You are on page 1of 10

VEPRIMTARI PËR RRITJEN E NDËRGJEGJËSIMIT

PËR TE DREJTAT E FËMIJËVE DHE FORCIMIN E


MEKANIZMAVE PËR SINJALIZIMIN E HERSHËM
TË RASTEVE KUNDËR DHUNËS

2023
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Tema 1: Të hartojmë rregulloren e klasës

Qëllimi i veprimtarisë

Kur fëmijët marrin pjesë në hartimin e rregullave të klasës, të lidhur me të drejtat e tyre, ata
bartin me vete idetë dhe procesin edhe në mjediset e tjera dhe, në këtë mënyrë, ndikojnë në
menaxhimin demokratik të jetës në këto mjedise.

Të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve nuk janë një listë pretendimesh dhe as një listë standardesh
të ftohta ligjore. Nëse ato do të vihen në jetë dhe do të bëhen kuptimplote, ato kthehen dhe
duhet të shërbejnë si instrumente që garantojnë
realizimin e tyre si dhe udhëzues në përpjekjet tona
për të sjellë barazi dhe drejtësi në jetën e
përditshme.

Për nxënësit, shkolla është një mjedis i


rëndësishëm. Ajo është epiqendra e jetës së tyre të
përditshme. Shkolla është i vetmi vend ku nxënësit
mund të mësojnë si të veprojnë në shoqëri.
Shkolla, klasa, godina e shkollës dhe mjediset e
saj si një e tërë, por edhe struktura e shkollës dhe
udhëheqja shkollore, përbëjnë një model në
miniaturë të vetë shoqërisë – një mikro-shoqëri.

Ajo çka nxënësit kanë arritur të mësojnë, të


zhvillojnë dhe të ushtrojnë këtu, e dobishme apo
jo, ka shumë të ngjarë që të transferohet në botën
përtej klasës dhe komunitetit të shkollës.

Nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt,


i cili duhet të vendoset në tablonë e përgjithshme
të të drejtave të fëmijëve dhe të përdoret në
funksion të interesave dhe të drejtave të tyre.

Të drejtat dhe detyrat formojnë një çift konceptesh që plotësojnë njëri-tjetrin. Ato i përkasin
njëra-tjetrës, varen dhe kushtëzojnë njëra-tjetrën. Të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve nuk mund
të kuptohen jashtë kësaj lidhjeje ndërvarësie.

Faqe 1 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Kohëzgjatja: 30 minuta

Niveli: E përshtatshme për të gjitha nivelet

Zhvillimi i veprimtarisë

Hapi i parë

Mësuesi kërkon nga nxënësit në klasë të përmendin disa nga të drejtat që ata besojnë se u
takojnë në klasën e tyre.

Ai shkruan në njërën anë të tabelës, në një kolonë, të drejtat që përmendin nxënësit, duke
shtuar të drejtat që ai mendon se duhet të jenë parësore për qëllimet e kësaj veprimtarie, siç
janë:

• E drejta e fjalës
• E drejta për tu dëgjuar
• E drejta e pjesëmarrjes
• E drejta për arsimimin cilësor
• E drejta mos diskriminim
• E drejta për të mos u dhunuar e keqtrajtuar
• Etj.

Hapi i dytë

Pas kësaj, mësuesi pyet klasën se cilat janë përgjegjësitë që secili prej tyre duhet të ndjejë për
secilën të drejtë. Mësuesi, në një kolonë të dytë përbri të parës, shkruan përgjigjet e nxënësve.

Hapi i tretë

Mësuesi kërkon nga nxënësit të përmendin disa nga të drejtat që ata mendojnë se nuk
respektohen sa duhet në klasën ose në shkollën e tyre. Edhe këtu mësuesi bën kujdes të shkruajë
edhe ato të drejta që lidhen më shumë me mjedisin e tyre kulturor, me mjedisin e klasës, me
përparësitë e politikës arsimore si për shembull:

• Diskriminimet gjinore
• Diskriminimet që lidhen me gjuhën ose me veçori të tjera
• Dhuna ose bullizmi që lidhet me këto veçori
• Përjashtimet për arsye të veçorive
• Frika që kanë nxënësit për t’u shprehur, për të marrë pjesë në procese vendimmarrje
etj.

