You are on page 1of 34

Posta dhe Telekomunikacioni i

Kosovës SH. A.

Përmbledhje e Planit të Biznesit


2014 – 2019
Aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të PTK-së
30 tetor 2013
Përmbajtja

• Informata për lexuesin


• Informata për kompaninë
• Procesi i planifikimit
• Metodologjia
• Shkëputje nga tregu dhe strategjia e marketingut
• Pikësynimet
• Analizë e pasqyrës së të ardhurave
• Investimet kapitale
Informata për lexuesin
Plani i biznesit i përmbledhur përfshin një orientim të përgjithshëm të PTK Sh.A. dhe
në veçanti të dy njësive të biznesit, VALA dhe TIK. Procesi i përgatitjes së planit të
biznesit nga ana e PTK Sh.A, proces ky edhe i rregulluar me ligjin për ndërmarrjet
publike, është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve më 30 tetor 2013.

Në planin e biznesit për periudhën 2014-2019 është paraqitur një risi e cila ka të bëjë
me qasjen që PTK Sh.A. me krijimin e një plani strategjik të marketingut fillimisht i cili
është i bazuar thellë në hulumtime dhe analiza të brendshme dhe të jashtme dhe
aplikimin e tyre në krijimin e një strategjie e cila del nga kërkesat reale të tregut. Ky
plan strategjik ka shërbyer për të gjithë pjesën tjetër të planit të biznesit dhe në
definimin e investimeve kapitale për të reflektuar dhe përkrahur planin strategjik të
PTK Sh.A.

Përmbledhja e planit të biznesit për vitin 2014 – 2019 e paraqitur në këtë dokument
është bërë në përputhje me nenin 30.2 të ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, i
cili lejon kompaninë publike që në kushte të konkurrencës së lartë, të shpalos vetëm
informatat e përgjithshme të orientimeve në planin e biznesit.
Informata për kompaninë (1/2)

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. është një kompani e cila në


organizimin e saj të brendshëm përbëhet nga dy njësi operative.

Këtë dy njësi ofrojnë shërbime të telefonisë mobile dhe fikse, internet,


televizion si dhe shërbime të menaxhuara të teknologjisë informative për
konsumatorë biznesi.

Rrjetet e PTK-së mbështetin ofrimin e shërbimeve të cilat i mundësojnë


konsumatorit të PTK-së qasje të shpejtë dhe të lehtë në informata,
komunikim, argëtim dhe mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm.

Ne, si shtyllë kryesore e telekomunikacionit në Kosovë, jemi të orientuar që


nga një kompani e orientuar në ofrimin e shërbimeve të zërit, të jemi një
kompani e cila ofron mundësinë e shkëmbimit të dhënave me një shpejtësi
super të lartë, duke mundësuar kështu që konsumatorët të kenë mundësinë e
shfrytëzimit të teknologjive më të reja.
Informata për kompaninë (2/2)
Vala Telekomi

• 70 k përdorues të rrjetit telefonik


Konsumatorët • 900k konsumatorë
• 35 k përdorues IP

• 99.3% mbulueshmëri në bazë të popullsisë


• 89.2% mbulueshmëri territori • Rrjeti Qendror (1000 km kabllo optike; 280 NGN nyje të
qasjes).
Teknologjia dhe • 503 stacione bazë ( BTS)
• Platformat (NGN, EWSD & IPTV)
mbulueshmëria • 1,5 Mil kapacitete të instaluara për
• Interkoneksionet me kabllo optike me Shqipëri, Maqedoni
prepaid dhe postpaid.
dhe Serbi
• GSM/GPRS/EDGE

Suksesi në realizim të thirrjes 97.66%


Kualiteti i shërbimit të telefonisë fikse > 99.95%
Thirrjet e humbura 0.45%
MOC Realizimi teknik 99.40%
KPI kyç në % Kualiteti i shërbimit të internetit > 99.95%
Thirrjet e realizuara me
96.04%
përgjigje
Kualiteti i IPTV > 99.95%
GPRS - Aktivizimi me sukses 99.26%

Numri i stafit • 1,079 • 1,286


Procesi i planifikimit
Prill Gusht Shtator Tetor
17/09 25/09 30/09 10/10 14/10 deri 30/10
31/08

