You are on page 1of 6

HYRJE NË FILLET E SË DREJTËS(

HYRJE NË FILLET E SË DREJTËS( marrur nga Gurakuq Kuqi


marrur nga Gurakuq Kuqi)
)

Objekt studimi i të gjitha shkencave juridike është e drejta dhe shteti , secila prej tyre këto dy
dukuri i studion në aspektin e vet, duke përcaktuar vlerat përkatëse që dalin si rezultat i arritjeve shkencore,
disa prej tyre studiojnë anën historike të shfaqjes dhe zhvillimit të shtetit dhe të së drejtës pra është fjala për
shtetet dhe të drejtat e mëhershme, disa studiojnë shtetin dhe të drejtën e sotme , disa merren me studimin e
shtetit dhe së drejtës konkrete , disa me shtetin dhe të drejtën abstrakte.

FILLET E SË DREJTËS gjithashtu si objekt studimi kan të drejtën

dhe shtetin , ofrojnë njohuri fillestare dhe thelbsore lidhur me nocionet shtetërore dhe juridike si dhe me
ligjshmëritë e këtyre dukurive të cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve tona.

Edhepse në esencë të gjitha këto shkenca juridike objekt studimi kan shtetin dhe të drejtën, FILLET
E SË DREJTËS këto nocione dhe ligjshmëri i nxjerr nga studimet dhe arritjet shkencore të fushave
përkatëse konkrete , duke marrë atë që paraqet të veçantën natyrisht duke u shërbyer me metodën deduktive
dhe induktive, dmth prej të veçantës në atë të përgjithshme dhe anasjelltas.

NOCIONET
paraqesin njohjen e një çështjeje ashtu çfar është
duke përmbledhur në vete të gjitha karakteristikat thelbësore të saj.
LIGJSHMËRITË:
paraqesin lidhjen e dy apo të më shumë
çështjeve apo dukurive, lidhjet e ndërsjella të tyre.
Për të egzistuar shteti duhet të egzistoj teritori, njerzit dhe
pushteti.
E drejta pavarësisht prej vendit, pozitës gjeografike, shkallës së
arsimimit i njeh 2 lloje subjektesh:
1.PERSONAT FIZIKË
njeriu si individë
2.PERSONAT JURIDIKËshoqatat e ndryshme, organizatat,
institucionet e ndryshme shoqërore, firmat, ndërmarrjet publike etj.

Çdo njëra shkencë personin fizik e trajton sipas karakteristikave të veçanta të cilat paraqesin
objektin e shkencësp. sh. personi fizik në shkencën penale trajtohet si kryerës i veprës penale, si nxitës, si
ndihmës, si autor i cili ka paraparë kryerjen e veprës penale, por ky për veprimin e vetë fizik por edhe për
vepër mendore, për të qenë përgjegjës para shoqërisë, shtetit, ligjit duhet të jetë i moshës madhore dhe i
shëndoshë (të ketë zotësi të veprimit).

psh. Mbi shkencën mbi dhe për familjen , personi fizik për të
pasur mundësi të krijojë familje dmth të lidhë martesë, duhet të jetë i
aftë në aspektin fiziko-psiqik, dhe të jetë i moshës madhore

Fillet e së drejtës bëjnë pjesë në grupin e shkencave të


përgjithshme juridike si pjesë përbërëse e shkencave shoqërore.
Fillet e së drejtës kanë raporte të ngushta me grupin e
SHKENCAVE JURIDIKO PENALE , ADMINISTRATIVE , JURIDIKO
CIVILE , JURIDIKO POLITIKE DHE JURIDIKO SOCIALE.

Raporti i Filleve së të drejtës me shkencat juridike është shumë i ngushtë sepse bazohet në të
dhënat e shkencave të tjera juridike në veçanti me me shkencat konkrete juridike, gjithashtu edhe shkencat
e përgjithshme shoqërore - shkenca mbi sociologjinë,shkencat ekonomike dhe ato politike, sepse nocionet e
përgjithshme dhe të përbashkëta lidhur me dukuritë shtetërore dhe juridike i nxjerrin vetëm me studime të
ndërlidhura juridike dhe shoqërore.
Fillet esë drejtës si shkencë juridike i pranojnë ndikimet e shkencave të tjera juridike (të veçanta)
dhe atyre shoqërore por gjithashtu edhe ndikojnë në shkencat e tjera juridike pra në ato të veçanta.

