You are on page 1of 6

KAPITULLI I 1.

VËSHTRIMI HISTORIK NË PROCESIN E TË NXËNIT E NXËNËSVE NË MËSIM Studimet dhe

kërkimet rreth të nxënit kanë qenë e janë të shumta. Filozofë, psikologë e pedagogë përmes

kërkimit të tyre e kanë analizuar të nxënit për shekuj me radhë dhe përsëri, padyshim, ky kërkim

vazhdon. Kjo lidhet me faktin që të nxënit është një proces i vazhdueshëm, kompleks i kapacitetit

njerëzor dhe si i tillë, të kuptuarit rreth tij, nuk mund të përfundojë asnjëherë. Dija gjithmonë është

konsideruar pushtet, për atë që e zotëron, por edhe ajo ka pasur rrugën e vet, të gjatë, të

mundimshme, të dështimit dhe të suksesit për t’u arritur. Ajo fitohet, mësohet, përvetësohet në

mënyrë empirike, të drejtpërdrejtë, por edhe në mënyrë abstrakte, racionale. Të mësuarit është një

proces dhe produkt, që realizohet mbi bazën e disa synimeve dhe objektivave të caktuara. Mbi këtë

bazë janë ndërtuar teoritë arsimore, të cilat janë njohuri të organizuara dhe të sistemuara, të cilat

përfitohen nëpërmjet metodologjive të caktuara dhe zbatohen në praktikën arsimore. Teoritë

arsimore (konceptet, idetë e para pedagogjike) janë zhvilluar që në antikitet mbi bazën e

koncepteve filozofike si dhe psikologjike, sociologjike, etj, të cilat kanë qënë në trungun e filozofisë

dhe vetëm në shek. XIX ato dolën si shkenca më vete. Aktualisht janë krijuar një varg teorish

arsimore, që mundësojnë orientimin zhvillimin dhe perspektivat e procesit mësimor. (Kraja, 2019)

1.1. Ndikimi i filozofisë në zhvillimin e koncepteve të të nxënit Njerëzimi është përpjekur që të

kuptoj të nxënit për më shumë se 2000 vjet. Prej një perspektive filozofike, të mësuarit mund të jetë

diskutuar nën titujt e epistemologjisë, e cila referohet te studimi i origjinës, natyrës, kufizimit dhe

metodave të njohurive. Si mund të njohim?, Si mund të nxëmë, diçka të re?, Cili është burimi i

dijeve?. Përpjekja në zhvillimin e koncepteve dhe metodave të të mësuarit i ka fillesat tek filozofët

grekë Sokrati, Platoni dhe Aristoteli. Ata patën një ndikim të madh në konceptet dhe metodat e të

mësuarit dhe zbatimin e tyre në praktikë. Të mësuarit Sokrati e trajtonte si një mjet në kërkim të së

vërtetës, për të interpretuar dijen, për të luftuar padijen, për të njohur veten dhe të tjerët. Sokrati

është një mësues i madh për të gjitha kohërat, ai krijoi një mendim alternativ për të mësuarit dhe

metodat e ndjekura për 11 përfitimin e dijes. Ai argumentonte se dija është virtyt dhe se të

kuptuarit kishte rëndësi parësore në formësimin e njohurive dhe virtyteve. (Koliqi, 1997) Sokrati
ushtroi metodën e të mësuarit që quhet metoda sokratike. Sipas kësaj përqasje mësuesi shtronte

para nxënësve pyetje të ndryshme dhe u linte hapësirë atyre për të gjykuar (zbuluar), para se të

përgjigjeshin. Platoni ishte nxënës i Sokratit dhe në shkrimet e tij promovoi vlerat e mësimeve të

Sokratit. Tek vepra “Republika” Platoni shkruan se: “objekti i edukimit është të ndriçojë atë që

fëmija ka në shpirt. Jo thjesht të fut dijen në shpirt por të nxjerrë nga shpirti atë që fshihet atje dhe

ta orientojë drejt. Asnjë skemë e jetës shoqërore nuk është më e rëndësishme se edukimi. Ai e quan

edukimin një gjë të madhe për drejtësinë dhe shtetin ideal”. Ai dhe nxënësi i tij Aristoteli e filluan

debatin se si njerëzit mësojnë. Ata u munduan të ndriçonin pyetjen “ nëse e vërteta dhe njohuria

ndodheshin brenda nesh” (racionalizëm) apo ajo gjendet jashtë nesh duke përdorur shqisat tona

