You are on page 1of 22

UNIVERSITETI PUBLIK I PRIZRENIT “UKSHIN HOTI”

FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK

Lënda: E Drejta Penale Ndërkombëtare

Tema: Bashkëpunimi Policor Ndërkombëtar dhe rasti i Kosovës


Mentori: Studenti:

Prof.DR.Ass. Halim BAJRAKTARI Leutrim HIMAJ

Asistenti:

Msc.PhD.Shefki SHTERBANI

PRIZREN

NENTOR,2016
Përmbajta
Medotologjia……………………………………………………………………………………..3
I.HYRJE…………………………………………………………………………........................4

II.ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE TË POLICISË………………………..………...5


2.1. Interpoli ………………………………………………………………………..………..5
2.2. Historiku i themelimit……...……………………………………………………………5
2.3. Organizimi i Interpolit………………………………………………………………..…5
2.4. Qëllimet e Interpolit…………………………….………………………………………7
2.5. Fushat dhe format kryesore të aktivitetit te Interpolit…………………………….…....8
2.6. Europoli…….…..……………………………………………………............................8
2.7. Organizimi dhe Fusha e veprimit e Europolit……………………………………..........9

III.ORGANIZATAT E TJERA NDËRKOMBËTARE POLICORE………….……….…...9


3.1. Shoqata Ndërkombtare Policore (IPA)…………….…………………………………..9
3.2. Shoqata Ndërkombtare e Shefave të Policisë (IACP)…… …..……………..………..10

IV. BASHKËPUNIMI POLICOR NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS…………………..…11


4.1. Kosova ka nevojë t’u bashkohet ONBP-ve…...…………..…...……………………..11
4.2. ONBP-të në të cilat duhet të anëtarësohet Kosova……….....……………………….12

V. MARRËDHËNIET E KOSOVËS ME INTERPOL-IN PËRMES UNMIK-UT………..12


5.1.Marrëdhëniet e Kosovës me EUROPOL-in…………………………………….……..13
5.2. Organizatat tjera Ndërkombtare të Bashkëpunimit Policor…………………………...14

VI. PROCEDURA PËR ANËTARSIM NË ONBP………………………….……………….15


6.1. Procesi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL……………………………………16
6.2. Procedura e anëtarsimit në EUROPOL………………………………………………17
6.3. Procedurat e anëtarsimit në ONBP-të rajonale……………………………………….17

VII. KONKLUZA……………………………………………………………………………....19
VIII.REKOMANDIME………………………………………………………………………..20
IX.BIBLOGRAFIA…………………………………………………………………………….21

2
Medotologjia

Për hartimin e këtij punimi kam përdorur metodat kualitative. Të dhënat kualitative përfshijnë
analizimin e dokumenteve të ndryshme me karakter juridik e politik, raporteve të organizatave
vendore e ndërkombëtare dhe burime të tjera nga institucionet publike. Në këtë drejtim, jam
munduar të shtjerrë dokumentet e ndryshme të INTERPOL-it lidhur me fushë-veprimtarinë dhe
për funksionimin e mekanizmave të saj në praktikë gjithashtu, dokumentet e institucioneve të
Republikës së Kosovës, duke përfshirë legjislacionin dhe strategjitë vendore në fushën e sigurisë
dhe në veçanti për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar policor të cilat i kam marrë në
shqyrtim për realizimin e këtij punimi.

3
I.Hyrje
Në botën gjithnjë e më të globalizuar të shekullit XXI, organizatat ndërkombëtare të
bashkëpunimit policor (ONBP) janë thelbësore. Kufijtë gjeografikë nuk kufizojnë grupimet
kriminale, grupet terroriste, apo kriminelët individualë dhe përmirësimet në teknologji dhe
udhëtim e bëjnë më të lehtë që ata mos i përfillin këta kufij. Aftësitë dhe informatat e agjencive
kombëtare të policisë nuk mund të kufizohen në kufijtë e tyre shtetërorë për t’i luftuar këto
kërcënime. Megjithatë, konsideratat politike të sovranitetit, pengojnë këto agjenci nga të fituarit
e një perspektive të gjerë ndaj krimit transnacional, duke i kufizuar kështu aftësitë e tyre për t’i
gjetur dhe kapur kriminelët.

Ndihma juridiko-penale ndërkombtare,siç është gjetja e dëshmitarit dhe të pandehurit dhe


sigurimi i pranisë së tyre në procedurën penale,kryerja e hetimeve në vendin ku është kryer vepra
penale,mbikqyrja e të dënuarve me kusht apo të liruarve me kusht dhe veprimet e tjera të
ndihmës juridiko-penale,nuk mund të paramendohen pa angazhimin e policisë.
Gjithashtu,angazhimi i policisë në procedurën e ekstradimit është shumë i rëndësishëm.Pikërisht
policia në bashkupinim me organet e gjyqësisë,i ndërmerr masat e zbulimit dhe privimit nga liria
të personit i cili nga shteti tjetër kërkohet që të ekstradohet.Po ashtu policia mledh provat dhe ua
dorëzon organeve të cilat e zhvillojnë procedurën e ekstradimit.

Në situatat e caktuara ,kur është rasti për shembull kur midis dy apo më shumë shteteve nuk
ekzistojnë marrëveshje për ndihmë juridiko-penale,bashkpunimi policor ndërkombtar mund të
paraqitet si substitut i ndihmës formale juridiko-penale.Në këso situatash,bashkëpunimi policor
ndërkombtar mund të konsistoj në këmbimin e të dhënave dhe informative,me qëllim të
parandalimit të kryerjes së veprave penale,apo me qëllim të zbulimit dhe dorëzimit të kryesve të
veprave penale.1

Bashkëpunimi policor ndërkombtar i kontribuon shumë luftimit më efikas të kriminalitetit edhe


duke i këmbyer përvojat midis policive të shteteve të ndryshme.Bashkëpunimi i këtill i
kontribuon edhe aftësimit profesional dhe në përgjithësi trajnimit të tyre në aplikimin e metodave
dhe teknikave të reja. Në këtë aspekt,përvojat dhe të arriturat e policisë ndërkombtare (UNMIK-
ut dhe EULEX-it) të instaluar në Kosovës e pas luftës, e sidomos përvojat e policisë së Shteteve
të Bashkuara të Amerikës dhe të Anglisë,kanë dhënë kontribut të madh për aftësimin dhe
profesonalizmin e Policisë së Republikës së Kosovës.

1
Ismet Salihu,E Drejta Penale Ndërkombtare,UBT,Prishtine,2016.fq.273-274.

4
II.ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE TË POLICISË

2.1.Interpoli

Në mesin e të gjitha organizatave ndërkombtare të policisë,organizata më e madhe dhe më e


rëndësishme është “Organizata Ndërkombtare e Policisë Kriminalistike”(INTERPOL).Pas
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Interpoli ka numrin më të madhë të shteteve që janë
anëtarsuar në këtë organizatë gjithsej 190 shtete.

