You are on page 1of 1

Rregullat dhe ligjet

Rregullat ekzistojnë për të parandaluar grindjet, për të siguruar drejtësinë dhe për të
ndihmuar vijueshmërinë normale të gjerave, në shtëpi, në shkollë ose në një lojë. Edhe
ligjet luajnë të njëjtin rol për shoqërinë. Ato ekzistojnë për të mbrojtur të drejtat dhe
liritë tona dhe për të krijuar një shoqëri më të sigurt. Megjithatë, jo të gjitha rregullat
dhe ligjet janë të mira. Rregullat dhe ligjet e mira respektojnë të drejtat e njeriut, janë
praktike, të zbatueshme dhe gëzojnë pëlqimin popullor. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë
për qëllimet e rregullave dhe ligjeve dhe për mënyrën e hartimit të tyre. Ata mësojnë
proceset e bërjes së rregullave përmes përfshirjes në procesin e rishikimit dhe bërjes së
rregullave që qeverisin komunitetin e shkollës së tyre..

Fusnota https://www.living-democracy.com/sq/key-concepts/rules-and-law/

You might also like