(empirizëm) ?” Pra, dy pozicionet në origjinën e diturive dhe marrëdhëniet e saj me ambientin janë:

racionalizmi dhe empirizmi. (Koliqi, 1997) 1.1.1. Racionalizmi Racionalizmi referohet te ideja qe dija

buron nga arsya pa iu adresuar ndijimeve. Baza e racionalizimit është ideja se gjithçka që përjetohet

nga njeriu, informacioni shqisor, përjetimet e ndryshme, mbresat e njeriut bëhen të ndërgjegjshme

prej tij vetëm duke kaluar, me qartësi, por gjithmonë duke u kapur nga arsyeja. Platoni, si një

racionalist, zhvilloi besimin se dija dhe e vërteta mund të zbulohen nga vetëreflektimi. Platoni

shmang dilemën në Mëno, me pretendimin se dija e vërtetë, njohja e ideve, është objektive, e

lindur, natyrore dhe është sjellë në vetëdije përmes refleksionit. Platoni besonte se sendet (shtëpitë,

pemët) janë zbuluar nga njerëzit nëpërmjet ndijimeve. Natyra e vërtetë e shtëpive dhe e pemëve

mund të njihet vetëm nëpërmjet reflektimin në idetë e shtëpive dhe pemëve. Njerëzit kanë idetë e

tyre për botën dhe ata i nxënë (i zbulojnë) këto ide duke reflektuar në to. Të nxënit është rikujtimi,

rithirrja e asaj çfarë ekziston në mendje. Informacioni i marrë nëpërmjet vëzhgimit, dëgjimit,

shijimit, nuhatjes ose të prekurit, formon informacionin e pamësuar më tepër se sa idetë. Mendja

është e lindur të strukturojë arsyetimin dhe të pajis të kuptuarit e informacionit të marrë nga

ndijimet. Doktrina racionaliste gjithashtu evidentohet edhe tek shkrimet e Dekartit (Rene Decartes,

1596-1650) një filozof dhe matematikan frances. Dekarti përdori dyshimin si një metodë të kërkimit.

Ashtu si Platoni, Dekarti përforcoi dualizmin mendje – materie, për Dekartin, bota e jashtme ishte
mekanike, ashtu si veprimet e kafshëve. Njerëzit janë dalluar për aftësitë e tyre të arsyetimit. Shpirti

human, ose kapaciteti për të menduar, influencon veprimet mekanike trupore, por trupi vepron në

mendje nëpërmjet përcjelljes së eksperiencave ndijore. 12 Megjithëse Dekarti postuloi dualizmin, ai

gjithashtu hodhi hipotezën e ndërveprimit mendje – materie. (Garo, 2013) Immanuel Kant (1724 –

1804) filozof gjerman, tek botimi i tij “Critique of Pure Reason” (1781), i adresohet dualizmit mendje

– materie dhe shënon se bota e jashtme është e çrregullt por është e perceptuar si e rregullt sepse

rregulli është vënë në mendjen tonë. Bota kurrë nuk mund të njihet ashtu si ekziston por ashtu si ne

e perceptojmë. Perceptimet e njerëzve i japin botës rregullin e saj. Kanti rafinoi dhe modernizoi

teorinë racionale të Platonit me sugjerimin e tij se njohuria "a priori" ishte njohuri që ishte e

pranishme përpara përvojës.Për Kantin, vetëdija e dijës mund të fillojë me përvojë, por njohuria

ekzistonte përpara përvojës. Kant pohoi se këto ide duhet të jenë të lindura dhe qëllimi i tyre është

krijimi i një strukture organizative për të dhënat që merren nga shqisat. Kant ishte gjithashtunjë nga

të parët që njeh proceset kognitive të mendjes. Kjo teori e të mësuarit hapi derën për Piazhe dhe të

tjerët që do të zhvillonin më tej idetë e njohjes. Kanti ripohonte rolin e arsyes si një burim të dijës,

por kundërshtonte se arsyeja operonte brenda sferës së eksperiencës. Dije absolute të paprekura

me botën e jashtme nuk ekzistojnë. Për më tepër, dija është empirike në sensin që informacioni

