You are on page 1of 3

Për: Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nga:Skender Jashari

Kërkesë:
Për kërkim përgjegjësie dhe shkarkimin e Zëvendës-ministrit të Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal, zt. Arbër Vokrri.

I/e nderuar deputet/e e Republikës së Kosovës.


Fillimisht, më lejoni të iu njoftoj, që unë nuk i kam taku asnjëherë asnjë partie politike
dhe nuk kam votuar asnjëherë në Republikën e Kosovës, edhe pse kam shtetësinë. Gjithashtu më
lejoni, të iu njoftoj kam qenë pjestarë në disa Luftëra tona Çlirimtare, kam studiuar drejtimin
juridiko-penal dhe jam njohës i mirë i rrethanave politike dhe fenomenit të terrorizmit islamik, e
që kam qenë viktimë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, nga agjentët islamik të
Serbisë( si rasti më 27.05.2009).
Ju lutem, keni parasysh që kjo kërkesë e imja, është edhe në emër shumicës së popullit
tonë.
Në një tubim privat me rastin e përurimit të disa librave dhe të një darke( iftari) të Shefqet
Krasniqit merr pjesë edhe zëvendës-ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal-zt.
Arbër Vokrri. Arbër Vokrri, në fjalimin e tij propagandues të “Xhihadit Global” me fjalë tërësisht
të një “agjenti islamik të Serbisë”, ku qartë kuptohen, citoj:”fatkeqësisht nuk mundet aq sa
dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri,
në impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe
shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.”1
Kuptohet që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht kah
orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më shekuj të tërë
ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me sllavët( Patrikanën e Stambollit),
derisa falë qytetërimit perëndimor dhe SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së
Kosovës.
Republika e Kosovës, ka edhe Strategji Kombëtare për Integrimin Europian, thekson:”
Republika e Kosovës, përkatësisht institucionet dhe populli i saj, janë plotësisht të
përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian me synimin e qartë për t’u anëtarësuar në
BE. Në mënyrë që të përmbushet kjo pritje, është thelbësore që të zhvillojmë më tutje dhe
të ruajmë një konsensus mbarëkombëtar dhe vizion për integrimin evropian.”2 Kjo Strategji
1
https://www.youtube.com/watch?v=V1ALIfIm2Wg, minutat 12:39-19:05( qasur më 11.04.2023).
2

https://www.president-ksgov.net/repository/docs/Strategjia_Kombetare_per_Integrimin_Evropian_Kosovo_2020_

1
” …pasqyron vizionin dhe qëllimin e Kosovës për të përshpejtuar procesin e integrimit
evropian dhe trajton mangësitë serioze me të cilat Kosova ende po ballafaqohet, si dhe
shtjellon synimet që ne synojmë t’i arrijmë për ta afruar Kosovën me BE-në.3 Prandaj
deklarimi i zëvendësministrit në fjalë, është kundër Orientimit të Kosovës, kundër kësaj
Strategjie, kundër ekzsitencës së Republikës dhe Shtetit të Kosovës.

Vazhdon më tej, zt. Vokrri, citoj:“Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them
popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi produkt i
kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6
shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që
jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes
së islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e
Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale
dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që
hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt
i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me
këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i
vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së
qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu. Pra përgjegjësia e jonë është
e jashtëzakonshme edhe si popull. Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës
deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi
dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të
vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që ështëg
konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm,
familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu
ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”4

Arsyetimi

Duke qenë se Republika e Kosovës, është republikë parlamentare dhe se Qeveria e saj
është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit
parlamentar( neni 4, paragrafi 4 i Kushtetutës). Derisa në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, për sa i përket kompetencave të Kuvendit, mes tjerash paragrafi 8,
thekson “zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj.”

ALB.pdf, faqe 4.
3

https://www.president-ksgov.net/repository/docs/Strategjia_Kombetare_per_Integrimin_Evropian_Kosovo_2020_
ALB.pdf, faqe 4.
4
https://www.youtube.com/watch?v=V1ALIfIm2Wg, minutat 12:39-19:05( qasur më 11.04.2023).

2
Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, paragrafi 4, thekson:”
Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave
shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.” Për të vazhduar me nenin 92, paragrafi
2, të Kushtetutës, “ Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me
Kushtetutën dhe ligj” dhe paragrafi 3 ” Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara
nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara
me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”
Kurse kompetencat e qeverisë rregullohen në nenin 93, të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, ashtu edhe neni 94, paragrafi 1, 2, 3,4, prej nga kërkoj që të shkarkoni
zëvendësministrin zt. Vokrri. Në nenin 97, paragrafi 2, theksohet ” Kryeministri,
zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr
Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të
tyre.”

Ligjit NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 27, paragrafi 1, “Gjatë
kryerjes së detyrave të tyre, anëtarët e Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet të sillen në
përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe me legjislacionin në fuqi.”

Ju lutem!
Keni parasysh, se deri më sot, asnjë qeveritarë në Republikën e Kosovës, nuk ka bërë
ndonjë deklarim të ngjajshëm. Madje ju lutem krahasojeni dhe kërkoni nëse deklarime të
ngjajshme mund të ketë diku në ndonjë vend tjetër, e aq më pak në ndonjë vend me komunitet
musliman në Europë. Shikoni gjithashtu a gjeni ndonjë paralele në këtë fjalim me “Xhihadin
Global”, terrorizmin islamik, kërcënimet konkrete të terroristëve më të “famëkeq” si Bin Laden,
Al Bagdadi, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi a organizatat terroriste. Deklarativisht dhe
publikisht zt. Vokrri, shpallë mision “xhihadin global”, xhihad kundër Perëndimit, duke rreziku
dhe kërcënu rendin juridik dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës, ku shumë hapur e tregon në
“ orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të
korrigjohet” pra të drejtohet drejtë lindjes. E kjo është e qartë edhe për qytetarin më të thjeshtë të
Republikës së Kosovës, që nënkupton rrezikim të ekzistencës dhe shtetësisë së Republikës së
Kosovës, si dhe kërcënim dhe parapërgatitje për akte konkrete terroriste islamike kundër
qytetrimit Europian, kundër rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.
Natyrisht, pasojat do vijnë në të ardhmen, e do jemi dëshmitar okular të tyre dhe
benefiteve që Serbia do përfitoj në arenën ndërkombëtare përballë Republikës së Kosovës.
Prandaj që këto pasoja të evitohen a minimizohen së paku, nevoitet veprimi institucionale.
Me respekt.
Më: 25.05.2023
Nga: Skender Jashari

You might also like