2.2.Historiku i themelimit

Në Kongresin e dytë Ndërkombëtar të policisë,mbajtur në Vjenë në vitin 1923,ku morën pjesë


131 delegatë nga 20 shtete, u themelua organi i parë ndërkombtarë policor-Komisioni
Ndërkombtarë i Policisë Kriminalistike,me seli në Vjenë.Në Statutin e Komisionit u përcaktua
realizimi i ndihmës reciproke në mes te organeve policore sipas ligjeve të shteteve të tyre dhe
krijimi i kushteve dhe formave organizative të cilat do ta favorizojnë luftën kundër
kriminalitetit.Krahas disa të metave të punës së këtij Komisioni,ky Komision në mënyrë decidive
e afirmoi dhe e konfirmoi nevojën e institucionalizimit të formave të bashkpunimit ndërkombtar
policor.Ky afirmim rezultoi rritjen enorme të numrit të shteteve të cilat vendosën që organet e
tyre policore të bashkpunojnë midis tyre.Kështu në vitin 1938 në punën e këtij komisioni u
angazhuan përfaqësuesit e organeve të policisë së 38 shteteve.2Në Seancën e XXV të rregullt të
Kuvendit të përgjithshëm të Komisionit për bashkëpunim policor ndërkombtar e cila u mbajt në
Vjenë në vitin 1956 ,u aprovua Statuti i ri dhe u pranua emërtimi i ri si – Organizata
Ndërkombëtare e Policisë Kriminalistike-INTERPOL.

2.3.Organizimi i Interpolit
Struktura organizative e Interpolit është përcaktuar në nenin 5 të Statutit të kësaj organizate.Sipas
kësaj dispozite organe të Interpolit janë:

- Asambleja e Përgjithshme,
- Komiteti Ekzekutive,
- Sekretari i Përgjithshëm,
- Byrotë qendore nacionale,
- Këshilltarët dhe
- Komisioni për kontrollin e dosjeve3

2
Ismet Salihu,E Drejta Penale Ndërkombtare,UBT,Prishtine,2016.fq.274-275.
3
Constitution of the International Crimiminal Police Organization-INTERPOL,2008,article 5.

5
Asambleja e Përgjithshme-është organi më i lartë i Interpolit.Ky organ është i përbërë nga
përfaqësuesit e shteteve anëtare.Seancat e Kuvendit të përgjithshme mbahen një herë në
vitë,zakonisht në kontinet tjetër.

Asambleja e Përgjithshme ka këto kompetenca:

a. Përcakton parimet e përgjithshme të veprimit dhe masat që duhet të ndërrmerren me


qëllim të realizimit të qëllimit të kësaj organizate,
b. Përgatit statutin e organizatës,
c. Përgatit raportin për periudhën e kaluar dhe programin për vitin vijues,
d. Nxjerr rezoluta dhe rekomandime për çështjet nga kompetenca e organizatës,
e. Përgatit programet financiare dhe udhëzimet,
f. Përgatit zgjedhjet dhe emërimet,dhe
g. Shqyrton dhe i nënshkruan kontratat me organizatat tjera.4

Komiteti Ekzekutiv e zgjedh Kuvendi i përgjithshëm dhe përbëhet prej kryetarit të Interpolit,tre
nënkryetar dhe nënëtë përfaqësues të cilët duhet të jenë nga shtete dhe kontinente të
ndryshme.Detyrat e Komitetit Ekzekutiv janë që të mbikqyrë, të kontrollojë ekzekutivin e
vendimeve të Asambles së Përgjithshme,të përgatisë rendin e ditës për seancat e Asambles së
Përgjithshme dhe punë të tjera të ngjajshme të cilat ia beson Asambleja e Përgjithshme.5

Sekretariati i Përgjithshëm është organ permanent i Interpolit.Këtë organ e udhëheq Sekretari


Gjeneral të cilin e emëron Asambleja e Përgjithshme me mandat prej pesë vjetësh me mundësi
rizgjedhjes.Sekretariati i Përgjithshëm është me qendër teknike dhe informative,nëpërmjet të cilit
zhvillohet e tërë veprimtaria e Interpolit.Përveq zyrtarëve permanent, shtetet mund të dërgojnë
përfaqësuesit e tyre si oficerë për lidhje.

Autorizimet dhe përgjegjsitë e Sekretariatit të Përgjithshëm janë:

a) Realizimi i vendimeve të Kuvendit të Përgjithshëm dhe Komitetit Ekzekutiv,


b) Veprim si qendër ndërkombëtare në luftën kundër kriminalitetit të përgjithshëm,
c) Komunikimi me organet dhe trupat nacionale lidhur me hulumtimin e kriminalitetit,
d) Këmbimi i dokumentacionit dhe informatave,dhe
e) Përgatitja e publikimeve operative,shkencore dhe profesionale.6

4
Constitution of the International Crimiminal Police Organization-INTERPOL2008,article 8.
5
Ibid, article 17.
6
Ibid ,article 26.

6
Byrotë Qendrore Nacionale janë të themeluara në çdo shtet që është anëtarsuar në
Interpol.Këto byro më së shpeshti janë të themeluara në kuadrin e Ministrisë së Punëve të
Brendëshme.Byrotë Qendrore Nacionale i përfaqësojnë shtetet e tyre në Kuvendin e
Përgjithshëm të Interpolit.
Byrotë Qendrore Nacionale e ushtrojnë bashkëpunimin me organet e shtetit në të cilin veprojnë
si dhe me byrotë nacionale të shteteve të tjera dhe me Sekretariatin e Përgjthshëm të
Interpolit.Byrotë Qendrore Nacionale, gjithashtu i ndihmojnë realizimit të formave të tjera të
bashkëpunimit policor ndërkombëëtar, siç është ekstradimi dhe në përgjithësi ndihma juridiko-
penale (përzënia nga vendi, mbikëqyrja ndaj personave të cilat në mënyrë të kundërligjshme e
kanë kufirin shtetëror).7
Këshilltarët janë një grup i ekspertëve në kuadër të Interpolit të cilët i shqyrtojnë qështjet
profesionale dhe shkencore.Roli i këshilltarëve është ekskluzivisht këshilldhënës.

Këshilltarët i emron Komiteti Ekzekutiv në kohëzgjatje prej tre vitesh.Emërtimi i tyre është
definitive pasiqë ta japë pëlqimin Kuvendi i Përgjithsëm.Këshilltarët zgjidhen në mesin e
personave të cilët në lëmin e fushëveprimit të Interpolit kanë arritur reputacion dhe prestigj
ndërkombtar.8

2.4.Qëllimet e Interpolit
Qëllimet kryesore të Interpolit janë përcaktuar në Statusin e kësaj organizate ndërkombtare.
Ndër qëllimet kryesore të kësaj organizate janë:
1. Garantimi dhe zgjerimi i ndihmës reciproke midis të gjitha shërbimeve policore në bazë të
dispozitave ligjore të shteteve të ndryshme dhe në pajtim me Deklaratën Universale për të Drejtat
e Njeriut.

