You are on page 1of 19

KURSI I AVANSUAR I OFICERVE

Punim Seminarik

Tema: Shpërbërja e Ish-Jugosllavisë

Kandidati:
Kastriot PALUCA
KORNIZA:

 Hyrja
 Krijimi i Jugosllavisë
 Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kërkesa për vetvendosje
 Bosnja Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
 Lufta e Shpërbërjes Jugosllavisë
 Konflikti ballkanik
 Rënia ekonomike dhe nacionalizmi shkatërrues
 Përfundimi
 Biblografia
Hyrje

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme pas mbarimit të


Luftës së Ftohët..
Nacionalizmi serb ka qenë shkaku kryesor i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë.
Pas mbarimit të Luftës së Ftohët, Jugosllavia po shkonte në drejtim të kundërt me rrugën
që ndiqnin ish-vendet komuniste të Evropës. Ardhja në pushtet, në vitin 1987, e
Sllobodan Millosheviqit dhe loja e tij me kartën nacionaliste e bëri të pamundur
vazhdimin dhe realizimin e reformave sociale-politike dhe ekonomike në ish-Jugosllavi.
Serbia vazhdoi politikën e saj, të dhunës, duke sulmuar së pari Slloveninë e pastaj
Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe së fundi Kosovën.
Dy konferencat ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të mbajtura respektivisht në Hagë
( 1991) dhe Londër (1992), kanë dështuar si pasojë e mosdëshirës së Perëndimit për të
ndërhyrë ushtarakisht kundër serbëve.
Kurse perëndimi ka qëndruar i vendosur në ruajtjen e parimit të mosndryshimit të kufijve
me dhunë, gjë që përputhej në tërësi me kriteret për zgjidhjen e krizës së përcaktuar nga
evropianët.
Ndërsa Paqja e Dejtonit është edhe i ashtuquajturi muri i jashtëm i sanksioneve, i
imponuar kundër regjimit serb në Beograd dhe jo vetëm për shkak të çështjes së
pazgjidhur të Kosovës, por edhe për të detyruar regjimin të bashkëpunojë me gjykatën e
Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e
Dejtonit.
Krijimi i Jugosllavisë

Për ta krijuar Jugosllavinë u desht gati një shekull, që me daljen në dritë të idesë së
lëvizjes për bashkimin e sllavëve të jugut në fillim të shekullit XIX, e deri në mbarimin të
Luftës së Parë Botërore.
Pas Luftës së Parë Botërore u krijua shteti jugosllav i bazuar në gjashtë kombe sllave:
sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, maqedonasit dhe myslimanët ( ndonëse tre grupet e
fundit në atë kohë praktikisht numëroheshin si serbe). Veq këtyre, popullsia e vendit
përfshinte edhe dy minoritete jo-sllave, shqiptarët dhe hungarezët.
Themelimi i Jugosllavisë pasqyronte rënien e gjatë dhe të ngadalshme të perandorive të
kalbura, proces i shprehur edhe në veprat e udhëheqësve intelektualë e politikë të
shekullit të XIX dhe të dy dekadave të para të shekullit të XX.1
Formimi i shteit jugosllav më 1 dhjetor 1918 dhe struktura e tij kushtetuese, e bazuar në
unitarizëm mbretëror pas vitit 1921 ( Kushtetuta e Vidovdanit ), paraqesin fitoren e
forcave politike e ushtarake serbe kundrejt të tjerëve. Një situatë e tillë u krijua si rezultat
i ekuilibrit të favorshëm të forcave për serbët, ku faktori politik e ushtarak serb mbeti
dominant. Ky dominim bëhej si në asketin e brendshëm( sepse armata serbe ishte e
vetmja forcë ushtarake e rregullt në mesin e sllavëve të jugut), ashtu edhe në atë
ndërkombëtar ( aleatët e Serbisë ishin fitues të Luftës dhe formësonin rendin e ri
evropian). Përsa i përket qëllimeve nacionale serbe, krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-
Sllovene, më vonë e riemëruar si “Mbretëria Jugosllave “. shënoi realizimin gati të
tërësishëm të programit naional serb. Një realizim i tillë i qëllimit nacional serb hapi,
kundrejt të tjerëve, çështjen e hegjemonizimit serb, si pasojë e kontrollimit komplet nga
ana e tyre të strukturave shtetërore të ish-Jugosllavisë. Kjo gjendje e gjërave ka zgjatur
pak a shumë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së ish-Jugosllavisë pa marrë parasysh
thëniet serbe; “Krijimi i Jugosllavisë më 1918 ishte zgjedhja e çështjes nacionale të
sllavëve të jugut, me përjashtim të bullgarëve”. Fakt është se krijimi i saj më 1918 ka
qenë një mohim real i çështjeve nacionale të kroatëve, shqiptarëve, maqedonëve dhe të
tjerëve.2
Kroatët, si një nga themeluesit e atij shteti, e shihnin ish-Jugosllavinë si një federatë. Kjo
ishte tërësisht në kundërshtim me pikëpamjet unitariste serbe.
Gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore, askush përveç serbëve nuk mbrojti “idenë
jugosllave”. Mirëpo, për gati dyzet vjet, nga viti 1943 deri më 1980, ish-Jugosllavia u
rikrijua nga Tito, i cili e udhëhoqi atë me logjikën e sundimit Luftës së Dytë Botërore dhe
të lindjes së çështjes së Kosovës, pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë mbretërore meriton
një trajtim të shkurtër.3
1
Makthi Etnik i Jugosllavisw, JasminkaUdoviçki & James Ridgeway, faqe 17.
2
Enver, Hasani, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” faqe,18
3
Enver, Hasani, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” faqe,19
Historia e deritanishme e Jugosllavisë dhe në përgjithësi e vendeve të tjera në tranzicion
të Evropës Lindore duket sikur na thotë se të qenurit republikë e një “federate socialiste”
është një kusht i nevojshëm, ndodhta edhe i mjaftueshëm për ndarje apo copëtim. Të 15-
të ish-republikat Sovjetike janë tani shtete të pavarura : Çekosllovakia u nda në dy,
Republikën Çeke dhe atë Sllovake; Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe
Maqedonia, Mali i Zi nuk janë më pjesë përbërëse të Federatës Jugosllave.4
Pas Luftërave Ballkanike, territoret shqiptare u ndanë në mes të Greqisë, Malit të Zi,
Serbisë dhe shtetit të ri të porsa krijuar shqiptar ( 28 nëntor 1912 ). Konferenca e
Ambasadorëve vendosi, në vitin 1913, që Kosova dhe pjesa më e madhe e territoreve
shqiptare në Maqedoni të jepeshin Serbisë. Gjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene
( Jugosllave), territori i Kosovës u konsiderua si një pjesë administrative e atij shteti pa
asnjë status ligjor, kurse shqiptarët nuk njiheshin as si minoritet nacional. Serbët
argumentonin se mosnjohja e shqiptarëve si problem qëndronte në faktin se territoret e
aneksuara pas Luftërave Ballkanike dhe popujt që jetonin në to nuk mund të gëzonin
mbrojtjen ndërkombëtare, siç parashikohej me marrëveshjet e pas Luftës së Parë
Botërore”. Shqiptarët, së bashku me myslimanët dhe maqedonët sllavë, mbetën populli
më i shtypur në mes të dy Luftërave Botërore.
Në shkrimet e kohëve të fundit rreth shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, autorë të ndryshëm
japin shqyrtime të detajuara të ngjarjeve kryesore, që kanë çuar në konfliktin dhe luftën e
përgjakshme në këtë shtet. Ndër ngjarjet kryesore, në shkrimet rreth ish-Jugosllavisë të
këtyre autorëve, zakonisht spikat krijimi i këtij shteti më 1918. Ky paraqet një qëndrim të
drejtë, sepse atëherë ka filluar institucionalizimi i hegjemonisë serbe kundër të tjerëve, së
pari kroatëve e sllovenëve e më vonë edhe kundër të gjitha bashkësive etnike joserbe.
Institucionalizimi i hegjomonisë serbe, i filluar që në vitin 1918, me fillimin e proceseve
demokratike në Evropë në mesin e viteve 80, u gjend në një pozitë të dobësuar. Kjo
gjendje duket se i ka detyruar serbët të ringjallin projektin e tyre nacional, të përpiluar
gati një shekull e gjysëm më herët nga Ilija Garashanin ( Ilija Garasanin, 1844). Kjo gjë
konsiderohej nga serbët si një hap i domosdoshëm sepse, sipas tyre, realiteti i ri politik
brenda ish-Jugosllavisë dhe ai në planin ndërkombëtar paraqisnin një rrethanë
“kërcënuese” për interesat e tyre nacionale. Tatëpjetat dhe rëniet e ish-Jugosllavisë në
planin politik, ekonomik, legal dhe kulturor, gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë
Botërore, provuan se janë një parakusht solid për ringjalljen e nacionalizmit agresiv serb.
Memorandumi i vitit 1986 paraqet sanksionimin e tij formal.5
Në një mënyrë paradoksale, shqiptarët dhe Kosova u përdorën si pretekst nga pala serbe
për të dëshmuar ekzistencën e “komplotit antiserb titoit”, paradigmë kryesore kjo e
Memorandumit. Kjo bëhej në një kohë kur shqiptarët ishin më së paku të përfaqsuar në
strukturat politike e shtetërore të ish-Jugosllavisë e autonomia e tyre nuk ishte gjë tjetër
veçse një gjë formale, pa ndonjë përmbajtje substanciale. Përkundër kësaj, kjo autonomi
kosovare duhej të rrënohej edhe formalisht, së paku për dy arsye. Së pari, rrënimi i
autonomisë kosovare duhej të shërbente si një mësim për të padëgjueshmit e tjerë
potencialë. Së dyti, pasi të bëhej ky rrënim i autonomisë së Kosovës, Serbia mund të
shfrytëzonte votën formale të Kosovës kundër të tjerëve, me bindjen e thellë se ish-

