You are on page 1of 12

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim
Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në
pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari,
dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e
jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha
komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset
politike dhe vendimmarrëse.
3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim
kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato
obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që
mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të
respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen
me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të
Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.
5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik
nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të
mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi
Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë
ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e
Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani
në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.
6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane.
Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim
të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për
integrim europian dhe euroatlantik.
7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar
në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të
përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo
vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.
8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë
plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të
Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore
ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet
shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të
Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë.
Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është
jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në
emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe
obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ishRepublikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave
obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.
Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ishJugosllavinë. Ne synojmë të
kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime
të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia
jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i
dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të
shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye,
do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.
11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë,
përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat
synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar
marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet
popujve tanë.
12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë
ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht
obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet
e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë
Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë
Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

SISTEMI KUSHTETUES DHE ORGANIZIMI I JURISPRUDENCËS


BURIMET JURIDIKE KUSHTETUESE
Deklarata e Pavarësisë, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 17 shkurt
2008;
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008;
Pakoja e Presidentit Ahtisari;
Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut; Ligjet
sistemore dhe ligjet vitale të Kosovës; Rregulloria e
punës e Kuvendit të Kosovës;
Ligji për Qeverinë e Republikës se Kosovës;
Rregulloria e punës së Qeverisë (2007/1);
Rregulloria 2001/9-UNMIK;
Rregulloria 2001/19-UNMIK;
Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës; Rregullorja e
punës së gjykatës kushtetuese; Ligji për gjykatat;
Ligji për prokurorinë;
Ligji për qeverisjen lokale në Kosovë; Statuti
i komunës;
Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës;

Elementët kryesore të marrëveshjes:

 Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me
respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të
pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve
të saj.
 Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të
drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.
 Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të baskësive është një element qëndror i
Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën,
gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të
anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe
përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e
bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të
caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të
Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.
 Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë
ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se
dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime
apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin kulturor të këtyre
vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura dhe te
rezikuara nga qfardo incidenti/sulmi ne pronen e KOS-it ne Kosove. KOS the organizata e saj e
brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmërisë së
pronës, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore, sikurse te cdo organizates fetare ne bote.
 Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të
marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe
Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin
e personave të zhdukur.
 Nje Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një
maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes
së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.
 Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një
diapazon të gjërë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani
ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve
Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:
 Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të
emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare.
PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikqyrës mbi zbatimin e Marrëveshjes. Per dallim nga PSSP-ja,
ky perfaqesues do te kete autoritetin me i zavendesu te gjithe ata perfaqesues institucional te cilit,
sipas komunitetit nderkombetar, vepron kunder pakos se Ahtisarit dhe implementimit te legjislacionit qe
del nga ky.
 Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës
mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithate, për të siguruar mbikqyrjen e
menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë
zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar
respektimin e Marrëveshjes.
 Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë
të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe
legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.
 Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, zgjedhje të përgjitshme dhe lokale duhet të
mbahen
Delegacioni kosovar në bisedimet për statusin
Pjesëmarrësit ndryshonin nga hera në herë. Këta persona kanë qenë kyç, dhe kanë marr pjesë disa herë.

 Fatmir Sejdiu kryetar i Kosoves, LDK


 Agim Çeku kryeministër, AAK
 Lutfi Haziri ministër, LDK
 Blerim Shala analist, gazetar
 Hashim Thaqi deputet, PDK
 Kolë Berisha kryetar i Kuvendit, LDK
 Veton Surroi politikan, gazetar, ORA

Argumentet shqiptare për pavarësi


 Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999. Nuk ka më kthim prapa.
 Në një demokraci shumica duhet të vendos. Në Kosovë mbi 90 e popullsisë janë shqiptar dhe
hulumtime tregojnë se të gjithë këta e përkrahin pavarësinë.
 Serbia e ka humbur të drejtën për ta sunduar Kosovën pas asaj që ka bërë ndaj shqiptarëve para
qershorit 1999: 10 000 të vdekur, 20 000 femra të dhunuara, 3 000 persona të zhdukur, me shumë se
1 milion te zhvendosur me dhunë, dhe 70 % e infrastrukturës është shkatërruar.
 Rasti i Kosovës është unik, dhe nuk mund të krahasohet me konfliktet tjera në botë.
 Nuk do të ketë progres në ekonomi pa pavarësi.
 Radikalët dhe ultranacionalistët kanë rritur përqindjen e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare në
Serbi, çka do të thotë se shanset për konflikt të ri mund të rriten.

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në prill të 2008ës.[1] Pjesa më e madhe e kësaj
kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një
ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.[2] Misioni i Kombeve
të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit
i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionin e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforcohet
në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-
facto ndarje e Kosovës.[3]
Preambula thotë:
Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik
dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të
qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të
gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit
social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke
krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti
i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i
Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e
Republikës së Kosovës.
Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të
synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj
pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqiptare brenda territorit
të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka
14 kapituj dhe 162 nene.

Hyrje
Rruga qorre aktuale në veriun e Kosovës mbetet pengesa kryesore e cila parandalon fillimin e një procesi të vërtetë të
akomodimit mes Serbisë dhe Kosovës.  Këto dyja mund të vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme mbi çështjen
fundamentale të statusit të Kosovës – me Serbinë e cila e mban njohjen e pavarësisë së Kosovës – për një kohë. 
Sidoqoftë, rregullimi i marrëdhënieve në një nivel praktik në mënyrë që të ulen tensionet dhe të përmirësohen jetërat e
përditshme të njerëzve, është i arritshëm edhe pa marrëveshjen mbi statusin.  Që kjo të lëvizë përpara me seriozitet,
duhet të vendoset një kornizë politike e cila do të akomodojë interesat themelore të të dyja palëve përballë fushës së
lumit Ibër.  Plani i Ahtisarit (Propozim Gjithëpërfshirës për Vendosjen e Statusit të Kosovës) mbetet qasja më e mirë
në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe marrëveshja mbi implementimin e tij do t’i shmangej edhe përpjekjes për të
zgjidhur “problemin e veriut” përmes përdorimit të forcës edhe ndarjes së plotë të veriut nga Kosova.

