You are on page 1of 3

SYLLABUS i lëndës: KONCEPTET FILOZOFIKE TE PLATONIT DHE ARISTOTELIT

Të dhëna bazike të lëndës


Njësia akademike: Departamenti i Filozofisë
Titulli i lëndës: Konceptet filozofike të Platonit dhe Aristotelit
Niveli: MA
Statusi lëndës: Obligative
Viti i studimeve: I
Numri i orëve në javë: 2+2
Vlera në kredi – ECTS: 6
Koha / lokacioni:
Mësimëdhënësi i lëndës: Dr.Sc Astrit Salihu
Detajet kontaktuese: astritsalihu@gmail.com

Përshkrimi i lëndës
Filozofia e Platonit dhe Aristotelit paraqesin
pikëpamjet më të rëndësishme ne Historinë e
Filozofisë Perëndimore. Ndikimi i këtyre dy
mendimtarëve ka determinuar rrjedhat e filozofisë
në të gjitha periudhat e Historisë së Filozofisë
Perëndimore përfshirë edhe filozofinë e
religjioneve. Ndikimi i këtyre mendimtarëve
vazhdon edhe sot. Kursi mëton që të zhvilloj një
elaborim të thelluar të ideve dhe koncepteve bazike
të dy filozofëve, me anë të të cilave janë ndërtuar
pikëpamjet e tyre. Trashëgimia e mendimeve të
Platonit dhe Aristotelit paraqet një bazament
relevant për të kuptuarit e rrjedhës së mendimit
filozofik në përgjithësi në traditën e filozofisë
perëndimore. Së këndejmi ata janë të paevitueshëm
edhe për studimin e thelluar të zhvillimeve të fundit
në debatet e mëdha të taboreve filozofike të njohura
si filozofia analitike dhe e gjuhës (ose
anglosaksone) dhe ajo kontinentale; qoftë duke u
fokusuar në debatin mbi esencializmin si trashëgimi
e drejtpërdrejtë platoniane, qoftë në studimin e
problemeve të fizikës (me ndikimin deri tek fizika
Newtoniane), logjikës (me formulimin e logjikes
formale) dhe metafizikes si mënyrë e të mendurit
për shumë shekuj e traditës filzofike si trashëgimi
aristoteliane. Filozofia e këtyre dy mendimtarëve ka
determinuar po ashtu edhe rrjedhat dhe rrymat e
mendimti etik dhe politik në civilizimin
perëndimorë.
Qëllimet e lëndës: - që studentët të identifikojnë konceptet themelore të

1
filozofisë së Platonit dhe Arsistotelit
- që studentët të arrijnë njohje të thelluar të koncepteve
themelore të Platonit dhe Aristotelit
-që studentët të arrijnë që të përkufizojnë qartë vijat
e zhvillimit të mendimit filozofik të themeluara mbi
nocionet burimore të këtyre mendimtarëve.
Rezultatet e pritura të nxënies: Studentët të aftësohen në analizën e rrjedhave në filozofi
bazuar në konceptet themelore të Platonit dhe Aristotelit

Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё


nxёnit tё studentit)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej
Ligjërata 2 15 javë 30 orë
Ushtrime teorike/laboratorike 2 15 javë 30 orë
Punë praktike
Kontaktet me 2 15 javë 30orë
mësimdhënësin/konsultimet
Ushtrime në teren
Kollokfiume,seminare 2 1 javë 2 orë
Detyra të shtëpisë 1 15 javë 15 orë
Koha e studimit vetanak të studentit 1 15 javë 15 orë
(në bibliotekë ose në shtëpi)
Përgaditja përfundimtare për provim 2 1 javë 2 orë
Koha e kaluar në vlerësim 2 1 javë 2 orë
(teste,kuiz,provim final)
Projektet,prezentimet ,etj 2 7 javë 14 orë

Totali 140 orë

Metodologjia e mësimëdhënies: Ligjeratë e avansuar dhe diskutime


Metodat e vlerësimit: Metodat e vlerësimit:

Pjesëmarrja në mësim 10%


Angazhimet në ushtrime 15%
Provimi me test 30%
Provimi me gojë 45%

Literatura
Literatura bazë: 1. Platoni, Mborjtja e Sokratit, Kritoni, Fedoni,
botoi Rilindja/Prishtinë 1986
2. Platoni, “Shteti”, botoi Rilindja/Prishtinë,
1984
3. Aristotle, Metaphysics, Digireads.com
Publishing, 2006

2
4. Aristoteli, Mbi kategoritë, botoi
Rilindja/Prishtinë 1984
5. Gregory Vlastos, Studies in Greek
philosophy, Volume II “Socrates, Plato, and
Their Tradition”, Edited by, Daniel Ë.
Graham, Princeton University Press 1996
6. W.K. Guthrie, A History of Greek
Philosophy, IV,V,VI, Cambridge University
Press 1997
7. Jonathan Barnes, “Aristotle” (Past Masters),
botoi Oxford University Press 1982

Plani i dizejnuar i mësimit:

Java Ligjerata që do të zhvillohet


Java e pare: Rëndësia e koncepteve filozofike të Platonit dhe Aristotelit
Java e dytë : Platoni: Teoria e ideve I (trashëgimia sokratike)
Java e tretë: Platoni: Teoria e ideve II (përkufizimi i idesë)
Java e katërtë: Platoni: Teoria e njohjes I (doxa dhe episteme)
Java e pestë: Platoni: Teoria e njohjes II (shkallët e njohjes, eikasia,
pistis, dianoia, nous)
Java e gjashtë: Platoni: Teoria e njohjes III (alegoria e shpellës)
Java e shtatë: Platoni: Teoria e njohjes IV (Fazat e arritjes së njohjes –
interpretimi i Heideggerit)
Java e tetë: Aristoteli: Lidhja e logjikes me metafizikën (kategoritë)
Java e nëntë : Aristoteli: Përkufizimi i metafikës
Java e dhjetë : Aristoteli: Kriitka e teorisë së ideve
Java e njëmbëdhjetë: Aristoteli: Përkufizimi i katër shkaqeve (shkaku material, shkaku
formal, shkaku eficient dhe shkaku final)
Java e dymbëdhjetë: Aristoteli: Nocioni i materies dhe formës (to dynamei on dhe to
energei on)
Java e trembëdhjetë: Aristoteli: Nocioni i substances
Java e katërmbëdhjetë: Evaluimi i kursit

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:


Konform Statutit të UP-së.

You might also like