Faqe 2 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Hap i katërt

Mësuesi shtron rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt për të mësuar dhe për t’u ndjerë të
respektuar në të gjitha të drejtat e tyre.

Ai parashtron rëndësinë e vendosjes së disa rregullave në klasë të cilat do të ndihmojnë në


respektimin të drejtave të tyre dhe njëkohësisht në krijimin e bashkëjetesës paqësore e
demokratike në klasë dhe në shkollë. Ai u tregon nxënësve se vendosja e rregullave në shkolla,
është e ngjashme me vendosjen e rregullave dhe ligjeve në shoqëri, në mënyrë që njerëzit të
mund të jetojnë të qetë së bashku.

Mësuesi fton nxënësit të reflektojnë për disa çaste në lidhje me pyetjet e mëposhtme:

• Çfarë ka të mirë pasja e rregullave?


• Çfarë më shqetëson mua në lidhje me rregullat?
• Kur jam unë i kënaqur se ka rregulla?
• Kush i vendos rregullat?
• Kush duhet t’i vendose rregullat?
• Kush i zbaton rregullat?
• Kush ka fuqinë të detyrojë zbatimin e rregullave dhe cilat janë ndëshkimet në rast se ato
shkelen?

Më tej ai i fton ata në diskutim për të shprehur mendimet dhe shqetësimet e tyre:

• Për vendosjen e rregullave


• Për mënyrën se si ata mendojnë se janë vendosur rregullat në klasën ose shkollën e tyre
• Për mënyrën se si ato zbatohen
• Për shkaqet e zbatimit ose të moszbatimit si duhet të rregullave
• Cila është përgjegjësia që ju ndieni për mënyrën se si janë vendosur e zbatuar rregullat
në klasën tuaj.

Faqe 3 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Tema 2: Pasojat e dhunës na prekin të gjithëve

Qëllimi i veprimtarisë

Edukimi i të drejtave të njeriut në shkollë synon që fëmijët të njohin të drejtat e tyre, por edhe
mekanizmat, institucionet, ligjet që i garantojnë këto të drejta. Madje këto të fundit janë më të
rëndësishme, pasi mbi bazën e njohjes së tyre, fëmijët dhe të rinjtë fitojnë besimin dhe marrin
guximin të jenë akti në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të tjerëve. Ky është një ndër objektivat
kryesorë të kësaj veprimtarie edukative.

Në këtë mënyrë, ndërtohet edhe kultura e përgjegjësisë për të respektuar të drejtat e të tjerëve
dhe mjedisi i sigurt për të parandaluar shkeljet e të drejtave në çdo formë e intensitet që të
shfaqen ato.

Në këtë mënyrë, mjedisi i të mësuarit do të jetë i sigurt për nxënësit dhe mësuesin si dhe
motivues e nxitës për respektimin e të drejtave të njeriut.

Kohëzgjatja e veprimtarisë: 30 minuta

Niveli: Veprimtari e përshtatshme për të gjitha nivelet

Zhvillimi i veprimtarisë

Hapi i parë

Mësuesi shkruan në qendër të tabelës fjalën “Dhunë” dhe fton nxënësit të kujtojnë çdo gjë që
lidhet me të. Mësuesi i shkruan ato në tabelë, duke i lidhur me shigjetë me termin “Dhunë”.

Pas kësaj, mësuesi fton nxënësit të nënvizojnë nga konceptet/akte/qëndrime/sjellje të dhunës,


që sipas tyre lidhen më mirë mjedisin e shkollës.

Hapi i dytë

Mësuesi, së bashku me nxënësit, përzgjedh një ose dy prej akteve që nxënësit i quajnë të
zakonshme në mjedisin e shkollës dhe fillon analizën duke u drejtuar nxënësve pyetjet e
mëposhtme:

Njohja përmbajtjes së koncepteve

• Pse këtë akt ose sjelljeje të përzgjedhur ju e quani një akt dhune ose sjellje të
dhunshme?
• Çfarë e bën këtë akt ose sjellje të zakonshme në mjedisin e klasës ose të shkollës?
• Cilat janë sipas jush shkaqet e këtij akti dhune?

Faqe 4 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

• Cilat janë sipas jush shkaqet që e bëjnë të zakonshëm e të përsëritshëm?


• Cilat janë të drejtat e fëmijëve që shkelen në këtë rast?
• Cilat janë përgjegjësitë që lidhen me respektimin e këtyre të drejtave?