2. Themelimi dhe zhvillimi i të gjitha institucioneve të cilat mund të kontribuojnë në mënyrë


efektive në preventivën dhe ndëshkimin e kryesve të veprave penale të përgjithshme.9

Në Statutin e Interpolit është paraparë ndalesa që Interpoli të angazhohet në qështje apo në rastet
që janë të natyrës politike, ushtarake,religjioze apo racore. Me këtë parim Interpoli mbrohet nga
politizimi i tij.Ndërsa mbizotëruese e fushëveprimit mbetet bashkëpunimi i të gjitha shteteve me
Interpolin për zbulimin dhe ndëshkimin e atyre veprave penale të cilat janë të natyrës së
përgjithshme dhe të ndëshkueshme nga të gjitha shtetet.10

7
Ibid, article 32.
8
Ismet Salihu, E Drejta Penale Ndërkombtare, UBT,Prishtine,2016.fq.278.
9
Constitution of the International Crimiminal Police Organization-INTERPOL2008, article 2.
10
Ibidit .Article 3.

7
Puna e Interpolit nuk është e kufizuar vetëm në grumbullimin e të dhënave për veprat penale dhe
kryesit e tyre dhe në përcjelljen,dhënien e tyre shteteve anëtare,por zgjerohet edhe me analizat e
llojeve të veprave penale dhe trendet e tyre.Puna e Interpolit në këto segmente të kriminalitetit
është e përqënduar si për veprat penale klasike ashtu dhe për veprat penale trafikimi me drogë
dhe armë,veprat penale ekonomike etj.

2.5.Fushat dhe format kryesore të aktivitetit te Interpolit

Akivitetet e veta Interpolit i realizon në shumë fusha dhe forma të ndryshme. Ndër më të
rëndësishmet janë grumbullimi dhe këmbimi i informative, zgjidhja e qështjeve konkrete të
hetimeve policore , ndihma juridike-penale dhe asistenca në fushën e kriminalistikës. Pas
themelimit të Tribunalit të Hagës për gjykimine kryesve të krimeve te luftës me Rezoluten e
posaqme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit të vitit 1994, aktiviteti i Interpolit u zgjerua
edhe në hetimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit të kryera në territorin i cili gjendej nën
juridiksionin e ish-Jugosllavisë.

Bashkëpunimi i organeve të gjyqësisë në fushën e ndihmës juridiko-penale është gjithashtu


shumë i rëndësishëm, sidomos në rastet kur duhet të ndërrmerren disa masa urgjente, siq janë
bastisja e personave apo te objekteve,marrja e sendeve,sigurimi i vendit të ngjarjes etj.

Kështu p.sh prej vitit 1946 gjer në vitin 2002 Interpoli ka zbuluar rreth gjashtë mijë e pesëqind
raste të falsifikimeve të parasë në territorin e nëntëdhjetë shteteve , prej te cilave disa nga këto
lloje të parasë së falsifikuar kanë qenë në qarkullim edhe deri në dhjetë vjet.

2.6.Europoli
Krahas formave të bshkëpunimit në kuadrin e Interpolit dhe bashkëpunimit policor bilateral,në
kuardin e Bashkimit Evropian u krijuan perspektiva të reja për aktivitete policore të përbashkëta
dhe të koordinuara në parandalimin dhe luftimin e kriminaliteit.Kësisoj nga Bashkimi Evropian u
formua organizata për bashkëpunim policor në kontinentin e Evropës e cila emërohet
EUROPOL.

Fillet për formimin e Europolit shënohen në tubimin e TREVI që u mbajt në vitin 1975 në
Romë.Në këtë tubim morën pjesë ministrat e jurisprudencës dhe të policisë së Bashkimit
Evropian. Ky tubim u emërtua TREVI,që është shkurtesa për këto fusha të veprimit :(T)
Terrorizëm,(R) Radikalizëm,(E) Ekstremizëm (V) Dhunë, (I) Ndërkombëtare. Pas shumë

8
debateve,në mbledhjen e mbajtur në vitin 1993,me marrëveshvjen e ministrave të Bashkimit
Evropian u vendos që të themelohet Europoli me seli në Hagë.11

Zyra e Policisë Evropiane (Europol) është agjencia e zbatimit të ligjit i Bashkimit Evropian (BE)
që merret me inteligjencën kriminale dhe luftimin e krimit të rëndë ndërkombëtar të organizuar
me anë të bashkëpunimit mes autoriteteve përkatëse të shteteve anëtare, duke përfshirë ato të
ngarkuar me doganat, shërbimet e emigracionit, kufitare dhe policia financiare etj.Agjencia nuk
ka kompetenca ekzekutive, dhe zyrtarët e saj nuk kanë të drejtë për të kryer hetime në shtetet
anëtare, ose për të arrestuar të dyshuarit. Europol, në sigurimin e mbështetjes me anë të
shkëmbimit të informacionit, analizën e inteligjencës, ekspertizës dhe trajnimit, mund të
kontribuojnë për të masave ekzekutive të kryera nga autoritetet përkatëse kombëtare.12

2.7.Organizimi dhe Fusha e veprimit e Europolit

Eurpoli ka katër seksione: seksionin për analiza, seksionin e oficerëve për lidhje, seksionin për
informata dhe seksionin e administratës.

Eurpoli vepron në dy mënyra:

1. I këmben të dhënat personle të kryesve të veprave penale lidhur me mjetet narkotike


nëpërmjet oficerëve për lidhje dhe
2. Përpilon rekomandime dhe kryen ekzaminime kriminalistike të të dhënave.13

III.Organizatat e tjera ndërkombtare policore


Përveq organizatave të sipër përmendura formale të policisë,ekzistojnë edhe shoqata dhe
organizata të shumta policore,nëpërmjet të cilave realizohet bashkëpunimi ndërkombtar në
fushën operative si dhe të arsimimit e të aftësimit.Në mesin e këtyre organizatave bëjnë pjesë:

3.1.Shoqata Ndërkombtare Policore (IPA)

Shoqata Ndërkombëtare e Policisë (IPA) është organizata më e madhe për oficerët e policisë në
botë, i themeluar nga rreshteri britanik Arthur Troop (1914-2000). Shoqata ka 64 seksione
kombëtare dhe mbi 420,000 anëtarë dhe anëtarë të asociuar.

11
Ismet Salihu,E Drejta Penale Ndërkombtare,UBT,Prishtine,2016.fq.282-283.
12
TE-SAT (EUROPIAN LAW ENFORCEMENT AGENCY-EUROPOL),The Hague,2016,fq.40-45.
13
Ismet Salihu,E Drejta Penale Ndërkombtare,UBT,Prishtine,2016.fq.283.

9
Struktura organizative dhe qëllimet

Shoqata Ndërkombëtare e Policisë është themeluar më 1 janar 1950 me moton Esperanto mbi
emblemën e saj, Servo per Amico (Shërbimi nëpërmjet Miqësisë), për të krijuar lidhje miqësore
dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet oficerëve të veçantë të policisë në mbarë botën.
Ajo organizon pjesëmarrje në ngjarjet ndërkombëtare, kombëtare dhe profesionale lokale,
kulturore dhe sociale dhe ofron mundësi për zhvillim professional.