4
Rexhep Meidani,” Ballkani një vështrim i përgjithshëm” faqe 12-13
5
Enver, Hasani, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” faqe,25
Jugosllavia nuk do të rrënohej kurrë. Serbët besonin se mund të keqtrajtonin të tjerët pa
kufi dhe lirshëm e pa ndonjë pasojë, ashtu siç ishin mësuar gjatë gjithë kohës.6
Pamfleti antishqiptar, i botuar nga intelektualët serbë, në revistën beogradase “Praxis”,
pas Memorandumit të vitit 1986, paraqet shkrimin me ndikimin më të madh. Qëllimi i tij
ka qenë që të dëshmohet ekzistenca e diskriminimit politik serb, i cili në fakt nuk arriti të
provohet në mënyrë empirike asnjëherë. Regjimit në Beograd, megjithatë, i mjaftonte
përkrahja që i jepej në mediat dhe shtypin beogradas dhe gjetiu në ish-Jugosllavi, ku flitej
për diskriminimin dhe vuajtjet serbe në Kosovë. Promovimi i parë i kësaj përgatitjeje
psikologjike, për luftë dhe agresion kundër të tjerëve, u bë më 25 prill 1987, në Fushë
Kosovë. Në këtë datë, Millosheviqi mbajti fjalimin e tij të njohur, ku premtoi: “Serbët
askush nuk guxon t’i rrahë”. Faza finale e kësaj përgatitjeje psikologjike ka ndodhur në
fund të vitit 1989, kur nën mbikëqyrjen e Kishës Ortodokse Serbe dhe me aprovimin e
autoriteteve në Beograd, u bë rivarrimi i eshtrave të Carit Llazar të Serbisë. Në një parodi
të kultit mesjetar, eshtrat e Llazarit serb u bartën rreth e qark Serbisë për të thirrur”
shpirtrat e vërtetë të serbizimit”, para se të rivarroseshin sërish.
Përgatitjet jurediko-institucionale për konflikt dhe luftë agresive u bënë rreth viteve
1988-1990. Këto filluan me rrënimin e njëanshëm të autonomive ‘politiko-territoriale” të
Kosovës dhe Vojvodinës dhe vazhduan me uzurpimin institucional dhe paralizimin e
funksionimit të strukturave shtetërore e politike federale ( Komitetit Qendror të Lidhjes
së Komunistëve të Jugosllavisë, Kryesisë së Republikës Federative të Jugosllavisë,
përfaqësisve diplomatike e konsullore jugosllave, Angjencisë Informative Shtetërore
Jugosllave “TANJUG”, Bankës Qendrore të Jugosllavisë etj. Kroati Stipe Mesiq i cili
duhej të ishte kryetar i rradhës i ish-jugosllavisë nga Kroacia, u bllokua nga ana e Serbisë
dhe satelitët e saj ( Mali i Zi , Kosova, Vojvodina). Kjo ndodhi në maj të vitit 1991 dhe
shënon fundin institucional të ish-jugosllavisë. Në kuptimin kushtetues, në anën tjetër,
ndryshimet unilaterale të pozitës së Kosovës dhe Vojvodinës shënojnë fillimin e
rrënimint institucional të atij shteti. Me këtë rast, u bënë ndryshime radikale në ekuilibrin
e forcave brenda Jugosllavisë, duke i dhënë Serbisë një përparësi të dukshme.
Përgaditjet ushtarake (politike, strategjike dhe operacionale) të ish-Armatës Popullore të
Jugosllavisë e cila udhëhiqej kryesisht nga serbët, kanë filluar që nga vdekja e Titos më
1980. Përgatitjet të tilla janë kryer në mënyrë sistematike, veçanarisht gjatë viteve 1986-
1990. Nuk ka qenë ideologjia, siç thuhet ndonjëherë, ajo që ka shtyrë ushtrinë ish-
jugosllave të anojë nga Millosheviqi por programi nacional serb për krijimin e Serbisë së
Madhe. Vetë fakti që nga fillimi i viteve 80 të gjitha vendet e banuara me serbë në në ish-
Jugosllavi u vunë nën komandën direkte të Armatës së Beogradit, tregon se çdo gjë ka
qenë e përgatitur. Kjo u bë e qartë që në vitin 1990, kur të gjitha armët, që i takonin të
ashtuquajturës mbrojtje territoriale të Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës, u
konfiskuan nga APJ. Një ngjarje e tillë në Kosovë kishte ndodhur më herët, menjëherë
pas vitit 1981. Kur plasi lufta në Kroaci ( shtator 1991 ) dhe Bosnje-Hercegovinë ( mars-
prill 1992 ), APJ, në mënyrë publike, anoi nga serbët në përpjekjet e tyre të përbashkëta
për të krijuar Serbinë e Madhe.7
Stategjia serbe në politikën e jashtme ka qenë fare e thjeshtë : mbështetje në të gjitha
aleancat mitike e historike dhe në ato reale, qoftë mbi baza etnike (Rusia) apo të
‘miqësisë tradicionale “ (Franca), duke manipuluar me faktet historike (demonizimi i