është marrë prej botës dhe interpretuar prej mendjes. Dekarti dhe Kanti besonin se arsyeja vepron

në marrjen e informacionit prej botës. Platoni mendonte se dija mund të ishte absolute dhe e marrë

me arsye të pastër. Pra, si përfundim racionalizmi është doktrina e dijes që rrjedh nëpërmjet

mendjes. (Koliqi, 1997) 1.1.2. Empirizmi Empirizmi referohet tek ideja se eksperienca është i vetmi

burim i njohurive. Ky pozicion buron prej Aristotelit (384 – 322), i cili ishte nxënësi i Platonit dhe

pasuesi i tij. Ndryshe nga Platoni, Aristoteli besonte se idetë nuk ekzistonin pavarësisht nga bota e

jashtme. Në fund të fundit, ajo është burim i të gjitha dijeve. Aristoteli, empiristi, përdori shqisat e tij

për të kërkuar të vërtetën dhe njohuritë në botën jashtë tij. Nga baza e tij empirike Aristoteli zhvilloi

një shkencë metoda e grumbullimit të të dhënave për të studiuar botën rreth tij. Aristoteli kishte

pikëpamjen se njohuritë, idetë përfitohen në realitet, duke dalë në opozicion të hapur me Platonin, i
cili mendonte se dukuritë janë relative dhe se të vërtetat qëndrojnë vetëm në botën e ideve.

Aristoteli njihet edhe si themelues i metodës shkencore dhe mësimi i logjikës u bë një gjë zyrtare. Ai

argumentonte se dija përfitohet nga investigimi shkencor, duke nxitur përvojën dhe aftësitë

individuale. (Kraja, 2012) Aristoteli, ky kolos i mendimit filozofik, dijet, njohuritë, i gruponte në tri

drejtime: - Dije teorike 13 - Dije praktike - Dije produktive John Lock (1632 – 1704), filozof britanik, i

cili u ndikua nga puna e Platonit, që idetë mund të zbulohen prej arsyes dhe ringjalli empirizmin e

Aristotelit me konceptin se mendja e fëmijës është një tabelë bosh (tabula rasa) që formohet nga

vetë eksperienca. "Le të mendojmë që mendja të jetë, siç themi, letër e bardhë, e pavlefshme për të

gjithë personazhet, pa asnjë ide: Si duhet të mobilizohet? ... nga i ka të gjitha materialet e arsyes dhe

njohuritë? ... nga përvoja ". Mendja mbledh të dhëna përmes shqisave dhe krijon ide të thjeshta nga

përvoja; këto ide të thjeshta kombinohen për të zhvilluar ide komplekse. Lock zhvilloi një shkollë të

menduarit që ishte empirike. Në librin e tij “Ese rreth të kuptuarit human” (1690), Lock shkruan se

nuk ka ide të lindura, të gjitha dijet burojnë prej dy llojeve të eksperiencave: impresioneve ndijore të

botës së jashtme dhe vetëdijes personale. Idetë janë marrë prej impresioneve ndijore dhe

reflektimit personal në këto impresione. Asgjë nuk mund të jetë në mendjen tonë që të mos e këtë

origjinën nga ndijimet. Lock bëri një dallim të rëndësishëm midis kualitetit të parë dhe të dytë të

objekteve: Kualiteti i parë ku përfshihen: masa, pamja, pesha dhe numri ekzistojnë në botën e

jashtme si pjesë të objekteve apo situatave dhe janë pasqyruar, ngulitur në mendje. Në kontrast me

këtë, perceptimet e kualitetit të dytë (ngjyra, tingujt, shija) varen nga pajisja sensore e personit dhe

mendjes. (Musai, 1999) Lock u kritikua nga George Berkeley (1685 – 1753), David Hume (1711 –

