You are on page 1of 12

Përmbajtja, Struktura dhe

Klasifikimi i Kushtetutave
Ndryshimi i kushtetutave

 Me ndryshim të kushtetutave kuptojmë:


◦ Largimin e disa ose normave në tërësi
◦ Zëvendësimin me norma të reja
◦ Plotësimin e tekstit ekzistues
 Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
 1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së
pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar
me këtë Kushtetutë.
 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
 3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit.
Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit
brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të
institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.
 4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e
politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar (dhe i
përgjigjet Kuvendit.)
 5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
 6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së
kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. (6.
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës bënë interpretimin përfundimtar
të Kushtetutës).
Përmbajtja e Kushtetutës
 Përmbajtja ka rëndësi të veçantë, përcakton:
◦ Karakterin dhe llojin e kushtetutës
◦ Vendin e saj në rendin juridik
◦ Karakterin e përgjithshëm të shoqërisë dhe shtetit

Përmbajtja varet nga vullneti i kushtetutvënësit.

Mbizotëron mendimi se janë dy çështje që çdo kushtetutë


duhet të rregulloj:
- drejtat dhe liritë e njeriut dhe
- pushtetin shtetëror (pushtetin legjislativ, ekzekutiv,
gjyqësor, organizmin territorial, financat, marrdhëniet
ndërkombëtare, ushtrinë dhe forcat e armatosura, çështjen e luftës
dhe paqes, etj)
Përbërja e kushtetutës
 Varësisht nga përmbajtja e kushtetutës, forma e
rregullimit shtetëror, mendimi i kushtetutvënësit,
teknika juridike, varet:
◦ përbërja dhe vëllimi

Shumica e kushtetutave përbëhen nga:


- Preambula (lat. hyrje ose parathënie) – pjesa idore;
- Pjesa normative – pjesa qëndrore , vet kushtetuta; dhe
- Dispozitat përfundimtare
- Preambula (lat. Preambulum, hyrje ose parathënie) –
 Është pjesa idore e kushtetutës
 E shkurtë dhe koncize;
 Përmban atë cka duhet të ndërtoj kushtetuta
 Kohën dhe rrethanat që nxjerret, etj.
 Nuk është e ndarë në nene
 Nuk ka efekt juridik
- Karateristikë për shtetet e krijuara pas revulucioneve,
luftërave dhe kthesave të rëndësishme shoqërore.
Preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Ne, Populli i Kosovës,
1. Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë,
demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve
të vet;
2. Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili
do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e
të gjithë qytetarëve para ligjit;
3. Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i
prosperitetit social;
4. Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit
dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të
bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;
5. Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së
shteteve paqedashëse në Botë;
6. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese
Euro-Atlantike;
 Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Preambula e Kushtetutës së ShBA-ve

 Ne populli i Shteteve tё Bashkuara, me qëllim që


tё krijojmë një bashkim mё tё përkryer, tё
vendosim drejtёsinё, tё sigurojmë qetёsinё nё
vend, tё sigurojmë mbrojtjen e vendit, tё nxisim
mirëqenien e përgjithshme dhe tё sigurojmë tё
mirat e lirisë për vetën tonë dhe brezat e
ardhshëm, caktojmë dhe vendosim kёtё
Kushtetutë tё Shteteve tё Bashkuara tё
Amerikës.”
Pjesa normative e K.Kosovës
 KAPITULLI I: DISPOZITAT THEMELORE
 KAPITULLI II:TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE
 KAPITULLI III:TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARVE
TYRE
 KAPITULLI IV: KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 KAPITULLI V: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
 KAPITULLI VI: QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS .
 KAPITULLI VII: SISTEMI I DREJTËSISË..
 KAPITULLI VIII: GJYKATA KUSHTETUESE
 KAPITULLI IX: MARRËDHËNIET EKONOMIKE.
 KAPITULLI X: QEVERISJA LOKALE DHE ORGANIZIMI
TERRITORIAL .
 KAPITULLI XI: SEKTORI I SIGURISË
 KAPITULLI XII: INSTITUCIONET E PAVARURA.
 KAPITULLI XIII: DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
 KAPITULLI XIV: DISPOZITAT KALIMTARE
PËRMBAJTJA E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

– PJESA 1: PARIME THEMELORE


– PJESA 2: LIRITE DHE TE DREJTAT VETJAKE
– PJESA 3: LIRITE DHE TE DREJTAT POLITIKE
– PJESA 4: LIRITE DHE TE DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE
– PJESA 5: OBJEKTIVAT SOCIALE
– PJESA 6: AVOKATI POPULLIT
– PJESA 7: KUVENDI ZGJEDHJA DHE AFATI
– PJESA 8: DEPUTETET
– PJESA 9: ORGANINIZIMI DHE FUNKSIONIMI KUVENDIT
– PJESA 10: PROCESI LIGJVENES
– PJESA 11: PRESIDENTI I REPUBLIKES
– PJESA 12: KESHILLI MINISTRAVE
– PJESA 13: QEVERISJA VENDORE
– PJESA 14: AKTET NORMATIVE
– PJESA 15: MARREVESHJET NDERKOMBETARE
– PJESA 16: GJYKATA KUSHTETUESE
– PJESA 17: GJYKATAT
– PJESA 18: PROKURORIA
– PJESA 19: REFERENDUMI
– PJESA 20: KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE
– PJESA 21: FINANCAT PUBLIKE
– PJESA 22: KONTROLLI I LARTE I SHTETIT
– PJESA 23: FORCAT E ARMATOSURA
– PJESA 24: MASAT E JASHTEZAKONSHME
– PJESA 25: RISHIKIMI I KUSHTETUTES
– PJESA 26: DISPOZITA KALIMTE DHE TE FUNDIT
Klasifikimi i kushtetutave
 Varësisht nga forma:
◦ Kushtetuta të shkruara/kodifikuara
◦ Kushtetuta të pashkruara/pakodifikuara
 Sfida: nuk ka ndarje strikte në praktike!

 Varësisht nga vështirësia e ndryshimit:


◦ Kushtetua fleksibile (buta)
◦ Kushtetuta rigjide (forta)

 Tjera ndarje:
◦ Reale dhe
◦ Fiktive
 Varësisht nga forma e organizmit shtetëror:
◦ Kushtetuta federative
◦ Kushtetuta unitare
◦ Kushtetuta republikane
◦ Kushtetuta presidenciale
◦ Kushtetuta parlamentare
◦ Kushtetuta monarkike
◦ Kushtetuta demokratike
◦ Kushtetuta autokratike(diktatoriale)

Varësisht nga sistemi politik:


Kushtetuta socialiste
Kushtetuta liberale , etj

You might also like