You are on page 1of 21

PUNIM SEMINARIK

TEMA
MARDHËNIET NDËRKOMBËTARE DHE
ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Punoi Prof. i Lëndës


Gani Rashiti Doc.dr. Bujar Ahmedi
Përmbajtja
Kapitulli I - HISTORIA E MARDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
1.1 Historiku …………………………………………………………………………..3
1.2 Bota para Vestfalisë ………………………………………………………………4
1.3 Studimi i Mardhënieve Ndërkombëtare …………………………………………..5

Kapitulli II - TEORITË E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBTARE


2.1 Studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare si teori …………………………………5
2.2 Teoria Pozitiviste …………………………………………………………………6
2.3 Teoria Realiste ……………………………………………………………………6
2.4 Realizmi Strukturorë ……………………………………………………………...7

Kapitulli III - SI TË MENDOJMË TEORIKISHT RRETH


MARDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
3.1 Liberalizmi dhe Institucionalizmi neo-liberal …………………………………..7
3.2 Pikëpamja Radikale ……………………………………………………………..8
3.3 Konstruktivizmi ………………………………………………………………….8

Kapitulli IV – KONCEPTE TE MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

4.1 Konjuktura …………………………………….…………………………………..9


4.2 Konceptet të nivelit të sistemit ……………………………………………………9
4.3 Fuqia ………………………………………………………………………………9
4.4 Polariteti ………………………………………………………………………….10

Kapitulli V - ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

5.1 Idetë për Krijimin e Organizatave Ndërkombëtare …………………………….…11


5.2 Krijimi i Sistemit Ndërkombëtar ………………………………………….………12
5.3 Procesi i Krijimit të Organizatave Ndërkombëtare ……………………………….13

Kapitulli VI - ORGANIZATAT NDËRQEVERITARE


6.1 Federalizmi ………………………………………………………………………..14
6.2 Funksionalizmi ……………………………………………………………………14
6.3 Zhvillimi i Organizatave Nndërkombëtare para vitit 1919 ………………………15

faqe 1
Kapitulli VII - ORGANIZATAT JO-QEVERITARE
7.1 Organizatat jo-qeveritare ………………………………………………………..16
7.2 Rritja e fuqisë dhe influencës së organizatave jo-qeveritare ……………………16
7.3 Funksionet dhe rolet e organizatave joqeveritare ………………………………16

Kapitulli VIII - KOMBET E BASHKUARA


8.1 Kombet e Bahkuara ……………………………………………………………...17
8.2 Asambleja e Përgjithshme ……………………………………………………….18
8.3 Këshilli i Sigurimit ………………………………………………………………19

LITERATURA ………………………………………………………….……20

faqe 2
I. HISTORIA E MARDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
1.1 Historiku

Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare mund të gjurmohet mijëra vjet më parë, Barry


Buzan dhe Richard Little, për shembull, e konsiderojnë ndërveprimin e qytet-shteteve te
lashtë sumere, duke filluar në 3500 PES, si sistemi i parë ndërkombëtar me tedrejta të plota.
Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare e bazuar në shtetet sovrane është gjurmuar shpesh
herenë Paqen e Vestfalisë të 1648, një gurthemel në zhvillimin e sistemit shtetëror modern. Para
kësaj, organizimi i autoritetit politik në Europen mesjetare ishte i bazuar në mbi një hierarki të
vagullt fetare. Por ndoshta më shumë se Paqja e Vestfalisë,Traktati i Utrehtit i 1713 është
menduar që pasqyron më mirë një normë të zhvilluar në periudhën në fjalë, atë që sovranët
nuk kishin asnje të barabartë brenda një territori të percaktuar dhe nuk ekzistonte asnjë epror i
jashtëm, si autoritet përfundimtar brënda kufijve sovrane të këtij territori. Epoka ndërmjet viteve
1500-1789 pa një rritje të shteteve të pavarura dhe sovrane si dhe një institucionalizim në rritje,
të diplomacisë dhe ushtrisë. Rendi i trashëguar nga Traktatet e Ëestfalia, që në vitin 1648 kishte
organizuar marrëdhëniet ndërkombëtare rreth shteteve (bota ëestfeliane), do të zëvendësohej nga
një sistem i ri ndërkombëtar (bota post-ëestfeliane) ¹.

Në ndryshim nga teoritë botërore që kundërshtonin realizmin dominues, qëndrimet e reja


të ndryshimit sistematik që mbajnë parasysh qëndrueshmërinë e institucioneve ndërkombëtare, të
organizuara mbi baza shtetërore. Karakteristika e parë e botës post-ëestfeliane do të ishte
paqëndrushmëria në thelb, paqëndrueshmëria e provokuar nga bashkëjetesa midis bashkësisë së
shteteve dhe autorëve transnacionalë që kërkojnë të imponojnë autonominë e tyre përmes
kundërshtimit të prerogativave shtetërore. Transformimet e jetës ndërkombëtare, të monitoruara
nga mbështetësit e ndryshimit të sistemeve kanë orgjinë bashkëjetesën e sforcuar të dy niveleve
të analizës, që nuk ishin vendosur ende në të njëjtin kontekst.Megjithëse, shumë më pak radikal
në krahasim me pozicionet e mondialistëve të viteve 60’, ky vizion i botës gjithashtu është
kontestuar nga mbështetësit e një këndvështrimi më realist. Ashtu si Rosenau dhe Ëaltz, edhe
këta të fundit konfirmojnë bashkëjetesën e këtyre dy niveleve të analizës.Kjo marrëveshje mbi
parametrat tregon dobësimin e këndvështrimit shtetëroro-centrik. Megjithatë, shteti megjithëse
me pushtet të zbehur mbetet për trashëgimtarët e realizimit aktori kryesor i Marrëdhënieve
Ndërkombëtare ².

________________
¹ Henry Kissinger - Diplomacia. Tiranë 2009. fq 21

² Andre Malro - Pushtuesit. Prishtinë.2006 fq.47 faqe 3


1.2 Bota para Vestfalisë
Ekziston nje qendrim i caktuar i cili e zbut rendesine e Vestfalis duke pohuar se ngritja e
shteteve sovrane kishte nisur tre shekuj para Vestfalise. Megjithate besoj se Paqja e Vestfalise,
perben braktisjen perfundimtare te epokes mesjetare. Ky kompromis i jashtezakonshem e ruajti
teorine e homogjenitetit religjioz brenda shtetit megjithese shkaterroi ate te Perandorise. Shoqiria
moderne eshte ndertuar e paprekur nga fryma mbytese e nje perandorie te Krishtere te rrenuar.
Qe prej asaj kohe, praktikat e njohjes se shteteve sovrane (shteti-komb), perbejne precedente ne
diplomacine e diteve tona.

