You are on page 1of 3

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
Tema mësimore: Problemi ekonomik themelor dhe sistemet ekonomike
Situata e të nxënit: Nxënësit luajnë rolin e pjesëmarrësve të një sistemi ekonomik të
simuluar, duke prodhuar një produkt të caktuar.

Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:


Nxënësi/ja: Sistem ekonomik; problemi bazë
 shpjegon problemin themelor të ekonomisë ekonomik; ekonomi e komanduar;
(tre pyetjet themelore ekonomike); ekonomi tregu; ekonomi tradicionale;
ekonomi mikse.
 shpjegon konceptin sistem ekonomik;
 vlerëson mënyrën se si sisteme të
ndryshme ekonomike e zgjidhin
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor; Interneti temat ndërkurrikulare:
Shoqëri; Gjuhë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Duke u përfshirë në marrjen e vendimit për të zgjedhur të prodhojnë një produkt të caktuar,
për të përcaktuar metodën e prodhimit dhe mënyrën si të shpërndajnë burimet prodhuese,
nxënësit krijojnë sisteme ekonomikë dhe mësojnë mbi pyetjet themelore ekonomike.
1. Prezantim: U shpjegohet nxënësve që ata do të jenë pjesëmarrës të një sistemi
ekonomik; sot ata do të mësojnë çfarë është sistemi ekonomik dhe cilat janë tri pyetjet
bazë ekonomike, si dhe llojet kryesore të sistemeve ekonomike. Kjo do të realizohet
duke punuar në grupe të vogla për të simuluar një sistem ekonomik. Secili grup do të
vendosë çfarë malli të prodhojë me burimet prodhuese të dhëna, si ta prodhojnë atë
dhe kush do të marrë produktet e përfunduara.
2. Simulim/Punë në grupe: Ndahet klasa në grupe me katër ose pesë nxënës. I
shpërndahet secilit grup gazeta, një vizore, një gërshërë dhe një lapustil (burime
prodhuese). I lejon kohë grupeve të vendosin se çfarë do të prodhojnë me burimet
prodhuese që u dhanë. Asnjë burim tjetër nuk mund të përdoret. Mbasi grupet kanë
marrë vendim se çfarë do të prodhojnë, duhet të marrin edhe vendim se si do ta
prodhojnë atë. Shpjego se së shpejti grupet do të kenë periudha të prodhimit për të
prodhuar produktet e tyre.
3. Punë e pavarur. Lejoji 10‐15 minuta si periudhë prodhimi për grupet, për të
prodhuar sa më shumë produkte që të munden. Mos i ndihmo dhe mos nxit
konkurrencën. Mbas periudhës së përfundimit të kohës së prodhimit, mblidhen
produktet e secilit grup dhe vendosen në tavolinën e mësuesit për t’i parë të gjithë.
Shkruhet emri i secilit produkt të secilit grup dhe shënohet numri i copëve të
prodhuara nga secili grup.
4. Diskutim: Duke parë numrin e produkteve të prodhuara, u thuhet nxënësve se secili
grup nuk ka prodhuar mjaftueshëm produkte për çdokënd që do të donte ta kishte një
të tillë. ( P.sh. janë prodhuar 10 anije letre nga një grup, por që mund të kishte 15
individë që do të donin të kishin një të tillë). Ftohen nxënësit të diskutojnë mbi:
• Cilat janë mënyrat se si mund të vendosin ata se kush mund t’i ketë
(zotërojë) produktet që ata kanë prodhuar? (përgjigjet mund të jenë të
ndryshme, si p.sh.: produktet mund t’i jepen njerëzve më të zgjuar, më
të gjatë, më të pasur, më të rëndësishëm, shokëve të ngushtë, njerëzve
në nevojë etj.)
5. Nxiti nxënësit të japin sa më shumë sugjerime të ndryshme që të munden, edhe
pse ato mund të jenë jo shumë praktike. Shkruaji të gjitha sugjerimet në dërrasë
të zezë.
6. Diskutim: Jepi kohë secilit grup të vendosë cilën metodë do të përdorë për të
shpërndarë produktet e tyre, secili grup ua tregon klasës dhe diskutohet:
• Kush përfiton prej mënyrës së shpërndarjes suaj dhe kush vuan?
• A mendoni ju se një metodë e caktuar është më e drejtë se një tjetër?
• Përveçse të prodhosh më shumë, a ka ndonjë mënyrë tjetër se si
çdokush të jetë i kënaqur? (Jo)
• Cilat janë tri pyetjet që secili grup duhej t’i përgjigjej gjatë këtij
mësimi? (Çfarë? Si? Kush? ose Si do të shpërndahen? ‐ që janë
pyetjet themelore ekonomike).
7. Shpjegim: Shpjegoni se duke ju përgjigjur pyetjeve Çfarë?, Si?, Kush? , secili grup
formoi një sistem ekonomik dhe jep përcaktimin se mënyra se si njerëzit organizojnë
prodhimin dhe shpërndarjen përbën një sistem ekonomik
8. Shpjego sistemet kryesore ekonomike duke theksuar se në secilin sistem kush vendos,
i jep përgjigje tri pyetjeve themelore ekonomike. Për sistemin ekonomik të tregut
përgjigje mund t’i japin vetë nxënësit duke nxitur diskutimin e tyre lidhur me jetën
tonë të përditshme.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësi vlerësohet për aftësitë për të:
Perzgjedhur dhe perpunuar informacionin ne menyre te sakte te temave perkatese
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like