IPA ka 5 komisione ndërkombëtare, njëri kryesohet nga një anëtar i Bordit Ekzekutiv të
përhershëm dhe me anëtarë nga vende të ndryshme të botës. Komisioni për Marrëdhëniet e
Jashtme bashkëpunon me organizata të ndryshme të OKB-së, evropiane dhe amerikane.
Komisioni Ndërkombëtar i Kulturës aktivizohet pas ngjarjeve kulturore dhe konkurse, organizon
Takimin Ndërkombëtar të Rinjve në mesin e detyrave të tij. Komisioni Ndërkombëtar i
Professional organizon programin vendosje policore, seminare për oficerët e rinj dhe kryen
anketime profesionale. Komisioni Ndërkombëtar Social kujdeset për rastet emergjente dhe të
ndihmës humanitare për anëtarët e ardhshëm si dhe për fatkeqësive natyrore. Komisioni
Ndërkombëtar i brendshëm është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe rishikimin e rregullave dhe
statutit të Shoqatës Ndërkombëtare (IPA). Zyrat kryesore të organizatës (KPA) janë në
Nottingham (Britani të Madhe)14

3.2.Shoqata Ndërkombtare e Shefave të Policisë (IACP)

Historia

Në Maj të vitit 1893 në një takim të mbajtur në Çikago ku morën pjesë dyzet e shtatë krerët e
policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u themelua Shoqata Ndërkombtare e Shefave të
Policisë (International Association of Chiefs of Police).Themeluesit e organizatës kërkuar për të
krijuar një zyrë policore qendrore për të përmirësuar zbulimin dhe parandalimin e krimit në
Shtetet e Bashkuara, si dhe për të nxitur shkëmbimin e ideve dhe informacionit në lidhje me
zbatimin e ligjit.

Misioni

Misioni i IACP-së përfshin :

- Zhvillimin dhe të shpërndarjen e praktikave e administrative, teknike dhe operacionale


dhe për të promovuar përdorimin e tyre në punën e policisë;
- Zhvillimin e shkencës dhe artin e shërbimeve policore;
- Të nxisë bashkëpunimin policor dhe shkëmbimin e informacionit dhe përvojës mes
administratorëve të policisë në të gjithë botën;

14
http://www.ipa-usa.org/page=About_The_IPA,qasur me 10.12.2016.

10
- Sjellë rekrutimin dhe trajnimin në profesionin e policisë të personave të kualifikuar;
- Inkurajojnë respektimin e të gjithë punonjësve të policisë për standarde të larta
profesionale dhe sjelljes.15

IV. Bashkëpunimi Policor Ndërkombtar i Republikës së Kosovës


Trendët e ngritjes së krimit “përtej kufijve”, si krimi i organizuar dhe rastet e terrorizmit apo
ekstremizmit të dhunshëm kanë ngritur nevojën që shtetet e ndryshme, e sidomos ato me kufijtë
e përbashkët, të bashkëpunojnë si në këmbim të informacioneve, ashtu edhe në aspektin operativ
me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit. Nevoja për bashkëpunim në luftën kundër krimit
të organizuar në Ballkanin Perëndimor daton qysh nga viti 1995, pas luftërave të njëpasnjëshme
që ky rajon i evropës juglindore kishte pësuar.

Kështu kishte nisur edhe vala e krijimit të nismave rajonale për Bashkëpunim Policor
Ndërkombtar. Ndër të parat ishin krijuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Bosnjë dhe
Hercegovinë më 1996, si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Nisma për
Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI) dhe ministeriali i mbrojtjes së Shteteve të Evropës
Juglindore (SEDM). Vala e dytë kishte nxitur në krijimin e Paktit të Stabilitetit për Evropën
Juglindore, aktualisht i njohur si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR). Ky Këshill ishte
krijuar menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë dhe ndryshimeve politike në Serbi e Kroaci pas
shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.16 Që nga viti 2012 në Evropën Juglindore është krijuar një rrjet
mjaft kompleks i nismave rajonale të bashkëpunimit policor.

4.1.Kosova ka nevojët’u bashkohet ONBP-ve


Përderisa ONBP-të dhe shtetet e rajonit kanë padyshim interes që Kosova të bëhet anëtare e
këtyre organizatave, Kosova do të ishte përfituesi më i qartë. Kosova përballet me një problem të
dyfishtë të krimit të organizuar që ndodh brenda territorit të saj, si dhe probleme të trafikimit të
drogës, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve që transportohen paligjshëm asete
dhe qenie njerëzore në Kosovë, ose në vende të tjera të destinacionit. Të dy këto probleme të
dallueshme, por të ndërlidhura të krimit të organizuar, marrin dimensione transnacionale. Së pari,
ekziston një kërcënim i krimit të organizuar në tërë vendin, kryesisht nga grupet kriminale
shqiptare etnike. Aktivitetet e këtyre grupeve ndryshojnë nga zhvatjet e vogla, si tregtimi i
drogave të paligjshme, deri në krimet më të rënda dhe më të mëdha, duke përfshirë
kontrabandën, korrupsionin e zyrtarëve të nivelit të lartë, trafikimin me qenie njerëzore, armë
dhe droga. Këto grupe punojnë me një numër grupesh ndërkombëtare të krimit të organizuar në

15
IACP National Policy Summit on Community-Police Relations,NorthCarolina State University,Janar 2015,pg.25.
16
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë,Raport (Rasti i Interpolit),2016,Prishtinë,fq.10.

11
Ballkan dhe në tërë Evropën për t’i zgjeruar dhe mbrojtur aktivitetet e tyre17 . Problemi i dytë i
krimit të organizuar është i përqendruar në veri të vendit, në formën e bandave serbe të krimit të
organizuar. Këto grupe nuk veprojnë ekskluzivisht ndaras nga grupet shqiptare etnike dhe në të
vërtetë ato shpeshherë bashkëpunojnë me veti. Megjithatë, aktivitetet e organizatave kriminale
serbe janë të përqendruara në veri dhe ata kanë ndihmuar që të eliminohen shumica, nëse jo të
gjitha institucionet efektive të sundimit të ligjit në atë zonë. Këto grupe kanë gjithashtu lidhje të
gjera transnacionale të krimit të organizuar, kryesisht me Serbinë18.

Të dyja grupet kontribuojnë në problemet e shumta me të cilat përballet Kosova si: trafikimi i
drogës, trafikimi me qenie njerëzore, trafikimi i armëve dhe aktivitetet luftarake që ndihmojnë
financimin e grupeve të organizuara kriminale dhe të cilat mund t’i zbusë bashkëpunimi
ndërkombëtar policor.Kosova, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, bën pjesë në atë që ndryshe njihet
si rajon i përshtatshëm për aktivitete të krimit të organizuar. Ky fakt e bën edhe më të
rëndësishme nevojën e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfshirjen e
barabartë të tyre në nisma dhe organizata rajonale, por edhe ato evropiane të bashkëpunimit
policor.19

4.2. ONBP-të në të cilat duhet të anëtarësohet Kosova


Duke i pasur parasysh këto nevoja, është e rëndësishme që të identifikohen ONBP-të në të cilat
Kosova duhet të anëtarësohet. Përderisa Kosova është anëtare e disa organizatave rajonale,
përfshirë SEECP-në (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), dhe ILECU-n (Njësia
Ndërkombtare për Zbatimin e Ligjit), është jetike që Kosova të bëhet anëtare kontribuuese në
organizata rajonale shtesë me fokus në krimin transnacional. Më e domosdoshmja është
INTERPOL-i, meqë INTERPOL-i përbën anëtarësimin më të gjerë për ndarje të informatave dhe
mbulon gamën më të gjerë të krimeve me të cilat përballen ONBP-të pas INTERPOL-it, Kosova
duhet të krijojë marrëdhënie me EUROPOL-in. Përderisa Kosova nuk mund t’i bashkohet
EUROPOL-it, ai është i hapur vetëm për shtetet anëtare të BE-së – krijimi i marrëdhënieve me
forcën policore evropiane mund të ndihmojë Kosovën në masë të madhe në luftën e saj kundër
krimit të organizuar dhe manifestimet e ndryshme të tij. Në fund, Kosova duhet të anëtarësohet
në PCCSEE (Konventa e Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore), SELEC (Qenda për
Zbatimin e Ligjit për Evropën Juglindore) dhe SECPA (Shoqata e Shefave të Policisë së Evropës
Juglindore), janë tri organizatat rajonale të Evropës Juglindore me shtetet që kanë ndikimin më të
madh në Kosovë për përmirësimin e kapaciteteve të saja policore.