Mbi autorin
Gerard M. Gallucci u pensionua nga Shërbimi i Lartë i Huaj i SHBA në qershor të vitit 2005 pas 25-vjet karriere në
punët afrikane dhe latino-amerikane, përfshirë shërbimin si Charge’d’Affaires në Brazili (1999-2000) dhe Kartum
(2003-04) dhe në Këshillin Nacional për Siguri si Drejtor për Punë Ndëramerikane (1998-99).  Ai shërbeu më vonë si
Përfaqësues Regjional i OKB-së në Mitrovicë (2005-08) dhe Shef i Stafit për Misionin e OKB në Timorin Lindor
(2008-10).  Mësoi ruajtjen e paqes si Profesor Ndihmës në Shkollën për Punë Publike dhe Ndërkombëtare,
Universiteti i Pitsburgut (2011).  Para shërbimit qeveritar, Gallucci ishte Asistent Profesori i Shkencave Politike,
Kolegji West Virginia Wesleyan (1979) dhe Asistent Profesori i Shkencave Politike, Universiteti Arkansas at Little
Rock (1979).  U lind në vitin 1951 në Nju Xhersi Siti, Nju Xhersi dhe morri Ph.D. nga Universiteti i Pitsburgut në
Shkenca Politike në vitin 1978 dhe një BA në Universitetin Rutgers në vitin 1973.

1) Historia e Planit të Ahtisarit


Pas dhunës së Marsit 2004 në Kosovë, fuqitë ndërkombëtare të cilat monitoronin implementimin e Rezolutës 1244 të
Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Grupi i Kontaktit i Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë dhe
Shteteve të Bashkuara – filluan të largohen rreth çështjes së çfarë duhet bërë më tutje. Pesë shtetet Perëndimore –
Kuinti – erdhi në përfundim se pritja që Kosova të përmbushë “standardet para statusit” nuk do të funksiononte. 
Shqiptarët e Kosovës po bëheshin të padurueshëm me vonesën rreth lëvizjes drejt pavarësisë, rezultatin të cilin e
pritnin nga intervenimi i NATO-s. Sie shihte Kuinti, procesi duhet të lëvizte përpara.

Në nëntor të vitit 2005, Grupi i Kontaktit– në konsensusin e tij të fundit – deklaroi parimet udhëzuese për zgjidhjen e
statusit. Në të njëjtën kohë, Sekretari Gjeneral i OKB luti ish-Presidentin finlandez, Martti Ahtisaari, që të udhëheqë
procesin e arritjes në një marrëveshje rreth statusit.  Ahtisaari u përball me një detyrë të vështirë për shkak të pozitave
të ndryshme mbi statusin final të çështjes së Kosovës; pozitave të cilat reflektonin qëndrimet kundërshtare të
Beogradit dhe Prishtinës.  Në seancat e përbashkëta dhe takimet tjera, ai u fokusua në përpjekjen që të tërheq nga të
dyja palët elementet e një marrëveshjeje të mundshme kompromisi.  Ai arriti të nxjerr nga këto bisedime elementet për
diçka që u bë e njohur si Plani i Ahtisaarit.

Sidoqoftë, në 2007, ishte e qartë se nuk do të kishte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Kosovën.
Kishte çështje thelbësore mes Kuintit dhe Rusisë, me Moskën e cila refuzonte që Kosovës t’i jepet pavarësia si
precedent regjionet tjera të kontestueshme.  Kishte edhe faktorë në marrëdhënien bilateral mes Rusisë dhe SHBA-së të
cilat ndikuan në dinamika. Me mbështetjen e garantuar të Kuintit, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.
Plani i Ahtisaarit shërbeu si bazë për këtë deklaratë dhe për një rol të vazhdueshëm ndërkombëtar; për t’u realizuar
nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) e Përfaqësuesit Special të Unionit Evropian dhe Misionit të UE për Sundimin e
Ligjit (EULEX).  Gjatë kohëzgjatjes së ngjarjeve, Plani i Ahtisaarit u implementua në Kosovën jugore, përfshirë disa
komuna me shumicë jo-shqiptare. Sidoqoftë, veriu mbeti jashtë institucioneve të Kosovës dhe ICO-së, dhe Plani i
Ahtisaarit nuk u implementua aty.

Plani i Ahtisaarit nxori një formulë e cila do të lejonte serbët e Kosovës që të kenë institucionet e tyre lokale dhe jetën
komunale me lidhje të vazhdueshme me Serbinë, por brenda kornizës së një Kosove multietnike. Plani bëri thirrje për
komuna tjera me shumicë serbe – përfshirë Mitrovicën e Veriut – me elemente të rëndësishme të vetë-sundimit në
shëndetësi, arsim dhe çështje sociale, plus një rol në zgjedhjen e kryeshefit të policisë lokale.  Këto komuna do të kenë
të drejtën e financimit të tyre, bllokimin e granteve nga qeveria qendrore dhe financim nga Beogradi. Mund të
formojnë asociacione me komunat tjera, përfshirë ato në Serbi.  Qëllimi ishte i qartë – të lejohen serbët në këto
komuna që të jetojnë në një botë në të njëjtën kohë, në Kosovë dhe Serbi. Sidoqoftë, kishte çështje që mbetën të
definohen nga marrëveshja e mëtutjeshme apo në praktikë. Detale të rëndësishme u përqendruan saktësisht në rolin që
do ta kishte qeveria qendrore në lidhjet me Beogradin, dhe në vendosjen e rregullores në fushat siç është arsimi.