1776) dhe John Stuart Mill (1806 – 1873 ) Barkeley besonte se mendja është vetëm realiteti. Vetëm

kualiteti i dytë ekziston, nuk ka kualitet të parë. Berkeley ishte empirist sepse ai besonte se idetë

burojnë nga eksperienca, ai gjithashtu mendonte se njerëzit imponojnë kualitetet mbi pasqyrimin e

ndijimeve të tyre. Hume pranonte që njerëzit nuk mund të jenë të sigurt rreth realitetit të jashtëm,

por ai thoshte gjithashtu se njerëzit nuk mund të jenë të sigurt për idetë e tyre. Individët e

përjetojnë realitetin e jashtëm përmes ideve të tyre, të cilat formojnë vetëm realitetin. Ai pranoi
gjithashtu doktrinën empirike, që idetë burojnë prej eksperiencave, përjetimeve duke i bërë

shoqërime me të tjera përjetime. Milli përjashtoi idenë se idetë e thjeshta kombinohen, ndërthuren

në mënyra të rregullta te format komplekse të ideve. Mill argumentoi se idetë e thjeshta gjenerojnë

idetë komplekse, të ndërlikuara, por më vonë nuk kanë nevojë të kompozohen, të ndërtohen nga

idetë e mëparshme. Idetë e thjeshta mund të prodhojnë një të menduar kompleks që mund të

mbartë vëzhgime të vogla në raport me idetë e të cilave është kompozuar. Besimet e Mill

reflektojnë nocionin se e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve të saj e cila është një supozim

integral i psikologjisë geshaltiste.1 1 http://eseshkolle.blogspot.com/2014/07/te-nxenet-kuptimi-

natyra-dhe-format-e.html 14 1.2. Fillimet e studimit psikologjik të të nxënit Shekulli i

nëntëmbëdhjetë solli studimin shkencor të të nxënit. Debati mbi atë se si njerëzit mësojnë është

përqendruar kryesisht në sjelljen kundrejt psikologjisë njohëse. Psikologët kanë parashtruar pyetjen:

"A është njeriu thjesht një gjitar shumë i avancuar që vepron nëpërmjet një mekanizmi stimulues

ose në të vërtetë një krijesë njohëse që përdor trurin e tij për të ndërtuar njohuri nga informacioni i

marrë nga shqisat?. Dy persona qe kanë impakt të rëndësishëm në fillesat e teorive të të nxënit janë

Wundt dhe Ebbinghaus. Laboratori psikologjik i Wundtit - Wilhelm Wundt (1832- 1920), është i pari

laborator psikologjikë, i cili u hap në vitin 1879 në Gjermani. Wundt përpiqej ta themelonte

psikologjinë si një shkencë të re. Laboratori i tij mori një reputacion ndërkombëtar me një grup

impresiv vizitorësh dhe ai botoi edhe një revistë me të dhënat e kërkimeve psikologjike. 1.2.1. Të

nxënit verbal të Ebbinghaus Herman Ebbinghaus (1850 – 1909) psikolog gjerman, nuk kishte lidhje

me laboratorin e Wundt -it, por që megjithatë ndihmoi në vërtetimin e metodës eksperimentale dhe

në këtë mënyrë themeloi psikologjinë si shkencë. Ai investigoi proceset e larta mendore me kërkime

në memorie. Ai pranoi parimet e asocimit dhe besonte se të nxënit dhe kujtesa e informacionit të

nxënë varen nga frekuencat e ekspozimit të materialit. Testimi i vërtet i kësaj hipoteze kërkon

përdorimin e materialeve, me të cilat pjesëmarrësit nuk janë familjarizuar. Ebbinghausi ishte një

kërkues i pasionuar që shpesh përdorte veten e tij si subjekt të studimit. Në një eksperiment tipik,

Hermann Ebbinghaus kreu studime njohëse që kryesisht shqyrtuan funksionin dhe kapacitetin e
kujtesës njerëzore. Ebbinghaus zhvilloi eksperimentin e tij në të cilin ai ndërtoi mbi 2.000 rrokje të

bëra nga fjalët e padukshme, vërente secilën për pak kohe, - pushonte, - shikonte tjetrën. Ai pastaj

shqyrtoi aftësinë e tij personale për të mësuar këto jofjalë. Ai me dashje zgjodhi jo-fjalë në krahasim

me fjalët e vërteta për të kontrolluar ndikimin e përvojës së mëparshme ekzistuese mbi atë që fjalët

mund të simbolizonin, duke bërë më të lehtë kujtimin e tyre. Në këtë mënyrë ai përcaktoi se sa kohë

i duhej për të nxënë listën me rrokje. Kërkimet e tij i botoi në librin “Memoria” (1885)2 2

http://eseshkolle.blogspot.com/2014/07/te-nxenet-kuptimi-natyra-dhe-format-e.html

You might also like