17
Qeveria e Republikës së Kosovës, Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit i Republikës së Kosovës kundër
Krimit të Organizuar: 2012-2017, qershor 2012.
18
Grupi ndërkombëtar i krizave, “Veriu i Kosovës: sovraniteti i dyfishtë në praktikë,” Raporti i Evropës nr. 211 (14
mars 2015).
19
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë,Raport (Rasti i Interpolit),2016,Prishtinë,fq.11.

12
V. Marrëdhëniet e Kosovës me INTERPOL-in përmes UNMIK-ut

Teknikisht, INTERPOL-i nuk ka marrëdhënie zyrtare me Qeverinë e Kosovës, apo me Policinë


e Kosovës. Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) trajton të gjitha bashkëveprimet me
agjencinë. UNMIK-u shërben si byroja qendrore kombëtare (NCB) – pika kombëtare e kontaktit
për INTERPOL-in në vendet anëtare – në Kosovë. Ajo ka qasje në bazat e të dhënave të
INTERPOL-it, por duhet ta kërkojë këtë informacion. Ajo ka të njëjtat të drejta për shkëmbimin
e informacionit me NCB-të e tjera, sikurse vendet anëtare. Ajo mund të kërkojë nga Sekretariati
i Përgjithshëm që të lëshojë njoftime për anëtarët e tjerë të INTERPOL-it. Ajo madje mund të
marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, ndonëse vetëm si vëzhguese.20
UNMIK-u fillimisht trajtonte këtë marrëdhënie përmes forcës së saj policore, por pas pavarësisë
dhe hyrjes së Misionit të BE-së të Sundimit të Ligjit (EULEX), UNMIK-u komunikon përmes
Zyrës Ndërlidhëse të Sundimit të Ligjit, e cila i përcjellë informatat dhe kërkesat nga
INTERPOL-i tek EULEX-i, dhe pastaj tek Qeveria e Kosovës dhe anasjelltas.21 INTERPOL-i i
kufizon UNMIK-un për sa i përket informatave që mund t’ia përcjellë, por shtrirja e këtyre
kufizimeve është e paqartë22. Një fushë e bashkëpunimit në mes të ILECU-t të Kosovës dhe
INTERPOL-it është raportimi dhe ndjekja e dokumenteve të humbura dhe të vjedhura të
udhëtimit dhe identifikimi.

5.1.Marrëdhëniet e Kosovës me EUROPOL-in

Përderisa vetëm shtetet anëtare të BE-së mund të jenë anëtare të EUROPOL-it, kjo organizatë ka
marrëdhënie të gjera kontraktuese me vende të tjera që nuk janë anëtare të BE-së. Kosova është i
vetmi vend i tanishëm apo kandidat potencial për anëtarësim në BE që nuk ka as marrëveshje
strategjike që lejon shkëmbimin e informatave në lidhje me aktivitetet e dyshuara kriminale, me
përjashtim të të dhënave personale, si dhe as marrëveshje operacionale që lejon shkëmbimin e të
gjitha informatave që kanë të bëjnë me aktivitetin e dyshuar kriminal, duke përfshirë të dhënat
personale. Kjo nuk do të thotë që EUROPOL-i nuk ka përfshirje në lidhje me aktivitetet
kriminale ndërkombëtare në Kosovë. EUROPOL-i ishte vendimtar për thyerjen e një rrjeti të
trafikimit me qenie njerëzore që përfshinte të dyshuar në Kosovë. Megjithatë, EUROPOL-i ka
bashkëpunuar me një forcë të kombinuar policore EULEX – Kosovë, jo vetëm me Policinë e
Kosovës në këto arrestime, duke punuar brenda rrjetit të BE-së.23 Përfaqësues të Policisë së
Kosovës janë të mirëpritur në konferencat e EUROPOL-it për çështje të veçanta si trafikimi me

20
Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – Interpolit dhe
Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi Bashkëpunimin në
Parandalimin e Krimit dhe Drejtësisë Penale, nenet 1-6.
21
Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK), “Zyra ndërlidhëse e sundimit të Ligjit,” UNMIK Online, qasur më 04
nentor 2016.
22
Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Interpolit dhe UNMIK-ut, Shtojca.
23
Europol, “Rrjeti madhor i kontrabandës me njerëz në Evropë shpartallohet -103 të arrestuar,” Europol, 30 janar
2013.

13
drogë, por shkëmbimi sistematik i informatave, trajnimi dhe bashkëpunimi nuk është
formalizuar.

5.2.Organizatat tjera Ndërkombtare të Bashkëpunimit Policor


Në Evropën Juglindore janë tri ONBP të një rëndësie së veçantë: Sekretariati i Konventës së
Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore (Sekretariati PCC-SEE), Qendra e Evropës
Juglindore e Zbatimit të Ligjit (SELEC) dhe Asociacioni i Shefave Policorë të Evropës
Juglindore (SEPCA). Këto tri organizata kanë marrëdhënie të ngushta pune me RCC-në,
përfshijnë shumicën e të njëjtave vende anëtare dhe trajtojnë fushat e drejtësisë dhe punëve të
brendshme. Megjithatë, ato dallojnë nga njëra-tjetra në aspektin e agjencive të synuara dhe
qëllimeve.Një projekt ambicioz për bashkëpunimin policor, PCC-SEE është ende në fazat
fillestare të tij. Kjo konventë e nënshkruar më 2006 dhe që tani përfshin njëmbëdhjetë anëtarë,
përcakton parimet për bashkëpunim në shkëmbimin e informatave për automjete, furnizimin me
informata të të dyshuarve, identifikimin e trupave, përcaktimin e origjinës së kontrabandës,
sigurimin e informatave për vendin e krimit, angazhimin në ndjekje të menjëhershme dhe
mbrojtjen e dëshmitarëve. Konventa gjithashtu përcakton rregullat për zyrtarët ndërlidhës,
mbikëqyrjen ndërkufitare, transferimin e dëshmive, hetimet e fshehta, hetimet e përbashkëta dhe
klasifikimin e informatave të ndjeshme që kalojnë kufijtë shtetërorë. Përderisa në dukje është
gjithëpërfshirëse, kësaj Konvente i mungon fuqia dhe ka qenë e ngadaltë në zhvillim.24
Sekretariati i PCC-SEE është krijuar për të organizuar dhe monitoruar zbatimin e PCC-SEE-së.
Shtetet anëtare kanë miratuar disa marrëveshje bilaterale për zbatimin e dispozitave të ndryshme
dhe kanë kryer disa ushtrime në fushat në të cilat kanë nevojë për bashkëpunim.