Plani i Ahtisaarit mbetet kornizë e mirë për zgjidhjen e konfliktit rreth veriut dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe
politik të Kosovës derisa statusi mbetet i kontestueshëm.  Ai siguron të drejta të pakicave dhe pjesëmarrje në qeveri,
vet-sundim lokal dhe lidhje mes komunave lokale (me shumicën serbe) dhe Beogradin.  Bashkë me planin gjashtë
pikësh të Sekretarit Gjeneral të OKB-së, Ban Ki-moon, Plani i Ahtisaarit ofron një numër të masave pragmatike lidhur
me policinë, doganat, gjyqet dhe infrastrukturën, plus autonominë lokale në arsim dhe kulturë, dhe  karakteristika të
veçanta për Mitrovicën (Universiteti dhe Spitali).  Plani gjithashtu ofron mekanizma për sigurimin e transparencës në
mbështetjen e Beogradit për komunat serbe në Kosovë dhe për lidhjen e serbëve të veriut dhe institucionet e tyre
lokale me Prishtinën.  Serbët e veriut duhet të shikojnë më larg se refuzimi i thjeshtë i Planit të Ahtisaarit – si i lidhur
me pavarësinë e Kosovës – dhe ta rishqyrtojnë për së afërmi se si mund t’i adresojë problemet e tyre.  Shqiptarët e
Kosovës do të duhet të marrin në konsideratë se si implementimi i Planit do të mund të realizohet në atë mënyrë që t’i
lehtësojë problemet e serbëve, dhe në të njëjtën kohë të ofrojë unitet politik në një kontekst të decentralizuar.  Në një
periudhë të tranzicionit, bashkësia ndërkombëtare – OKB dhe/apo UE – do të mund ta luajnë një rol përkrahës ashtu
që të dyja palët mund të ndjehen të sigurt për zbatimin reciprok të Planit.  Kjo letër do të sugjerojë një qasje të
mundshme të implementimit të Planit të Ahtisaarit, të cilën mund ta marrin në konsideratë të gjitha palët si pikënisje
për diskutime të mëtutjeshme.

2) Supozimet dhe kushtet


Supozohet se të gjitha palët dëshirojnë të zgjidhin problemin e veriut pa dhunë të mëtejshme, dhe t’i shmangen të
gjitha përpjekjeve për kërkimin e imponimit të rezultateve politike unilaterale përmes përdorimit të forcës.  Gjithashtu
supozohet se çfarëdo qasje punuese për zgjidhjen e problemit të veriut ë Kosovës, pa dhunë dhe në mënyrën e
pranueshme për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës, do të duhej t’i plotësojë kushtet e caktuara; që do të thotë
se:

 1. Pyetjet lidhur me statusin e përgjithshëm politik të Kosovës mbeten të ndara nga cilado marrëveshje praktike
të bëra për rregullimin e jetës në veri dhe përgjatë vijave mes Serbisë dhe Kosovës, dhe mes veriut dhe jugut të
Kosovës.
 2. Veriu i Kosovës mbetet pjesë e Kosovës, dhe se do të ruhet integriteti territorial dhe politik i Kosovës.
 3. Popullata shumicë serbe në veri të lumit Ibër ka administratat e saja lokale në katër komunat ekzistuese –
përfshirë Mitrovicën e Veriut – pa ndikim unilateral nga institucionet e Kosovës në veri të lumit Ibër.
 4. Institucionet lokale në veri të lumit Ibër vazhdojnë të lejohen të funksionojnë në mënyra praktike si komunat
në Serbi.
 5. Institucionet kryesore të sundimit të ligjit – gjyqet dhe policia – funksionojnë në një mënyrë konsistente me
vetsundimin lokal dhe koherencën e përgjithshme brenda një kornize mbarëkosovare.
 6. Serbet e Kosovës në veri pranojnë përgjegjësitë e pjesëmarrjes në institucionet qendrore të Kosovës, dhe
radhitin praktikat e tyre politike sa më shumë që është e mundur me ato në veri të lumit Ibër.
 7. Çështjet të cilat nuk janë drejtpërdrejt pjesë e Planit të Ahtisaarit – përfshirë doganat dhe operacionin e
telekomeve dhe kompanive energjetike në veri – gjithashtu duhet të zgjidhen në mënyrë konsistente me qasjen e
përgjithshme në veri dhe këto kushte tjera.
 8. Një rol ndërkombëtar përballë implementimit të Planit të Ahtisaarit në Kosovën veriore mund të jetë e
nevojshme deri sa të mund të qëndrojë vetëm – psh. në duart e të dy palëve – psh. apo deri sat ë arrihet një
zgjidhje e përgjithshme politike.

3) Bazat e Planit të Ahtisaarit


Plani i Ahtisaarit e detyron Kosovën që të ruajë demokraci multietnike, joreligjioze – me gjuhën shqipe dhe serbe si
gjuhë zyrtare – me një ekonomi të tregut të hapur me konkurrencë të lirë.  Ofron elemente kryesore për të drejtat
minoritare dhe pronësore, për një formë të fortë të qeverisë lokale të decentralizuar dhe për lidhjet mes komunave dhe
me Beogradin.  Neni 3.2 kërkon “mbrojtjen e identitetit nacional apo etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha
Bashkësive dhe anëtarëve të saj.”  Neni 4 ofron të drejtën e kthimit dhe rivendosjes së pronës.  Neni 6 siguron që
vetqeveria lokale dhe komunat “do të kenë të drejtën e bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërshtetëror mbi çështjet e
interesit të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive të veta.”  Anekset e Planit zgjerohen mbi këto – Aneksi I (Neni
8.3) i jep komunave të drejtën e burimeve lokale për të hyrat dhe (8.4) për bashkëpunim “ndërkomunal dhe
ndërshtetëror në fushën e kompetencave të veta dhe të shprehura.”  Aneksi II (Neni 4) i siguron bashkësive të drejtën
që të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën dhe kulturën e tyre; të marrin arsimim publik parashkollor, fillor dhe të
mesëm në gjuhët e tyre; të themelojnë dhe të ruajnë shkollat e tyre private (me financim publik); të ekspozojnë
simbolet e bashkësisë; dhe të kenë mediat e veta (përfshirë TV).  Aneksi I (Neni 1.6) siguron mundësinë që të mbahen
dy shtetësi.

