You are on page 1of 16

Fillet e së drejtës

Leksioni 1

1. Sipas cilit kriter bëhet ndarja themelore dhe më e rëndësishme e shkencave


juridike dhe sa lloje të shkencave juridike dallohen ?

Ndarja themelore dhe më e rëndësishme e shkencave juridike, është ajo që bazohet në


lëndën dhe mënyrën e studimit të shtetit dhe të së drejtës, ku sipas saj, dallohen katër
lloje të shkencave juridike :

Shkencat juridike historike, Shkencat juridike positive, Shkencat juridike konkrete dhe
Shkencat juridike të përgjithshme.

2. Nocioni (kuptimi) i shkencave juridike-historike dhe trego së paku dy shembuj


të shkencave juridike-historike ?

Shkencat juridike historike-Janë ato shkenca që studiojnë se si kanë qenë shteti dhe e
drejta në të kaluarën, gjatë zhvillimit historik të tyre, pra fokusojnë shtetin dhe të drejtën
që dikur ka ekzistuar dhe është zbatuar, por që sot nuk ekziston e as zbatohet.

Shembuj: Historia e institucioneve të së drejtës; Historia e së drejtës dhe e shtetit; E


drejta romake; E drejta bizantine; E drejta osmane; Perandoria persiane;

3. Nocioni (kuptimi) i shkencave juridike-pozitive dhe trego së paku dy shembuj të


shkencave juridike-pozitive ?

Shkencat juridike pozitive-Janë ato shkenca që studiojnë shtetin dhe të drejtën e sotme
(ekzistuese), bashkëkohore; merren me pyetjen si janë sot shteti dhe e drejta. Pra,
bëhet fjalë për shtetin që ekziston, dhe për të drejtën që sot zbatohet, që vlen dhe, që
sot është në fuqi.

Shembuj: E drejta administrative; E drejta civile; E drejta penale; E drejta tregtare; E


drejta ndërkombëtare; E drejta familjare; E drejta trashigimore; E drejta e punës; E
drejta e detyrimeve; E drejta sendore.

4. Nocioni (kuptimi) i shkencave juridike të përgjithshme dhe trego së paku dy


shembuj të shkencave juridike të përgjithshme ?

Shkencat juridike të përgjithshme-Janë ato shkenca që shtetin dhe të drejtën i studiojnë


në mënyrë abstrakte dhe të përgjithësuar.
Shembuj: Fillet e së drejtës; Teoria e së drejtës; Filozofia e së drejtës, Metodologjia e
së drejtës.

5. Nocioni (kuptimi) i shkencave juridike-konkrete dhe trego së paku dy shembuj


të shkencave juridike konkrete ?

Shkencat juridike konkrete-Janë ato shkenca që studiojnë një shtet ose një të drejtë të
caktuar dhe konkrete, ose pjesë të tyre.

Shembuj: E drejta kushtetuese e SHBA-ve; E drejta administrative e Francës; E drejta


civile e Gjermanisë; E drejta penale e Republikës së Kosovës; E drejta tregtare e
Republikës së Maqedonisë së Veriut;

6. Ilustro me shembull përse shkencat juridike konkrete varen nga kushtet dhe
nevojat e shtetit të caktuar ?

Republika e Shqipërisë meqenëse ka dalje në det e ka të zhvilluar të Drejtën e detit si


degë juridike dhe si shkencë juridike konkrete, ndërkaq, Republika e Maqedonisë së
Veriut meqenëse nuk ka dalje në det, nuk e ka aspak të zhvilluar të Drejtën e detit si
disiplinë juridike. Ose meqenëse SHBA ka qasje në kosmos, e ka të zhvilluar të Drejtën
e kosmosit si degë juridike dhe si shkencë juridike, për dallim prej shumë shteteve të
tjera që nuk kanë qasje në kosmos dhe nuk e kanë aspak të zhvilluar këtë displinë
juridike.

7. Sqaro dy dallimet midis shkencave juridike pozitive dhe shkencave juridike


konkrete ?

Ekzistojnë dy dallime midis tyre, edhe atë:

dallimi i parë është se, shkencat juridike pozitive janë më të përgjithshme se shkencat
juridike konkrete, sepse ato nuk studiojnë vetëm shtetin dhe të drejtën konkrete, por,
japin edhe njohuri të krahasuara të çështjeve të caktuara të më shumë shteteve dhe të
drejtave

dhe dallimi i dytë midis tyre është se shkencat juridike pozitive kanë në vete edhe
qasjen kritike dhe tregojnë për dobësitë e të drejtës së një shteti me qëllim të
përmirësimit të saj në të ardhmen.

8. Përse Fillet e së drejtës është shkencë juridike themelore, e përgjithshme dhe


hyrëse – sqaro ?

Fillet e së drejtës është shkencë themelore juridike sepse i jep njohuritë themelore për
shtetin dhe të drejtën, pra, detyra e saj është që, të shpjegojë esencën e shtetit
dhe të së drejtës, lidhshmërinë dhe kushtëzimin e ndërsjellë midis shtetit dhe të drejtës.