Traktatet Münster dhe Osnabrück, te njohura pergjithesisht si Paqja e Vestfalise, sollen


momentin kulminant per Perandorine e Shenjte Romake ne Luften Tridhjetevjecare. Aty u
vendos nje pozite religjioze e cila vendosi edhe kufinj te ri politike per shtetet gjermanike te
Europës Qëndrore. Impakti qe krijoi Paqja e Vestfalise ishte i gjere, si ne harten ku u shtrine
efektet e saj ashtu edhe ne kohezgjatje. Paqja e Vestfalise id ha fund kunderreformes ne
Gjermani dhe legjitimoi marreveshjen perfundimtare religjoze, te cilen shtetet Gjermane e
kerkonin me ngulm. Ajo rinovoi ceshtjet e trajtuara ne Paqen e Augsburgut dhe cilido shtet
kishte mundesine e zgjedhjes per te qene Luteran ose Katolik ³.

Megjithate nuk u dha e drejta individuale e besimit, pra religjioni i vendosur nga
drejtuesit e shtetit do te ishte religjioni i shtetasve (Praktika: Cuius Regio, Eius Regio). Ne nje
fare menyre, me Paqjen e Vestfalise, konfliktit midis Katolikeve dhe protestanteve iu dha
fund.Paqja e Vestfalise solli zhvillime te shumta mbi tepricat qe dolen prej Perandorise se
Shenjte Romake, dhe keto zhvillime nuk ishin plotesisht te mira. Megjithese problemet fetare
ishin lehtesuar me njohjen zyrtare te Katolikeve dhe Potestanteve, Perandoria, ishte gjymtuar
edhe politikisht tek sa parimi i vete-qeverisjes solli shperberjen e saj. Pjese te kesaj Perandorie
ishin aneksuar nga vendet fqinje, edhe pse kjo mbetej me pak e rendesishme se sa c’ishte
kushtetuta e re. Impakti i Paqjes se Vestfalise ishte gjigand, aq sa dekretoi paraprakisht te
ardhmen e shteteve Gjermane.

Për të arritur marrëveshjen se si duhej të viheshin etikat (renditja), u desh të bëheshin


bisedime për 15 muaj . Sipas marrëveshjes, Francës i jepej përparësi në Mynstër kurse Suedisë
ne Osanbryk ⁴.

____________________

³ Breton Kotorri. - Marrëveshja e Vestfalisë. Tiranë 2012 fq.63

⁴ Eqrem Zenelaj – Historia e Diplomacisë. Prishtinë 2013 fq. 195

faqe 4
1.3 Studimi i Marrëdhenieve Ndërkombëtare
Fillimisht, marrëdhëniet ndërkombëtare, si një fushë e veçantë e studimit ishin pothuajse
tërësisht Britaniko-centriste. MN (Disiplina Akademike e Marrëdhënieve Ndërkombëtare)u
shfaq si një “disiplinë akademike” formale vetëm në vitin 1918 me themelimin e‘karriges’së parë
(katedres universitare) në MN, Karrigia Ëoodroë Ëilson në Aberystëyth, Universitetin e Uellsit
(tani Aberystëyth University), nga një dhuratë e dhënë nga David Davies, duke u bërë pozita e
pare akademike e dedikuar tërësisht për MN. Kjo u pasua shpejt nga themelimi i MN në
universitetet Amerikane dhe në Gjenevë të Zvicrës. Në fillim të viteve 1920, në London School
of Economics, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare u themelua me kerkese të
Nobelistit për Paqen,Philip NoelBaker,dhe ishte instituti i pare që ofronte një game të gjerë të
diplomave në këtë fushë.
Universiteti i parë kushtuar tërësisht në studimin e MN ishte Graduate Institute of
International Studies (tani Graduate Institute of International and Development Studies), e cila u
themelua në vitin 1927 për të formuar diplomatët e parë të asocjuar me Lidhjen e Kombeve, e
themeluar në Gjenevë disa vjet më parë. Graduate Institute of International Studies, ishte nder të
paret që ofroi diplomë Doktorature në marrëdhëniet ndërkombëtare ⁵ .

II. TEORITË E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBTARE


2.1 Studimi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare si Teori
Studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare si teori mund të gjurmohet në dy punime themelore, i
pari "Kriza e viteve njëzet" i E.H. Carr, u botua në vitin 1939 dhe së dyti punimi "Politika
ndermjet kombeve" i Hans Morgenthau, botuar në vitin 1948.Teoriae marrëdhënieve
ndërkombëtare është studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare nga një perspektive teorike, ajo
tenton të siguroje një kornizë konceptuale mbi të cilat marrëdhëniet ndërkombëtare të mund të
analizohen. Shumë mënyra, shpesh kontradiktore të menduaritekzistojnë në teorinë MN, duke
përfshirë konstruktivizmin, institucionalizmin, marksizmin, neo-gramshizmin, dhe të tjera.
Megjithatë, dyshkolla pozitiviste të mendimit janë më të përhapurat deri më sot:
realizmi dhe liberalizmi, edhe pse gjithnjë e mëshumë, konstruktivizmi është duke u bërë
më tradicional. Në fillim, studimet e para në MN në vitet midis dy luftëraveu perqendruan
në nevojën për tëzëvendësuarsistemin e balancës së forcës me një sistem tësigurisë kolektive.

Kritika kryesore ndajkësaj shkolle të të menduarit buronte nga analiza“realiste”e ofruara nga
E.H. Carr. Gjatë klasifikimit të teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare bëhet një dallim
ndërmjet qasjeve shpjeguese dhe qasjeve konstituive. Teoritë shpjeguese janë ato të cilat e
shohin botën si diçka e jashtme për tëteorizuar në lidhje me të. Ndërsa një teori konstituive beson
se teoritë realisht ndihmojnë në ndërtimin e botës ⁶.

faqe 5
2.2 Teoria Pozitiviste

Në themel të kornizës interpretive qëndron një vision positivist i shkencës. Ky vlersim i


shkencës i ka rrënjët e tijë në një epistemologji empirike. Shpesh termat pozitivizën dhe
empirizëm ngatërrohen në disiplinën e Mardhënieve Ndërkombëtare.Pozitivizmi ështe një teori e
shkencës dhe, përgjithësisht, pjesa më e madhe e pozitivistëve pranojnë një epistemologji
empirike. Megjithatë jot ë gjith empiristët e pranojnë pozitivizmin kështu që e rëndësishme është
të ruajmë dallimin ndërmjet dy termeve.
Në teorinë emarrëdhënieve ndërkombëtare, pozitivizmi i referohet një shkollë të mendimit
që beson se metodologjitë e shkencave natyrore mund të ndihmojnë në shpjegimin e botës
sociale ⁷.