Aneksi III definon qeverinë lokale, decentralizimin dhe lidhjet me Beogradin.  Neni 3 i Aneksit i jep komunave fuqi të
plotë dhe ekskluzive për zhvillimin ekonomik lokal, përdorimin e tokës, rregullimin urban, shërbimet publike,
arsimim, shëndetësi dhe shërbime sociale, akomodim publik, licencimi i shërbimeve lokale dhe emërimi i rrugëve. 
Neni 4 i jep komunave me shumicë serbe “të drejta pjesëmarrëse të shprehura në emërimin e Komandantit të Stacionit
të Policisë” dhe t’i sigurojë Mitrovicës Veriore kompetenca “të zgjeruara” për arsimim universitar dhe një spital.  Neni
5 kërkon që qeveria lokale t’ia delegojë komunave përgjegjësinë për regjistrime kadastrale dhe civile, regjistrimin e
votuesve, regjistrimin e bizneseve dhe licencim, distribuimin e pagesave të asistencës sociale (me përjashtim të
pensioneve) dhe mbrojtjen e pyllëzimit.  Aneksi III gjithashtu lejon që komunat të bashkëpunojnë (nen. 10) dhe të
marrin financim nga (nen. 11) Beogradi dhe të përdorin material arsimor nga Serbia në shkollat lokale (nen. 7). 
Aneksi IV siguron që komunat do të kenë gjyqet e veta lokale dhe (nen. 2.2) mandaton që “Institucionet juridike
kosovare … do të reflektojnë përbërjen etnike të fushës së tyre të juridiksionit.”
Në nivelin kombëtar, Plani i Ahtisaarit siguron pjesëmarrje të pakicave të rezervuara dhe të mbrojtura në qeverinë
qendrore.  Aneksi I siguron kuota për pjesëmarrjen “jo-shumicë” në qeverinë nacionale.  Neni 3.3 kërkon një
minimum prej dhjetë ulëseve (nga 120) të rezervuara për serbët e Kosovës Në Kuvendin e Kosovës, si dhe numrin
minimal për pakica tjera kombëtare.  Neni 3.7-9 siguron pjesëmarrjen dhe votimin e pakicave në Kuvend për çështjet
të cilat ndikojnë në bashkësitë “jo-shumicë” duke mos referuar në votën e thjeshtë të shumicës apo referendum.  Neni
5 kërkon një numër minimal minimal të Serbëve dhe përfaqësuesve tjerë të bashkësisë siç janë ministrat dhe zëvendës
ministrat dhe mandaton që shërbimi civil “reflekton llojllojshmërinë e njerëzve të Kosovës.”  Aneksi I gjithashtu i jep
përfaqësuesve jo-shumicë një rol të theksuar në zgjedhjen e anëtarëve të Gjyqit Kushtetues (Neni 6) dhe në procesin e
ndryshimit të kushtetutës (Neni 10).

Prandaj Plani i Ahtisaarit siguron një kornizë për një demokraci funksionale multietnike.  Sa i përket funksionimit në
fakt, mund të gjykohet përmes analizës së implementimit të Planit në jug të lumit Ibër.
4) Plani i Ahtisaarit – Fushat të Cilat do të Definohen më
Tutje për Implementim
Elementet më sipër sigurojnë një status special për bashkësitë serbe në Kosovë.  Sidoqoftë, Plani i Ahtisarit vendosi
këto në kontekst ku roli i qeverisë qendrore nuk u pranua nga të gjitha palët. Qeveria qendrore të cilën e parasheh
është multietnike në pjesëmarrje dhe funksionim.  Komunat lokale me jo-shumicë do të operonin në një mënyrë të
decentralizuar por nën legjislacionin e bartur në Prishtinë (Aneksi III, Neni 4.2), dhe me qeverinë qendrore (neni 6) e
cila mban mbikëqyrjen administrative të kompetencave lokale. Në rrethanat aktuale, niveli i besimit mes serbëve
verior dhe institucioneve të Kosovës duket i pamjaftueshëm për të supozuar se mekanizmat e paraparë në Plan – siç
janë definuar aktualisht– do të funksionojnë mirë dhe pa shkaktuar konflikt të mëtejshëm. Poashtu, dallimet e
vazhdueshme politike rreth çështjes së statusit duket se kërkojnë njohjen e tetë kushteve të cekura më lart. Në këtë
kontekst, aspekte të ndryshme të Planit të Ahtisaari mund të kërkojnë elaborime të mëtejshme – gjyqet dhe policinë,
arsim dhe shëndetësi, financa dhe mekanizmat për përfshirjen e Serbisë dhe qeverisë qendrore në punët lokale.

a) Gjyqet
Kryetari Ahtisaari hartoi sistemin juridik në Kosovë si unik dhe multietnik. Sidoqoftë, në Kosovë të dy anët shohin
sistemin e drejtësisë – gjyqet dhe prokurorinë – si vegël për të imponuar autoritet në anën tjetër.  Gjetja e një rruge për
t’i lejuar serbëve gjyqet e tyre lokale brenda rrethit për veriun me shumicë serbe , ndoshta do të jetë e domosdoshme
për marrjen e përkrahjes serbe për çfarëdo marrëveshje. Kjo kërkon implementimin e udhëzimeve në tri fusha kritike –
cili ligj mund të zbatohet, kush mund të bëhet gjykatës dhe prokurorë dhe si do të zgjedhen?  Poashtu do të jetë e
domosdoshme që të akomodohet një gjyq i rrethit verior brenda sistemit juridik të Kosovës.