është shkencë e përgjithshme juridike sepse i jep njohuritë më të përgjithshme për


shtetin dhe të drejtën, pra, studion shtetin dhe të drejtën në përgjithësi si dukuri të
papërcaktuara në kuptimin konkret dhe historik.

është shkencë hyrëse juridike sepse i futë studentët e vitit të parë të studimeve të
drejtësisë në studimin e problemeve dhe nocioneve hyrëse të shtetit dhe të drejtës.

9. Objekti (lënda) e studimit të Filleve të së drejtës ?

Lënda e studimit të Filleve të së drejtës-Përbëhet nga përcaktimi, studimi dhe


sistematizimi i ligjshmërive të përgjithshme për krijimin, zhvillimin dhe funksionimin e
dukurive shtetërore-juridike duke analizuar esencën e tyre.

10. Përse Fillet e së drejtës studion shtetin dhe të drejtën në përgjithësi, e jo


shtetin dhe të drejtën e përgjithshme ?

Fillet e së drejtës studion shtetin dhe të drejtën në përgjithësi, e jo shtetin dhe të drejtën
e përgjithshme, sepse shtet dhe të drejtë të përgjithshme ose abstrakte nuk ekziston në
realitetin shoqëror botëror meqë shteti dhe e drejta ekzistojnë vetëm si dukuri shoqërore
konkrete

11. Çka nënkuptohet me metodë dhe cilët metoda të veçanta përdoren në


shkencat juridike ?

Metodat në Fillet e së drejtës-Me metodë nënkuptohet rruga apo mënyra, tërësia e


veprimeve dhe mjeteve të përshtatura me dukurinë ose lëndën e studimit, me ndihmën
e së cilës, fitohet njohuria më e plotë për qëllimin e caktuar.

Dallojmë: metoda juridike (dogmatike); metoda normative; dhe, metoda sociologjike.

12. Sqaro metodën juridike/dogmatike dhe ilustro me shembull dobësinë e


metodës dogmatike ?

Metoda juridike (dogmatike)-Paraqet metodën themelore të veçantë që përdoret në


shkencat juridike. Kjo metodë në mënyrë të qartë e përcakton saktësinë e normës
juridike perms caktimit të domethënies së drejtë të normës juridike, me një fjalë, e
përcakton përmbajtjen e normës juridike.

Dobësia e kësaj metode, mund të ilustrohet me shembullin vijues: kështu, kur studion të
drejtën e votës së deputetëve në Parlament, kjo metodë cakton se,
deputeti i përfaqëson qytetarët dhe në Parlament vendos sipas bindjes së tij, sepse
ashtu parashikon norma kushtetuese juridike.

13. Sqaro metodën normative ?

Metoda normative-Merret me studimin e së drejtës si një sistem normativ, pra duke


analizuar përbërjen (strukturën) e saj, analizon elementet e saj si dhe lidhjen mes tyre.

14. Sqaro metodën sociologjike ?

Metoda sociologjike-Studion faktorët socialë që u japin karakter shoqëror shtetit dhe të


drejtës, duke dhënë përgjigje në pyetjet se përse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo të
asaj natyre. Kjo metodë interesohet për zbatimin e normave juridike në shoqëri si dhe
për shkaqet e moszbatimit të tyre.

Leksioni 2 dhe 3

1. Veçoria dalluese dhe specifike për shtetin ?

Veçoria dalluese dhe specifike për shtetin si një organizatë shoqërore është se brenda
kufijve të territorit të vet ka monopolin mbi mjetet e shtrëngimit fizik dhe përdorimin
legjitim të forcës fizike në një hapësirë territoriale të caktuar.

2. Që një shtet të jetë stabil dhe konzistent (i qëndrueshëm) presupozon ?

Që një shtet të jetë stabil dhe konzistent (i qëndrueshëm) presupozon që, numri më i
madh i njerëzve që jetojnë dhe veprojnë brenda tij, e pranojnë dhe njohin pushtetin e
atij shteti të caktuar. Pra, shteti duhet të ketë mbështetjen e shumicës dominate nga
popullsia e tij.

3. Nocioni i shtetit ?

Shteti është një organizatë shoqërore sui generis (llojit të veçantë), që ka një pushtet
sovran, që shtrihet dhe ushtrohet mbi popullsinë në një territor të caktuar dhe se
popullsia në atë territor duhet të sillet sipas normave juridike që përcakton pushteti i atij
shteti të caktuar.

4. Kush e përbën monopolin e forcës fizike në një shtet të caktuar?

Monopolin e forcës fizike, e përbëjnë: Policia dhe Armata (Ushtria) e atij shteti të
caktuar.
5. Numëro elemente konstitutive (përbërëse) të shtetit ?

Elemente konstitutive (përbërëse) të shtetit janë:

- territori;

- popullsia dhe;

- pushteti shtetëror.

6. Territori si element i shtetit ?

Territori shtetëror është hapësira saktësisht e caktuar në të cilën gjendet popullsia e


shtetit (popullsia shtetërore) dhe në të cilën (mbi të cilën) ushtrohet pushteti shtetëror si
pushtet sovran.