Aktualisht, PCC-SEE, organet e saj të ndryshme dhe grupet e punës nuk kanë fare marrëdhënie
me Kosovën. Anëtarësimi në PCC-SEE do të ishte me rëndësi simbolike dhe praktike për
Kosovën. Simbolikisht, kjo do të tregonte besim në përpjekjet e integrimit të policisë së rajonit.
Siç u përmend më lart, PCC-SEE është më shumë një deklaratë e qëllimit dhe synimeve
përfundimtare, sesa traktat i obligueshëm praktik për bashkëpunim policor. Anëtarësimi në
organizatë tregon besimin që Konventa do të avancohet dhe që Kosova do të dëshironte ta
zbatonte PCC-SEE. Më praktikisht, ajo siguron një forum për Kosovën për të arritur marrëveshje
dypalëshe dhe shumëpalëshe të bashkëpunimit policor me parimet mbi të cilat të dyja palët
tashmë dakordohen. Kjo do të lehtësonte procesin e ndërtimit të bashkëpunimit policor mes
Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit. Për PCC-SEE-në, anëtarësimi i Kosovës do ta ndihmojë
atë që t’i përmbushë më mirë qëllimet e saj të “luftimit efektiv të kërcënimeve ndërkufitare ndaj
rendit dhe sigurisë publike dhe krimit ndërkombëtar”25. Gjithashtu, kjo do ta bënte më të lehtë

24
Konventa e Bashkëpunimi Policor për Evropën Juglindore.Historiku.
25
Konventa e Bashkëpunimi Policor për Evropën Juglindore, Preambula.

14
për fqinjët e Kosovës që t’i koordinojnë aktivitetet policore kundër aktiviteteve të krimit të
organizuar, duke lehtësuar marrëveshjet më të thjeshta me Kosovën.

Qendra e Evropës Juglindore për Zbatim të Ligjit (SELEC) është organi kryesor për ndarjen e
informatave të zbatimit të ligjit në Evropën Juglindore. Natyra dhe funksionet e saj janë një
përzierje e EUROPOL-it dhe INTERPOL-it. Ashtu sikur dy organizatat më të mëdha të policisë,
ajo ofron një bazë të të dhënave për informata e hulumtime të grumbulluara, si dhe promovon
praktikat më të mira në polici, shërben si forum për shkëmbim të informatave dhe inkurajon
bashkëpunim policor ndërkufitar.26 SELEC vepron nëpërmjet task-forcave që përqendrohen në
çështje të veçanta, gjegjësisht trafikim të drogës, trafikim me qenie njerëzore, krime financiare
dhe kompjuterike, mashtrime, vjedhje të automjeteve, terrorizëm, transportim kontrabandë dhe
krim mjedisor.Sikurse EUROPOL-i, ajo inkurajon hetime të përbashkëta në mes të njësive
policore kombëtare. Megjithatë, baza e të dhënave të saj të informacionit është më e ngjashme
me atë të INTERPOL-it në kuptim të varësisë së saj në kontributet vullnetare dhe përdorimin
vullnetar. Gjithashtu, ajo është e organizuar më shumë si INTERPOL-i, duke përdorur pika
kombëtare të kontaktit – zyra ndërlidhëse për të bartur dhe kërkuar informata.27

Marrëdhënia e SELEC-it me Kosovën funksionon kryesisht përmes UNMIK-ut. UNMIK-u është


vëzhgues në SELEC dhe ka marrë pjesë si vëzhgues në takimet e grupeve të punës në të
kaluarën. Nuk ka asnjë tregues të një marrëdhënie me Qeverinë e Kosovës, edhe pse kur është
përmendur Kosova në një deklaratë për shtyp në vitin 2013, është përdorur fusnota për të cilën
kanë rënë dakord Kosova dhe Serbia për përfaqësimin e Kosovës në organizatat
rajonale.Pjesëmarrja e Kosovës në SELEC është jetike për arsyen e thjeshtë që pa të nuk mund të
realizohen qëllimet e SELEC-it apo të Kosovës.

Asociacioni i Shefave të Policisë së Evropës Juglindore (SEPCA) është më i ngushti dhe më i


vogli – në aspektin e anëtarësimit nga tri organizatat e bashkëpunimit policor të rajonit. Objektivi
i saj më i rëndësishëm dhe më i detajuar është t’i ndihmojë vendet anëtare të bashkëpunojnë për
përmbushjen e standardeve të BE-së për policinë dhe bashkëpunimin policor. Gjithashtu, ajo ka
për qëllim të përmirësojë kapacitetin e shteteve anëtare në luftimin e krimit të organizuar rajonal,
kryesisht duke i njohur hetuesit me qasjet e reja dhe duke përmirësuar integritetin e shërbimeve
policore.28 Bashkëveprimi i Kosovës me SEPCA-n ka qenë më i madh se ai me organizatat e
tjera rajonale policore, ndonëse ky nuk është gjithëpërfshirës. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë
organizatë është diskutuar, ndonëse ende nuk është shndërruar në diçka konkrete.29

26
Southeast European Laë Enforcement Center (SELEC),25 mars 2013.
27
Konventa e Qendrës së Evropës Juglindore për Zbatim të Ligjit, nenet 3, 15 dhe 17.
28
Asociacioni i Shefave Policorë të Evropës Juglindore (SEPCA), Strategjia &Plani i Veprimit (2011-2013), 15 prill
2011.
29
Grupi për studime juridike dhe politike,Rrejti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.Publikimi (Afrimi iKosovës në
OBNP-të),mars.2015,Prishtinë,fq.14-16.

15
VI.Procedura për anëtarim në ONBP
Secila prej këtyre organizatave ka interes të qartë ta kërkojë anëtarësimin e Kosovës, si dhe
Kosova ka motivim të qartë për t’u anëtarësuar në çdo ONBP. Nënkapitujt në vijim përshkruajnë
procesin e anëtarësimit të Kosovës në secilën prej këtyre organizatave. Megjithatë, realiteti
politik na detyron t’i marrim në konsideratë barrierat politike të Kosovës për anëtarësim në
ONBP-të e diskutuara më lartë. Prandaj, përderisa ky kapitull shtjellon procedurën për pranimin
e Kosovës në Interpol, Europol, PCCSEE, SELEC dhe SEPCA, ai do t’i shqyrtojë edhe gjasat e
Kosovës për t’u anëtarësuar në këto organizata, duke pasur parasysh mjedisin politik përreth një
pranimi të tillë.