Një zgjidhje e mundshme për çështjen e ligjit dhe themelimit të një rrethi të veçantë për veriun do të ishte lejimi i
gjyqeve lokale dhe gjyqeve të rrethit verior që të ndjek ligjin serb, duke e konsideruar të jetë shumë konzistent me
rregullativat e UNMIK-ut, ish-kodin jugosllav dhe ligjin e përdorur në veri të lumit Ibër.  Do të ekzistonte një gjykatë
e apelit për të zgjidhur problemet të cilat do të paraqiteshin për shkak të dallimeve thelbësore mes kodeve, dhe për
rastet e kalimit të juridiksioneve mes veriut dhe jugut.  Ky gjyq mund të trajtohet si gjyq i Kosovës me anëtarësi të
barabartë të nxjerrë nga gjyqi i rrethit në veri dhe forma e tij ekuivalente në jug.  Do të operonte me një gjykatës
kryesues të ndryshueshëm dhe do të merrte vendime sipas konsensusit.  Vendimet e tij do të pranoheshin sit ë
vlefshme dhe do të detyroheshin në tërë Kosovën (psh., të bëhet pjesë e ligjit të zakonshëm).  Aty ku nuk mund të
arrihen vendime me konsensus, rasti do të referohej tek paneli i gjykatësve ndërkombëtar të zgjedhur sipas Aneksit I,
Neni 6.1.3.

Gjykatësit dhe prokurorët në katër komunat veriore – në nivelin gjyqësor themelor dhe atë të rrethit – do të emërohej
nën procedurat e dhëna në Aneksin IV, Neni 4.4 – pas, dhe vetëm pas indikacioneve nga kuvendet  e komunave
relevante dhe certifikata e kualifikimit nga trupi ekzistues i gjyqit të rrethit të Mitrovicës veriore.  Kandidatët nuk do
të jenë të papërshtatshëm për shkak të shërbimit në sistemin juridik të Serbisë.  Së paku një gjykatës në secilin gjyq
themelor dhe në gjyqin e rrethit duhet të indikohet nga bashkësia jo-shumicë.  Përndryshe, takimet dhe shërbimet do të
bëhen sipas dispozitave të Nenit 3 dhe Nenit 4.5 përveç se shkarkimi do të kishte nevojë për bashkëveprimin e
kryetarit të gjyqit të rrethit të Kosovës veriore.

b) Policia
Aneksi VIII i cili qeverisë me sigurinë e sektorit ofron (Neni 2) një “zinxhirë të bashkuar të komandës” për Shërbimin
Policor të Kosovës (SHPK) por edhe që rrethet policore të përputhen me kufijtë komunal. Etniciteti i policisë lokale
duhet poashtu të reflektojnë përbërjen etnike të komunës.  Procedurat për zgjedhjen e komandantit lokal (Neni. 2.6)
janë paksa komplekse dhe kërkojnë marrjen dhe dhënien mes komunës dhe autoriteteve qendrore:

“Në Kosovë komunat me shumicë serbe, Komandantët e Stacioneve lokale do të zgjedhen sipas procedurës së
ardhshme: Kuvendi Komunal do të propozojë së paku dy emra për Komandantin e Stacionit duke përmbushur të gjitha
kërkesat profesionale minimale siç është vendosur në legjislacionin e Kosovës. Ministria e punëve të brendshme
pastaj mund të emërojë një kandidat nga kjo listë brenda 15 ditëve pas pranimit të listës. Në rast se asnjëri nga
kandidatët nuk është i pranueshëm për Ministrinë, Kuvendi Komunal do të dorëzojë një listë me së paku dy kandidatë
të ndryshëm për konsideratë nga Ministria, të cilët vijnë nga personeli ekzistues i Shërbimit Policor të Kosovës dhe
përmbushja e të gjitha kërkesave profesionale minimale siç janë dhënë në legjislacionin e Kosovës. Pastaj Ministria
detyrohet që të emërojë njërin nga kandidatët nga lista e dytë brenda 15 ditëve nga pranimi.”
Për t’iu shmangur prishjes së procedurës nëse Ministria refuzon përfundimisht të zgjedhë një kandidat nga lista e dytë
e dhënë nga komuna, do të mandatohet që të bëhet një zgjedhje brenda 15 ditëve ose zgjedhja përfundimtare do t’i
kthehet komunës.

SHPK në veri do të funksionojë si element i Policisë së Kosovës me uniform të njëjtë dhe me përkrahje të plotë
logjistike, furnizuese dhe komunikuese nga komanda qendrore policore.  Katër stacionet veriore i raportojnë
komandës së rrethit verior të përqendruar në Mitrovicën veriore dhe të zgjedhur nga oficerët serb të Kosovës të cilët
shërbejnë në veri dhe janë të pajtueshëm  – përmes procesit të konsultimit – me kryetarët e komunave veriore.  Të dyja
rrethet veriore dhe jugore të policisë së Kosovës do të kenë një zëvendës komandant të marrë nga bashkësia jo-
shumicë në atë anë të lumit Ibër.