Territori për shtetin paraqet elementin material, pra resursin (burimin) kryesor të
pasurisë ekonomike, por njëkohësisht territori është faktor limitues (kufizues) – që
përcakton se deri ku shtrihet pushteti i një shteti dhe prej ku fillon të veprojë pushteti i
një shteti tjetër.

territori i shtetit ,si rregull, është tredimensional ngaqë përbëhet prej tre dimensioneve:
territori tokësor; territori ujor dhe territori ajror.

7. Territori tokësor ?

Territori tokësor përfshin tokën brenda kufijve shtetëror mbi të cilën shtrihet dhe
ushtrohet pushteti shtetëror. Do të thotë se burime të mineraleve të ndryshme dhe lloje
të tjera të pasurive që ndodhen nën sipërfaqen e tokës, përfshi këtu edhe shtratin dhe
fundin tokësor të lumenjve, liqeneve, detërave dhe oqeaneve i përkasin shtetit të
caktuar.

8. Territori tokësor ujor ?

Territori ujor përfshin atë pjesë të sipërfaqes ujore që gjendet brenda kornizave të një
shteti të caktuar, si dhe pjesën e sipërfaqeve ujore të lumenjve, liqeneve, detërave dhe
oqeaneve nëse ato janë në vijë kufitare midis dy ose më shumë shteteve.

9. Territori ajror ?

Territori ajror mbështetet në një supozim sipas së cilit, ajo përfshin shtyllën ajrore e cila
ngritet dhe zgjerohet deri në pafundësinë e kosmosit (universit), përkatësisht kufijtë
ajror të shtetit shtrihen në gjithë hapësirën ajrore të tij.
10. Nocioni sovraniteti territorial ?

sovraniteti territorial nënkupton se në territorin e një shteti mund dhe duhet të shtrihet
vetëm pushteti i atij shteti të caktuar dhe se të gjithë njerëzit që ndodhen në territorin e
një shteti të caktuar i nënshtrohen pushtetit të atij shteti të caktuar.

11. Nocioni eksterritorialiteti dhe një shembull ?

Eksterritorialiteti nënkupton se pjesë (zona) të caktuara të territorit të një shteti të


caktuar, si dhe objektet lundruese ajrore dhe ujore, përjashtohen nga juridiksioni i atij
shteti, d.m.th., nuk i nënshtrohen sistemit jurdikë të atij shteti ku ato, realisht dhe
praktikisht, gjenden, dhe mbi ato zbatohet e drejta e shtetit që e përfaqësojnë ose prej
ku e kanë origjinën (prejardhjen).

shembull të eksterritorialitetit janë godinat (ndërtesat) e përfaqësive diplomatike,


konsullatet, ambasadat e shteteve të huaja që janë të vendosura në territorin e shtetit të
vendit,

12. Nocioni popullsia ?

Popullsia – paraqet elementin personal të shtetit, pasi përfshin në vete të gjithë njerëzit
që jetojnë në territorin e një shteti të caktuar dhe që i nënshtrohen pushtetit dhe
normave juridike të atij shteti.

13. Nocioni populli ?

Populli (ang. people; mkd. narod) nënkupton tërësinë e të gjithë individëve si shtetas
që jetojnë dhe banojnë brenda kufijve të territorit të një shteti të caktuar.

14. Nocioni kombi ?

Kombi (ang. nation; mkd. nacija) është entitet (krijesë), apo komunitet (bashkësi) etniko-
shoqëror, që përfshin një tërësi kolektive të brezave (gjeneratave) të shkuara, të
tanishme dhe të ardhshme të njerëzve të cilët midis vete identifikohen në bazë të disa
tipareve (karakteristikave) dalluese të përbashkëta për përkatësinë e tyre kolektive
kombëtare, siç janë: gjuha, zakonet (doket), tradita, kultura, himni, flamuri, monumentet,
festat,

15. Nga të gjithë llojet e ndryshme të pushteteve që ekzistojnë brenda shoqërisë


dhe shtetit, përse dallohet pushteti shtetëror ?

Pushteti shtetëror dallohet prej tyre, pasi pushteti shtetëror brenda kufijve të territorit të
shtetit është pushtet Sovran, posedon monopolin e forcëz fizike legjitime që është
rregulluar nga e drejta pozitive e vet atij shteti, dhe të cilën ai e përdorë për të siguruar
realizimin e normave juridike në praktikë.

16. Nocioni pushteti shtetëror ?

Pushteti shtetëror – është elementi juridiko-politik i shtetit, dhe si i tillë, përbën


elementin qendror (kryesor) të shtetit, i cili bën të mundur dhe siguron ndërlidhjen e
elementit material (territorit) dhe elementit personal (popullsisë) të shtetit në një
bashkësi unike territoriale të njerëzve.

17. Nocioni shtetësia ?

Shtetësia është lidhje juridike (marrëdhënie juridike) e karakterit juridiko-publik e


përhershme midis personit fizik dhe një shteti të caktuar, sipas së cilës personi fizik i
gëzon të gjitha të drejtat civile, politike, social-ekonomike dhe kulturore, pa marrë
parasysh se a gjendet në territorin e shtetit të vet apo në territorin e shtetit të huaj.