6.1.Procesi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Aplikacioni i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL ishte bërë në vitin 2010 nga krerët e
MPB-së së Qeverisë së Kosovës të asaj kohe. Kërkesa për aplikim ishte dorëzuar tek Sekretari i
Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për
shqyrtim të mëtejshëm. Në të vërtetë, kishte pasur kontakte ndërmjet të dyja palëve ku
INTERPOL-i kishte kërkuar nga ana e Kosovës plotësimin e një pyetësori, por që komunikimi
ishte ndërprerë ndërkohë dhe nuk kishte vazhduar më tej.Ndërsa, kërkesa e dytë e institucioneve
kosovare për anëtarësim në INTERPOL ishte bërë në muajin prill të vitit 2015. e nënshkruar nga
kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes
kanaleve të tërthorta, gjegjësisht ishte përcjellë në INTERPOL nga misioni i UNMIK-ut.

Në parim, sipas dokumenteve në fuqi të INTERPOL-it, çdo vend mund të paraqes aplikacionin
për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar. Kushtetuta e INTERPOL-it thotë se “kërkesa
për anëtarësim duhet të dorëzohet te Sekretari i Përgjithshëm nga autoritetet qeveritare”30 të
vendit përkatës. Ndërsa, nuk përmendet nëse vendi përkatës kandidat duhet të plotësojë disa
kushte apo jo lidhur kërkesën për anëtarësim në INTERPOL.

Derisa Kosova është e gatshme në aspektin teknik dhe operativ për anëtarësim në INTERPOL,
sidoqoftë janë pengesat politike që e sfidojnë anëtarësimin e vendit në këtë organizatë
ndërkombëtare të sigurisë. Pengesë kryesore e Kosovës për anëtarësim është mosnjohja e
shtetësisë nga një pjesë e shteteve anëtare të OKB-së. Prandaj, institucionet përkatëse të
Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me shtetet përkrahëse të saj, duhet të bashkërendojnë
aktivitetet lobuese në mënyrë të kujdesshme që të bindin shtetet anëtare të INTERPOL-it për të
arritur numrin e nevojshëm të votave për anëtarësim në këtë organizatë. Pavarësisht kësaj sfide,
përparësi e Kosovës në këtë rast është se nuk i kërkohet anëtarësimi në OKB në rrugën e saj drejt
anëtarësimit në INTERPOL. Në vijim të kësaj, vende si Hong Kongu e Makao ose qytet-shteti i
Vatikanit, pa qenë fare vende anëtare të OKB-së, janë anëtarësuar në INTERPOL vite më parë.

30
Kushtetuta e ICPO-Interpol, nenet 4 dhe 13.

16
Aruba, Curacao dhe Sint Maarten, të gjitha territore holandeze, kanë anëtarësi të plotë dhe
INTERPOLi është specifik në atë që anëtarët e saj janë vendet, jo shtetet.Kjo nënkupton se
organizatat ndërkombëtare (si OKB-ja) nuk njohin shtete meqë kjo e drejtë u takon vetëm
shteteve në mënyrë individuale, përkatësisht shtetet njohin shtete.

Deri më tani (dhjetor 2016) Kosova është njohur nga 113 shtete të OKB-së, gjë që është e
pamjaftueshme për anëtarësim në ato organizata ndërkombëtare, si INTERPOL-i, në të cilën janë
të anëtarësuara 190 vende edhe pse Kosova është njohur nga shumica e vendeve të INTERPOL-
it, megjithatë për anëtarësim në këtë organizatë nevojiten shumica prej 2/3 (dy të tretave) të
votave të anëtarëve të shteteve të INTERPOL-it që janë të pranishëm në punimet e Asamblesë së
Përgjithshme kur votohet për anëtarësimin e një shteti në INTERPOL. Kjo nënkupton se, sipas
procedurave juridike të INTERPOL-it, me rastin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në
INTERPOL, nuk është e obligueshme që në Asamblenë e Përgjithshme të jenë të pranishëm të
gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate.31 Në rastin tjetër, nëse në Asamblenë e Përgjithshme do
të ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e shteteve prej 190 sosh kur do të votohej për kërkesën e
Kosovës për anëtarësim, atëherë i bie që në favor të anëtarësimit të Kosovës do të duhej të
votojnë të paktën 127 shtete, gjë që Kosova ende nuk i ka nëse krahasohet me numrin e njohjeve.

6.2.Procedura e anëtarsimit në EUROPOL

Siç u theksua më lart, vetëm shtetet e BE-së mund të anëtarësohen në EUROPOL. Shtetet e tjera
duhet të lidhin marrëdhënie kontraktuese me EUROPOL-in për shkëmbimin e informatave.
Këshilli i Ministrave miraton listën e subjekteve, shteteve joanëtare të BE-së dhe organizatave
ndërkombëtare, me të cilat EUROPOL-i duhet të kërkojë marrëveshje. Që Kosova të lidhë
marrëveshje të tillë me EUROPOL-in, një anëtar i Bordit Menaxhues të EUROPOL-it, organit të
mbikëqyrësve për EUROPOL-in që përbëhet nga përfaqësues të secilit shtet anëtar dhe
Komisioni Evropian – duhet të propozojë shtimin e Kosovës në listë, duke nënvizuar arsyet pse
Kosova duhet të shtohet në të. Bordi Menaxhues pastaj duhet të vendosë për të propozuar
anëtarësimin e Kosovës para Këshillit të Ministrave, i cili duhet ta ndryshojë listën me një
shumicë të cilësuar votimi, ashtu që të përfshihet Kosova.Rëndësia e një marrëdhënie të tillë për
zbatimin e ligjit në Evropë duhet t’i tejkalojë pengesat politike që mund të kenë shtetet.

6.3.Procedurat e anëtarsimit në ONBP-të rajonale

Në teori, Kosova do të duhej të ishte në gjendje t’u bashkohej të gjitha organizatave rajonale të
bashkëpunimit policor në Evropën Juglindore pa ashpërsi të madhe politike si pasojë e
marrëveshjes së diskutuar më herët të fusnotës. Për fat të keq nuk ka ndodhur ashtu. Është Serbia
ajo që ka bërë çdo përpjekje për ta lënë Kosovën jashtë organizatave rajonale që kanë të bëjnë

31
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë,Raport (Rasti i Interpolit),2016,Prishtinë,fq.23-25.

17
me sigurinë. Prandaj, çdo diskutim për perspektivat e pranimit të Kosovës në këto organizata
duhet të marrë parasysh papajtueshmërinë serbe. Kjo nuk duhet tëndodhë dhe shtetet rajonale së
bashku me BE-në duhet t’i bëjnë presion Serbisë që ta pranojë anëtarësinë e Kosovës në këto
organizata për përfitime praktike të policive të rajonit si dhe për zbatimin e duhur të
marrëveshjes së shkurtit 2012.

Megjithatë, për SELEC-in, perspektivat e anëtarësimit të Kosovës janë të pashpresa nëse Serbia
nuk lëshon pe dhe zbaton marrëveshjen e shkurtit 2012. SELEC-i kërkon që anëtarët e
mundshëm të ketë interes në bashkëpunim ligjor në Evropën Juglindore, të jenë të përkushtuar
ndaj qëllimeve të organizatës dhe t’i përmbushin kriteret e Këshillit SELEC për pranim, që
përcaktohet rast pas rasti. Anëtari iri duhet përfundimisht të miratohet me konsensus të të gjithë
anëtarëve.32 Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në SELEC u refuzua, meqë autoritetet e Kosovës
nuk i plotësuan aspektet procedurale të kërkesës. Megjithatë, Kosova ka interes të qartë në
bashkëpunim rajonal të sundimit të ligjit dhe duhet të vazhdojë të kërkojë anëtarësim në SELEC.
Megjithatë, pa miratimin e Serbisë, këto pika janë të parëndësishme, meqë kërkesa e Kosovës
për anëtarësim kurrë nuk do ta fitojë aprovimin konsensual pa të. Votimi gjithashtu me siguri do
të ndillte diskutime dhe përçarje që edhe shtetet njohëse, nëse nuk do ta kishin shtytjen e fortë të
BE-së dhe Kosovës, do ta shmangnin atë.