c) Kompetencat komunale
Aneksi III vendosë listën e gjerë të kompetencave të cilat do të rezervohen për komuna dhe karakteristikat e zgjeruara
për Mitrovicën Veriore në kontekstin (Neni 4.2) e legjislacionit të Kosovës e cila do të vendosë standardet të cilat
duhet të përmbushen.  Pjesëmarrja e serbëve të veriut në procesin legjislativ të Kosovës, përmes pjesëmarrjes në
zgjedhje dhe shërbimit në Kuvendin e Kosovës, do të ndihmonte në vendosjen e atyre standardeve.  Aneksi III (Neni.
6) ofron shqyrtim administrative të veprimeve komunale nga ana e qeverisë qendrore.  Nëse qeveria qendrore dhe
komuna nuk pajtohen, çështja do të vendoset nga ana e gjyqeve të Kosovës.  Në rast të kompetencave të deleguara,
qeveria qendrore mund të suspendojë, ndryshojë apo revokojë veprimin e komunës.  Kjo ngritë perspektivën e një
mosmarrëveshjeje mes autoriteteve komunale të cilët refuzojnë pranojnë intervenimin nga autoritetet qendrore në
kompetencat lokale.  Për t’ju shmangur kësaj, Neni 6.2 do të ndryshohej ashtu që në rastin ku vendimet komunale nuk
shkelin standardet evropiane, dhe ku vendimet nuk kane ndikim të drejtpërdrejt mbi kufijtë komunal, vendimi nga
kuvendi komunal është final.  Në rastin ku këto kushte nuk plotësohen, Kryetari i Kosovës do të mund t’ia dorëzojë
çështjen panelit të gjykatësve ndërkombëtar, të zgjedhur sipas Aneksit I, Nenit 6.1.3 për t’i sjellë veprimet komunale
në pajtim me standardet evropiane apo të kufizohet ndikimi i tyre deri në kufijtë komunal.

d) Financa
Aneksi III, Neni 8 thotë se komunat “do të themelojnë buxhetet e tyre, duke mbuluar detyrat të cilat janë brenda
kompetencave të tyre” dhe se “legjislacioni qendror do të përcaktojë menaxhimin financiar publik dhe kërkesat
përgjegjëse të aplikueshme për të gjitha komunat, në pajtim me standardet ndërkombëtare.”  Komunat kanë të drejtë
në “burimet financiare të veta, të cilat përfshijnë autorizimin për të taksuar dhe për të mbledhur taksa, pagesa dhe
detyrime.”  Komunat poashtu do të mund të marrin “grante qendrore parimisht të caktuara” përmes një “sistemi të
drejtë dhe transparent të bllok granteve, duke siguruar autonomi më të madhe në alokimin dhe shpenzimin e fondeve
qendrore.”  Komunat me kompetenca “më të mëdha” (përfshirë Mitrovicën veriore) do të kenë të drejtë në fonde
shtesë nga qeveria qendrore për ato shërbime.  Në anën tjetër, komunat do t’i nënshtrohen “auditimeve të brendshme
të pavarura dhe objektive” vjetore dhe “auditimeve të jashtme të rastësishme, të pavarura të kryera nga autoriteti
autonom.”

Nën Nenin 11, komunat poashtu kanë të drejtë të marrin “donacione financiare” nga Serbia.  Këto fonde do të
kufizoheshin në atë që është e kërkuar për një komunë që të realizojë kompetencat e veta dhe duhet të jetë
“transparente” dhe e bërë publike përmes përfshirjes në buxhetin e publikuar komunal.  Këto fonde do të
transferoheshin përmes “llogarive në bankat komerciale, të certifikuara nga ana e Autoritetin Qendror Bankar të
Kosovës” dhe në dijeni të Thesarit të Kosovës.  Pranimi i fondeve nga Serbia nuk do të nisë grantet nga qeveria
qendrore, dhe as nuk do të jetë subjekt i taksave, pagesave apo shpenzimeve të “çfarëdo lloji të imponuar.”  Poashtu,
pensionet dhe “transferet e tjera të individualizuara” mund të bëhen nga Serbia.
Aneksi III pra duket se lejon komunat me shumicë serbë që të ruajnë qasjen e plotë në fondet e Serbisë.  Sidoqoftë, për
të siguruar qartësi, mund të specifikohet se roli i vetëm i Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës do të ishte certifikimi
fillestar i bankave komerciale, pa qenë të përfshirë në transferet aktuale.

e) Bashkëpunimi Ndër-Komunal
Aneksi III, Neni 9 lejon komunat që të bashkëpunojnë dhe të formojnë “partneritete” me komunat tjera të Kosovës për
të kryer funksionet e “interesit të përbashkët.”  “Përgjegjësitë komunale në fushat e tyre dhe kompetencat e tyre të
zgjeruara mund të ushtrohen përmes partneriteteve komunale, me përjashtim të ushtrimit të autoriteteve komunale
fundamentale, siç janë zgjedhja e organeve komunale dhe emërimi i zyrtarëve komunal, buxhetimi komunal, dhe
adoptimi i akteve rregullative të zbatueshme për qytetarët në përgjithësi.”  Këto partneritete mund të formojnë “një
trup vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse” dhe të sigurojnë
aparat administrativ për kryerjen e funksioneve të tij.  “Vendimet partneritete dhe aktivitetet do të jenë subjekt i
raportimit të kërkesave bërë autoritetit qendror kompetent dhe shqyrtim administrativ për pajtim me legjislacionin.”
Kjo do të lejonte katër komunat me shumicë serbe në veri që të formojnë një “partneritet” dhe mundet, natyrisht, të
lejojë një trup të ngjashëm që të formohet, me përfshirje të të gjitha bashkësive kosovare me shumicë serbe.  Në rastet
ku dallimet e lidhura me “shqyrtimin administrativ” të qeverisë qendrore nuk mund të zgjidhen nga të dy anët,
Presidenti i Kosovës do të mund t’ia paraqesë çështjen panelit prej tre gjykatësve ndërkombëtar të zgjedhur sipas
Aneksit I, Neni 6.1.3 për gjykimin.