6
Po, aty, faqe 26
7
Enver, Hasani, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” faqe,29-30
myslimanëve boshnjakë si fanatikë fetarë dhe i kroatëve si nazistë), eksploatimi i
Holokausit (Izraeli dhe bashkësia hebraike) dhe, së fundi, aleancat që bazoheshin në
interesat politike të vendeve që kundërshtonin proceset dezintegruese (Britania e
Madhe ). Si për ironinë e serbëve, me kalimin e kohës dhe vazhdimin e luftës, veprimet e
tyre në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë gjithnjë e më shumë pasqyronin sjelljet e
nazistëve kundër hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shikuar në retrospektivë, “lufta ekonomike” e dhjetorit 1989 (ndërmjet Serbisë dhe
Sllovenisë), përpjekjet për ndryshime politike dhe ekonomike të sistemit në ish-
Jugosllavi të kundërshtuar tej mase nga Serbia dhe Mali i Zi, që donin një federatë të
centralizuar dhe unitariste përpjekjet për pavarësi të Sllovenisë dhe Kroacisë të IRJ të
Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës të gjitha paraqesin veprime të ndërmarra
si pasojë e planeve agresive serbe kundër joserbëve që jetonin në atë shtet. 8
Para se të fillonte dhuna, në ish-Jugosllavi filluan negociatat në mes republikave
jugosllave për rimodelimin e atij shteti. Kjo bëhej me qëllim që të arrihej krijimi i një
federate asimetrike, që do të kënaqte interesat e veriorëve dhe të tjerëve, që donin të
hiqnin qafe hegjomoninë dhe dominimin serb. Ky projekt u refuzua nga Serbia dhe Mali i
Zi, që dëshironin një federatë të centralizuar dhe unitare, ku ata do të dominonin
strukturat e saj ashtu si në të kaluarën. Kroatët dhe sllovenët donin një federatë më
liberale, aq sa për të zbutur pasojat e dominimit serb. Të njëjtën gjë donin dhe Bosnje-
Hercegovina e IRJ e Maqedonisë, sado që synimi i këtyre të fundit nuk shihej qartë në
kohën që vazhdonin bisedimet për rimodelimin e ish-Jugosllavisë. Kontrolli politik,
ekonomik dhe ushtarak i centralizuar i strukturave të atij shteti, ishte dhe mbeti deri në
fund synimi dhe dëshira serbo-malazeze.

8
Enver, Hasani, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” faqe,32-34
Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kërkesa për vetvendosje

Në zhvillimin e vetëvendosjes në kuadër të ish Jugosllavisë, posaçërisht gjatë viteve të


