You are on page 1of 11

Nocioni i filleve të së drejtës

• Në vende të ndryshme emërtohet në menyra të ndryshme si:


teoria e shtetit dhe së drejtës, hyrje në drejtësi, fillet e së drejtës,
teoria e së drejtës, bazat e teorise juridike, shkenca mbi të
drejtën, etj
• Shoqëria bashkohore kërkon kuadro të specializuara që t’ju
përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve për të zgjidhur sa më
mirë ceshtjet që janë objekt në shumësine dhe llojllojshmërine e
raporteve shoqërore-juridike
• Këte e kërkon ndarja gjithnjë e më e madhe e punës, raportet
shoqërore, raportet ndërmjet njerëzve, ndërmjet njerëzve dhe
organizatave të ndryshme, ndërmjet vetë organizatave të
llojllojshme
Shteti dhe e drejta sot studjohen në aspekte të ndryshme, ku nuk
studjohen vetëm nga shkenca mbi të drejtën por edhe nga filozofia,
sociologjia, ekonomia, e drejta krahasimore, shkencat politike etj
Shkencat juridike natyrisht studiojne shtetin dhe të drejtën secila
në aspektin e vetë.Disa studiojne anën historike të shfaqjes së
shtetit dhe të së drejtës, të shteteve të mehershme dhe te sotme,
disa me studimin e shtetit dhe të së drejtës konkrete
Në të gjitha këto përfshihen karakteristikat e përbashketa se
pavarsisht prej ndryshimeve që mund të ndodhin në shoqëri, cdo
organizate e cila pretendon të quhet shtet-si karakteristike
themelore dhe të përbashket duhet të ketë: tokën, njerëzit dhe
pushtetin, të cilat mbesin pa ndryshuara me gjithë ndryshimet që
mund të ndodhin në organizimin e tij
Teoria juridike nuk merret vetevetiu me njerëzit dhe tokën (ngaqe
nuk paraqesin fakte juridike) por me dispozitat juridike të cilat u
përkasin këtyre
Teorise së shtetit dhe të drejtës nuk i interesojnë karakteristikat e tyre
trupore dhe shpirtërore, por pozita e tyre juridike brenda shtetit, pra
me autorizimet dhe detyrimet e tyre ndaj shtetit
Njerëzit për shtetin janë interesante si shtetas dhe qytetare të cilët
i(nuk) i respektojne rregullat e shtetit, jo edhe si njerëz
Elementi i trete (pushteti) paraqet fakt juridik dhe është objekt i
studimit juridik, p.sh. duhet njohur të gjitha rregullat juridike të cilat
i perkasin shtetit, ndertimit te tij, ndarjes se puneve ,ndarjes së
pushteteve etj
Shkenca e cila objekt studimi ka dukurite shtetërore-juridike
themelore quhet Fillet e së drejtës
Lënda e filleve të së drejtës
Të gjitha shkencat juridike nga aspekti i vet objekt studimi kanë
shtetin
Fillet e së drejtes ofron njohurite fillestare lidhur me nocionet
shtetërore dhe juridike si dhe me ligjshmerite e këtyre dukurive të
cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve tona
Nocionet paraqesin njohjen e një ceshtjeje, ashtu cfarë është, duke
perbledhur në vete të gjitha karakteristikat e saj, ndërsa
ligjshmerite paraqesin lidhjen e dy apo me tepër ceshtjeve apo
dukurive, lidhjet e ndërsjella të tyre
Fillet e së drejtës këto nocione dhe ligjshmeri i nxjerr nga studimet
e shkencave tjera konkrete, duke marre ate që paraqet të vecantën
Fillet e së drejtës objektin e vetë e studiojnë në mënyre të
përgjithshme, të përgjithesuar, madje do të thoshim në mënyre
abstarkte
Të marrim p.sh. Nocionin e Subjektit në të drejtën, cfarë elemente dhe
karakteristika përfshin në vetë nocioni në fjalë? E drejta sot si subjekt
njeh dy lloje- njerëzit (individet-personat fizike) dhe krijimet që i bëjne
njerëzit, krijiet artificiale të cilat sot janë të shumta-shoqatat e ndryshme,
organizatat, institucionet e ndryshme shoqërore (personat juridike)
Cdonjëra shkence personin fizik e trajton sipas karakteristika të vecanta të
cilat paraqesin objektin e shkencës, p.sh., personi fizik në të drejtën