Përgjegjësia dhe veprimi qytetar. A mund të bëjmë edhe ne diçka?

• A mendoni se mund të bëjmë diçka për ta ç ‘rrënjosur këtë akt nga mjedisi ynë?
• Për çfarë kemi nevojë që të jemi të suksesshëm në këtë drejtim?
• Cilat janë pritshmëritë tuaja për ofrimin e ndihmës për të cilën keni nevojë? Pse?

Shprehni qëndrimin tuaj në lidhje me zgjidhjen ose parandalimin e akteve të dhunës në


mjedisin e shkollës në formën e një sugjerimi për politikën shkollore.

Faqe 5 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Sugjerime nga psikologu!

Mos nguroni! Raportoni dhunën!

1. Për të ndaluar dhunën. Dhuna është kundër ligjit dhe ju keni të drejtë të jeni të
mbrojtur nga sistemi i drejtësisë. Policia, punonjësit socialë, psikologët dhe gjyqtarët
janë të gjithë pjesë e një sistemi që ka më shumë fuqi sesa dhunuesi.
2. Për të ndihmuar në zgjidhjen e ndjenjave tuaja. Ju mund të dëshironi të shkoni tek
psikologu ose të bashkoheni me një grup mbështetës për vajzat adoleshente që janë
abuzuar seksualisht. Është një lehtësim për të folur me njerëz që kuptojnë.
3. Për t'u siguruar se jeni mirë. Ju mund të shqetësoheni se dhuna ka dëmtuar trupin tuaj
në një farë mënyre, ose mendoni se keni marrë sëmundje seksualisht të
transmetueshme. Ju mund të takoni një mjek që t'ju kontrollojë në mënyrë që të dini në
se trupi juaj është në rregull.
4. Për të ndaluar dhunuesi për dëmtimin e kujtdo tjetër. Dhunuesit seksualë shpesh
abuzojnë viktimë pas viktime derisa dikush i ndalon ata.

Raportoni dhunën tek personat e duhur!

Raportoni/tregojeni dhunën tek njerëz të rëndësishëm në jetën tuaj! Ata janë:

• Prindërit,
• Mësuesi,
• Psikologu i shkollës,
• Punonjësi social,
• Oficeri i sigurisë,
• Një i afërm,
• Punonjësi i policisë.

Mos harroni! Pasi të keni thënë të vërtetën, nuk jeni më vetëm.

Faqe 6 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Tema 3: Të mbrojmë të drejtat tona

Qëllimi i veprimtarisë

Përmes këtij posteri, mësuesi njeh nxënësit me disa nga të drejtat e tyre themelore të mbrojtjes,
të zhvillimit, të arsimimit, të argëtimit etj.

Përveç kësaj, ai fton fëmijët të reflektojnë për shkallën e respektimit ose të realizimit në
mjedisin e tyre dhe të sugjerojnë zgjidhjet e mundshme për ta bërë respektimin e të drejtave të
njeriut dhe mjedisin e të mësuarit, një mjedis të sigurt për të gjithë.

Hapi i parë

Mësuesi u tregon nxënësve posterin me të drejtat dhe pasi i ndan në grupe, i fton ata të zgjedhin
një të drejtë për të reflektuar si ajo zbatohet në shkollë ose klasë. Mësuesi kujdeset që nxënësit
të përfshijnë sa më shumë të drejta. Çdo grup përgatit me shkrim qëndrimin e tij për këtë
çështje.

Faqe 7 nga 8
Ne kemi të drejtë të shprehemi lirisht dhe të mësojmë në një mjedis të sigurt!
Nga fushata e Këshillit të Evropës: “Free to speak, safe to learn. Democratic schools for all “

Hapi i dytë

Mësuesi i fton grupet të paraqesin mendimin e tyre, ndërkohë që mësuesi shkruan në tabelë
gjetjet kryesore.

Hapi i tretë

Mësuesi fton nxënësit për të mbrojtur qëndrimin e tyre me argumente dhe për të sugjeruar
zgjidhjet e tyre për përmirësimin e situatës në klasë ose në shkollë.

Faqe 8 nga 8
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË
SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Rruga "Naim Frashëri"
Nr. 37
Tiranë
Shqipëri

www.ascap.edu.al
sekretaria@ascap.edu.al

www.ascap.edu.al

You might also like