2.3 Teoria Realiste


Zhvilimet në deceniet e fundit e para të shekullit të kaluar, e veçanërisht pas Luftës së Dytë
Botërore sollën edhe shkollën tjetër teorike që e kundërshtonte fuqimisht liberalizimin, apo
idealizmin siç quhej kjo nga kundërshtarët. Kjo ishte teoria realiste e Mardhënieve
Ndërkombëtare, e cila parimisht bazohej në tezat e Tomas Hobbsit dhe Rusose, Makijavelit etj.
Kjo është një qasje teorike e cila synon ta sqarojë se si funksion rendi botëror. Realizimi niset
prej principit se bota dhe mardhëniet ndërkombëtare përcaktohen dhe rregullohen duke u bazuar
në fuqinë reale dhe pushtetin e shtetit, si aktorë veçues në politikën ndërkombëtare. Apo siç
shkruante Tukididi në veprën “Lufta e Poloponezit” para më shumë se dymijë vjetë: “Të fortit
bëjnë çka munden, kurse të dobëtit vuajnë sa munden”.

Pikënisja e realizmit është se shtetet janë aktorë të pamvarur në arenën ndërkombëtare, të


cilët synojnë realizimin e interesave kombëtare (jo rrallë dhe me çdo kusht). Realizimi dominojë
për një kohë të gjatë në studimin e MN, sidomos gjatë Luftës së Ftoftë, ku shpjegoheshin shkaqet
e luftës dhe konflikteve, pastaj diskrepanca bipolar mes bllokut perëndimorë dhe lindorë.Kjo
qasje konsistonte mjaftë shumë me kontestin e asaj kohe ku aleancat ishin më shumë ushtarake
dhe interesi i ngushtë nacional ishte determminues i politikës së jashtme të çdo shteti ⁸.

_____________________

⁵ http://www.aber.ac.uk/en/international/

⁶ Steve Smith – Shumëllojshmëria në teorinë e Mardhënieve ndërkombëtare. Tiranë. 2008.

⁷ Milja Kurki – Mardhëniet Ndërkombëtare dhe shkenca shoqërore. Tiranë .2006

⁸ Bekim Baliq – Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme. Prishtinë 2010

faqe 6
2.4 Realizmi Strukturorë
Realistët besojnë se fuqia është monedha e politikës ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha, aktorët
kryesorë , sipas pikpamjes Realiste i kushtojnë vëmendja të madhe masës së fuqisë ekonomike e
ushtarake që zotrojnë krahasuar më njëra-tjetrën. Për to jo vetëm që është e rëndësishme të kenë
një nivel të lartë fuqie, por edhe të sigurohen se asnjë shtet tjetër nuk do ta ndryshojë shpejtë
balancën e fuqisë në dobi të vet. Për Realistët, politika ndërkombëtare është sinonim i politikës
së bazuar në fuqi.

Realistët defenzivë, si Kenneth Waltz (1979), arsyetojnë se shtetet do të vepronin pa


matuti, nëse do të përpiqeshin të maksimizonin pjesën e tyre nga torta e fuqisë botërore, sepse
vetë sistemi do t’i ndëshkonte, nëse do të përpiqeshin të fitonin fuqi të tëpruar.

Realistët ofenzivë si John Mearsheimer (2001), kanë pikpamje të kundërta; ata mendojnë
se ka kuptimtë sakt strategjik për shtetet që këto të fitojnë sa më shumë fuqi që të jet e mundur
dhe, nëse lejojnë rrethanat, të synojnë hegjemoninë. Për realistet Klasik fuqia është qëllimi në
vetveten; për realistët strukturorë fuqia është një mjet që i shërben një qëllimi dhe qëllimi final
është mbijetesa ⁹.

III. SI TË MENDOJMË TEORIKISHT RRETH MARDHËNIEVE


NDËRKOMBËTARE
3.1 Liberalizmi dhe Institucionalizmi neo-liberal
Liberalizmi beson se natyra njerzore është në thelb më e mirë dhe se njerzit mundë të
përmisojnë gjendjen dhe kushtet e tyre morale dhe matrijale, duke mundësuar kësisoj edhe
përparimin shoqëror. Sjellja e keqe apo e ligë njerzore, e tillë si padrejtësia apo lufta, është
rezultat i institucioneve shoqërore të korruptuara ose të papërshtatshme dhe i keqkuptimeve
midis udhëheqësve. Origjina e teorisë liberale gjendet në optimizmin e iluminizimit, tek
liberalizmi politik dhe ekonomik i shek. të nëntëmbëdhjetë dhe tek idealizmi Uilsonian i shek.të
njëzet. Shkrimet e filozofit Monteskje(1689-1755) pasqyrojnë mendimin ilumunist. Ai
argumentonte se të metat nuk janë pjesë e natyrës njerzore, por problemet lindin kur njeriu
integrohet në shoqëri dhe formon kombe të veçanta ¹⁰.

____________________

⁹ http://www.palgrave-journals.com/jird/journal/v8/n4/full/1800065a.html

¹⁰ Karen A. Mingst – Bazat e Mardhënieve Ndërkombëtare. Tiranë 2010. fq. 90

faqe 7
3.2 Pikëpamja Radikale
Radikalizimi ofron këndvështrimin e tretë mbizotërues në mardhëniet ndërkombëtare.
Ndërsa eksiston një konsensus i gjërë rreth përcaktimit të duhur të identitentit liberal dhe realist,
nuk ka ndonjë konsensus të tillë rreth identitetit të radikalizmit dhe mbështetësve të kësaj rryme.
Sidoqoftë, egziston në një grup bindjet qëndrore që bashkojnë ata që mbështesin një pikëpamje
radikale, më së shumti marksiste. Grupi i parë i bindjeve tek radikalizmi gjendet në analizën
historike. Ndërsa për shumicën e liberalëve dhe realistëve historia siguron disa të dhëna nga të
cilat mundë të bëhen përgjithsime kur duket e përshtatshme, radikalët e shohin analizën historike
si themelore.

Shkrimet e Karl Marksit(1818-’83) janë themeltare për mendimin radikal, megjithëse ai nuk
trajtoi drejpërsëdrejti të gjitha çështjet e sotme. Marksi teorizoi mbi evolucionin e kapitalizmit
mbi bazën e ndryshimit ekonomik dhe konfliktit klasorë: Kapitlizmi i Evropës së shek.19-të lindi
nga sistemi i mërparshëm feudal ¹¹.