penale trajtohet si kryeres i veprës penale, si nxitës, si ndihmës, si autore i
cili ka parapare kryerjen e veprës penale. Po ky për veprimin e vët fizik
per të qenë përgjegjes para shoqërise, shtetit, ligjit, së drëjtes duhet të jetë
i moshës madhore dhe i shëndoshe- në aspektin fizik dhe mendor (të ketë
zotesi të veprimit). Tjetër, ne shkencen mbi dhe për familjen-personi fizik
për të pasur mundesi te krijoj familje, d.m.th. të lidhe martese, duhet të
jetë i afte në aspektin fiziko-psiqik dhe të jetë i moshësh madhore si
rregull
Pra, ketu është fjala për individin si person fizike, i cili sipas
rregullave juridike të një shoqerie të civilizuar, të organizuar,
duhet ti plotësoj kushtet paraprake që i parasheh ligji, që të
mund të ushtroj ndonje veprim fizik apo mendor, duke bartur
edhe përgjegjesin për kryerjen efektive që nxit pasoja juridike-
nëse (nuk) respekton rendin juridik apo atë e shkel duke u sjell
kunder tyre.
Prandaj mund të thuhet se karakteristike e përbashket e të
gjithë personave fizike do të ishte 1. te jenë të moshës
madhore, 2. të jenë te shendosh në aspektin fizike dhe mendor,
3. duke i plotesuar këto kushte paraprake, ata mund të japin
llogari për veprimet e kryera apo të pakryera të cilat ia ngarkon
rregulla juridike. Pra, këta persona fizike duhet te jene bartës të
të drejtave dhe detyrimeve
Fillet e së drejtës këto karakteristika të përgjithshme i ngre në shkallën
me te larte-duke krijuar nocionin e “subjektit të së drejtës”, i cili si i
tillë është gjithëperfshires dhe vlen për të gjitha degët juridike brenda
një sistemi juridik të një shoqerie të organizuar
Të marrim edhe një shembull, nocionin dhunë. Dhuna si element i
shtrengimit, imponimit te nje sjelljeje e cila i kundervihet vullnetit të
personit fizike, si dicka e keqe, e cila e ve njeriun ne pozite te
palakmueshme që të veproje apo mos veproje pa vullnetin.
Dhuna mund të jetë e nduarndryshme, por esenca e saj, porosia e saj
është e pandryshueshme, pavarsisht prej rrethanave ekonomike,
historike, tipit të shtetit apo trajtes së qeverisjes. Pra dhuna si nocion
ngel si dicka e keqe, pavaresisht si shprehet, cfare pasojash le pas veti
Në mënyre të qarte del se lënda fillet e se drejtës studion dukurite në
mënyre të përgjithshme, të përgjithesuar, jo në mënyre të vecante prej
një vendi në vendin tjetër, apo prej një të drejte në të drejtën tjetër.
• Pra, i mbledh të gjitha karakteristika që mund ta
pasurojne një kuptim (nocion) dhe pastaj ky
kyptim përdoret si nocion i përbashket dhe i
vetëm për të gjitha shtetet dhe të drejtat
Raporti ndërmjet filleve të së drejtës dhe
shkencave të tjera juridike dhe shoqërore
• Fillet e së drejtës bazohet në të dhënat e shkencave
tjera, i pranon ndikimet e tyre, por edhe kjo ndikon në
shkencat tjera pra në ato të vecantat.
• Fillet e së drejtës ofron të dhëna të karakterit të
përbashkët për të gjitha shkencat juridike, për të
drejtën si sistem i rregullave të harmonizuara, ndaj
shkencat e vecanta nuk humbin kohë duke u marr me
studimin e tyre në vecanti, sic ishte rasti me nocionin e
“dhunës”
• Shkencat juridike ndahen në tri grupe brendaperbrenda:
• 1. shkencat e përgjithshme juridike (studiojne elementet e
përgjithshme, të përbashketa për të gjitha shtetet dhe të
drejtat, pavarsisht nga aspekti historik, pozita etj)
• 2. shkencat juridike-historike (ofrojne njohuri për shtetet reale
dhe rendet juridike që kane ekzistuar në të kaluaren, e të cilat
sot nuk ekzistojne
• 3. shkencat juridike pozitive (merren me studimin e shtetit dhe
të drejtës ekzistuese, pra me dukurite pozitive)
Metodat në fillet e së drejtës
• Metoda dogmatike (juridike) normativiste dhe
• Metoda sociologjike

You might also like