You are on page 1of 2

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda :Biologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


4.6 Fosilet  Gjurmët e lëna nga kafshët dhe bimët që kanë jetuar miliona vjet më
parë janë fosile.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  fosil
 interpreton ngjashmëritë dhe ndryshimet te gjallesat duke u bazuar në  fosilizim
të dhënat e grumbulluara nga paleontologjia.  paleontolog
 paleontologji
 trilobit
 popullatë
Burime: Libri i nxënësit, Libri i mësuesit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Modele fosilesh, tabela. ndërkurrikulare: Edukimi mjediso
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat e strukturës Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
mësimore e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Përvijim i të menduarit Zhvillim i fjalorit E gjithë klasa 10’
(përgatitja për të nxënë)
Ndërtim i njohurive LINK(rendit, kërko, shëno, Të nxënit në Punë në grupe 20’
(përpunimi i përmbajtjes mëso) bashkëpunim
së lëndës)
Përforcimi Mësim i përqëndruar mbi Nxitja e diskutimit E gjithë klasa/ 15’
(forcimi i të nxënit) argument në grupe dyshe

Parashikimi: Shtroj pyetjen para nxënësve: Si është e mundur që një kafshë apo bimë që ka jetuar
miliona vjet më parë të takohet brenda shkëmbinjve?
Paraqes para klasës gurë apo objekte që pëmbajnë fosile gjethesh apo kandrrash. Pres përgjigje dhe
shpjegime nga nxënësit për atë çka shohin.

Ndërtim i njohurive: Ndaj klasën në grupe duke i dhënë një skedë ku tregohet historia e disa
gjallesave që kanë jetuar miliona vjet më parë.
Grupi I: Benetinalet, Grupi II: Amonitët, Grupi III: Ihtiosaurët, Grupi IV: Pterosaurët, Grupi V:
Dinosaurët. Nxënësit lexojnë të dhënat e reja. Ata diskutojnë në grup për veçoritë dhe
përshtatshmëritë që kishin gjallesat e hershme. Ndërhyj duke u shpjeguar nxënësve që popullatat e
gjallesave ndryshuan gjatë historisë së Tokës. Ndryshimet ndodhën shumë ngadalë, por gjatë
miliona vjetëve ndryshimet e vogla çuan në një shndërrim të madh. Shpjegoj teorinë e evolucionit
që çoi në krijimin e llojeve të reja. Për këtë na ndihmon studimi i fosileve. Për këtë u shpjegoj
nxënësve evolucionin e zvarranikëve.

Përforcimi: U kërkoj nxënësve të japin shembuj fosilesh nga bimë dhe kafshë.
Diskutoj me nxënësit se si e kuptojnë thënien “Ndryshimi i mjedisit shkaktoi evolucionin e kalit”.
Nxënësit duke u mbështetur në argumente japin shpjegimin e saktë të shprehjes.

Punë e pavarur: Pyetja 2 tek pyetjet përmbledhëse.


Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Interpreton ngjashmëritë dhe ndryshimet te gjallesat duke u bazuar në të dhënat e
grumbulluara nga paleontologjia.
N2: Përshkruan fosilet si mbetje gjallesash që kanë jetuar miliona vjet më parë
N3: Shpjegon se si ndodh fosilizimi;
N4: Interpreton ngjashmëritë dhe ndryshimet te gjallesat duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara
nga paleontologjia
Detyrë shtëpie:

You might also like