MP2014 04/09 Punt Shitje/KK


05/09 Punt Shitje Korporata
06/09 Punt Faturim + CRM
2 Prill: Procesi fillon me strategji të
marketingut 09/09 Punt TV
15 korrik: Është prezantuar plani i parë i 10/09 Punt FTTx
marketingut 11/09 Punt Trafiku Ndërkombëtar
12/09 Punt Kom/ Hulumtime/ Brend

MP2014 v1 MP2014 v2
Dorëzimet

BP2014-1905/08 PTK: punëtori të brendshme Puntori të


12/08 Shqyrtimi i modelit
përbashkëta me
BtD për finalizim
28/08 Punëtori të brendshme
të BP. Me 30/10
Verz II i bërë gati është APROVUAR
BP 2014 -2019
Konsolidimi i
28 qershor: Punëtoria e parë verzionit të I. Punt I. mes ME dhe BtD

PTK
Konsolidim
Ndryshimet
Dorëzuar në BtD
Verzioni I. i BP BP2014-19 v3
BP2014-19 v2
Dorëzimet 26/08 BP2014-19 v1

Proj. Rrjedhës së parasë


Fillimi
Metodologjia – Përmbajtja e Planit të Biznesit
Përmbajtja për shpjegim
Përmbajtja Fokusi kryesor

• Situata e tregut Shpjegimi i situatës së tregut dhe trendet

Fokusimi në veprimet kryesore që duhet të merren


• Veprimet kyçe qe duhen të ndërmerren nga PTK (Vala & TiK) në mënyrë që të arrijnë
supozimet e Planit të Biznesit

• Përmbledhje e segmenteve të të ardhurave Fokusimi në ofrimin e informacionit mbi parapaguesit,


ARPU dhe të ardhurave duke filluar nga shifrat aktuale
kryesore nga vitet 2011- 12, 2013 dhe projeksionet për 2014 - 2019

• Kërkesat kryesore për të mundësuar veprimin e Prezantimi i kërkesave kryesore nga marketingu,
marketingut shitja, teknologjia (rrjeti dhe TI) dhe financat

Prezantimi i përmbledhjes OPEX dhe shpjegimet e


• OPEX
supozimeve kryesore

Prezantimi i përmbledhjes CAPEX dhe shpjegimin e


• CAPEX projekteve kryesore dhe justifikimin në lidhje me
kërkesat e tregut/zhvillimet

Prezantimi i pasqyrave financiare


• Përmbledhje e Pasqyrave Financiare
(Fitimi & Humbja për NjB dhe në nivel të PTK-së)
Plani strategjik i marketingut

“nga një kompani e orientuar në të hyrat nga zëri, në një operator për ofrim të
shërbimeve për transferim të shpejtë të të dhënave, që synon pjesën më të madhe të
tregut, kryesisht duke u fokusuar në segmentet me vlerë të lartë”
Metodologjia e përgjithshme
Hapat Objektivat
• Situata aktuale ne PTK dhe tregun e telekomunikimeve ne
Kosovë bazuar ne analizat e te dhënave te brendshme dhe te
Analize e situatës
1 jashtme
aktuale • Përcaktimi i nevojave dhe perceptimit te konsumatorëve,
kryesisht duke u bazuar ne analizat kuantitative dhe kualitative

Identifikimi i • Identifikimi i trendeve dhe zhvillimeve te mëdha ne treg dhe


2 trendëve dhe ndikimet qe ato kane ne PTK (përmes përcaktimit te
zhvillimeve standardeve, ideve, punëtorive, etj.)

• Përcaktimi i strategjisë, sferat strategjike dhe levat kryesore


strategjike
Përcaktimi i
3  Objektivat kuantitative / ndikimet financiare qe duhet vlerësuar ne
strategjisë planin e biznesit

• Përpilimi i udhërrëfyesit dhe planeve përkatëse te veprimit për tu


implementuar (punëtori me te gjitha ekipet e PTK-se: Marketing,
Implementimi Rrjet, TI, Shitje, etj.) lidhur me levat kryesore strategjike
4 dhe udhërrëfyesi  Objektivat kuantitative/ndikimet financiare qe duhet vlerësuar ne
planin e biznesit
Tregu i telekomunikimeve
Në vijim është prezantuar tregu i telekomunikimeve në të cilin PTK është duke
operuar duke përfshirë operatorët e licencuar në secilin segment të operimit

1 2

Telefonia Mobile: Telefonia fikse:


Operatorë të licencuar: 2 Operatorë
2 të licencuar: 3
MVNO: 2 Penetrimi telefonisë fikse për përdorues
Penetrimi telefonisë mobile për përdorues sipas TM3 të ARKEP ka rënë në 4.41%.
sipas TM3 të ARKEP ka arritur 98.4%. Teknologjia është TDM dhe VOIP
Tregu dominohet nga përdoruesit prepaid.