3.3 Konstruktivizmi
Ndonëse një metod relativisht e re në mardhëniet ndërkombëtare, Konstruktivizmi i ka
rikthyer studiuesit ndërkombëtar tek çështjet kryesore, përfshirë natyrën e shtetit dhe konceptet e
sovranitetit dhe shtetësisë. Për më tepër konstruktivizmi ka hapur fusha të reja tematike për
analizë, si roli i gjinisë dhe etnisë, të cilat kanë munguar shumë në qasjet e mardhënieve
ndërkombëtare. Sikurse liberalizmi dhe radikalizmi para tij, konstuktivizmi nuk është një teori
uniforme. Disa madje vënë në dyshim nëse është e vertet një teori tematike. Në të vërtet shumë
nga variablat e teorisë në fjalë përcaktohen në mënyrë të përgjithshme. Por konstruktivistët, duke
besuar në kompleksitetin e botës ku jetojmë, argumentojmë se nuk është e mundur të eksistojë
asnjë teorie vetme dominuese në mardhëniet ndërkombëtare.
Sugjerimi më i rendësishëm teorik, me të cilin bien dakord të gjithë konstruktivistët, është se
mënyra e të vepruarit të shtetit formësohet nga bindjet e elitës, identitetet dhe normat shoqërore.
Individët në bashkësi krijojnë, formësojnë dhe ndryshojnë kulturën përmes ideve dhe praktikave.
Shteti dhe interesat kombëtare janë rezultat i identitetit shoqërorë të këtyre aktorëve. Kështu,
objekti i studimit të kontruktivizmit janë normat dhe praktikat e individëve dhe bashkësive, pa
dallim ndërmjet politikës së mbrendshme apo asja ndërkombëtare ¹² .

___________________

¹¹ Jean – Baptiste – Histori e Mardhënieve ndërkombëtare. Prishtinë 2011. fq.45

¹² Karen A. Mingst – Bazat e Mardhënieve Ndërkombëtare. Tiranë 2010. fq. 105

faqe 8
Ted Hopf ofron në këtë kontest një analogji të thjeshtë:
Skenari është një zjarr në një ndërtesë teatri ku të gjithë vrapojnë drejt daljeve. Por
njohuria e munguar e praktikave shoqërore të rregullave përbërëse, strukturës, madje edhe në
këto rrethana në dukje të kushtëzuara, është ende e papërcaktuar dhe e paqartë. Pyetja që
shtrohet është: një teatër me një derë të vetme, ndërsa të gjith vrapojnë drejt daljes, kush do
dal i pari? Më të fortët apo më të gjymtuarit, gratë apo fëmijët, të moshuarit apo të sëmurët?
Mos ndoshta nuk është gjë tjetër veç se një rendje e çmendur ? Përcaktimi i rezultatit do të
kërkojë më shumë njohje rreth situatës se sa rreth shpërndarjes së fuqisë matrijale apo
strukturës së autoritetit. Njeriu do të duhet të ketë njohuri mbi kulturën, normat, institucionet,
procedurat, rregullat dhe praktikat sociale që formësojnë si aktorët ashtu edhe struktura¹³.

IV – KONCEPTE TE MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

Koncepte dhe nocione themelore të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

4.1 Konjuktura
Në vendim-marrjen e marrëdhënive ndërkombëtare, koncepti i konjukturës, së bashku me
lirinë e veprimit dhe barazinë janë elemente të rëndësishme.Vendimmarrësit duhet të marrin
parasysh tërësinë e kushteve ndërkombëtare në marrjen e iniciativave që do të krijojnë lloje të
ndryshme të përgjigjeve.

4.2 Konceptet të nivelit të sistemit


Marrëdhëniet ndërkombëtare shihen shpesh në drejtim të niveleve të analizës. Konceptet të
nivelit të sistemit janë ato koncepte të gjera që përcaktojnë dhe formojnë një ambient
ndërkombëtar, i karakterizuar nga anarkia.

4.3 Fuqia
Koncepti ifuqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të përshkruhet si niveli i burimeve,
aftësive dhe influences në çështjet ndërkombëtare.Ajo shpesh here është e ndarë në nënkonceptet
e fuqisë së forte dhe fuqisë së butë, fuqia e forte lidhet kryesisht me pushtetin detyrues, siç është
përdorimi i forcës, fuqia e butë zakonisht mbulon ekonominë,diplomacinë dhe influencen
kulturore. Megjithatë, nuk ka asnjë vijë të qartë ndarëse mes dy formave të fuqisë.

________________
¹³ Ted Hopf – Social Consrtuction Of International Policy. 2003
faqe 9
4.4 Polariteti
Polariteti në marrëdhëniet ndërkombëtare i referohet organizimit së fuqisë brenda sistemit
ndërkombëtar.Koncepti u gjenerua nga bipolaritetit përgjatë Luftës së Ftohtë, me sistemin
ndërkombëtar të dominuar nga konflikti midis dy superfuqive dhe është përdorur si term, në
mënyrë retrospektive nga teoricienët.Megjithatë, termi bipolar është përdorur sidomos nga
Stalini, i cili tha, se ai e pa sistemin ndërkombëtar si dypolar, me dy ideologji dhe baza fuqie
kundërshtare.Rrjedhimisht, sistemi ndërkombëtar para 1945 mund të përshkruhet simulti-polar,
me fuqi në të ndarë ndërmjet Fuqive të Mëdha.Kolapsi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 kishte
çoi në idenë që disa do ta quanin unipolaritet, me USA si një superfuqi e vetme ¹⁴.

Mjetet sistematike të marrëdhënieve ndërkombëtare:

- Diplomacia është praktikë e komunikimit dhe bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të


shteteve.Në një farë mase, të gjitha mjetet e tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare
mund të konsiderohen si dështimi i diplomacisë.Duhet mbajtur parashysh, që përdorimi
i mjeteve të tjera është një pjesë e qenësishme e komunikimit dhe negocimit brenda
diplomacisë.Sanksionet, fuqia dhe ndryshimi i rregullimeve tregtare, ndërkohë që nuk
konsiderohen zakonisht si pjesë e diplomacisë, në të vërtetë janë mjete mjaft të
vlefshme në interes të përdorimit të tyre si leva gjatë negociatave diplomatike ¹⁵.

- Sanksionet janë zakonisht mjetii pare që përdoret pas dështimit të diplomacisë, dhe janë
një nga mjetet kryesore të përdorura për të zbatuar traktatet.Ata mund të marrin formën
e sanksioneve diplomatike dhe ekonomike dhe përfshijnë prerjen e lidhjeve diplomatike
dhe vënien e barrierave ndaj komunikimit apo tregtisë.