Shkenca juridike për nga objekti i studimit të dukurive,


ligjshmërive dhe fenomeneve ndahet në:

1.SHKENCAT E PËRGJITHSHME JURIDIKE - që studijojnë elementet e përgjithshme, të përbashkëta


për të gjitha shtetet dhe të drejtat pavarësisht nga aspekti historik, pozita etj.

2. SHKENCAT JURIDIKO - HISTORIKE - që ofrojnë njohuri lidhur me shtetet reale dhe rendet juridike
të cilët kan egzistuar në të kaluarën, e të cilët nuk egzistojnë.

3.SHKENCAT JURIDIKE POZITIVE -që merren me studimin e shtetit dhe


së drejtës egzistuese, pra me dukuritë pozitive
METODAT NË FILLET E SË DREJTËS

Çdo shkencë ka objektin e vetë të studimit , andaj për tu realizuar ky studim, dmth për tu arritur qëllimi i
caktuar , shkenca përdorë metodat të cilët paraqesin veprimet subjektive të hulumtuesit lidhur me objektin e
caktuar.

Metoda është ë lidhur ngushtë me objektin e studimit, njëra me tjetrën ndihmohen, saqë shumë herë
mendohet se lënda e përcakton metodën duke e absorbuar në vete.

Metoda paraqet tërësinë ë veprimeve mendore dhe fizike në procesin

e njohjes së lëndës së caktuar.


Kemi dy lloj metodash SHKENCORE dhe TEKNIKE(PRAKTIKE)
Metodat e veçanta janë:

1.METODA DOGMATIKE (JURIDIKE) DHE NORMATIVE - që është metodë kryesore dhe specifike
me anën e së cilës studiohet shkenca juridike në përgjithësi, ajo përcakton në mënyrë të qartë saktësinë e
normës juridike. Kjo në mënyrë të qartë vërteton se me anën e normës juridike përcaktohet sjellja e njeriut
për kohën përkatëse duke mos vështruar veçoritë e tjera të normës.

Metoda NORMATIVE merret me të drejtën si sistem i tërësishëm normativ duke analizuar dhe
duke studiuar se çfarë është përbërja e tij, dhe cilët jan lidhjet dhe raportet ndërmjet tyre.

Metoda Normative na ofron njohuri për pjesët më të mëdha të së drejtës jo edhe për pjesët më të
vogla që janë objekt i metodës dogmatike - domethëniet konkrete të ndonjë norme.

Metoda normative mundëson ndërtimin e hierarkisë së normave dhe akteve juridike duke i
sistemuar dhe harmonizuar pjesët e ulta me pjesët e lartatë sistemit juridik.

2.METODA SOCIOLOGJIKEpoashtu përdoret si metodë specifike


për hulumtimin dhe studimin e shkencave juridike me të cilën hulumtojmë faktorët social të cilët u japin
karakter shoqërorë normave, akteve juridike dhe tërë së drejtës , duke dhënë përgjigje për ato pyetje të cilët
nuk i ofron metoda dogmatike-juridike dhe normative, psh. Përse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo të asaj
natyre, kur dhe si u zhvilluan dhe në shërbim të kujt janë.

-NOCIONI I SHTETIT DHE I SË DREJTËS -


SH T E T I

Procesi i krijimit të shtetit si organizatë shtetërore e organizuar ka filluar që në fazën e


diferencimeve brenda vetë shoqërisë falë shfaqjes së tepricës në shoqërinë joklasore , pra shtimi i forcave
prodhuese ka bërë që të krijohen dallime pronësore dhe dallime të tjera.

Elementet e shtetit janë:

1.PUSHTETI SHTETËRORË - nënkuptojmë raportin shoqërorë në të cilën njëra palë urdhëron ndërsa pala
tjetër është e detyruar të dëgjojë urdhrat e palës së parë.

Pushtëti shtetëror është pushteti më i lartë , më i fortë në gjithë hapësirën shtetërore, gjë që buron nga roli
dhe pozita e shtetit në shoqëri.

Sipas Viskoviqit - Pushteti shtetërorë është pushtëti më i lartë apo suprem, të cilit të gjithë individët apo
grupet madje edhe vetë bartësit e pushteteve tjera i nënshtrohen.