3 4

Interneti: IPTV:
Operatorë me dalje ndërkombëtare: 5 Ofrues të IPTV: 3 (PTK e cila ka platformë të
Operatorë të licencuar: 51 IPTV, ndërsa Kujtesa dhe Artmotion ofrojnë
Penetrimi i internetit/shtëpi: 52.65% Internet TV
Penetrimi i internetit/banorë: 8.61% Televizion Kabllor: 2 (Ipko dhe Kujtesa)
Teknologjia: Kabllo, ADSL, Wireless
Vala
Që nga fillimi i operimit të telefonisë mobile Vala, më 27 shkurt 2000, operatori i vetëm publik i telefonisë
mobile vazhdon të mbetet i orientuar në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve dhe përmbushjen e
objektivave të paracaktuara edhe pas 13 viteve të operimit të pandërprerë.

Deri sot, rrjeti i Vala është zhvilluar dhe zgjeruar në 6 (gjashtë) faza të zhvillimit. Periudha e cila karakterizohet
me përpilimin e këtij plani të biznesit, e sjell VALA para një orientimi strategjik drejt vazhdimit të zgjerimit të
infrastrukturës së saj telekomunikuese.

Në një te ardhme te afërt, VALA është e orientuar drejt kalimit në teknologjinë 3G/ LTE, me qëllim të zgjerimit
të ofertës së saj dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve. Vala i kupton këto kërkesa të cilat vazhdojnë të
evoluojnë dita ditës duke marrë parasysh nevojat, dinamikën dhe përshtatjen me sjelljen e konsumatorit, i cili
pret nga ofruesi i shërbimit ti lehtësojë dhe mundësojë përfitimet e teknologjisë së komunikimit.

Perceptimi për VALA si kompani kosovare udhëheqëse ne vend, që ofron produkte dhe shërbime kualitative, si
dhe kompani me Vala ne industrinë e telefonisë mobile ne vend, janë disa nga avantazhet te cilat e
diferencojnë VALA nga konkurrenca. Operatori publik i telefonisë mobile është duke vazhduar me fuqizimin e
imazhit të vet, duke krijuar risi dhe duke sjellë ndryshime pozitive në produktet dhe shërbimet, që u ofrohen
konsumatorëve tanë në veçanti dhe qytetarëve në përgjithësi.

Përmes planit strategjik të marketingut, Vala synon të transformohet “nga një kompani e orientuar në të hyrat
nga zëri, në një operator të dhënash shumë cilësore, që synon pjesën më të madhe të tregut, kryesisht duke u
fokusuar në segmentet me vlerë të lartë”.
TREGU – TELEFONIA MOBILE

Ndarja e tregut te telefonisë mobile ne Kosove Burimi: ARKEP Kosovë, shtator 2013

sipas % së parapaguesve
100.0%

80.0%

60.0%

40.0%

20.0%

0.0%
T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2
2010 2011 2012 2013
Z Mobile 1.1% 2.7% 3.8% 1.8% 3.7% 4.7% 6.0% 7.0% 9.6% 9.3% 8.5% 9.0% 9.5% 10.1%
D3 Mobile 0.7% 0.5% 0.5% 0.7% 0.6% 0.8% 0.8% 0.6% 0.8% 0.9% 0.8% 0.9% 1.0% 1.2%
IPKO 31.9% 29.5% 28.9% 27.4% 24.8% 23.8% 24.6% 25.3% 25.3% 24.9% 26.1% 26.1% 27.0% 30.0%
VALA 66.4% 67.3% 66.7% 70.2% 70.9% 70.7% 68.6% 67.1% 64.3% 65.0% 64.5% 64.0% 62.4% 58.6%