fundit të saj, u patën kristalizuar dy opsione. Opsioni i parë ka qenë i bazuar në vlerat dhe
normat perëndimore me theks të veçantë vlerat dhe normat liberale, derisa i dyti i bazuar
në vlerat dhe normat antidemokratike dhe antiliberale, veçantë në vlerat dhe idetë
joliberale. E para ka qenë e përqafuar nga dy republikat veriore të Jugosllavisë, Sllovenia
dhe Kroacia kurse e fundit nga Serbia dhe aleati i saj i vogël, Mali i Zi 9. Këtu duhet bërë
një shpjegim: Republika e Kroacisë pas ardhjes në pushtet të Franjo Tudjman filloi t’i
ngjajë çdo ditë e më shumë Serbisë së Millosheviqit. Ne i referohemi në këtë pjesë këtij
lloji të vetëvendosjes në Kroaci vetëm në periudhën para ardhjes së Tudjman-it në
pushtet10. Në mes të këtij lloji të vetëvendosjes ka qenë një lloj i vetëvendosjes që është
përqafuar nga Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e kjo do të diskutohet në pjesët në
vijim të këtij kapitulli. E përbashkëta e këtyre katër rasteve për dallim prej Serbisë dhe
Malit të Zi, ka qenë se kërkesa e tyre për vetëvendosje ka qenë e bazuar në teritorialitet
(pra jo në përbërjen etnike të katër republikave).
Shkaktarët kryesorë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë kanë qenë kroatët dhe
marrëdhëniet e tyre me serbët dhe përceptimi i ndryshëm i tyre i idesë së jugosllavizmit,
ndërsa nacionalizmi agresiv dhe ekskluzivist serb paraqet një faktorë tjetër shtesë, që
duhet të kihet parasysh në vlerësimin e shkaqeve të shpërbërejes.
Ndërkaq, në zhvillimin e vetëvendosjes në kuadër të ish Jugosllavisë, posaçërisht gjatë
viteve të fundit të saj, u patën kristalizuar dy opsione. Opsioni i parë ka qenë i bazuar në
vlerat dhe normat perëndimore me theks të veçantë vlerat dhe normat liberale, derisa i
dyti i bazuar në vlerat dhe normat antidemokratike dhe antiliberale, veçantë në vlerat dhe
idetë joliberale. E para ka qenë e përqafuar nga dy republikat veriore të Jugosllavisë,
Sllovenia dhe Kroacia kurse e fundit nga Serbia dhe aleati i saj i vogël, Mali i Zi. 11 Këtu
duhet bërë një shpjegim: Republika e Kroacisë pas ardhjes në pushtet të Franjo Tudjman
filloi t’i ngjajë çdo ditë e më shumë Serbisë së Millosheviqit. Ne i referohemi në këtë
pjesë këtij lloji të vetëvendosjes në Kroaci vetëm në periudhën para ardhjes së Tudjman-
it në pushtet. Në mes të këtij lloji të vetëvendosjes ka qenë një lloj i vetëvendosjes që
është përqafuar nga Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia. E përbashkëta e këtyre katër
rasteve për dallim prej Serbisë dhe Malit të Zi, ka qenë se kërkesa e tyre për vetëvendosje
ka qenë e bazuar në territorialitet (pra jo në përbërjen etnike të katër republikave).
Zgjerimi i kërkesave të sipërpërmendura për vetëvendosje në kuadër të ish Jugosllavisë
ka ardhur si rezultat i dy zhvillimeve paralele gjatë viteve 1980: reformave ekonomike në
Kosovë që filloi më 1981. Kjo e fundit, megjithatë, zuri vend më të madh se reformat
ekonomike të viteve 80-ta dhe u bë precedent trajtën e ardhshme të tragjedisë jugosllave.
Revolucionet ballkanike të nisura më 1989 patën si qëllim të hidhnin tej praktikën
komuniste gjysëmshekullore, por në të njëjtën kohë kanë vulën e vazhdimësisë që nxjerr
krye në çdo pah të bërë në rrugën e re. Në gadishullin ballkanik ashtu si në Evropën
9
Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability; The Case of
Yugoslavia, faqe 64
10
Po aty, faqe 74
11
Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”faqe,
102
Qendrore, pikënisja e lëvizjeve të reja ka qenë peresojka e Gorbaqovi. Pavarësisht nga
synimet e saj, pereshtojka ndikon mbi republikat socialiste të Bullgarisë, Rumanisë,
Shqipërisë, pa harruar Federatën socialiste të Jugosllavisë, që ishte prej kohësh disident12
Pas vdekjes së Titos më 1980, Federata jugosllave ishte në krizë dhe gjendja e keqe
ekonomike s’ishte gjë tjetër veqse rrjedhojë e keqadministrimit dhe invaliteteve midis
republikave. Shembja e komunizmit në Evropën Qendrore fqinje pati efektin e një tërmeti
destabilizues në Parti Lidhja Koministe dhe bëri që kjo të humbasë dhe atë pak besim që
i kishte mbetur duke u fragmentuar në organizata të veqanta republikane. Për popujt
jugosllavë tashmë të mbërthyer nga ankthi, shembja do të thotë rrugë të lira mrekulllive
të një ekonomie tregtare që miliona puëtorë sezonal në Gjermani e njihnin mirë dhe
ëndrave nacionaliste të trashiguara. 13
Pas dështimit të Kongresit të 14-të të LKJ-së, Partia Komuniste sikurse edhe federate
jugosllave filloj të përçahet në linja republikane. Sllovenia dhe Kroacia shkuan larg duke
planifikuar zgjedhje shumëpartiake të shpallura për në pranverë të vitit 1990. Në
sipërfaqe doli çështja më e rëndësishme: kush është sovran? Popujt apo Republikat? Në
rastin e Sllovenisë kufijtë nacional (etnik) dhe republikan kanë qenë esencialisht të njëjtë,
kështu që, përgjigja ishte e thjeshtë: sovranitet për republikën. Në pjesën tjetër të
Jugosllavisë, situata ka qenë e komplikuar. Sidoqoftë, zgjedhjet e para shumëpartiake
ishin mbajtur në të gjitha republikat jugosllave. Sllovenia printe në këtë proces. Pas
zgjedhjeve të prillit të vitit 1990 sllovenët shkuan edhe më tutje në kërkesën e tyre për
vetëvendosje duke mbajtur një plebishit të suksesshëm për pavarësi në dhjetor të vitit
1990 dhe në fund të shkurtit të vitit 1991 do të nxjerrë ligjet më të rëndësishme federale
në përgatitje për shkëputje nga Jugosllavia në qershor të vitit 1991. Liderët kroatë filluan
të thonë se Kroacia, po ashtu, do të shkëputet nëse këtë e bën Sllovenia. Që të dy
republikat punonin me kushtetuta të reja të modeluara në bazë të demokracive
perëndimore.
Me Marrëveshjen e Brionit të 7 korrikut, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Komunitetit
Evropian dhe shefat e republikave të Jugosllavisë, Sllovenia fitoi të drejtën për t’u bërë e
pavarur më 8 tetor 199114. Në Kroaci nuk ka pasur armëpushim. Armiqësitë atje vetëm sa
patën filluar në korrik të vitit 1991 dhe gjërat patën shkuar shumë keq për Kroacinë sepse
autoritetet qeveritare jugosllave (Markoviq si Kryeministër dhe Mesiq si shef i Kryesisë
së Jugosllavisë pas Marrëveshjes së Brionit) patën humbur kontrollin mbi ushtrinë
jugosllave. Në fund të vitit 1991 Jugosllavisë së Titos do t’i vie fundi. Në dhjetor të këtij
viti, Mesic do të jap dorëheqje si Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë dhe po ashtu do të
japë dorëheqje edhe Markoviq. Dy republikat veriore fituan njohje ndërkombëtare dhe
bashkësia ndërkombëtare filloi ta shoh Jugosllavinë si shtet që është në proces të
shpërbërjes graduale.15