- Lufta, përdorimi i forcës, është përmendur shpesh si mjet i i fundit i marrëdhënieve


ndërkombëtare.Një përkufizim i pranuar gjerësisht mbi luftën është ai i dhënë nga
Clauseëitz, që lufta nuk është gjë tjëtër se"vazhdimi i politikës me mjete të tjera".
Ka një rritje të studimeve të aktorë ‘luftërave të reja’që përfshijnë aktorë të tjerë përveç
shteteve ¹⁶.

________________________
¹⁴ Henry Kissinger – Diplomacia. 1995. fq. 423-473

¹⁵ Bekim Baliq. Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme .2010. fq. 27-31

¹⁶ Zejnullah Gruda – E drejtta Ndërkombëtare Publike. 2009 fq. 528-532

faqe 10
V - ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

“ Kërkesën për siguri ndërkombëtare e përfshin dorëzimin pa kusht të të gjitha


shteteve, në një masë të caktuar të lirisë së tijë të vepruarit, sovranitetit të tijë,
dhe le të jetë e qartë përtej çdo dyshimi, se asnjë rrugë tjetër nuk mundë të çojë në
një siguri të tillë”.

(Albert Einstain)

5.1 Idetë për Krijimin e Organizatave Ndërkombëtare

Idetë e para për organizimin e bashkësisë ndërkombëtare lidheshin më së shpeshtu më


përpjekjet për ruajtjen e paqes. Organizatat e para të tilla janë paraqitur qysh në kohën e vjetër
(Liga Greke), por janë hasur edhe në kohën e mesme( Hanza). Qëllimi i tyre ç’është e vërteta
nuk ka qenë të krijonin dhe të mbronin një rënd ndërkombëtar të bazuar në drejtësi, por më tepër
të siguronin hogjemoninë e një shteti. E tillë ka qenë Pax Romana si institucion (rend) të cilin e
garanntonte Roma.
Dante Aligieri (1265 – 1321), duke shqyrtuar problemin e konfliktit midis Kishës dhe Shtetit,
në veprën “Monarkia” ka dhënë një ide të thellë të shtetit universal. Dante është angazhuar për
realizimin e planeve të Henrikut VII, i cili ëndërronte krijimin e një monarkie botërore, si një
shtet botëror, i cili i vetmi do të mund të siguronte paqen në botë ¹⁷.

Përpjekja për të projektuar organizimë shumëpalëshe ka tërhequr shumë teriocientin e


Mesjetës në fillim të Shekullit XVI, Nikolo Makiaveli në veprën e tijë të famshmë “Il Principe”.
Makiaveli është ndër figurat ndërkombëtare shumëpalëshe, që edhe sot tërheq vëmendjen e
studijuesve dhe politikanëve. Makiaveli mendoi dhe veproi në termat e Italisë, jo të Evropës.
Mirëpo, metodat që ai propozoi dhe efikasiteti i tyre në praktikë që bëri që ato të mundtë të
aplikoheshin në Evropë dhe në botë, ku u vërejt se ato se ato kishin avantazhin e të qenit jo të
pamundura. Me këtë karakter universal Makiaveli u ndërkombëtarizua dhe makiavelizmi ngeli
doktrinë e praktikë politike kombëtare ndërkombëtare ¹⁸.

______________________
¹⁷ Zejnullah Gruda. E drejta Ndërkombëtare Publike. Prishtinë 2009.fq. 345
¹⁸ Lisen Bashkurti. Bashkëpunimi shumëpalësh dhe Institucionet Ndërkombëtare. Maqedoni. fq. 9-11

faqe 11
5.2 Krijimi i Sistemit Ndërkombëtar
Si rrjedhojë e shekullarizimit të shoqërive perëndimore kah mesi i shekullit të XVII-të dhe
humbjes së dominimit politik të Kishës katolike në Evropë, sidomos pas paqes së Vestafalisë
(1648), dhe në kontestin e luminizimit fillojnë botëkuptimet fetare të marrin gjithnjë e më shumë
karakterin e çështjes private se sa si rend shoqëror e politik i dominuar nga pushteti religjioz. Në
këtë atmosfer të konflikteve të ashpra, por edhe të krizës së pushtetit të kishës dhe mbretit,
filluan ideologjitë e reja politike që ta përmbushin një zbrastir që la pas veti botëkuptimi fetar
dhe legjitimimi monarchist i politikës. Prandaj ishtë nevojë imediate e kohës, formimi i një rendi
dhe organizimi të ri shoqërorë e politik, pra edhe të krijimit të shtetit modern ose komb-shtet.
Kësaj i parapriu edhe ndërrimi radikal i konceptimit të shtetit modern dhe ndarjes së pushtetit,
nga një filozofi politike iluministe, e promovuar nga Nikolla Makiavelit, Tomas Hobsit, Xhon
Lokut, Emanuel Kanti, Zhan Zhak Ruso deri te Monteskjeu.

Shkencëtari i njohur anglez Çarls Tilli pohon se në Evropën mesjetare, deri në shekullin
XV-XVI, kishte rreth pesëqind njësi të ndryshme politike, që ishin në formë perandorish, mretëri
absolute të trashëguara. Organizim fisnor, dukate, qytet-shtete te lira etj. Kthesa pragmatike në
historinë moderne të marrëdhënieve ndërkombëtare ishte Traktati i Vestfalisë nga viti 1648, e
cila pasoi pas Luftës Tridhjetëvjeçare ndërmjet Perandorisë së shenjtë Romake (në tërritorin e
sotëm të Gjermanisë) dhe rivalëve të vet. Kjo luftë ishte e veshur me petkun e konflikteve fetare
ndërmjet forcave katolike në njërën anë dhe atyre protestante në anën tjetër. Bashkësia politike
apo identiteti kolektiv i popujve dhe gjatë Paqes së Vestfalisë ishte bazuar në përkatësitë fetare,
identiteti dhe interesi nacional i popujve të këtyre ishte pra ende besimi, përkatësia konfesionale
e tyre ¹⁹.

Paqja e Vestfalisë u rikonfirmua dhe u sforcua edhe nga Traktati i Utrechtit i vitit 1713 ku
përsëritej parimi se sovraniteti kombetar i çdo shteti duhej rrespektuar nga të gjith shtetet. Kjo
ide e barazisë në bazë të sovranitetit mundësoi çdo shteti të drejtën për të ndjekur politikën e
mbrendshme dhe të jashtme, pa ndërhyrje nga jasht – gjë që përfaqëson parimin bazë të
marrëdhënieve midis shteteve ²⁰.