32
Konventa e Qendrës së Evropës Juglindore për Zbatim të Ligjit, neni 40.

18
VII. Konkulza

Integrimi gjithnjë më i madh në botë, veçanërisht në Evropë, kërkon bashkëpunim policor përtej
kufijve kombëtarë për të luftuar kërcënimet kriminale transnacionale. Duke u përballur me
kërcënime serioze nga grupet transnacionale të krimit të organizuar në përgjithësi dhe trafikimit
të drogës, njerëzve dhe armëve në veçanti, Kosova ka shumëçka të fitojë nga ONBP-të. Fqinjët e
Kosovës, të cilët përballen me kërcënime të ngjashme që shkojnë përtej kufijtë kombëtarë,
gjithashtu kanë shumëçka të fitojnë nga anëtarësimi i Kosovës në ONBP. Vetë ONBP-të, të
cilave u duhen burime gjithëpërfshirëse të informatave dhe bashkëpunim, kanë nevojë që Kosova
të anëtarësohet. Këto arsye do të duhej t’i sillnin Kosovën dhe vendet anëtare të ONBP-ve në një
pozitë ku të gjithë do të mund ta kuptonin potencialin e anëtarësimit të Kosovës.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-
it, i cili ka vetëm një prani të tërthortë nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Sundimit të ligjit të
UNMIK-ut. Kosova nuk ka marrëveshje për ndarje të informatave me EUROPOL-in, duke e
bërë atë të vetmin vend kandidat aktual ose potencial që nuk ka marrëveshje të tilla. Kosova nuk
është anëtare e PCC-SEE, SELEC-it ose SEPCA-s, organizata këto të Evropës Juglindore të cilat
kanë nevojë që anëtarësimi i Kosovës të jetë efektiv dhe të cilat do të mund ta ndihmonin
Kosovën. Interesat konvergjente, përkufizimet e paqarta dhe marrëveshjet ekzistuese politike do
të duhej të bënin që vështirësitë politike rreth anëtarësimit të Kosovës në këto organizata të jenë
të parëndësishme. Shtetet e Evropës Juglindore, BE-ja dhe të gjithë anëtarët e INTERPOL-it
duhet të shohin se çfarë mund të arrihet përmes anëtarësimit të Kosovës në këto ONBP dhe të
marrin veprime për ta bërë të mundur këtë anëtarësim.

19
VIII.Rekomandime
 Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme me bashkëpunim të
ngushtë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera qeveritare, duhet të hartojë një plan të
unifikuar për bashkëpunim rajonal në fushën e sigurisë. Anëtarësimi në organizatat
rajonale duhet të kërkohet në mënyrë të vendosur dhe strategjike.

 Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duhet të kërkojë që Këshilli i Ministrave të


BE-së ta përfshijë Kosovën në listën e shteteve të treta dhe organizatave të jashtme me të
cilat EUROPOL-i duhet të kërkojë marrëveshje strategjike dhe operacionale, për hir të
bashkëpunimit ndërkombëtar policor, për sigurinë e Evropës dhe për ta vënë Kosovën në
pozitë të barabartë me vendet e tjera kandidate dhe potenciale.

 Për hir të bashkëpunimit rajonal policor, shtetet e BE-së dhe shtetet e tjera të Evropës
Juglindore duhet bërë presion mbi Serbinë që ta respektojë marrëveshjen e fusnotës së
shkurtit 2012 dhe t’i lejojë Kosovës përfaqësimin në PCC-SEE, SELEC dhe SEPCA.

 Duke pasur parasysh reduktimin e Misionit të EULEX-it dhe statusin e Kosovës si vend
kandidat potencial për anëtarësim në BE, Kosova duhet të kërkojë që të fillojë negociatat
për një marrëveshjeje strategjike midis Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

 Kosova duhet të aderojë në Konventën e Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore


(PCC-SEE) dhe të aplikojë për anëtarësim në Qendrën e Evropës Juglindore të Zbatimit
të Ligjit (SELEC) dhe Asociacionin e Shefave të Policisë në Evropën Juglindore
(SEPCA) në kuadër të marrëveshjes së shkurtit 2012.

 INTERPOL-i dhe Kosova (përmes Ministrisë së Brendshme dhe agjencive përkatëse)


duhet të kërkojnë marrëdhënie më formale në mënyrë që Policia e Kosovës të ketë qasje
të drejtpërdrejtë në bazat e të dhënave të INTERPOL-it dhe që drejtpërdrejt të mund të
dërgojë njoftime, duke përmirësuar zbatimin ndërkombëtar të ligjit.

20
Biblografia:
Literatura Bazë :

1.E Drejta Penale Ndërkombtare (Me komentarin e shkurtër të ligjit për gjykatën
special).Dr.Ismet Salihu.Prishtinë,2016.

2.Ligji për Bashkpunimin Juridik Ndërkombtar në Qështjet Penale.

Konvenatat dhe Marrëveshjet Ndërkombtare:

3.. Konventa e Bashkpunimit Policor për Evropen Juglindore (2006).

4. Konventa e Qendrës së Evropës Juglindore për Zbatim të Ligjit.

5.Marrëveshja e Brukselit (24.02.2012),”Aranzhimet lidhur me Përfaqësimin dhe Bashkupnimin


Rajonal”.

6.Memorandum of Understanding betëeen the International Criminal Police Orgaization-


INTERPOL and the Unidet Nations Interm Administration Mission in Kosovo on Co-operation
in Crime Prevention and Criminal Justice.

7. Memorandum of Understadnig for coordination and support provided for International Laë
Enforcement Coordination Unit (ILECU).”

8.TE-SAT (EUROPIAN LAW ENFORCEMENT AGENCY-EUROPOL),The Hague,2016

Dokumentet dhe publikimet zyrtare të INTERPOL-it:

9.Constitution of the International Crimiminal Police Organization-INTERPOL(2008).

10.Rules of Procedure of the INTERPOL.Generaly-Assembly.

11. ”EULEX project to support Kosovo in their efforts to become an INTERPLO-


Member,18.03.2015.

Dokumentet dhe publikimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës :

12. ”Analizë e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.(Mars


2014).

21
13.”Chanllenges of Multilateral Regional Security and Defence Cooperation in South East
Europe”. European Perspectives-Journal on European Perspectives of the Wester Balkans,Vol
No.2(9).Iztok Prezelj(2013).

14.Grupi për studime juridike dhe politike,Rrejti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.Publikimi
(Afrimi i Kosovës në OBNP-të),mars.2015

15.Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë,Raport (Rasti i Interpolit),2016,Prishtinë.

22

You might also like