe mund të vërtetohen gjithmonë? Në qoftëse mendja aktive do të ishte passive, ashtu siç besonte
Hjumi, dhe do të merrte thjesht informacion nga objektet, kjo do të thotë se mendja do të ketë
informacion vetëm rreth objekteve të veçantë. Por mendja bën gjykime rreth gjithë objekteve, madje dhe
ndaj atyre të cilat nuk i ka fituar akoma nga përvoja dhe, përveç kësaj, objektet në fakt sillen në të
ardhmen në përputhje me gjykimet që ne kemi bërë për to. Kjo njohje shkencore na jep një informacion të
sigurt për natyrën e sendeve. Por, që në momentin që kjo njohje, e cila është si sintetike ashtu edhe a
priori nuk nund të shpjegohet me supozimin, se mendja vepron në përputhje me objektet e saj. (Si mund
të përputhet kjo në rastin e vijës së drejtë?)Kanti u detyrua që të provonte një hipotezë të re në lidhje me
marrëdhëniet ndërmjet mendjes dhe objekteve të saj.

Hipoteza e re e Kantit thoshte se janë objektet ata që përputhen me veprimet e mendjes dhe jo anasjelltas.
Ai arriti në këtë hipotezë me shpirtin e eksperimenteve,
duke ndjekur me ndërgjegje shembullin e Kopernikut, i
cili ‘duke mos arritur një progress të kënaqshëm në
shpjegimin e lëvizjes së trupave qiellorë, me supozimin
se ato rrotullohen rreth spektatorëve, ai u përpoq se mos
arrinte një sukses më të kënaqshëm në qoftë se do të
bënte spektatorët të rrotulloheshin dhe yjet të mbeteshin
në vend. Duke parë këtu një analogji me problemin e tij,
Kanti thoshte se ‘deri tani supozohej se gjithë njohja
jonë duhej të mbështetej tek objektet. Por të gjitha
përpjekjet tona, për ta shtrirë njohjen tonë tej objekteve,
duke vështruar diçka a priori diçka në lidhje me ta, me
anë të koncepteve, kishin dështuar. Më tej, ne duhet të
provojmë nëse do të kemi suksese në plotësimin e
detyrave të metafizikës, në qoftë se supozojmë se objektet duhet t’i përshtaten njohjes sonë… në qoftë se
intuita përputhet me strukturën e objekteve, unë nuk shikoj ndonjë mënyrë për të njohur ndonjë gjë që ka
ndodhur më vonë a priori.

Por, në qoftë se objektet (siç janë objektet shqisorë) mund të përputhen me strukturën e aftësisë sonë
intuitive, unë nuk kam asnjë vështirësi për të kuptuar mundësi të tilla. Kanti u pajtua me Hjumin në atë që
njohja fillon me përvojën; por ndryshe nga Hjumi, ai e pa mendjen si një element veprues, duke bërë
diçka me objektet, të cilët ajo i fiton nga përvoja. Mendja, thoshte Kanti, është e ndërtuar në mënyrë të
tillë, që të imponojë mënyrat e njohjes së saj mbi objektet, ku,prej natyrës së secilit mendja aktivisht
organizon përvoja. Ashtu si çdo njeri, i cili vë syze me ngjyra dhe e shikon gjithçka të ngjyrosur, kështu
çdo qenie njerëzore, e cila ka aftësinë e të menduarit në mënyrë të pashmangshme mendon rreth sendeve
në përputhje me strukturën natyrore të mendjes.

Drejtimi i filozofisë kritike

Filozofia kritike e Kantit konsiston në një analizë të fuqive të arsyetimit mendor, me të cilën ai nënkupton
‘një studim kritik të aftësisë së arsyetimit për njohjen, e cila të fitohet pavarësisht nga gjithë përvoja’. Pra
drejtimi i filozofisë kritike do të thotë të bësh pyetjen: “Çfarë, dhe në çfarë mase mundet që arsyeja dhe të
kuptuarit të njohin, duke qenë të ndarë nga të gjithë përvojat?” Kanti mendon se është budallallëk për
metafizikët që përpiqen të ndërtojnë sistemet e njohjes, përpara se të analizojnë nëse mundet vetëm
arsyeja e kulluar të kuptojë atë që nuk është fituar nga përvoja. Filozofia kritike për Kantin nuk ishte një
mohim i metafizikës, por akoma më tej, ishte një përgatitje për këtë. Në qoftëse metafizika duhej të
merrej me njohjen, që zhvillohet vetëm nga arsyeja e cila e paraprin përvojën, në këtë rast çështja e
kritikës është si është e mundur një njohje e tillë a priori.

Natyra e njohjes apriori

Kanti pohonte se ne zotërojmë aftësi të tilla për të fituar njohje edhe pa e ndeshur gjithçka në përvojë. Ai
ishte dakord me empiristët, të cilët thoshin se njohja jonë fillon me përvojën, por shtonte ai, ‘megjithëse
njohja fillon me përvojën, kjo nuk do të thotë se ajo ngritet e gjitha vetëm mbi të’. Kanti thotë se
shkakësia është thjesht një veprim psikologjik, që lidh dy ngjarje të cilat ne i quajmë shkak dhe pasojë.

Kanti besonte se ne arrijmë të njohim shkaqet dhe të marrim këtë lloj njohjeje jo nga përvoja shqisore, por
direkt nga aftësia e gjykimit racional; do me thënë a priori.

Çfarë mund të quajmë më qartë njohje a priori? Në qoftëse dikush do të kërkojë një shembull nga
veprimet më të thjeshta të gjykimit njerëzor, thënia, që çdo ndryshim e ka një shkak, mund t’i shërbejë
qëllimeve të tij. ‘Atëherë, çfarë e bënë një shprehje në matematikë, apo shprehjen ‘çdo ndryshim e ka një
shkak’, një njohje apriori? Kanti thotë se e bën fakti, që kjo lloj njohje nuk vjen nga përvoja. Përvoja nuk
mund të na tregojë ne se çdo ndryshim e ka një shkak, përderisa ne nuk mund të krijojmë idenë e
ndryshimit prej saj. Ashtu si përvoja nuk mund të na tregojë, që lidhja midis dy ngjarjeve është e
nevojshme, sepse e shumta që ajo mund të na tregojë është që ‘diçka është kështu apo ashtu, por jo se si
mund të jetë ndryshe’. Pra përvoja nuk mund të na japë një njohje rreth lidhjeve të domosdoshme apo
rreth universalitetit të përfundimeve. Ne themi me bindje se të gjitha objektet e rënda të hedhura në ajër
do të bien, ose që në çdo pesë që i shtohet një shtatë do të kemi një barazim me dymbëdhjetë. Që këto
janë njohje a priori është e qartë, por ajo që Kantit i interesonte ishte se si mund të shpjegohen njohje të
tilla. Si mund të përgjigjej në këtë rast skepticizmi i Hjumit? Por kjo nuk ishte thjesht një pyetje se si
njohja a priori është e mundur, por si është i mundur ‘gjykimi sintetik a priori’. Për t’ju përgjigjur kësaj
pyetje Kanti duhej të zbulonte së pari, se nga çka përbëhej ky gjykim sintetik a priori.

You might also like