18. Mënyrat e fitimit të shtetësisë ?

Sipas jus sanguinis - sipas origjinës, apo lidhjes së gjakut – fëmija fiton shtetësinë e
prindërve të vet pavarësisht vendit të lindjes së tij si dhe vendit ku jetojnë prindërit e tij.

jus soli – sipas vendit të lindjes – fëmija fiton shtetësinë sipas vendit-territorit të shtetit
ku ka lindur, pa marrë parasysh shtetësinë e prindërve të tij.

jus domicili – me natyralizim – individi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë e një
shteti të caktuar për shkak të qëndrimit (banimit) të rregullt nga pikëpamja juridike-
ligjore në territorin e një shteti të caktuar

19. Mënyrat e humbjes së shtetësisë ?

dalja nga shtetësia (lënia e shtetësisë) nga shtetasi i shtetit të vendit

marrja e shtetësisë të një shtetasi të caktuar nga shteti i vendit

me vdekjen e shtetasit – pushon së ekzistuari, formalisht (zyrtarisht) dhe realisht


(praktikisht), shtetësia ndërmjet shtetasit dhe një shteti të caktuar.

20. Nocioni apatrid ?

“Person pa shtetësi/apatrid/apolid”, është personi fizikë që nuk posedon shtetësinë e


asnjë shteti për shkak të mungesës së një lidhje të qëndrueshme juridike mes tij dhe një
shteti.
21. Nocioni i huaj ?

I huaj”, është person fizikë që jeton në territorin e një shteti të caktuar shtetësinë e të
cilit ai nuk e ka, pa marrë parasysh se a ka apo nuk ka shtetësinë e ndonjë shteti të
caktuar.

22. Nocioni bipatridi dhe polipatridi ?

“Bipatridi”, është personi fizikë me shtetësi të dyfishtë - mbajtja në të njëjtën kohë e


dy shtetësive të dy shteteve të caktuara konkrete. 

“Polipatridi”, është person fizikë me shtetësi të shumëfishtë - mbajtja në të njëjtën kohë


e më shumë shtetësive të më tepër shteteve të caktuara konkrete.

Leksioni 4

1. Nocioni norma teknike dhe një shembull?

Normat teknike janë ato norma që rregullojnë sjelljen e njerëzve në marrëdhëniet e tyre
me natyrën. Pra, normat teknike rregullojnë mënyrën e sjelljes së njeriut ndaj natyrës,
duke i bërë të mundur dhe siguruar njeriut realizimin e ndonjë qëllimi teknik ose të
ndonjë ndryshimi në favor të tij. Shembull: vaksinimi i njerëzve që të mbrohen nga
sëmundjet ngjitëse.

2. Kur shndërrohet norma teknike në normë juridike dhe një shembull?

Normat teknike mund të shndërrohen në norma juridike, atëherë kur sanksionohen, pra
kur për mosrespektimin e tyre caktohet sanksioni. Kështu, për shembull, nëse shteti
urdhëron vaksinim të detyrueshëm të shtetasve nga ndonjë sëmundje dhe parashikon
ekzistencën e sanksionit nëse nuk respektohet.

3. Klasifikimi (ndarja) e normave shoqërore sipas 4 (katër) kritereve?

Sipas krijuesit të tyre – krijues i normave shoqërore është vetë shoqëria.

Sipas mënyrës së krijimit të tyre – kryesisht ekzistojnë dy mënyra të krijimit të


normave shoqërore: krijimi pa vetëdije (krijimi spontan, stihik, pa plan) dhe krijimi me
vetëdije.

Sipas sanksionit – sanksioni është një çështje tejet e rëndësishme për të kuptuar rolin
e normave shoqërore në shoqërinë njerëzore.
Kush e zbaton sanksionin – edhe sipas këtij kriteri, flitet për dy lloje të normave
shoqërore: normat shoqërore (të krijuara pa vetëdije) – zakonet dhe normat shoqërore
(të krijuara me vetëdije) – normat juridike.

4. Nocioni zakonet (doket) dhe shembuj të zakoneve?

Zakonet (doket) – zakonet janë rregulla të pashkruara shoqërore të sjelljes së


individëve që krijohen me përsëritjen afatgjate të së njëjtës rregull sjellje në një situatë
të caktuar, e cila bëhet shprehi obligative që forcohet në bindjen e përgjithshme të
njerëzve për ta respektuar (zbatuar) atë rregull sjellje të caktuar.

5. Kur zakoni shndërrohet në normë zakonore dhe një shembull të tillë?

Zakonet që mbështeten dhe mbrohen nga shteti duke zbatuar sanksionin, në rastet kur
ndodh shkelja e atyre rregullave, shndërrohen në norma zakonore si rregulla të
detyrueshme në shtet.