VALA është ballafaquar me rënie të pjesëmarrjes në treg


Vala - Situata aktuale e tregut

• Sipas ART-së, në vitin 2012 numri i përdoruesve u rrit nga 1,48 Mil.
në 1,66 Mil fund të periudhës. Derisa penetrimi në treg e arriti
nivelin prej 96%, Vala pësoi 2% humbje të pjesëmarrjes në treg.
• Të hyrat në terma vjetorë janë ulur në 6% me bazë të stagnuar të
konsumatorëve  duke e ulur ARPU (të ardhurat mesatare për
përdorues)
• Zëvendësimi i klientëve që sjellin vlerë më të lartë financiare me
klientë të cilët sjellin vlerë më të ulët financiare; po ashtu klientët
qëndrojnë por konsumojnë më pak
• Të ardhurat nga inkomingu dukshëm në rënie (përdorimi i VoIP, ikja
e konsumatorëve që sjellin vlerë më të lartë financiare)
• Prania komerciale me e dobët sesa ajo e konkurrencës
– Kanalet e shitjes
– Reklamimi
– Portofolio e produkteve
Vala – veprimet kryesore të cilat
duhet të ndërmirren (1/2)
• Veprimet kryesore qe do te ndërmerren gjate periudhës ne vijim, dhe ne
mënyre qe te ruhet dhe te rritet vlera e Vala's dhe PTK-së në përgjithësi
janë analizuar me kujdes dhe janë paraqitur ne baze te dokumentit
strategjik te Planit te Marketingut
• Si veprim kyç për te përmirësuar kuantitetin e komunikimit nëpërmes
ndarjes se segmenteve dhe fokusimit ne secilin prej këtyre segmenteve
me plan të qartë që involvon projekte dhe aksione qe ndikojnë ne rritje e
kualitetit te shërbimeve nëpërmes konceptit te produktit, shumëfishimin e
te ardhurave nga data trafiku dhe SMS.
• Mbajtja e konsumatorëve me vlerë duke i kaluar nga pakot Prepaid në
Postpaid me ofrimin e pakove te pasuruara me shërbime te llojllojshme
dhe me çmime me atraktive ne treg, veçanërisht duke potencuar
subvencionimin e pajisjeve për komunikim.
Vala – veprimet kryesore të cilat
duhet të ndërmirren (2/2)
• Përmirësim i ofertës prepaid që për qellim ka mbajtjen e bazës së
konsumatorëve, pasurimi i ofertës me më shume shërbime (kryesisht data
trafik), ruajta e ARPU-së, dhe shpërblimi i lojalitetit.
• Rritja e thirrjeve ndërkombëtare ne shkuarje duke shpërblyer klientët të
cilët pranojnë më shumë thirrje.
• Plan agresiv dhe konkret, tërheqja e shpërblimeve çdo jave dhe çdo muaj,
Fokus i veçantë ne marrjen si klient i gjeneratave te reja.
• Përmirësim i nivelit te kënaqshmerisë së konsumatorëve duke përmirësuar
portfolion e produkteve, kanaleve të shitjes duke përfshirë edhe kujdesin
ndaj konsumatorëve.
Vala – përmbledhje (1/2)

• Si rezultat i analizës së tregut dhe veprimeve kryesore të cilat duhet të


ndërmirren, parashihet që trendi negativ i të hyrave të filloj të
stabilizohet në vitin 2014
• Trendi i të hyrave përcjellet më pas me një rritje graduale mes 2-3% në
vitet 2015 dhe 2016, kjo për shkak të implementimit të projekteve
kapitale
• Pjesëmarrjen më të madhe në këto investime e përbën investimi në
teknologjinë e gjeneratës 3G/LTE
• Përmes kalimit në këtë teknologji, synohet ofrimi i shërbimeve të reja të
cilat do ti mundësojnë konsumatorit integrimin e të gjitha pajisjeve të
cilat e rrethojnë dhe komunikimin ndërmjet tyre.
Vala – përmbledhje (2/2)

