You are on page 1of 3

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Java:20 Data: / /202 --- / /202

Klasa
Lënda: A B C D E F G
Fusha: SHKENCA NATYRORE Shkalla: V X1
Biologji
Data:

Tema I. Variacioni (llojshmëria) dhe përzgjedhja natyrore: evolucioni i llojeve.


mësimore:
II. Përzgjedhja natyrore.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës sipas temës mësimore I. Nxënësi:

Pohon se gjallesat ndryshojnë me kalimin e kohës.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës sipas temës mësimore II. Nxënësi:

Pohon se natyra përzgjedh individët më të përshtatur.

Fjalët kyce I: Përshtatje; Evolucion; Situata e të nxënit I:


Mekanizëm për evolucionin; luftë për
Llojshmëria e Fringilave

ekzistencë.  

Fjalët kyce II : Situata e të nxënit II:


Lloje; Lamarku; Darvini; Përzgjedhja natyrore.
Përzgjedhja e fluturave të zeza

Burimet dhe mjetet mësimore: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: 

Teksti mësimor, Informacione nga interneti, Gjuha dhe komunikimi, Arti pamor, TIK.

Enciklopedi dhe Revista shkencore.


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Parashikimi me terma paraprakë, Imagjinatë e drejtuar, Sistemi ndërveprues i
shënimeve‐INSERT, Rrjeti i diskutimit, Punë në grupe, Lapsat në mes, Ditari dypjesësh, Diagrami i Venit.

Ora I ORGANIZIMI I ORËS MËSIMORE

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë / Imagjinatë e drejtuar


Përshkrimi kontekstual i situatës: Gjatë udhëtimit të tij me anijen “Beagle”, Çarls Darvin ndaloi në ishuj të ndryshëm të
Galapogos. Ai u mahnit nga shumëllojshmëria e fringilave (trishtilave) që popullonin ishujt dhe vërejti se përveç tipareve të
tjera, ato ndryshonin në varësi të ushqimeve që përdornin për t`u ushqyer, si dhe nga forma dhe përmasat e sqepit. Si mund të
shpjegohet ky evolucion llojeve të fringilave?
Shkruaj në tabelë fjalët kyç: Përshtatje; Evolucion; Mekanizëm për evolucionin; Përzgjedhje natyrore.
Udhëzoj nxënësit të kryejnë një udhëtim imagjinar në një pyll tropikal dhe të imagjinojnë llojshmërinë e madhe të gjallesave që
mund të takojnë gjatë udhëtimit të tyre. U kërkoj nxënësve të shkruajnë një tregim të shkurtër që përmban këto fjalë. Pas 4 ‐5
minutash u kërkoj disa prej nxënësve të lexojnë krijimin e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Sistemi ndërveprues i shënimeve‐INSERT


Nxënësi plotëson tabelën:
Përforcimi: Rrjeti i diskutimit
Në diskutim do të marrë pjesë e gjithë klasa e ndarë në dy grupe.
Grupi i parë do të pohojë dhe do të argumentojë përgjigjen;
Grupi i dytë do të mohojë dhe do të argumentojë përgjigjen;
Pyetja në diskutim është:
PO JO
A përshtaten llojet për t`u përgjigjur ndaj sfidave të jetës? Përse?

Përshtatja= 1 tipar i trashëgueshëm ose tërësi tiparesh që i sigurojnë mundësi për riprodhim dhe mbijeteë 1 organizmi.
Evolucion = procesi i zhvillimit historik dhe rritja e shumëllojshmërisë npm procesit të formimit të llojeve të reja dhe përshtatjes
ndaj kushteve përherë të ndryshueshmë të mjedisit.
Ora II
Parashikimi: Lapsat në mes
Përshkrimi kontekstual i situatës Deri nga fundi i viteve 1945 në Angli jetonte flutura e bardhë e mështeknave, e cila
përfaqësohej nga lloje me trup me ngjyrë të bardhë dhe me pika që dalloheshin me vështirësi nga zogjtë grabitqarë. Që nga ky
vit, në zonat e Mançesterit u vunë re edhe flutura me ngjyrë të errët, sidomos në zonat industriale të ndotura nga bloza dhe
pluhuri i fabrikave. Përse u bënë fluturat me ngjyrë të zezë, forma mbizotëruese në zonat industriale të Anglisë?
Ndaj nxënësit në grupe të vogla dhe kërkoj që nxënësit të sjellin shembuj se si kanë evoluar gjallesa të ndryshme gjatë viteve.
Nxënësit duhet të shfrytëzojnë njohuritë që kanë fituar nga burime të ndryshme informacioni gjatë jetës. Nxënësi i parë e thotë
mendimin e tij, sjell një shembull dhe vendos lapsin në mesin e tavolinës. (Nxënësi nuk duhet të flasë derisa të gjithë anëtarët e
grupit të kenë vënë lapsat mbi tavolinë. Nxënësi që nuk ka më informacion për të thënë thotë “Pas” duke vendosur lapsin mbi
tavolinë). Mësuesja lëviz rreth nxënësve, zgjedh një laps dhe i thotë nxënësit zotërues të flasë për evolucionin. Në këtë mënyrë
grupet plotësojnë njeri‐tjetrin.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh


Përzgjedhja natyrore= procesi i ruajtjes dhe shumimit të vrullshëm në një varg breznish të gjallesave që kanë ndryshime
individuale të dobishme për jetën dhe mënjanimi i gjallesave të ndryshme me tipare të dëmshme.
Lufta për ekzistencë= mbijetesë e më të përshtaturit.
Përforcimi: Diagrami i Venit
Nxënësi dallon dhe krahason teoritë alterantive të evolucionit të propozuara nga Lamarku dhe Darvini.

Vlerësimi i nxënësve: vlerësimi mbështetet në aftësitë dhe detyrat e kryera prej tyre mbi bazën e niveleve të arritjeve të
përshtatura për temat e zhvilluara

O1/N.2: përkufizon se ç’do të thotë përshtatje dhe sjell shembuj.

N.3: shpjegon se Darvini shfrytëzoi dhe idetë e shkencëtarëve të tjerë për të formuluar teorinë e tij.

N.4:analizon pikat kyce të teorisë Darviniane mbi evolucionin e llojeve.

O2/N.2: Kupton se si përshtatja çon në përzgjedhjen natyrore.

N.3: Shpjegon teoritë alternative të evolucioni.

N.4: Krahason teorinë e Darvinit me teorinë e Lamarkut.

Detyrat dhe puna e pavarur: U. 2, fq 57 (N2),


Info nga interneti: Puna e Darvinit në zhvillimin e teorisë së evolucionit me anë të përzgjedhjes natyrore. (N3, N4).

Shpresa BEJTJA

You might also like