Dallojmë

1PUSHTET FAMILJAR
2PUSHTET SHKOLLOR
3PUSHTET FETAR

NOCIONI I SOVRANITETIT SHTETËRORË - egzistojnë teori të

ndryshme për çështjen e sovranitetit në shkencën juridike, të cilët fillojnë të merren me këtë çështje nga
fundi i shek.XVI kur edhe kemi ushtrimin e pushtetit shtetërorë si pushtet i ndarë prej atij kishtar ku

qeveriste individi Mbreti.

ShprehjaSOVRAN ka origjinë latine “SUPËRANUS” që dmth i lartë, më i lartë, subjekt që ka


pozitë më të lartë, në hierarkinë e pushtetit shtetërorë dhe të tjerët janë të detyruar t’i nënshtrohen.

Nocioni i sovranitetit shtetërorë është ngushtë i lidhur me pushtetin shtetërorë, andaj sovraniteti
është vetëm shprehjë e pushtetit shtetërorë-forcës fizike të shtetit, paraqet një të qenë i cili tregon kush
është qeverisës në hapësirë të caktuar.

Sipas Viskoviqit “vetëm pushteti më i lartë në territorin e vetë mund të kunndërshtoj imponimin e
vullnetit të shteteve tjera, ai përmend edhe barazinë e shtetit karshi shteteve tjera që dmth se shteti në
raportet ndërkombtare është subjekt me të gjitha të drejtat themelore siç janë shtetet tjera”

Sipas LOJESAUT “Sovraniteti është cilësi e rëndësishme e shtetit , sipas tij sovraniteti është formë
që i jep shpirt shtetit ndërsa të tjerët merren me faktin se kush është bartës i këtijsovraniteti , individi apo
populli.
Sovraniteti bartës i të cilit është individi - monarku ka përkrahësit e vet (Makiaveli,
ZH.Bodin, Hobsi) ndërsa grupi tjetër përkrahin mendimin se bartës i sovranitetit është populli (Zhan ZH.
Ruso).Sipas CARRE DE MALBERG “Sovraniteti paraqet shkallën më të

lartë të pushtetit shtetërorë, sepse ky pushtet nuk lejon asnjë pushtet


tjetër , nuk lejon konkurrencë , pra s’lejon pushtet paralel”.
SOVRANITETI POPULLOR DHE KOMBËTARË - radhiten menjëherë
pas atij shtetëroë,

Me SOVRANITET POPULLOR nënkuptojmë vetëm një cilësi të popullit, dhe si nocion dëshmon një
karakteristikë e cila paraqet negacion të vetë pushtetit shtetërorë natyrisht nëse populli qeverisë punët
shtetërore , nëse këtë pushtet e ushtron shumica e popullit .

Me POPULL nënkuptojmë tërësiae qytetarëve që jetojnë në një


shtet.
SOVRANITETI KOMBËTARË paraqet një cilësi të kombit të pavarur
dhe siç shprehet autori kroat VISKOVIQ “pavarësia është pasoj e
sovranitetit të brendshëm në planin ndërkombëtarë.
KOMBI është sovran sepse ka të drejtën e krijimit të shtetit të

vetë , ka të drejtë të përcaktohet se me kë don të jetoj, ka të drejtën e vetëvendosjes , ka të drejtën e


shkëputjes, bashkangjitjes së një shteti tjetër apo edhe për të krijuar shtet të ri.

PUSHIMI I SOVRANITETIT DHE NJOHJA E SHTETIT TË RI -

Mënyra e pushimit të sovranitetit shtetërorë më teorinë e shtetit dhe së drejtës , e të cilën e gjejme edhe në
teoritë e së kaluarës historike madje që nga Roma e Vjetër është OKUPIMI e cila paraqet jo vetëm

përmbysjen dhe shuarjen e sovranitetit shtetërorë por edhe nënshtrimin e popullit vendës duke krijuar
strukturat e veta shtetërore në hapësirën e okupuar.

Njohja e shtetit të ri bëhet në dy mënyra:


1.MËNYRA KONSTITUCIONALE - (DE JURE)
2.MËNYRA DEKLARATIVE - (DE FACTO)

Sipas KELZENIT egziston dallimi ndërmjet de jure dhe de facto, sipas tij pranimi de jure është
përfundimtar derisa pranimi de facto është provizor dhe si e tillë mund te tërhiqet.

You might also like