12
Georges, Castellan, “Historia e Ballkanit” faqe 496
13
Po aty, faqe, 497
14
Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”
faqe,105
15
Po aty 108
Bosnjë Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Historia e këtyre dy republikave të Jugosllavisë shumë e reflekton ballancin e pushtetit që


ka ekzistuar në kuadër të federatës jugosllave gjatë të gjitha periudhave të zhvillimit të
saj. Formimi i tyre pas Luftës së Dytë Botërore, siç do të vërehet, ka qenë si rezultat i
ballancit të forcave të brendshme. Qëllimi i formimit të tyre ka qenë për kontrolluar dhe
balancuar zgjerimin e Serbisë në jug (FYROM) dhe për të parandaluar konfliktin serbo-
kroat për Bosnjë-Hercegovinës.
Kursi antiserb në politikën maqedone ka filluar në nëntor të vitit 1989, pra në Kongresin
e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë (LKM). Në këtë Kongres, udhëheqësia partiake
dogmatike dhe proserbe nuk është votuar. Sidoqoftë, shenjat e para të qarjes mes Serbisë
së Millosheviqit dhe Maqedonisë u dukën kur ligji i ri për kolonistët u pat propozuar në
Kuvendin e Jugosllavisë. Kjo është parë në Maqedoni si një shenjë e kërcënimit potencial
nga Serbia. Pas Sllovenisë dhe Kroacisë, komunistët maqedonas të dalë nga Kongresi i
sipërpërmendur, po ashtu u bën gati për pavarësi duke i thënë kështu Millosheviqit një
shenjë se kjo republikë nuk e pranon as nuk e mbështet kursin e Beogradit as opposed
to previous pro- Serbian officials.16
Sidoqoftë, referendumi i shtatorit të vitit 1991 për pavarësinë e Maqedonisë ka qenë më i
butë se ai i Kroacisë duke e lënë hapur çështjen e bashkëjetesës së mëtutjeshme në
federatën e reformuar jugosllave. Ky në fakt edhe ka qenë qëllimi i zyrtarëve maqedonas,
të cilët bashkë me Bosnjë Hercegovinën kanë prezantuar propozimin e kompromisit për
një aranzhim të ri në Jugosllavi herët në qershor të vitit 1991. Ky ka qenë
kundërpropozim ndaj planit konfederativ të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe përgjigje ndaj
tendencave centraliste serbe.
Pas dështimit të propozimeve të tyre si Maqedonia ashtu edhe Bosnjë-Hercegovina kanë
aplikuar për njohje ndërkombëtare ashtu siç është kërkuar nga Konferenca e Hagës për
Jugosllavinë e Komunitetit Evropian. Në ndërkohë, Gligorov ka kryer negociata të
suksesshme me ushtrinë jugosllave me qëllim të largimit të saj nga Maqedonia në kohën
kur e njëjta ushtri ishte koncentruar në dhe përreth Bosnjë Hercegovinës (shkurt-mars
1992). Ushtria jugosllave është tërhequr nga Maqedonia me shpresën e dukshme se kjo
republikë nuk do të jetë në gjendje të ruaj stabilitetin e saj.
Vendimi në linja etnike mes anëtarëve të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të
Jugosllavisë u bë i dukshëm në vitin 1988 në rastin e Bosnjë Hercegovinës kur
komunistët nga kjo republikë morën anën e sllovenëve dhe kroatëve. Kjo ka qenë një
shenjë kërcënuese për realitetet etnike të Bosnjë Hercegovinës ku mezi disa komuna kanë
qenë etnikisht të pastra17. Procesi i demokratizimit në këtë republikë, i cili ka filluar
shumë vonë, është mbështetur në këtë realitet. Në janar të vitit 1990 Kuvendi i kësaj
republike pat vendosur për një kushtetutë të re dhe pat përfshirë, në parim, sistemin
shumëpartiak. Por, Kuvendi është kujdesur për realitetin etnik dhe brenda mundësive për
të mos nxitur tensionet etnike, ka miratuar një ligj në prill të vitit 1990, me anë të të cilit
ka ndaluar kështu formimin e partive politike në baza nacionale. Edhe përkundër këtyre

16
Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”
faqe,115

17
masave legale, në zgjedhjet e para të lira, të mbajtura më 18 nëntor të vitit 1990, partitë
kombëtare fituan shumicën dërrmuese.18

Lufta e Shpërbërjes Jugosllave

Lufta e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ( 1991-95) përfundoi me nënshkrimin e


Marrëveshjes së Dejtonit, e pasuar nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet
Serbisë dhe Kroacisë. Bëhet fjalë për konfliktin e parë të armatosur në Evropë që prej
vitit 1945 dhe një precedent i rrezikshëm i dyfishtë pas luftës së ftohët: në fillim duke
sugjeruar që përdorja e forcës është një mënyrë e pranueshme, madje që sjell përfitime,
për të rregulluar ,mosmarrëveshjet.
Duke tejkaluar barbarinë e mjeteve të përdorura afro 200.000 të vdekur, më tepër se dy
milonë refugjatë apo persona “të zhvendosur”) është vendosja e etnicitetit si një parim
organizues i shtetit dhe i shoqërisë që përfaqëson trashëgiminë më preokupuese të këtij
konflikti.
Teza më e përhapur, si në elitat politike perëndimore, gjithashtu dhe në media, ishte ajo e
kthimit të” urrejtjeve të vjetra”. Me zhdukjen e sistemit komunist kapaku u ngrit dhe
“urrejtjet e vjetra” mundën të shprehen sërish me po aq forcë sa ishin mbajtur të
ndrydhura. Johan Major, kryeministri britanik e bëri të vetën këtë tezë, në një mënyrë më
të qartë, në fjalimin e tij në Dhomën e Komunave, në qershor të vitit 1993,” Elementi më
i rëndësishëm nga ajo që ka ndodhur në Bosnjë ishin rënia e Bashkimit Sovjetik dhe
disiplina që ai ushtronte mbi urrejtjet e vjetra në ish-Jugosllavi. Kur kjo disiplinë u zhduk,
urrejtjet e vjetra u rishfaqën dhe ne filluam t’i shohim konsekuencat e tyre kur filluan
luftimet.19
Fakti i ish-Jugosllavisë dhe i Bosnjës, në veqanti, ishin një hapësirë kontaktesh, takimesh
mes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamit, dhe i ka shtyrë disa ta interpretojnë si një luftë
e re “fetare”. Tundimi ishte aq i fortë sa që disa nga protagonistët kryesorë të konfliktit
evokonin një papajtueshmëri themeltare, fetare dhe kulturore të serbëve, kroatëve dhe
myslimanëve
Presidenti kroat, Franjo Tugjman, nuk e humbet rastin për t’u shpejguar
bashkëbiseduesve perëndimorë se ish-Jugosllavia mbulon përsëri linjat e ndarjes
ndërmjet Romës, bizantit dhe islamit, mes trashëgimisë së Perandorisë Osmane dhe asaj
Habsbourgut, dhe që si konsekuencë ai nuk ishte i habitur që moskuptimet të shëndrrohen
në konflikt, në një kohë kur tërësia artificiale, qëishte për të ish-Jugosllavia, nuk mbahet
më në këmbë nga logjika e komunizmit apo e luftës së ftohët.20