• Sa i përket performancës financiare, margjina bruto nga 76.4% me


parashikim ka një rënie të lehtë në 75.2% në vitin 2014 kjo për shkak të
fillimit të projektit për subvencionim të telefonave mobile për klientët
kryesor të VALA.
• Sa i përket EBITDA në vitin 2014 si % e të hyrave sillet mesatarisht tek vlera
prej 52%.
• Për fund, ky plan 6 vjeçar i Vala-së mund të konsiderohet si një plan
optimist, me risk të identifikuar në realizim të të hyrave dhe targetëve të
vendosur financiar.
• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit,
konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të
qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të
plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa
më të shpejtë.
TiK
Tregu i telekomunikacionit ka pësuar ndryshime të mëdha viteve të fundit. Sipas institucioneve të pavarura
(ARKEP dhe STIKK) tani TiK është në vend të 3-të në ndarje të tregut. Zhvillimi i hovshëm i konkurrencës, jo
vetëm që ka ndikuar në rritjen e kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve për shërbime që shfrytëzojnë
kapacitete me të mëdha të internetit dhe video sinjalit, por edhe që të ndryshohet qasja komplete e TiK-ut nga
ajo e monopolistit në atë të pjesëmarrësit në treg që ballafaqohet me konkurrencë të ashpër.

Duke marrë parasysh rrethanat e reja në treg objektivi kryesor strategjik i TiK-ut është ngritja e kapaciteteve të
rrjetës telekomunikuese, përmirësimi i ofertave për komunikim, informatë dhe zbavitje ashtu që të kemi ngritje
të numrit të konsumatorëve në minimum 27% të tregut (nga 547k ekonomi familjare/biznesi që pritet të jenë)
deri në fund të vitit 2019.

Me këtë plan parashihet që TiK të jetë të paktën operatori i dytë në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese në
treg.

TiK-u do të vazhdojë aktivitetet për promovim të brendit dhe imazhit të ri të bazuar në strategjinë e biznesit
dhe objektivat afatgjate. Që TiK-u të perceptohet si kompani serioze, e besueshme dhe kualitative, ashtu edhe
si shihet nga popullsia e gjerë.

Strategjia e promovimit fokusohet në ofertat (produktet dhe shërbimet) e TiK-ut dhe kombinimet me VALA-n.
Këto do të pasurohen me aktivitete adekuate të komunikimit të integruar te Marketingut, që reflekton
pozicionimin e TiK-ut si brend nacional, familjar dhe individual, sinonim i fleksibilitetit, sigurisë, inovacionit dhe
orientimit kah konsumatori, në pajtim me misionin e TiK-ut.
TiK- Situata aktuale në treg
Internet market
Ndarja e tregut share evolution
të internetit në Kosovë
sipas Burimi: ARKEP Kosovë, shtator 2013
in %%ofsësubscribers
parapaguesve

100%

80%

60%

40%

20%

0%
T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2
2010 2011 2012 2013
Other 1% 1% 1% 1% 4% 3% 4% 4% 4% 6% 6% 8% 8% 8%
KUJTESA 18% 18% 20% 19% 18% 18% 18% 19% 17% 17% 17% 19% 17% 18%
IPKO 49% 48% 45% 51% 50% 51% 51% 51% 52% 51% 51% 48% 50% 50%
TIK 32% 33% 34% 28% 28% 28% 27% 25% 26% 26% 26% 25% 25% 24%

• IPKO është ende lider në tregun e internetit (50% të pjesëmarrjes)


• Pjesëmarrësit tjerë alternativ si Kujtesa dhe të tjerë janë duke u rritur gradualisht në treg. Për herë të
parë Artmotion paraqitet në raport me pjesëmarrje prej 3.4% në gjysmën e dytë të vitit 2013