Shembull: e drejta kushtetuese e SHBA-ve: në SHBA, mbi 140 vjet me radhë është
respektuar zakoni (rregulla e pashkruar) që një person mund të zgjidhet si President i
SHBA-ve jo më tepër se dy mandate njëri pas tjetrit edhe pse, Kushtetuta e SHBA-ve
nuk ka parashikuar një ndalesë të këtillë. Mirëpo, këtë zakon I pari e ka shkelur
Presidenti Frenklin Rusvelt në vitin 1940 kur është kandiduar për së 3-ti here duke fituar
zgjedhjet presidenciale demokratike në SHBA dhe në vitin 1944 kur është kandiduar për
së 4-ti herë dhe ka fituar zgjedhjet presidenciale demokratike si President i SHBA-ve.
Mirëpo, ky zakon si rregull e pashkruar veçmë është sanksionuar në vitin 1951, ku
parashikohet ndalesa kategorike dhe e qartë për zgjedhjen e të njëjtit person për
President të SHBA-ve më shumë sesa dy herë njëri pas tjetrit, dhe kështu ky zakon si
rregull e pashkruar është transformuar–shndërruar në normë të shkruar juridike-
kushtetuese.

6. Nocioni normat morale dhe cili është sanksioni i tyre?

Normat morale – normat morale si rregulla shoqërore të pashkruara të sjelljes së


njerëzve në shoqëri nënkuptojnë sjelljen në bazë të vetëdijes (ndërgjegjes) së njeriut se
ajo që normat e moralit urdhërojnë është e mirë (pozitive), ndërsa ajo ajo që normat e
moralit ndalojnë është e keqe (negative).

Sanskioni te normat e moralit është i natyrës specifike, dhe si i tillë, është i natyrës
subjektive psikike (spirituale) – brejtja e ndërgjegjes.
7. Morali (norma morale) dhe e drejta (norma juridike) a përputhen me njëra-
tjetrën apo jo dhe një shembull?

Morali dhe e drejta nuk përputhen në tërësi, sepse qëllimi (niveli) i moralit është shumë
më i lartë se sa qëllimi (niveli) i së drejtës.

Kështu, për shembull, sipas normës juridike (të drejtës), fëmijët e trashëgimlënësit
kanë të drejtën e pjesëve të barabarta trashëgimore, pa marrë parasysh gjendjen e tyre
pasurore ose norma juridike (e drejta) nuk parashikon detyrimin që njëri vëlla (osë
motër) të përkujdeset nga aspekti material-financiar për vëllaun (ose motrën) tjetër.
Mirëpo, nga ana tjetër, norma morale (morali) kërkon që, trashëgimtari që është në
gjendje të mirë pasurore, t’ia jep trashëgiminë e tij, vëllaut apo motrës së tij, që e ka
gjendjen e dobët pasurore.

8. Nocioni e drejta?

E drejta është një tërësi normash juridike që i vendos, apo sanksionon shteti me të cilët
rregullohen marrëdhëniet shoqërore, në atë mënyrë që, shteti me monopolin e tij të
forces fizike e garanton zbatimin e tyre, duke vepruar me sanksione adekuate kundër
shkelësve të tyre.

9. Veçoritë specifike të së drejtës – institucionaliteti i së drejtës, normativiteti i së


drejtës dhe detyrueshmëria e së drejtës?

institucionaliteti i së drejtës – që nënkupton se, normat juridike kryesisht I krijon


shteti, nëpërmjet akteve të ndryshme juridike, prej të cilëve më të rëndësishme
janë:kushtetuta dhe ligjet.

normativiteti i së drejtës - që nënkupton se normat juridike formësojnë substancën


(strukturën) e së drejtës, përcaktojnë sjelljet e detyrueshme të njerëzve me të cilët
kërkohet veprimi ose mosveprimi i caktuar nga subjektet e së drejtës në situata të
caktuara jetësore në praktikë, por njëkohësisht rregullojnë marrëdhënie të ndryshme
shoqërore.

detyrueshmëria e së drejtës – që nënkupton se, normat juridike janë norma të


detyrueshme, sepse adresati (subjektit që i adresohet norma juridike) është i detyruar ta
zbatojë atë sjellje që parashikohet me normën juridike, pa marrë parasysh se, a e
dëshiron këtë gjë apo jo.

10. Nocioni norma juridike?

Norma juridike është një rregull e shkruar dhe e detyrueshme, që cakton sjelljen e
njeriut, e cila sanksionohet (mbështetet, mbrohet) nga shteti me monopolin e tij
të forcës fizike.

Leksioni 5 dhe 6

1. Ndikimi i shtetit ndaj se drejtes – krijimi i se drejtes dhe zbatimi i se drejtes?


Ndikimi i Shtetit ndaj së Drejtës – ndikimi i shtetit ndaj së drejtës në mënyrën më të
mirë pasqyrohet në sferën e krijimit dhe të zbatimit të së drejtës.
Krijimi i së drejtës – shteti nëpërmjet organeve shtetërore të ndryshme miraton norma
juridike të shumta dhe të ndryshme, siç janë: normat kushtetuese, normat ligjore dhe
normat nënligjore.
Zbatimi i së drejtës – shteti kujdeset dhe mban llogari për të siguruar dhe garantuar
zbatimin e normave juridike.