18
Po aty, faqe 125
19
Jacques, Rupnik “ Ditari Ballkanik,faqe,24
20
Po aty, faqe 27
Konflikti ballkanik

Ne fillim te vitit 1991, shpallja e pavaresisë e dy republikave Sllovenisë dhe Kroacisë


ishte nje shenje paralajmeruese per fillimin e nje konflikti te përgjakshëm në lidhje me
çështjen se si do te ripërcaktoheshin kufijte e Jugosllavise. Kaosi në tokat dhe popujt që
dikur njiheshin si Jugosllavi ekspozoi evidenca shokuese deri në ato përmasa sa që
Europianet shpresonin se ajo që po ndodhte ishte vetëm një iluzion. Eksperimenti i shumë
kulturave dhe shumë kombeve nuk ishte thjesht nje dështim. Ky eksperiment nxorri në
shesh violencen më antinjerezore dhe arbitrare midis grupeve etnike. Për më tepër, duke
u gjendur në pikën më të lartë euforike të prodhuar nga përfundimi i luftes se ftohte,
Komuniteti Ndërkombëtar u kap i papërgatitur përballë detyrave të reja që po ekspozonte
shembja e bipolaritetit.
Një nga mënyrat më racionale për të portretizuar konfliktin e përgjakshëm në Jugosllavi
është përcaktimi i tij si një produkt i urrejtjeve shekullore etnike midis popujve të rajonit.
Argumentet e dhëna më parë mbështesin fuqimishtë tezën e zbërthimit të shkaqeve të
konfliktit nisur nga këndvështrimi i urrejtjes që buron nga lashtësia. Argumenti kryesor
që bie ndesh me këte tezë dhe me pohimin se dhuna ka qenë një mënyrë jetese në rajon
është fakti se Jugosllavia gjate Luftes se Ftohte ishte një shtet multietnik dhe
multinacional në të cilin popujt e grupeve të ndryshme etnike jetuan në paqe të plotë. Kjo
na çon në prodhimin e argumentave se, perveç ndikimit te rrënjëve të vjetra të konfliktit,
në copëtimin e Jugosllavisë ndikuan edhe rënia e bipolaritetit dhe kriza ekonomike që
filloi të shfaqet në vitet 1980. Me rënien e bipolaritetit, ish-komunistet kërkuan
mbështetje duke i bërë thirrje nacionalizmit. Ata e panë nacionalizmin si një mundësi për
të mbajtur pushtetin politik nën rregullat e reja që kërkonin zgjedhje pluraliste
konkuruese. Krizat ekonomike krijuan një terren “të shëndoshë” per zgjimin dhe
fuqizimin e nacionalizmit.
Rënia ekonomike dhe nacionalizmi shkatërrues

Kategorizimi i vendeve Ballkanike bazuar në pikat e përbashkëta të modeleve ekonomike


