You are on page 1of 2

Libër mësuesi për tekstin “Filozofi 11”

Burimet / Mjetet / Materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
Teksti mësimor i historisë, Historia e Shqipërisë,
interneti, mjete didaktike, postera, power point, TIK-u, historia, shkencat shoqërore
video projektor.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Koha


Faza I Parashikim (Stuhi mendimesh) Diskutim idesh 5’
Faza II Pyetje vetëvlerësuese Pyetje vetëvlerësuese 30’
Faza III Diskutim Diskutim përfundimesh 10’

Organizimi i orës së mësimit


Faza I
Ora fillon me prezantimin e çështjeve për diskutim, të sugjeruara nga nxënësit. Pas kësaj mësuesi u jep si
detyrë të punojnë me testin e vetëvlerësimit dhënë në tekst.

Faza II
Test vetëvlerësimi
1. Shënoni e Vërtetë (V) ose e Gabuar (G).
a. Në periudhën helenistike mizotëron kultura greke. V-G
b. Sipas shkollës cinike, lumturia dhe virtyti janë e njëjta gjë. V-G
c. Mendimi romak kishte në thelb çështjen e lumturisë, gjetjen dhe si mund të arrihet ajo. V-G
d. Sipas Senekës, lumturia më e madhe për njeriun është të mos ketë nevojë për lumturinë. V-G
e. Plotini nuk u mor me përpunimin e rrymës filozofike të neoplatonizmit. V-G
f. Me shuarjen e shkollave filozofike, mendimi filozofik u përvijua drejt sferës fetare.V-G

2. Rrethoni përgjigjen e saktë.


• Helenizmi u karakterizua nga fakti se:
a. besimi i kombit u zhvillua renda një kulture;
b. kufijtë midis vendeve të ndryshme u fshinë;
c. idetë fetare, filozofia dhe shkenca ishin të ndara.

3.Shegoni kuptimin e termave:


a. periudhë helenistike
b. dyshimi mbi besimin
c. atraksi
d. skepticizëm
e. stoicizëm
f. neoplatonizëm
g. misticizëm

4. Shpjegoni dhe argumentoni.


a. Shpjegoni pse në periudhën helenistike mbizotëroi kultura greke.
b. Paraqitni raportin filozofi-besim fetar.
c. Përshkruani objektin e shkollave filozofike në periudhën helenistike.
d. Cili është ndikimi i shkollave filozofike greke në periudhën romake?
e. Pse mendimi filozofik u drejtua për nga sfera fetare pas rënies së Perandorisë Romake?
46
Libër mësuesi për tekstin “Filozofi 11

Faza III
Diskutim rreth përgjigjeve të testit vetëvlerësues.

Vlerësimi:
Vetëvlerësim. Vlerësim i përgjigjeve me gojë dhe vlerësim i aftësisë për të punuar individualisht.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nuk parashikohen

Planifikimi i orës Fusha: Mjedisi dhe Lënda: Filozofi Klasa: XI Shkalla: V


mësimore shoqëria
Tema mësimore: Karakteristikat e filozofisë së Situata e të nxënit: Pas Antikitetit vjen periudha e
Mesjetës Mesjetës, e cila karakterizohet nga një larmi ngjarjesh.
Çfarë dini ju për këtë periudhë?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore/ Fjalët kyç:
lëndës sipas kompetencave kyç:
Nxënësi/ja: filozofia e Mesjetës, filozofia e Rilindjes, mendim
• përshkruan kushtet e lindjes së filozofisë artistotelian, e mira, e keqja morale, Zot, shpirt, qytet
në periudhën e Mesjetës; i Zotit.
• shpjegon thelbin e filozofisë mesjetare,
duke u bazuar te filozofia antike.
• analizon idetë dhe konceptin e krishterë të
Shën Agustinit si neoplatonian.

Burimet / Mjetet / Materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
Teksti mësimor Filozofia 11, foto, ilustrime TIK-u, letërsia, historia, shkencat shoqërore.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Koha


Parashikimi: Përgatitja për të Diskutim për njohuritë Diskutim i ideve 10’
nxënët paraprake
Ndërtimi i njohurive: Përpunim i Lexim i drejtuar/ Lexim ndërveprues/ 25’
përmbajtjes Organizues grafik i shënime/ paraqitje grafike e
informacionit informacionit
Përforcimi: Konsolidimi i të nxënit Diskutim Diskutim përfundimesh 10’

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Përgatitja për të nxënët


Mësuesi/ ja prezanton temën me anë të situatës së të nxënit dhe nxit nxënësit të shprehin gjithkçka që
dinë rreth temës nga përvojat e tyre dhe leximet e mëparshme. Idetë e tyre evidentohen në dërrasën e
zezë.

47

You might also like