f) Bashkëpunimi me Serbinë
Aneksi III, Neni 10 i lejon komunave bashkëpunim me komunat dhe institucionet serbe “brenda fushave të
kompetencave të tyre.”  “Ky bashkëpunim mund të merr formën e dhënies së asistencës financiare dhe teknike nga
institucionet serbe në implementimin e kompetencave komunale.”  Nga komunat do të kërkohet që të “njoftojnë”
autoritetet qendrore “paraprakisht” për çfarëdo bashkëpunimi përmes prezantimit të një “projekt-marrëveshje mbi
bashkëpunimin” e cila parashtron “fushat e bashkëpunimit të parashikuar, sigurimin e personelit dhe pajisjes, nivelin e
financimit dhe mekanizmat e saj procesuale, dhe marrëveshje tjera relevante procedural, në pajtim me kërkesat
publike për menaxhim financiar, të cilat janë të zbatueshme për të gjitha komunat.”  Ministria e Kosovës për Qeverisje
Lokale do të shqyrtonte projekt-marrëveshjen dhe mund të kërkojë ndryshime apo suspendimin e bashkëpunimit të
planifikuar.  “Komuna mund të sfidojë këto veprime të Ministrisë në Gjyqin e Rrethit kompetent  për territorin e
komunës.”  Këto dispozita – plus ato nën Nenin 11 – do të dukej se në praktikë do të lejonin spektrin e plotë të
bashkëpunimit normal dhe përkrahjen nga Serbia.

g) Kompetencat e zgjeruara për Mitrovicën e Veriut


Aneksi III, Neni 4 dha kompetenca “të zgjeruara” për Mitrovicën Veriore në fushat e arsimimit të larët (“përfshirë
regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, rekrutimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve të
arsimit dhe administratorët”) dhe shëndetësinë sekondare (“përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve
shëndetësore, rekrutimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e personelit shëndetësor dhe administratorët”).  Efekti i
ardhshëm i këtij provizioni, plus të tjerët në Aneksin III do të linin spitalin dhe universitetin në Mitrovicën veriore si
Institucione Kosovare Serbe nën autoritetin komunal apo si pjesë e “partneritetit” verior apo mbarë-kosovar me
përkrahje të vazhdueshme nga Serbia.

Qeveria qendrore (Aneksi III, Neni 7) mund të kundërshtojnë programin apo librat e përdorur në shkollat lokale në
gjuhë serbe apo në universitetet në gjuhë serbe në Mitrovicën Veriore.  Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen nga
komisionet e “pavarura”, përfshirë numrat e barabartë të serbëve të Kosovës dhe atyre të zgjedhur nga qeveria
qendrore, dhe një ndërkombëtar sipas shumicës së votave.  Ndërkombëtari do të zgjedhej nga Përfaqësuesi i
Bashkësisë Ndërkombëtare (ICR).  Sidoqoftë, ndoshta është më mirë që të ndryshohet ky seksion dhe i emëruari nga
ICR të zëvendësohet me një ekspert ndërkombëtar në arsimimi dhe të kërkohet që vendimet të merren me anë të
konsensusit.

h) Mitrovica
Neni 13 i Aneksit III përmban provizione të posaçme për komunën zyrtarisht të pandarë të Mitrovicës.  Ai ndan
komunën në “Mitrovicë/Mitrovicë Veriore dhe Mitrovicë/Mitrovicë Jugore” me kufijtë të cilët përmbahen në një hartë
të përpiluar nga ekipi i Ahtisaarit.  Ai ofron një “Këshill të Përbashkët” të të dyja komunave për të “kryer
bashkëpunimin funksional në fushat e kompetencave të veta, siç është pajtuar nga komunar.”  Ky Këshill do të
përbëhej nga pesë anëtarë të emëruar nga secila komunë plus një ulëse ndërkombëtare të zgjedhur nga ICR.  Neni 13
poashtu i jep ICR një rol në monitorimin e Mitrovicës Veriore deri sa të mbahen zgjedhjet.

Kufiri i hartuar nga ekipi i Ahtisaarit nuk korrespondon me Lumin Ibër në pjesën perëndimore Mitrovicës veriore.  Për
më tepër, kërkon të përfshijë vendet me shumicë shqiptare të pjesës më veriore të lumit Ibër në komunën jugore. 
Gjithashtu përfshinë në atë zonë një fshat me shumicë serbe.  E papërfshirë është një fushë në Mitrovicën veriore e
cila ishte skena e kthimeve të pakoordinuara nga shqiptarët e Kosovës.  Duhet të vendoset a ka kjo kuptim apo do të
ishte më mirë të bëhet kufiri komunal te vet Lumin Ibër.  Asnjë vijë nuk mund të caktohet thjeshtë, për të ndarë dy
bashkësitë.  Përzierja është e pashmangshme dhe mund të jetë e dëshirueshme duke siguruar mundësi veriore dhe
jugore për pajtim multietnik dhe akomodim reciprok.

Një këshill i përbashkët për të lejuar një forum mbi bashkëpunimin mes Mitrovicës veriore dhe jugore – dhe përgjatë
Ibrit në përgjithësi – ka kuptim pasi që shumica e problemeve dhe mundësive në regjion janë të ndara.  Sidoqoftë,
ndoshta është më mirë të konfigurohet si mekanizëm plotësisht vullnetar, i bërë tërësisht nga numrat e barabartë të
përfaqësuesve të marrë nga të dy anët e lumit Ibër – dhe duke përfshirë përfaqësuesit e bashkësive jo-shqiptare dhe jo-
serbe – pa ndërhyrje ndërkombëtare.  Pasi që Mitrovica veriore ka një administratë lokale funksionale, nuk ka nevojë
për rol ndërkombëtar as aty.