2. Ndikimi i se drejtes ndaj shtetit – organizimi i brendshem i shtetit, veprimtaria


e shtetit dhe kontrolli i punes se shtetit?
Ndikimi i së Drejtës ndaj Shtetit reflektohet (shprehet) në tre sfera: në organizimin e
brendshëm të shtetit, në veprimtarinë e shtetit dhe në kontollin e punës së shtetit.
Organizimi i brendshëm i shtetit – e drejta rregullon strukturën organizative dhe
funksionale të shtetit, duke përcaktuar formën e sundimit të shtetit , formën e rregullimit
të shtetit , formën e regjimit politik të shtetit, përfshir edhe përcatimin e ekzistencës së
llojeve të organeve shtetërore në shtet, por edhe kompetencat për kryerjen e
funksioneve të tyre si dhe raportin reciprok midis tyre.
Veprimtaria e shtetit – e drejta rregullon dhe përcakton formën juridike të manifestimit
dhe ushtrimit të veprimtarisë së shtetit që shtrihet dhe përfshin në vete tre veprimtari:
veprimtarinë legjislative, veprimtarinë ekzekutive-administrative dhe veprimtarinë
gjyqësore.
Kontrolli i punës së shtetit - e drejta përbën bazën juridike dhe kufijtë juridikë të
veprimtarisë së shtetit, sepse organet e shtetit kompetencat, d.m.th., të drejtat dhe
detyrat e veta duhet t’i ushtrojnë në bazë dhe në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve.

3. Nocioni organizata shteterore?


Organizata shtetërore përfshin popullin – tërësinë e shtetasve të një shteti të caktuar si
subjekt të shoqërisë, si pjesëmarrës aktiv në krijimin dhe ushtrimin periodik të pushtetit
shtetëror brenda shtetit nëpërmjet zgjedhjeve demokratike qofshin parlamentare, apo
presidenciale, ose lokale, por njëkohësisht përfshin edhe personat zyrtarë që ushtrojnë
pushtetin shtetëror.

Nocioni aparati shteteror?


Aparati shtetëror përfshin vetëm personat zyrtarë (nëpunësit shtetëror) të cilët në
vazhdimësi në mënyrë profesionale ushtrojnë pushtetin shtetëror në kuadër të një shteti
të caktuar.

4. Nocioni i organit shteteror?


Organi shtetëror është njësi e organizatës shtetërore, themelimi dhe kompetenca e të
cilit përcaktohen me ligj, në mënyrë që të mund të shqyrtojë dhe vendos çështje juridike
të caktuara.

5. Nocioni i kompetences se organit shteteror?


Nocioni i kompetencës së organit shtetëror është lidhja juridike e një organi shtetëror
me një lloj të caktuar të punëve që t’i kryejë në një territor të caktuar.

6. Nocioni i kompetences reale (lendore) te organit shteteror ?


Kompetenca reale (lëndore) e organit shtetëror nënkupton tërësinë e të drejtave dhe
detyrimeve që i përcaktohen me kushtetutë, ose me ligj një organi shtetëror të caktuar,
për të kryer një grup/lloj të caktuar të punëve, përkatësisht për të shqyrtuar dhe
vendosur vetëm për një grup/lloj të caktuar të çështjeve juridike.

7. Nocioni i kompetences territoriale te organit shteteror?


Kompetenca territorial nënkupton territorin në të cilin një organ shtetëror i caktuar mund
të ushtrojë kompetencën e tij reale (lëndore), d.m.th., territorin në të cilin shtrihet dhe
ushtohet veprimtaria e organit të caktuar shtetëror.

8. Nocioni statusi transpersonal i organeve shteterore?


Status transpersonal, që do të thotë se ekzistenca dhe funksionimi i organeve
shtetërore nuk kushtëzohet dhe varet nga kohëzgjatja jetësore e personave zyrtarë.

9. Nocioni person zyrtar?


Person zyrtar është një person fizikë i caktuar që ushtron pushtetin në kuadër të
kompetencave që i janë dhënë një organi shtetëror me kushtetutë ose me ligj.

10. Organet shteterore demokratike dhe burokratike dhe nga nje shembull nga
ato?
Organe shtetërore demokratike konsiderohen ato organe, personat zyrtarë të të
cilave zgjidhen në mënyrë demokratike - që zgjidhen nga populli, dhe, si rregull, ato
janë organet përfaqësuese të popullit. Shembuj : Parlamenti, Shefi i Shtetit (Kryetari i
Republikës), kryetarët e komunave dhe këshillat e komunave.
Organe shtetërore burokratike konsiderohen ato organe, që nuk zgjidhen nga populli,
por në të cilat personat zyrtarë vijnë sipas trashëgimisë. Shembuj: Agjencia e
administratës, Byroja për furnizime publike, Drejtoria e të ardhurave publike.