të zhvillimit gjatë Luftës së Ftohtë, i ndan ato në dy grupe:
• Së pari, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania. Gjate Luftes se Ftohte, këto vende
udhëhiqeshin nga diktatura të ashpra dhe me një ekonomi shumë të centralizuar. Kjo do
te thote se elita intelektuale kishte munges njohurish per funksionimin e ekonomise së
tregut. Shteti si përfaqesues i interesave të përbashkëta ishte i dobët ndërkohe që
strukturat ekonomike ishin të paqarta.
• Së dyti, ish Jugosllavia, një vend socialist, që devijoi dhe u përpoq të zbatoje një model
të ndryshëm ekonomik. Ky model konsistonte në të ashtuquajturën ekonomi socialiste
(market socialism) e mbështetur ne vet administrimin e kapitaleve prej punëtoreve. Ky
model nuk funksionoi mirë pasi ai ishte bazuar në koalicionin midis ndërmarrjeve dhe
autoriteteve të cilat shpesh ndanin të njëjtat interesa. Për pasojë, ky model pengoi prirjet
konkuruese midis ndërmarjeve.
Në rastet e Bullgarisë, Shqiperisë dhe Rumanisë, me rënien e komunizmit në fund të
viteve 1980, krizat ekonomike u manifestuan nëpërmjet rënies së treguesve kryesore
makroekonomike. Këto ishin rrjedhojat e një procesi të thellë transformimi shoqëror,
ekonomik dhe politik që shprehin fenomenin e tranzicionit.
Në rastin e Jugosllavisë, rrënjet e krizës ekonomike mund të gjenden më heret. Në fakt,
ato janë një përzierje e faktorëve të brendshëm me ato të jashtëm. Kështu, faktorët e
jashtëm si ngritja e lartë e çmimit të naftës që filloi në vitin 1973 dhe huate e rënda
ndërkombëtare përkeqësuan problemet e brendshme ekonomike që rridhnin nga modeli
ekonomik Jugosllav. Një ndikim të veçantë shkatërrues sollën përpjekjet për gjetjen e një
metode të sigurt për kontrollin e inflacionit21. Në vitin 1975 inflacioni arriti masën prej 30
përqind. Shkalla e inflacionit rritej me përkeqesimin e situatës, ndërkohe që bilanci
tregetar degjeneroi në atë pikë ku ai nuk mund të mbulohej me paratë e dërguara nga
emigrantët dhe të ardhurat e turizmit. Për më tepër, rritja e çmimit të karburantit dhe
mallrave të tjera të importit, që filloi më 1973, keqësoi deficitin në bilancin e pagesave.
Vitet 1970-te përfunduan me një borxh të huaj në rritje. Në kohën kur Tito vdiq, në Maj
të vitit 1980, Jugosllavia kishte një borxh të jashtem prej 20 billion $. Ky borxh ishte
produkt i huave bujare ndërkombetare për shkak të pozicionit strategjik të Jugosllavise e
pozicionuar si e paangazhuar në lidhje me superfuqite e Luftes së Ftohte. E ndodhur në
kondita të tilla qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një program stabilizimi, i
cili konsistonte në një politike të shtërnguar monetare dhe kontrollin direkt të
shpenzimeve për invenstime. Ky program, i cili filloi nga fundi i vitit 1979, u mbështet
nga një marrëveshje e parapregatitur me Fondit Monetar Nderkombetar, e cila përfundoi
në vitin 1980. Megjithatë në fillimet e vitit 1982 negociatat morën papritur një kthese,
seriozisht për keq, kur ekipi i FMN-se e vuri Jugoslavinë në pozita më të vështira. Në
fakt, mungesa e disiplinës monetare solli nje shthurje të monedhës vendase dhe kursit të
shkëmbimit të saj me monedhat e huaja. Për shkak se integrimi global kërkon një
unifikim të tregut të brendshëm, FMN orjentoi Jugosllavine drejt ri-integrimit të
segmenteve ekonomike të republikave. Bazuar në këtë politikë, vetëm treguesit e
21
Google, Konflikti ballkanik
çmimeve dhe mundësive për fitime mund të përcaktonin lëvizjen e fuqisë punëtore,
kapitaleve dhe mallrave përgjate kufijve të republikave. Kjo e detyroi qeverine federale
Jugosllave të adoptonte një politike të një kontrolli më të madh ndaj republikave. Është e
kuptueshme që republikat më të pasura e refuzuan këtë lloj politike sepse ato mund të
perfitonin shumë pak nga bashkimi federal. Forcimi i arkës federale me qëllim për të
rritur autoritetin financiar qëndror, në fund të vitit 1987 ishte një skandal që dobësoi
qeverinë federale dhe lëkundi angazhimet e republikave ndaj regjimit federal.22 Kështu,
presioni i FMN për të icentralizuar ekonomine Jugosllave ndezi tensionet midis atyre
politikanëe Jugosllave që favorizonin një qeveri të fortë federale dhe atyre që preferonin
decentralizimin e pushtetit drejt republikave. Për më teper, zvoglimi i “tortes ekonomike”
ndezi armiqësin midis grupeve të ndryshme etnike jugosllave dhe rriti më shumë dallimin
midis grupeve sociale. “Në ato komunitete të varfra ku shkurtimet e vendeve të punës
ishin më të ashpra....kërkesat për punësim në mënyre proporcionale dhe të barabartë
ndërmjet grupeve nacionale e bënë etnicitetin më të spikatur se kurrë”. Tensionet etnike
dhe politike shkaterruan klasen e mesme jugosllave, e cila kishte siguruar një baze
politike të moderuar, dhe ndezen aspiratat ndarëse të republikave Jugosllave më të
zhvilluara ekonomikisht në periudhen e paraluftes.
Nga ana tjeter, në fillim të 1975, të ardhurat e dërguara nga punëtoret e punësuar
përkohesisht në Europen Perendimore filluan të binin si rezultat i krizes ekonomike
perendimore në këtë periudhe. Duke hasur vështiresite në rritje të papunësise, vendet e
Europes Perendimore kthyen me dhjetra mijëra punetore përseri në Jugosllavi. Është e
kuptueshme që kthimi i tyre në Jugosllavi e përkeqësoi më shumë krizen ekonomike. Për
shembull, ne fillimet e vitit 1980, te ardhurat monetare te derguara nga emigrantet kishin
financuar gjysmen e deficitit tregetar te Jugosllavise. Ne vitin 1981, ato siguruan vetem
25 perqind te deficitit. Per me teper, kthimi i tyre e perkeqesoi problemet e papunesise.
Keshtu, papunesia ne Jugosllavi u rrit nga 14 perqind ne 1979 ne 17 perqind ne 1986 ,
dhe me shume se 20 perqind ne Republikat e Serbise, Malit te Zi, Maqdonise, dhe
Bosnje-Hercegovines.
Deshtimi i udheheqesve federale per t’i bere balle krizes se perkeqesuar ekonomike nxori
ne pah, ne nivel federal, vakumin e pushtetit qe la pas vdekja e Titos.
Kjo i hapi rrugen udheheqesve te rinj te republikave te realizonin ambicjet e tyre. Ne
1986, nje lider i ri, Sllobodan Miloshevic nga Serbia, shfrytezoi me se miri kete rast.
Gjate viteve 1988-89, inteligjenca serbe dhe elita e partise komuniste serbe te Sllobodan
Milloshevicit bashkuan forcat per te inkurajuar nje revolucion nacional qe do te krijonte
nje “Serbi te bashkuar” duke prekur pakenaqesite sociale dhe nacionale ne republike.
Mesazhi nacionalist te ciles i meshoi me shume force Milloshevici ishte idea se nese
shteti Jugosllav do te shperbehej, te gjitha pjeset e popullit serb—ne Kroaci, ne Bosnje,
dhe ne Kosove do te liheshin te vuanin nen kontrollin e nacionalisteve te tjere.
Milloshevici i bazonte thirrjet e tij per nje Serbi me te madhe ne nevojen e bashkimit te te
gjithe serbeve te Jugosllavise ne nje shtet te vetem.
Ideollogjia nacionaliste e te qenit te kercenuar dhe te pambrojtur ndezi levizjet masive te
serbeve. Sllobodan Milloshevici gjithashtu mobilizoi serbet e Kroacise duke i ndihmuar
ne organizimin e mitingjeve ku ata shpallen kerkesat e tyre per autonomi kulturore dhe
politike. Pasiguria u shpreh ne Memorandumin e Akademise Serbe te Shkences dhe
Arteve ne 1986, e cila u be manifesti i ringjalljes se nacionalizmit me te ri serb, i
22
Google, Konflikti ballkanik
mbushur me retoriken e perndjekjes. Bazuar ne keto mesime, Millshevici ne Polje te
Kosoves ne Prill te 1987 i dha serbeve te Kosoves premtimin e tij te famshem: “Asnje
nuk do te guzoje t’ju godase ju”.
Ne 1988 dhe 89, Milloshevici shfuqizoi autonomine e Kosoves dhe Vojvodines te dhene
nga Kushtetuta e vitit 1974. Ne te njejten kohe, ai e shtriu me tej premtimin e tij per
mbrojtjen e diaspores Serbe ne republikat e tjera te ish Jugosllavise. Duke e vene
retoriken nacionaliste serbe ne nje shtrirje mundesisht sa me te madhe, gjate vitit 1990,
Milloshevici ishte ne gjendje te mobilizonte serbet ne nje lufte te gjate dhe gjakatare qe
prodhoi copetimin ne rritje te ish-Jugosllavise.
Duket i cuditshem fakti qe ne Jugosllavi ideollogjia komuniste—nje doktrine qe
kushtezonte principet internacionaliste—shkau shume lehte ne dogme te nacionalizmit.
Megjithate, komunizmi orthodoks dhe nacionalismi agresiv kane disa ngjashmeri. Te
dyja ideollogjite jane kolektive, duke vene ne plan te pare grupin ndaj individit. Te dyja
jane ekskluzive duke i identifikuar te huajt si armiq. Per me teper, te dyja jane radikale
duke insistuar qe keta armiq duhen eleminuar duke preferuar per kete qellim perdorimin e
forces. Keshtu, te diskretituar nga renia ekonomike dhe duke duke u perpjekur me mish
dhe me shpirt per te gjetur nje burim te ri legjitimiteti, komunistet perqafuan formen e
rrezikshme te nacionalizmit.
Kriza ekonomike Ballkanike ne fillimet e viteve 1990s u shfaq ne varietetin e gjere te
problemeve ekonomike, duke perfshire reniet ne rritjen e ekonomike, inflacionin,
papunesine dhe perhapjen e ekonomive joformale. Megjithese vendet e rajonit kishin
kaluar eksperienca krizash ne dekadat e kaluara, kriza e fillimit te viteve 1990 ishte
ndryshe. Pra ne vitet 90 dy ishin faktoret kryesore qe tronditen vendet e Ballkanit. Ato
jane renia ekonomike dhe nacionalizmi shkaterrimtar. Jugosllavia mund te shihet si
epiqendra e nje termeti qe tronditi te gjithe rajonin dhe keshtu elementet e renies
ekonomike dhe te nacionalizmit shkaterrimtar ishin te qarta ne kete faze fillestare ne
gjithe rajonin. Ne ish Jugosllavi kishte nje nderveprim dhe konvergjence ne rezonance te
renies ekonomike dhe nacionalizmit, gje qe rezultoi ne nje konflikt te pergjakshem. Duke
patur parasysh ndarjet e thella etnike, gjuhesore, kulturore dhe fetare ne ish Jugosllavi per
te cilat kemi diskutuarme pare, eshte e kuptueshme pse renia ekonomike ndezi
nacionalizmin e deshtuar.23 Ndersa vendet e tjera ballkanike vuajten vetem pasojat e
renies ekonomike dhe ato jane akoma duke u ndeshur me tranzicionin nga ekonomia e
centralizuar drejt ekonomise se tregut. Për shembull, Rumania dhe Bullgaria te dyja u
ndeshen me veshtiresite ekonomike te shoqeruara me renien e komunizmit. Ne keto
shtete, qeverite nacionaliste i bene thirrje etnicitetit te shumices, nderkohe qe sistemi
shumepartiak prodhoi partite politike nacionaliste, te cilat mbronin te drejtat e
minoriteteve etnike. Në Rumani, Fronti Demokratik i Shpetimit Kombetar u riquajt ne
Korrik te 1993 Partia Social Demokrate. Në Bullgari, udheheqesi i partise ne pushtet ne
fillimet e saj, Zhelju Zhelev ishte kaq i pushtetshem sa ai u akuzua se po e rivendoste
politikisht komunizmin. Megjithate, ata nuk ushqyen hapur pretendime territoriale.