5) Elementet e paqarta në Planin e Ahtisaarit


Plani i Ahtisaarit nuk mbulon çështjet të cilat janë të rëndësishme për vendosje në mënyrë që të sigurohet një kornizë
mbështetëse për implementimin e planit në veri.  Kryesore në mesin e këtyre janë doganat, telekomet, energjia
(përfshirë funksionimin e Rezervarit Gazivoda dhe Hydro) dhe Trepça.  Poashtu, duhet të ceket qartë se implementimi
i Planit të Ahtisaarit mund të pritet të përfshijë: 1. Pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës veriore në institucionet qendrore
kosovare; 2. Sinkronizimin e zgjedhjeve lokale në veri me ato në pjesën tjetër të Kosovës; dhe 3. Një prezencë
funksionale dhe lidhje të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve komunale në veri.

a) Doganat, Energjia, Telekomet dhe Trepça


Doganat, energjia dhe telekomet janë të gjitha çështje në agjendën për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të cilat
fasilitohen nga UE.  Që të mbështetet arritja e marrëveshjes mbi implementimin e Planit të Ahtisaarit, duhet të gjendet
një mënyrë për t’i zgjidhur këto çështje në një mënyrë e cila është neutral për statusin dhe është praktike.

Përtej refuzimit të simbolizmit që të lejohet prezenca doganore e Kosovës në vijën administrative, Serbët e Kosovës
veriore ndoshta do të rezistonin grumbullimin e pagesave doganore të Kosovës në veri mbi të mirat e përdorura në
veri.  Kjo e le të hapur mundësinë e një marrëveshjeje për të lejuar doganat e Kosovës që të regjistrojnë informacionet
në vijën administrative verior në përkrahje të EULEX-it gjatë kontrollimit aktual të grumbullimit të pagesave në
Mitrovicën jugore për të mirat e kaluara nëpër lumin Ibër. Sidoqoftë, në afat më të gjatë, një marrëveshje mbi
grumbullimin e pagesave në veri – për të mirat të cilat mbesin në veri (apo kanalizohen drejtpërdrejt prapa në veri) e
cila mund të niset nga heqja e PDSH serbe dhe një reduktim proporcional në bllok grantin e qeverisë qendrore të
Kosovës për komunat veriore – mund të jetë e mundur dhe e dëshirueshme.

Duke lënë anash çështjen e kërkesave pronësore nga ndërmarrjet serbe dhe një liberalizim eventual në sektorët e
telekomeve dhe energjisë të cilat i lejojnë kompanitë serbe që të operojnë në mënyrë të hapur dhe ligjore në Kosovë,
mund të jetë e nevojshme që të lejohen ofruesit e telekomeve dhe energjisë serbe që të operojnë lirshëm në veri deri
sat ë mos zgjidhen këto çështje më të mëdha.  Poashtu, duhet të gjendet një mënyrë për të lejuar Veriun e Trepçës që
të funksionojë brenda kontekstit të një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës mbi doganat.  Këto masa do të lejonin
që bashkësia serbe në veri të ndjehet më e sigurt në pranimin e implementimit të Planit të Ahtisaarit.
b) Veriu si pjesë e mbarë-Kosovës
Në mënyrë që Plani i Ahtisaarit të implementohet në një mënyrë e cila ruan integritetin territorial dhe politik të
Kosovës dhe në një mënyrë e cila e bën të pranueshme poashtu për shqiptarët e Kosovës, veriu duhet të lidhet me
institucionet e Kosovës në mënyrë organike.  Komunat e veriut do të vepronin si komuna të Kosovës sipas dispozitave
të pajtuara, përfshirë marrjen e financimit të përcaktuar në Plan, dhe do të ruanin lidhjet funksionale me institucionet
qendrore.  Zgjedhjet komunale në veri do të sinkronizoheshin me ato të mbajtura në mbarë Kosovën.  (Sidoqoftë, këto
zgjedhje do të realizoheshin nga vet komunat me monitorimin dhe asistencën e OSBE-së deri në funksionimin e
mekanizmave tjerë të pajtuar.)  Serbët e veriut do të votojnë dhe do të jenë të hapur për shërbimet e institucioneve
qendrore – përfshirë Kuvendin – pa referencë të domosdoshme me statusin e këtyre institucioneve.  Serbët individual
të Kosovës të cilët shërbejnë në qeverinë qendrore do të heqin dorë nga çfarëdo rroge nga Beogradi.

Financimi nga qeveria qendrore do të përdoret, së paku pjesërisht, për të ofruar shërbime për bashkësitë jo-shumicë në
veri dhe për të financuar operacionet e një zyreje të zëvendës prefektit për punët e jo-shumicës.  Kjo zyre do të
udhëhiqet nga një zëvendës prefekt i cili do të zgjedhet në zgjedhje të rregullta.  Ky zëvendës prefekt dhe zyra e tij/saj
mund të caktohet – zyrtarisht apo jozyrtarisht – si lidhje me institucionet qendrore.  Zyrtarët apo administratat
komunale do të takohen rregullisht me zyrtarë tjerë apo qeverinë qendrore për të diskutuar çështjet e duhura.

6) Përfundim
Asnjë dokument i thjeshtë nuk mund të japë pajtim, bashkëpunim dhe përparim. Sidoqoftë, Plani i Ahtisaarit, mund të
japë një kornizë për të lejuar që rruga aktuale qorre rreth veriut të hapë rrugën për një proces të normalizimit të jetës
në veri dhe përgjatë vijave etnike.  Asnjë dokument, sa do i detajuar, mund të garantojë implementimin lehtë dhe
qartësi në të gjitha pikat.  Disa aspekte duhet të zgjidhen në praktikë.  Sidoqoftë, ofrimi i mekanizmave që të gjitha
anët të fillojnë të veprojnë dhe të bashkëveprojnë në mënyrat të cilat nuk sfidojnë interesat kryesore apo paraqesin
brenga të panevojshme, mund të ofrojë një fillim të mirë; për aq sat ë dyja palët i qasen implementimit me një kuptim
se konflikti i vazhdueshëm nuk i shërben interesave të tyre.

You might also like