TiK është ballafaquar me rënie të pjesëmarrjes në tregun e internetit


TiK - Situata aktuale në treg
• Madhësia e tregut:
– 400k shtëpi rezidenciale. Deri në vitin 2019 pritet të bëhen 440k
– 100k biznese si konsumatorë potencial (rritja e pritur në 110k me 2019)
• Ndarja e tregut të TiK sipas konsumatorëve:
– 95% të zërit
– 25% të internetit (IPKO është prijës në treg me 50% të tregut)
– Përqindje neglizhuese në tregun e TV (vetëm 2.5 k, derisa IPKO & Kujtesa kanë
pjesën më të madhe të tregut)
• Trendet e tregut dhe situata e TIK në ditët e sotme:
– Shërbimi i zërit në përgjithësi po bie. Baza e numrit të konsumatorëve të TiK
dhe e të hyrave janë duke rënë në mënyrë të vazhdueshme. Zëri akoma
përfaqëson pjesën më të madhe te të hyrave të TiK
– Ka potencial në rritje për internet, por TiK ballafaqohet me kufizime në
furnizime dhe në kapacitete transmetuese
– E njëjta vlen edhe për TV, menaxhimi i sfidave në lidhje me programin në
raport me konkurrencën dhe prokurimi (furnizimi) i STB paraqiten si kufizime
TiK – veprimet kryesore të cilat
duhet të ndërmirren (1/2)
• TiK si njësi e biznesit të PTK Sh.A., planifikon vazhdim të ndërrimit në
konceptin e ofrimit të shërbimeve të telefonisë fikse.
• Falë integrimit teknologjik të pajisjeve, implementimit dhe mundësive
integruese të rrjetit NGN dhe infrastrukturës optike, TiK synon që përveç
shërbimeve të integruara voice (fikse), data & video të integrojë shërbimet
e Vala-s (telefonisë mobile) si Quatro-Play në të ardhmen e afërt.
• Ky fakt, determinon orientimin kah porti qasës si produkt bartës i
shërbimeve të TiK-ut.
• Në planin afat-mesëm, baza e konsumatorëve te TiKut qe shfrytezojne
triple play mund te merret si përparësi, ashtu që TV të konsiderohet si një
shërbim premium dhe vlerë e shtuar qëllimi i te cilit është rritja e numrit
të konsumatorëve.
TiK – veprimet kryesore të cilat
duhet të ndërmirren (2/2)
• Veprimet kryesore që do të ndërmerren janë:
– Zëvendësimi i pajisjeve ADSL me ato VDSL
– Implementimi i projekteve FTTX
– Përmirësimi i rrjetave fundore ekzistuese, përmes shkurtimit dhe zëvendësimit
të tyre
– Furnizimi me pajisje fundore nga ato të teknologjive të fundit
– Optimizimin e resurseve dhe kapaciteteve të rrjetës fikse dhe mobile (3G/LTE)
– Përmirësimi i sistemit aktual të faturimit, dhe më vonë implementimi i
faturimit konvergjent
– Përmirësimi i kanaleve të shitjes dhe aplikimi i skemave alternative të shitjes
– Përmirësimi i kujdesit ndaj konsumatorëve dhe përvojës së përgjithshme të
konsumatorëve
– Përmirësimi i brendit dhe formave të komunikimit
TiK – përmbledhje (1/2)

• Si rezultat i analizës së tregut dhe veprimeve kryesore të cilat duhet të


ndërmirren, parashihet që trendi negativ i të hyrave të stabilizohet në
vitin 2014 të përcjellur më pas me një rritje graduale mes 9-14% në vitet
2015 dhe 2016, kjo për shkak të implementimit të projekteve kapitale, ku
ndër më të rëndësishme është implementimi i projektit për zhvillimin e
kapaciteteve të internetit dhe FTTx.
• Investimet përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës në rritjen e
numrit të konsumatorëve.
• Me anë të investimeve synohet optimalizimi dhe segmentimi i rrjetave
ekzistuese të bakrit, për të plotësuar kështu parakushtet për shfrytëzim
efikas të teknologjive brez-gjëra në funksion të plotësimit të kërkesave
vazhdimisht në rritje të konsumatorëve për shërbimet multimediale (zë,
internet dhe video).
TiK – përmbledhje (2/2)