____________________

¹⁹ Breton Kotorri. - Marrëveshja e Vestfalisë. Tiranë 2012. 75

²⁰ Bekim Baliq. Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme. 2010. fq. 8-10

faqe 12
5.3 Procesi i Krijimit të Organizatave Ndërkombëtare

Sikur pamë më lartë, idetë për bashkëpunim shumëpalësh dhe për krijime institucionesh
ndërkombëtare janë po aq të vjetra sa edhe organizimet e tjera shoqërore e shtetërore. Fakti që
njerzimi u përball me afro 450 lloje projektesh për ndërtimin e institucioneve ndërkombëtare,
pavarësisht në formë idesh, sërish shprehte në vetvete nevojën e bashkëpunimit midis popujve e
vendeve për çështjen e paqes, por edhe për të gjitha çështjet ne dobi të zhvillimit të njerzimit.
Është e natyrshme se gjithchka në shoqërin njerzore bazuar në shkencën e filozofisë nis fillimisht
në formë idesh. Kjo ndodh edhe me rastin e formimit të institucioneve ndërkombëtare ²¹ .

Nevoja e një bashkëpunimi më të madh ndërkombëtar ka ndikuar në formimin e


koshiencës mbi domosdoshmërinë e krijimit të një komuniteti ndërkombëtarëqë do të
sendërtohej përmes organizatave ndërkombëtare, në fillim për çështje dhe territore të caktuara,
për tu zgjeruar më vonë proporcionalisht me zhdukjen graduale të frikës. Kështu, nën
ndikimin e zbulimit e të vënies në përdorim të mjeteve të reja të komunikacionit (lidhjeve)
krijohen:

Lidhja Telegrafike Ndërkombëtare (1816), dhe Lidhja Postale Ndërkombëtare ( 1875),


që tubonin gati të gjitha shtetet e qytetruara dhe që luajtën rol shumë të rëndësishëm në
lehtësimin dhe në njehësimin e trafikut ndërkombëtar.

Nga kjo shihet qartë se në këtë kohë është shfaqur një numer i konsiderueshëm i
bashkimeve (unioneve) ndërkombëtare. Të gjitha këto bashkime vepronin nëpërmes
konferencave (tubimeve të kohëpaskoshme) të përfaqësuesve të shteteve antare dhe një
sekretariati të përhershëm, i cili përfaqësonte një element institucional të bashkëpunimit
ndërkombëtar që i jepte karakter të përhershëm ²².

_____________________

²¹ Lisen Bashkurti. Bashkëpunimi shumëpalësh dhe Institucionet Ndërkombëtare. Maqedoni. fq. 14

²² Zejnullah Gruda. E drejta Ndërkombëtare Publike. Prishtinë 2009.fq.348

faqe 13
VI - ORGANIZATAT NDËRQEVERITARE
Krijimi i Organizatave ndërqeveritare
Përse Shtetet kanë zgjedhur që të organizohen në mënyrë kolektive?
Përgjigjet e kësaj pyetje vërtiten rreth tre teorive kryesore mbi fomimin dhe zhvillimin e
organizatave ndërqeveritare: federalizmit dhe funksionalizmit.

6.1 Federalizmi
Zhan Zhak Ruso zhvilloj më tej idenë e paraardhësve të tijë në mbështetje të një Evrope të
bashkuar. Rusoi arsyetonte se lufta ishte rezultat i mardhënieve sovrane mes shteteve dhe se
paqja mundë të arrihej vetëm nëse shtetet heqin dorë nga sovranitetit i tyre dhe ia delegonin atë
një organizimi më të lartë feudal. Kështu Rusoi në librin e tij “Projekti drejt Paqes së
Përgjithshme” propozoi që shtetet të themelojnë një formë të tillë qeverie feudale, e cila do të
bashkojë kombet me lidhje të ngjajshme me ato që tashmë bashkojnë pjestarët e veçantë të tyre
dhe i vendosin të gjith nën autoritetin e barabart të ligjit.

Federalizmi argumenton se shtetet bashkohen me shtete të tjera duke dorëzuar secili një pjesë
të sovranitetiti. Besohet se, pakësimi i sovranitetit, ose organizimi i sovranitetit në një njësi më të
lartë, do të ndihmojë eliminimin e shkaqeve themelore të luftës ²³.

6.2 Funksionalizmi
Funksionalitet besojnë se organizatat ndërqeveritare formohen për arsye shumë të ndryshme.
Kjo pikëpamje është shprehur më së miri nga studiuesi David Mitrany në librin “ Një Sistem
Funksionues Paqeje”. Problemi i kohës sonë nuk është si t’i mbajmë kombet e ndara në paqe, por
si t’i bashkojmë ata aktivisht. Kështu, ai propozonte që njësitë “ti bashkojnë interest që mendojnë
se i kanë të përbashkëta.” Sikurse federalistët edhe feudalistët kërkojnë ta eliminojnë luftën.

Sidoqoftë, ata besojnë se shkaku themelor i luftës është pabarazia dhe privimi ekonomik, dhe
jo fakti që shtetet sovrane kanë secili kapacitete ushtarake. Për më tepër, funksionalistët besojnë
se shtetet nuk janë njësië e përshtatshme për të zgjidhur këto problem. Funsionalisët nxisin
ndërtimin dhe zgjerimin e praktikës së bashkëpunimit të ushqyer nga grupe ekspertësh teknikë
jashtë kanaleve zyrtare shtetërore ²⁴.

___________________

²³ Karen A. Mingst – Bazat e Mardhënjeve Ndërkombëtare.Tiranë. 2010. fq. 206

²⁴ Po aty. Fq. 207

faqe 14
6.3 Zhvillimi i Organizatave Nndërkombëtare para vitit 1919

Tre kushtet kryesore për eksistencën e një organizate qeveritare


ndërkombëtare janë:
- Së pari, komutitetet e pavaruara politike,
- Së dyti, rregullat e caktuara ndërmjet këtyre komuniteteve, që kanë për qëllim të
rregullojnë mardhëniet ndërmjet njëra tjetrës,
- Së treti, të ket një strukturë formale, që vendosë detyrime për zbatimin e këtyre
rregullave.

Pa kushtin e parë, nëse vërtet nuk do të ishte pjesë e një organizimi të vetëm politik, një
strukturë e përbër nga rregullat do të ishte një thelb supreme ose homegjeniste. Në mungesë të
kushtit të dytë, marëdhëniet e rregullta, atje ku ato egzistojnë do të ishin një pasojë e rastësishme
e ndërveprimit joformal ndërmjet etniteve sovrane. Në mungesë të kushtit të tretë, detyrimi për
zbatimin e ligjit do të varej më shumë nga diplomacia dhe qeverisja e mirë, se sa nga disa
element drejtimi prej një organi të përhershëm i krijuar për këtë qëllim ²⁵.