11. Organet e larta vendimmarrese dhe organet e uleta ekzekutuese dhe nga nje
shembull nga ato?
Organ shtetëror më i lartë që urdhëron organin shtetëror më të ulët rrjedhimisht ndaj tij
paraqitet si organ vendimmarrës, ndërsa organet shtetërore të ulëta ndaj organit
shtetëror të lartë paraqiten si organe ekzekutuese.
Shembull: organi legjislativ shtetëror është organ shtetëror vendimmarrës ndaj të gjithë
organeve të tjera shtetërore, kurse qeveria është organ shtetëror ekzekutiv në raport
me organin legjislativ shtetëror.
12. Organet shteterore individuale dhe kolektive dhe nga nje shembull nga ato?
Organet shtetërore individuale kompetenca për marrje të vendimeve i përket vetëm
një personi zyrtar në emër dhe për llogari të organit shtetëror, pavarësisht se sa
persona zyrtarë janë të punësuar (kanë marrëdhënie pune) në atë organ shtetëror.
Shembuj: ministritë, kryetari i shtetit, kryetarët e komunave, prokurori publik, avokati i
popullit etj.
Organet shtetërore kolektive kompetenca për marrje të vendimeve nuk i përket
vetëm një personi zyrtar, por më tepër personave zyrtarë. Shembuj: parlamenti,
qeveria, gjykata kushtetuese, këshilli i komunës.

13. Nocioni kuorumi?


Kuorum do të thotë një numër i caktuar njerëzish, të cilët duhet të jenë të pranishëm në
një mbledhje, në mënyrë që vendimet e marra aty të konsiderohen valide (të vlefshme)
nga pikëpamja juridike.

14. Llojet e shumicave – shumica relative; shumica absolute dhe shumica e


kualifikuar dhe se paku nga nje shembull nga ato?
Shumicë relative d.m.th nëse për një vendim të caktuar kanë votuar së paku gjysma
plus një nga numri i pranishëm i anëtarëve të organit shtetëror kolektiv të caktuar.
Shumicës absolute d.m.th që për vendimin të votojnë së paku gjysma plus një nga
numri i përgjithshëm i antëtarëve të organit shtetëror kolektiv të caktuar.
Shumicës së kualifikuar duhet të jenë të pranishëm 2/3 (dy të tretat), 3/4 (tre të
katërtat) apo 4/5 (katër të pestat) nga numri i përgjithshëm i anëtarëve, si dhe po
kështu, për vendimin të votojnë së paku 2/3 (dy të tretat), 3/4 (tre të katërtat) apo 4/5
(katër të pestat) nga numri i përgjithshëm I anëtarëve të organit shtetëror kolektiv të
caktuar.

15. Nocioni organet shtetërore politike dhe organet shtetërore profesionale dhe
se paku nga nje shembull nga ato?
Organet shtetërore politike (joprofesionale) (parlamenti, qeveria, kryetari i shtetit etj)
përcaktojnë kursin gjeneral (drejtimin e përgjithshëm) të politikës së brendshme dhe të
jashtme të shtetit, dhe, për këtë qëllim miratojnë ligje dhe akte të tjera të përgjithshme
normative juridike. Shembull: arkitekti, apo mjeku mund të jetë një deputet shembullor
si person zyrtar në parlament si organ politik i shtetit, por assesi nuk mund të jetë një
gjyqtar i mirë në gjykatë si organ profesional i shtetit.
Organet profesionale shtetërore kryejnë veprimtari të ndryshme shtetërore, të cilët
kërkojnë resurse humane (burime njerëzore) të kualifikuara - me përgatitje adekuate
profesionale arsimore, me ç’rast personat profesionist punët shtetërore në organet
shtetërore profesionale, i ushtrojnë si profesion i rregullt, pakufizim kohor të mandatit
dhe nuk marrin vendime politike, por, si rregull, marrin vendime profesionale juridike.
Shembuj: gjykatat dhe organet administrative shtetërore.
16. Nocioni organet shteterore te armatosura dhe civile dhe se paku nga nje
shembull nga ato?
Organe shtetërore të armatosura janë ushtria dhe policia.
Ushtria është forca ushtarake mbrojtëse e shtetit dhe përdoret, para së gjithash, për
sigurimin e sigurisë së saj të jashtme, por edhe për të garantuar dhe mbrojtur
sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit, kur sulmohet nga jashtë. P.sh:
fatkeqësitë natyrore, rebelimet e armatosura.
Policia e Shtetit është organ i armatosur, dhe si i tillë, është, organi kryesor
ekzekutues i forcës fizike në shtet që, ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë
publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së
veçantë.
Ndërsa të gjithë organet tjera shtetërore janë organe shtetërore civile (jo të
armatosura) P.sh: parlamenti, shefi i shtetit, ministri i policisë dhe ministri i mbrojtjes.

17. Nocioni organet shteterore qendrore dhe lokale dhe se paku nga nje shembull
nga ato?
Organet qendrore të shtetit kanë kompetencë në gjithë territorin e shtetit dhe ndaj
gjithë popullsisë së shtetit, si p.sh., parlamenti, kryetari i shtetit, qeveria, ministritë,
gjykata supreme, gjykata kushtetuese.
Organet lokale të shtetit kanë kompetencë vetëm në një pjesë të territorit shtetëror
dhe ndaj popullatës lokale që banon në atë pjesë të caktuar të territorit shtetëror, si
p.sh., komuna, kryetarët e komunave, këshillat komunal.