23
Google, Konflikti i ballkanit dhe kriza ekonomike
Përfundimi

Konflikti i parë i madh në Evropën e pas Luftës së Ftohtë morri fund, edhe pse është ende
herët për të thënë do të vazhdojë paqja apo është vetëm një pushim zjarri, nëse konflikti
do të kufizohet me Bosnjën apo do të ngjisë një shkallë më të lart në epiqendrën e dytë të
tij në krahinën që përfshin Kosovën dhe fqinjët e saj.Ai sjell të paktën tre pasoja të mëdha
për Ballkanin dhe Evropën për sa i përket rolit të islamizmit, çështjes së kufijve dhe
minoriteteve, marrëdhënieve transatlantike.
Luftërat gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qëndrimi i Perëndimit ndaj tyre, ka të bëjë
me kufijtë dhe minoritetet. Me njohjen ndërkombëtare të kufijve të brendshëm të
Jugosllavisë, problemet e minoriteteve etnike të njështeti pasardhës u kthyen në një
problem të jashtëm për fqinjët e saj. Turbullimet midis çështjeve të sigurisëe së brndshme
dhe asaj të jashtme nxorrën në dukje një problem më të përgjithshëm lidhur me evropën
Juglindore post-komuniste; kërcënimet për sigurinë janë të lidhura me dobësinë e
brendshme të shteteve më shumë se me fuqinë e tyre të tepërt. Nga Bosnja në Shqipëri
ose Maqqqqedoni shembujt mbi këtë problem janë të shumtë. Marrëveshja e Dejtonit i
vuri fund luftës po dha para elitave politike të Ballkanit një shembull të ndërhyrjes
ndërkombëtare. Krijimi, brenda Bosnjë-Hercegovinës, i dy bashkësive me institucione të
dalluara njëra nga tjetra dhe me të drejtën për të pasur një marrëdhënie të veqantë me
shtetin fqinjë u bë menjëherë referencë për pjesët që kërkonin një zgjidhje politike për
vende të tjera kushtetuese.
Ballkani mund të mbetet një ndër çështjet kusht të identitetit të ardhshëm dhe të
besueshmërisë së një aleance të zgjeruar. Ndërsa vende të reja të Evropës Qendrore po
futen në Aleancë, NATO-ja mund t’i vërë fund dy protektoratëve të vendosura në ballkan
pa përmendur ruajtjen nën kontroll të çështjes së Qipros dhe të marrëdhënieve greko-
turke. Besueshmëria e ardhshme e aleancës së NATO-s e bën të nevojshme tanimë një
strategji globale për Ballkanin.
Biblografia

 Hasani, Enver, “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” Instituti Shqiptar


për Studime Ndërkombëtare, Tiranë, 2000
 Ridgeëay, James & Udoviçki, Jasminka,” Makthi Etnik i
Jugosllavisë”Albin, Tiranë, 1998
 Rupnik, Jasques, “Ditari Ballkanik” Koha, Prishtinë, 2004
 Meidani, Rexhep, “Ballkani një vështrim i përgjithshëm” Toena, Tiranë,
2001.
 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “ Platformë Për Zgjidhjen E Çështjes
Kombëtare Shqiptare”, Shkenca, Tiranë, 1998.
 Hasani, Enver, “ Self-Determination, Territorial Integrity and International
Stability: The Case of Yugoslavia” Vienna, Austria, 2003
 Castellan georges, “ Historia e Ballkanit” MÇM, Çabej, Tiranë
 Google, Konflikti i Ballkanit,

You might also like