Ndër të parët dhe me klasikët në përcaktimin e përkufizimit të organizatave ndërkombëtare ka


qenë hungarezi ANDRASH , diplomat i lartë i Austo-Hungarisë në epokën e Meternikut, Sipas
Andrashit…

“Organizatat ndërkombëtare janë bashkësi të disa shteteve të themeluara me kontratë


ndërkombëtare, të cilat kanë organet e veta dhe shërbejnë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta
të caktuara”

a. Organizatat ndërkombëtare janë: ”organe të themeluara nga shumë shtete, me struktura të


përhershme, me aftësi veprimi që e realizojnë kurdoherë në emër të shteteve dhe brenda
kompetencave të tyre”,

b. Organizatat ndërkombëtare janë: “bashkësi shtetesh që kryejnë funksione politike ose


administrative lidhur me çështjet e interesave të përbashkëta dhe themelore të sheteve që janë të
konsistuara e të pranuara si persona ndërkombëtar”.

c. Organizatat ndërkombëtare janë: “forma e bashkpunimit ndërkombëtar të shteteve sovrane, të


bazuara mbi marrëveshje ndërkombëtare multiraterale” ²⁶.

__________________

²⁵ David Armstrong, Lorna Lloyd – Oganizatat Ndërkombëtare në Politikën Botërore. Tiranë 2009 fq. 278

²⁶ Radovan Vukadinoviq. Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare. Prishtinë 2006. fq. 396

faqe 15
VII – ORGANIZATAT JO-QEVERITARE
7.1 Organizatat jo-qeveritare
Bota e organizatave ndërqeveritare po bëhet gjithnjë e më shumë e pandashme nga organizatat
joqeveritare. Ashtu si organizatat ndërqeveritare dhe ato joqeveritare, po njihen gjithnjë e më
shumë si aktorë me ndikim në politikën ndërkombëtare. Organizatat joqeveritare janë
përgjithësisht organizata private dhe vullnetare, antarët e të cilave janë individë dhe shoqata që
bashkohen për të arritur një qëllim të përbashkët. Ato janë entitete jashtëzakonisht të larmishme,
që variojnë nga tërësisht locale dhe/ ose organizata në nivel bazë, deri tek ato me organizim
ndërkombëtar. Disa janë tërësisht private, çka do të thotë që financimi vjen vetëm nga burime
private, kurse organizatat të tjera joqeveritare mbështetën pjesërisht nga fondet qeveritare ose
ndihmë matrijale.

7.2 Rritja e fuqisë dhe influencës së organizatave jo-qeveritare


Megjithëse organizatat joqeveritare nuk janë aktorë të rinjë në politikën ndërkombëtare, rëndësia
e tyre po vjen duke u rritur. Historikisht fushata kundër skllavërisë ishtë një nga përpjekjet më të
hershme për krijimin e organizatave joqeveritare për t’u organizuar ndërkombëtarisht, për ta
ndaluar një praktikë të papranueshme moralisht. Fillesat e saj gjenden në shoqatat e themeluara
në vitet 1780 kushtuar dhënies fund të skllavërisë në SHBA, Angli dhe Francë ²⁷.

7.3 Funksionet dhe rolet e organizatave joqeveritare

Organizatat joqeveritare kryejnë një sërë funksionesh dhe rolesh në mardhëniet ndërkombëtare.
Ato veprojnë si mbështetës të politikave të caktuara dhe ofrojnë kanale alternative për pjesmarrje
politike, sikurse ka ndodhur me Amnesty International dhe fushatat e saj të herëpashershme për
shkrimin e letrave nga viktimat të abuzimeve me të drejtat e njeriut. Ato mobilizojnë dhe
ndërgjegjësojnë opinionin public nëpër botë, si në rastin e organizatës Greenpeace gjatë fushatës
së sajë për shpëtimin e balenave (nëpërmjet krijimit të ligjeve ndërkombëtare që ndalonin
gjuetinë e tyre). Gjithashtu organizatat joqeveritare shpërndajnë asistencë jetike gjatë rasteve të
fatkeqësive natyrore dhe të refugjatëve ²⁸.

_________________
²⁷ Karen A. Mingst – Bazat e Mardhënjeve Ndërkombëtare.Tiranë. 2010. fq.231
²⁸ Po aty . fq.233

faqe 16
VIII – KOMBET E BASHKUARA
8.1 Kombet e Bashkuara
Që nw kohën e luftçs lindi mendimi për vendosjen e një sistemi të sigurisë kolektive, më të
efektshëm se sa Shoqëria e Kombeve. Fillimi dhe zhvillimi i Luftës së Dytë Botërore nënvizoi në
mënyrë dramatike idenë e domosdoshmërisë së një sistemi të sigurisë ndërkombëtare. Një
moment crucial dhe gurthemel i krijimit të rendit të ri botëror, në të cilën bazohet në masë të
madhe edhe marëdhënia ndërkombëtare edhe politika e jashtme e me këtë edhe diplomacia, është
padyshim themelimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila u kurorzua nga përpjekjet e
Presidentit të SHBA-ve Franklin D.Roosvelt dhe Kryeministrit të Britanisë të Madhe Winston
Churchill. E themeluar në San Francisko të SHBA-ve më 26 qershor 1945 nga 51 shtete antare.
Siguria dhe ruajtja e paqes në botë ishte qëllimi kryesor i kësaj organizate botërore, e cila u fut
në paragrafin e parë të Kartës së OKB-së ²⁹.

Kështu OKB-ja në Kartën e vet parashihte obligime të qarta për shtetet antare, sidomos
paragrafi i gjashtë dhe ai i shtat parashohin masa vepruese në rast të rrezikimit të sigurisë
ndërkombëtare. Krijimi i Asamblesë së Përgjithshme dhe formimi i Këshillit të Sigurimit i ka
mundësuar OKB-së që të ket mekanizma veprimi në fusha dhe regjione të ndryshme. Kombet e
Bashkuara sod janë padyshim një forum me peshë të rëndë për trajtim të vazhdueshëm të
problemeve të ndryshme globale. OKB-ja posedon me një sërë organesh, normash dhe
mekanizma të cilat jan mjete të patjetërsueshme të çdo diplomacie. Antarsia në OKB është e
hapët për të gjitha shtetet e tjera paqëdashëse, që pranojn detyrimet e kësaj Karte. Sipas kësaj,
shteti që don të hyj në Kombet e Bashkuara, duhet ti plotësoj katër kushte: të jet paqëdashës; t’i
pranoj detyrimet nga Karta; të jet i aftë dhe i gatshëm për t’i përmbush ato ²⁹ .

