You are on page 1of 6

PROKJEKT PROPOZIM I TEMËS SË DIPLOMËS

NIVELI MASTER

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË

KËRKESË PËR LEJIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS MA

Kandidati: Liron Krasniqi, lironkrasniqi11@outlook.com

Programi i studimeve master: Filozofi

Vendi: Prishtinë

Titulli i propozuar i temës: Problemi i përkufizimit të dijes

Mentori i propozuar i temës: Prof. Dr. Ass. Kristë Shtufi


Metodologjia e punës

Si metodë kryesore në këtë punim merret metoda analitike dhe leximi kritik i tekstit,
librave të autorëve dhe veprimtarëve të ndryshëm që shërbejnë si burim për me arrit deri tek
konkluzionet dhe qasja kritike ndaj veprimtarsisë filozofike të dijes në filozofi. Burimet e
përzgjedhura ofrojnë materialin për realizimin punimit ku këto burime mund të jenë; libra, fjalor
dhe revista. Qasja teorike në punim ofron qasje të disa natyrave sa i përket problematikave që
mund ti hasim në filozofinë e shumë autorëve të cilët u merrën me problemin e dijes në filozofi.
Nga analiza e ideve të autorëve trajtuar në punim arrihet në ballafaqimin e disa pikave kryesore
ku dalin përfundime si zgjidhje të disa problematikave që gjejmë në filozofi në lidhje me
problemin e përkufizimit të dijes. Tema në punim sillet rreth trajtimit të problematikës të
filozofisë së problemit të dijes që nga Platoni e deri te Gettier. Për këtë arsye, teoria e njohjes në
përgjithësi dhe problemi i dijes zënë një hapësirë mjaft të gjerë në përpunimin e problemit të
përkufizimit të dijes.
Qëllimi i temës

Në këtë temë kam si qëllim që të trajtoj problemim e përkufizimit të dijes, ku do ta


elaborojë këtë problem me anë të librave të autorëve të ndryshëm të cilët u merrnin me
problemin e dijes në përgjithësi. Po ashtu në këtë punim do të tregoj edhe rëndësinë e
metodologjisë së dhe metodave të përdorura mbi problemin e dijes në filozofi. Qëllimi është
objekt i hulumtimit në këtë punim, për faktin se me anë të literaturës së përgjithshme do të arrij
ta përkufizoj problemin e dijes në filozofi. Në këtë punim përkufizohet edhe qëllimi i temës si
rrugë dhe proces për të arritur deri te informacioni i sigurt mbi dijen.

Dija është vetëndërgjegjja e të zotëruarit të informacionit të lidhura ndërmjet tyre të cilat,


kanë një kuptim të besueshëm për një çështje, mundësisht me aftësinë e përdorimit të tij për një
qëllim të caktuar. Ajo është kuptimi i ngjarjeve, së vërtetës, arsyes. Rrjedh nga fjala
epistemologji (greq.dituria apo njohuri) dhe në antikitet (gnosis.gnoseologji), është studimi
filozofik i natyrës, prejardhjes, dhe qëllimit të diturisë. Me përkufizim të dijes nënkuptojmë:
njohuri, informacion, mësim, dituri. ,,Shkenca është e organizuar në njohuri’’ (Herbert Spencer).
Informacioni shpesh nënkupton një koleksion me faktet dhe të dhënat. ,,Gjykimi i njeriut nuk
mund të jetë më mirë se në të dhënat që ai e ka bazuar’’. Dija merret edhe me studimin e
njohurive dhe besimin e justifikuar gjithashtu. Kemi edhe dijen e arsyes psh: 2+2=4 (kjo nuk ka
nevoj për përvojë apriori). Platoni e përkufizon dijen si një besim i vërtetë për një çështje të
caktuar.

Pra, ka pasur shumë polemika interesante rreth nocionit të dijes dhe burimeve, ekziston
një konsens i gjerë mes filozofëve, nga Aristoteli e deri në ditët tona. Kuadri klasik i djes:
Objektivizëm lidhur me faktet (bota që kërkojmë ta njohim është në një masë të madhe e pavarur
nga ne dhe nga besimet tona rreth saj). Objektivizëm me shpjegimin racional (kontakti ynë me
provën është i mjaftueshëm në vetvete për të shpjeguar se pse ne besojmë atë qe besojmë). Mund
të themi se, të besosh që Jupiteri ka 16 hëna, dmth ta shohësh botën si të atillë që ka një Jupiter
me 16 hëna, ose të përfyryrosh se bota ka një trup qiellor të caktuar me 16 hëna; e kështu me
radhë. Me qenë se ekzisojnë dallime mes vlerave e interesave tona sociale dhe atyre të Zunive,
fare mirë do të mund të thuhej se për ne është pragmatike dhe racionale të besojmë një gjë tjetër,
edhe pse jemi në kontakt me gjëra tjera. Pyetjet janë:
1. Di çfarë? 2. Di pse? 3. Di kush? 4. Di ku? 5. Di si?