18. Sipas cilit kriter percaktohet forma (trajta) e sundimit shteteror?


format (trajtat) e sundimit shtetëror përcaktohen sipas kriterit të organizimit dhe statusit
juridiko-politikë të shefit të shtetit, me ç’rast shtetet klasifikohen në dy forma (trajta) të
sundimit shtetëror: Monarkia dhe Republika.

19. Numero se paku 6 (gjashte) kompetenca te Shefit te Shtetit?


✔ Përfaqëson shtetin në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm/ndërkombëtar,
✔ është komandant suprem i forcave të armatosura
✔ emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët e shtetit në botën e jashtme
✔ bën shpalljen e ligjeve me dekret
✔ ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve që miraton parlamenti
✔ cakton mandatarin për formimin e qeverisë
✔ ushtron tëdrejtën e faljes sipas ligjit
✔ lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit
✔ propozon dhe emëron funksionar të ndryshëm shtetëror

20. 5 (pese) veçorite e Monarkise si forme e sundimit te shtetit?


✔ Monarku, gjithnjë, si rregull, është organ individual shtetëror, pra monarku gjithmonë
është individ, person fizikë.
✔ Monarku vjen në pushtet me trashëgim të pushtetit.
✔ Monarku ka mandat të përjetshëm
✔ Monarku ka privilegje të veçanta, me të cilat dallohet nga qytetarët e tjerë.
✔ Papërgjegjësia e monarkut – edhe pse monarku nuk është i liruar nga detyrimi I
përgjithshëm që të respektojë normat juridike, mirëpo ndaj tij nuk mund të zbatohet
sanksioni në rast të shkeljes së normës juridike.

21. Nocioni monarkia absolute dhe veçoria kryesore e saj dhe monarkia relative
dhe veçoria (karakteristika) e saj?
Monarkia absolute është ajo monarki ku monarku është edhe shef i shtetit, edhe
organ sovran shtetëror, ndërkaq monarkia relative është ajo monarki ku monarku
është vetëm shef I shtetit, por jo edhe organ sovran shtetëror. Veçoria kryesore e
monarkisë absolute është ajo se, monarku është organi shtetëror më I lartë ligjvënës,
administrativ dhe gjyqësor.

22. Numero se paku 4 (kater) shembuj te monarkive absolute dhe ditet e sotme
cilet shtete kane tipare (elemente) te monarkise absolute?
Monarkitë absolute kanë qenë p.sh., Egjipti i Lashtë, Asiria, Babilonia, Kina, Persia,
Shteti Romak në kohën e Jul Cezarit, Anglia, Rusia, Franca.
Ndërkaq, në ditët e sotme elemente të monarkisë absolute hasen në shtetet si Brunei,
Omani, Arabia Saudite - shtete aziatike, Eswatini (Suazilandi) – shtet afrikan.

23. Nocioni monarkia kushtetuese dhe monarkia parlamentare?


monarkia kushtetuese, pushteti i monarkut kufizohet juridikisht me kushtetutë, me
ç’rast monarku i nënshtrohet kushtetutës.
monarkia parlamentare, pushteti I monarkut është edhe më tepër i kufizuar juridikisht
nga parlamenti, i cili miraton kushtetutën dhe ligjet, ndërkaq, monarku vetëm formalisht
është në krye të shtetit, sepse monarku nuk mund të veprojë vetë.

24. Numero se paku 4 (kater) monarki bashkekohore?


1.Anglia, 2.Suedia, 3.Japonija, 4.Spanja, 5.Norvegjia 6.Belgjika 7.Holanda
8.Danimarka 9.Luksemburgu

25. 4 (kater) veçorite e Republikes si forme e sundimit te shtetit?


✔ Shefi i shtetit në republikë zgjidhet në funksion nga populli me votim të
drejtpërdrejtë dhe mund të zgjidhet me votim nga parlamenti
✔ Shefi i shtetit në republikë ka përgjegjësi juridiko-politike për ushtrimin e funksionit të
tij, sepse këtë funksion e ushtron në kuadër të kompetencave të përcaktuara me
kushtetutë dhe ligje.
✔ Shefi i shtetit në republikë nuk ka mandat të përjetshëm sikurse monarku, por ka
mandate të kufizuar 4, 5-së ose 7-të vjet, me ç’rast i njëjti person mund të zgjidhet
në funksionin e shefit të shtetit më së shumti dy here
✔ Shefi i shtetit në republikë mund të jetë, edhe organ kolektiv, në dallim nga monarku
i cili çdoherë është organ individual shtetëror.

26. Llojet e republikave – presidenciale, hibride dhe parlamentare?


✔ Republika presidenciale (ku shefi i shtetit njëkohësisht është edhe shef i qeverisë,
si p.sh., SHBA, Meskika,Brazili etj)
✔ Republika parlamentare (ku krahas shefit të shtetit ekziston edhe qeveria e cila
mban përgjegjësi përpara parlamentit, si p.sh., Gjermania, Italia, Austria, etj)
✔ Republika hibride (mikste), d.m.th., republika e përzier parlamentaro-presidenciale
(ku qeveria mban përgjegjësi edhe përpara parlamentit, edhe përpara shefit të
shtetit, si p.sh., Franca).

You might also like