Problemi i Vetos
Për këtë pikë u diskutua në fund të vitit 1944. Për sa i përket votimit, shumë personalitete
amerikane dhe kryesisht nga ushtria dhe marina, nuk donin ta pranonin, që shumica e thjeshtë e
Këshillit të mundë të detyronte Shtetet e Bashkuara të kryenin një ndërhyrje ushtarake. Nga ana
tjeter Senati nuk do ta ratifikonte kurrë një traktat, që kërkonte të hiqej dorë në këtë mënyrë nga
sovraniteti kombëtarë. Pra u pranua që antarët e përhershëm do të kishin të drjtën e vetos ³⁰.

________________

²⁹ Bekim Baliq. Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme. 2010. fq. 14-17

³⁰ Jean – Baptiste – DUROSELLE Andre Kaspi. Historia e Mardhënieve Ndërkombëtare. Prishtinë. fq.11

faqe 17
8.2 Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme është organi qëndror i Kombeve të Bashkuara; atë e përbëjnë


përfaqësuesit e të gjitha shteteve antare të Kombeve të Bashkuara. Sesionet e veta i mban her
pas here, pikërisht një her në vit, të cilat fillojnë të martën e tretë të muajit shtator dhe zgjasin
rregullisht disa muaj. Këto sesione i konvokon Sekretari i Përgjithshëm me kërkesën e Këshillit
të Sigurimit ose të shumicës së antarëve të Kombeve të Bashkuara. Mbledhjet që kërkohen në
bazë të Rezolutës “Të bashkuar për paqe” (337/V), duhen mbajtur brenda 24 orësh nga çasti i i
paraqitjes së kërkesës.

Asambleja punon në plenum dhe në komitete. Funksionet e asamblesë transferohen


në komitete, ku shqyrtohen detajisht çështjet e veçanta dhe projekt-rezoluta. Asambleja ka
shtatë komitete kryesore. Në komitete kanë përfaqësues të gjitha shtetet antare të Kombeve të
Bashkuara ³¹.

Funksionet – Karta e Kombeve të Bashkuara përcakton hollësisht funksionet dhe


autorizimet e Asamblesë së Përgjithshme .

a. Asambleja e Përgjithshme mund të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet, që bien Brenda


kuadrit të Kartës ose që kanë të bëjnë me të drejtat e njerit prej organeve.

b. Asambleja e Përgjithshme mundë të merret me të gjitha parimet e përgjithshme të


bashkpunimit për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurinë ndërkombëtare.

c. Asambleja e Përgjithshme mund të tërheq vëmendjen Këshillit të Sigurimit në lidhje me ato


situate, të cilat përbëjnë rrezik për paqën botërore dhe sigurinë ndërkombëtare ³².

____________________

³¹ Smilja Avramov- Milenko Kreca – Medjunarodno Javno Pravo.Beograd 1997. fq. 155 -157

³² Shih kartën e OKB-së http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm

faqe 18
8.3 Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë antarë nga të cilët pesë janë antarë të
përhershëm, dhe dhjetë antarë jo të përhershëm.

Në vitin 1965 zgjerimi i Këshillit të Sigurimit nga njëmbëdhjetë në pesëmbëdhjet antarë, e


transferoi balancën larg nga pesë antarët e përhershëm të Këshilit. Megjithatë, Këshilli i
Sigurimit mbeti një streh relativisht e sigurt, ku secila superfuqi tërhiqej nga Asambleja e
Përgjithshmë e ngathët dhe epa bindur. Kjo kontriboi si në rritjen e autoritetit të Këshillit të
Sigurimit, ashtu edhe për zhvillime të tjera. Së pari kriza Kubane e raketave 1962 bëri që
superfuqitë të njihnin nevojën e bashkpunimit mes tyre dhe kjo ndikoi në uljen e tensioneve, e
njohur përghithsisht si “ulje e tensionit (détente)”. Ajo gjithashtu solli dëshirën mes
përfaqësuesve të përhershëm për të rënë dakord mes tyre dhe për tu angazhuar në një
diplomaci të ngurt ³³.

Sipas Kartës, Këshilli i Sigurimit ka për detyrë kryesore dhe është i autorizuar të ruaj paqën
dhe sigurin. Në pajtim me këtë Këshilli i Sigurimit formulon rekomandime për zgjidhjen
paqësore të mosmarrëveshjeve (eventuale). Mënyra e marrjes së vendimeve në Këshillin e
Sigurimit është rregulluar sipas formulës së miratuar në Konferencën e Jaltës ³⁴.

Karta e Kombeve të Bashkuara

Neni 27

a. Secili prej antarëve të Këshillit të Sigurimit ka një votë.

b. Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me çështjet procedurale nevoitet


miratimi i nëntë antarëve ³⁵.

________________________

³³ David Armstrong, Lorna Lloyd – Organizatat ndërkombëtare në Politikën Botërore.Tiranë 2009.

³⁴ Zejnullah Gruda. E drejta Ndërkombëtare Publike. Prishtinë 2009.fq.383-386

³⁵ http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm

faqe 19
Literatura
1. Karen A. Mingst – Bazat e Mardhënieve Ndërkombëtare. Tiranë 2010
2. Steve Smith – Shumëllojshmëria në Teorinë e Mardhënieve ndërkombëtare
3. David Armstrong, Lorna Lloyd – Organizatat ndërkombëtare në Politikën
Botërore.Tiranë 2009.
4. Jean – Baptiste – Histori e Mardhënieve ndërkombëtare. Prishtinë
5. Ted Hopf – Social Consrtuction Of International Policy
6. Milja Kurki – Mardhëniet Ndërkombëtare dhe shkenca shoqërore. Tiranw
7. Henry Kissinger - Diplomacia. Tiranë 2007- 2009
8. Andre Malro - Pushtuesit. Prishtinë.2006
9. Zejnullah Gruda. E drejta Ndërkombëtare Publike. Prishtinë 2009
10. Lisen Bashkurti. Bashkëpunimi shumëpalësh dhe Institucionet Ndërkombëtare.
Maqedoni.
11. Breton Kotorri. - Marrëveshja e Vestfalisë. Tiranë 2012
12. Eqrem Zenelaj – Historia e Diplomacisë. Prishtinë 2013
13. Bekim Baliq – Hyrje në Diplomaci dhe Politikë të Jashtme. Prishtinë
14. Radovan Vukadinoviq. Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare. Prishtinë 2006
15. Smilja Avramov- Milenko Kreca – Medjunarodno Javno Pravo.Beograd 1997.

Burime nga Interneti


1. http://www.aber.ac.uk/en/international/
2. http://www.palgrave-journals.com/jird/journal/v8/n4/full/1800065a.html
3. http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm
4. http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm

faqe 20

You might also like