You are on page 1of 2

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda: Biologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e tënxënit:


3.6 Rritja e popullsisë  Popullatat nuk qëndrojnë të njëjta gjatë gjithë kohës. Ato luhaten;
ato kurrë nuk mbeten në të njëjtat shifra nga viti në vit.
 Popullsia ka treguar një rritje të vazhdueshme gjatë shekujve. Por
një shpërthim me rritje të shpejta filloi në periudhën e revolucionit
industrial (fundi i viteve 1800).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  komunitet
 diskuton besueshmërinë e të dhënave dytësore si dëshmi për popullatat.  antibiotik
 shqyrton disa nga ndikimet që lidhen me rritjen e popullsisë.  vaksinim
Burime: Libri i nxënësit, Libri i mësuesit. Lidhja me fushat e tjera ose me
Libri i nxënësit , Libri i mësuesit. Ushtrimi 3: Shpërthimi temat ndërkurrikulare:
i popullsisë (Fletore pune, faqe 27) Edukimi mjedisor, Matematikë,
Materiale praktike: materiale për përgatitjen e posterave. Arti pamor, Edukim mjekësor
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat e strukturës Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
mësimore e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Shkëmbe një problem Nxitja E gjithë klasa 10’
(përgatitja për të nxënë) e diskutimit
Ndërtim i njohurive Rrjeti i diskutimit. Të nxënit në Punë 25’
(përpunimi i përmbajtjes së lëndës) Argumentet bashkëpunim në grupe
Përforcimi (forcimi i të nxënit) Shkrim i shpejtë Nxitja e ideve Punë në dyshe 10’

Parashikimi: U kërkoj nxënësve të shkruajnë vlerësimin që dinë lidhur me popullsinë e tanishme.


Pastaj zbuloj përgjigjet. U them nxënësve se kjo mund të kërkohet në internet për të parë shtimin e
popullsisë në kohë reale (p.sh. www.worldometers.info>Current world population). U tregoj
nxënësve këtë të dhënë, në mënyrë që ata të mund të shohin se sa shpejt rritet popullsia. Diskutoj
përse popullsia po rritet kaq shpejt (nëse do ta kem të mundur do të përdor drejtpërdrejt
kompjuterin dhe ata mund të shohin online se çdo ditë ka më shumë lindje sesa vdekje). Kaloj tek
idetë e tyre fillestare lidhur me arsyen dhënë.

Ndërtimi i njohurive: U paraqes nxënësve grafikun e popullsisë (Libri i nxënësit, faqe 62), që
tregon rritjen e madhe të numrit të njerëzve gjatë shekujve të fundit. U kërkoj nxënësve të
përshkruajnë prirjen në grafik dhe të përdorin të dhënat për të shkruar një shpjegim (p.sh. pse
popullsia ishte e qëndrueshme për kaq vite, kur ndodhi “shpërthimi” dhe pse).
U kërkoj nxënësve të punojnë në grupe të vogla për të përfunduar Ushtrimin 3: Shpërthimi i
popullsisë (Fletore pune, faqe 27). Secili grup hulumton problemet mjedisore që lidhen me
shpërthimin (rritjen kaq të madhe) e popullsisë dhe e ndan informacionin në klasë. Pastaj ata
shkruajnë një raport që përshkruan problemet dhe sugjeron zgjidhje të mundshme.

Përforcimi:
U kërkoj nxënësve të shkruajnë tre probleme që shkaktohen nga rritja kaq e madhe e popullsisë:
një problem mjedisor;
një problem për njerëzit;
një problem për gjallesat e tjera.

Punë e pavarur: Fletë pune, Rritja e popullsisë Mbështetje.


Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Diskuton besueshmërinë e të dhënave dytësore si dëshmi për popullatat.
N2: Përcakton faktorët që ndikojnë në madhësinë e një popullate;
N3: Harton një grafik për të treguar një marrëdhënie grabitqare-pre;
N4: Diskuton besueshmërinë e të dhënave dytësore si dëshmi për popullatat.
Shqyrton disa nga ndikimet që lidhen me rritjen e popullsisë.
N2: Përshkruan rritjen e popullsisë globale me kalimin e kohës;
N3: Shpjegon arsyet për ritmin e rritjes dhe disa nga problemet e kësaj rritjeje të popullsisë;
N4: Shqyrton disa nga ndikimet që lidhen me rritjen e popullsisë.
Detyrë shtëpie: U kërkoj nxënësve të hulumtojnë popullsinë e vendeve të ndryshme dhe t’i
paraqesin të dhënat e tyre si tabelë.

You might also like