Këto kanë të bëjnë me studimin e natyrës dhe jetës, dhe nga të gjitha anët mendore – reale,
mendore, subjektive, objektive, çfarë është, siç duhet të jetë.

PSH- Ku e din ti këtë?

Pse e din ti këtë?

Këto pyetje e zgjojn kureshtjen për dijen.

Njohje- ky është procesi i marrjes së njohurive të reja nga një person, zbulimi i së
panjohurës më parë. Epistemologjia studion natyrën e veprimtarisë njohëse njerëzore,
marrëdhënien e njohurisë me realitetin, kushtet për ekzistencën e saj në sistemin e kulturës dhe
komunikimit, kriteret e së vërtetës dhe mënyrat për të arritur njohuri të vërteta. Njohja është një
proces i reflektimit aktiv të qëllimshëm të realitetit në vetëdijen njerëzore.

Drejtimet e teorisë së dijes janë- Sensacionalizmi, Racionalizmi, Skepticizmi,


Agnosticizmi. Këto janë drejtimet kryesore të epistemologjisë sot. Por historia jonë nuk do të jetë
e plotë nëse nuk i përmendim së bashku me ta dhe për disa koncepte të së vërtetës, sepse ato
lidhen drejtpërdrejt me teorinë e dijes.

Këtë temë do ta ndaj në katër kapituj:


1. KAPITULLI I: Teoria e Platonit për njohjen dhe arritjen e dijes.
2. KAPITULLI II: Mbi konstruktimin e dijes.
Nënkapituj:
*Objektet e ndryshme të dijes.
*Teoria e dijes.
*Vërtetimi i dijes.
3. KAPITULLI III: Ekzistenca e dijes.
Nënkapituj:
*Njohja e drejtpërdrejtë.
*Problemi mbi faktin e dijes.
4. KAPITULLI IV: Kritika e Gettier ndaj teorisë së Platonit për dijen.
Literatura tentative:

1. Tarski, A. Mbi konceptin e rrjedhimit logjik, (Përkthyer nga Kristë Shtufi).

2. Hobbes, Th. Leviathan, (IPLS&DITA: 2000).


3. Boghossian, P. Frika prej dijes, (IPLS&DITA: 2000).
4. Russel, B. Problemet e filozofisë, (Botimet Artini: 2020).
5. Russel, B. Një histori e filozofisë perëndimore, (Gervis: Tiranë – 2004).
6. Scruton, R. Filozofia moderne nga Aristoteli te filozofia analitike, (UETPress: 2017).
7. Stumpf, E.S. Filozofia,historia & problemet, (Botimet Toena: 2020).
8. Platon. Theaetetus, (Dover Thrift Editions).
9. Popper, K. Për filozofinë dhe shkencën, (Fan Noli: 2009).
10. Popper, K. The Two Fundamental Problems of theory of Knowledge, (Routledge: 2009).
11. Platon. Meno.
12. Nozick, R. Phil.169: Nozick’s Philosophical Explantions, Knowledge and Skepticism,
(Mar.7. 2019).

13. Audi, R. Epistemology, A Contemporary Introduction to the Theory of Knowledge.


(Routledge: 2011).
14. Ayer, A.J. Gjuha, e vërteta & logjika, (PLEJAD: 2009).
15. Meinong, A. Teoria e objekteve, (Botimet Artini: 2021).
16. Platoni. Shteti, (Rilindja: 1980).
17. Raeper, W. & Smith, L. Një hyrje tek idetë, (DITURIA: 1999).
18. Hersh, Zh. Habia filozofike, (DITURIA: 1993).
19. Badiou, A. Republika e Platonit, (BKTiranë – www.pikapasipërfaqe.com: 2018).
20. Buckingham, W. & Marenbon, J. & Burnham, D. & Weeks, M. & Hill, C. & J.King, P. Libri
i filozofisë, (London, New York, Melbourne, Munich, Delhi: 2011).

You might also like