• Sa i përket performancës financiare, nuk paraqiten ndryshime signifikante


në kosto të shitjes dhe si rezultat norma e marxhines bruto nga 94.0%
(gjatë vitit 2013) në vitin 2014 do të bie në 91.8%.
• Sa i përket EBITDA si % e të hyrave tregon një rritje signifikante rreth 9%
në vitin 2014, si dhe rritje progresive nga viti në vit, kryesisht si rezultat i
rritjes së të hyrave dhe mbajtjes stabile të shpenzimeve operative.
• Për fund, ky plan 6 vjeçar i Telekomit mund të konsiderohet si një plan
optimist, me risk të identifikuar në realizim të të hyrave dhe targetëve të
vendosur financiar.
• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit,
konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të
qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të
plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa
më të shpejtë.
Pikësynimet e PTK-së
• Orientimi kryesor i PTK-së është që të transformohet nga një kompani e njohur
për realizim të të hyrave nga shërbimet e zërit në një kompani e cila do të jetë
ofruesi më i mirë i shërbimeve për shkëmbim të të dhënave, duke u fokusuar
kështu në segmentet me vlerë më të madhe në treg.
• Sa i përket VALA, fokusi kryesor do të jetë në orientimin e strategjisë drejt
ofrimit të shërbimeve me shkëmbim të të dhënave me shpejtësi të lartë
përmes teknologjisë 3G/LTE.
• Në anën tjetër, Telekomi po ashtu ka në strategji fokusin në ofrimin e
shërbimeve brezgjera përmes VDSL e cila teknologji i mundëson ofrimin e
shpejtësisë së internetit deri në 20 Mbp/s si dhe
• Investim në rrjetat me fije optike të cilat gradualisht do të mundësojnë ofrimin
e shërbimeve brezgjera me shpejtësi shumë të lartë.
Projektet kryesore të PTK-së (1/2)

• Projektet kryesore të PTK në periudhën 2014 - 2019:


1. Investime në infrastrukturën e rrjetit 3G/LTE për të ofruar shërbime
mobile brezgjera te internetit për konsumatorët e Vala’s si dhe për të
plotësuar shërbimet ekzistuese të TiK. Ky projekt përfshin ndërtimin e
infrastrukturës se rrjetit 3G/LTE
2. Implementimi i projektit të kodit ndërkombëtar telefonik në të cilin
parashihet investimi në zgjerim të kapaciteteve për të akomoduar
kërkesat e kodit të ri telefonik
3. Sisteme për përkrahje të biznesit (BSS) – Faza e II-të, implementimi i
sistemeve dhe platformave për përkrahje dhe përmirësim te proceseve
ekzistuese te biznesit duke i mundësuar PTK-së që të konvergjojë klientët
e saj të TiK dhe Vala në një platformë
4. Sistemi elektronik i pagesave për të mundësuar pagesat, mbushjet e
llogarive përmes sistemit on-line.
Projektet kryesore të PTK-së (2/2)

5. Zgjerimi i rrjetit të qasjes i cili do të mundësojë përfitimin e linjave


te reja për ofrimin e shërbimeve konkurrente. Qëllimi është që të
investohet në teknologjinë e rrjetit të plotë optik (fibër deri ne
shtëpi) si dhe shfrytëzim të rrjetit ekzistues të bakrit përmes
implementimit të teknologjisë VDSL2
6. Zgjerimi i rrjetit qendror duke mundësuar rritjen e kapaciteteve
dhe funksioneve të platformës për shërbimet: TV, Data, Voice
7. Lidhja e 350 BTS-ve me fije optike. Deri më tani 77 BTS janë të
lidhur me fije optike. Synimi është që në vitin 2014 të arrihet në së
paku 200 BTS.
8. Investime në zgjerimin e teknologjisë WIFI offload.
PTK analizë e pasqyrës së të ardhurave
Kategoritë kryesore në PA
200 90%

Millions
81.1%
180 80%

160 MB %, 77.7%
Të hyrat total 70%

140
Marxhina Bruto 60%
120
50%
46.0%
100 EBITDA%, 43.5%
40%
80 FPT%, 34.0%
33.2%
30%
60 Staff opex/rev%, 18.5% EBITDA
20%
40
17.0%
20 10%
Nonstaff opex/rev%,
- 18.4% 0%
2011A 2012A 2013RA 2013E 2014E 2015E 2016E 2017E 2018E 2019E

• Të hyrat e projektuara dhe margjina bruto (MB) parashihet të kthejnë trendin rënës të paraqitur gjatë vitit
2013, me një rritje të lehtë gjatë viteve 2015-16 @ 4-5% kjo për arsye të implementimit të investimeve kapitale
si 3G/4G dhe FTTx. Po ashtu, paraqitet një rënie e lehtë e % së MB për shkak të fillimit të implementimit të
projektit për subvencionim me telefona mobil.
• EBITDA në 2014 pritet të arrij shumën prej 60 Mil Euro. Marxhina EBITDA si % e të hyrave për vitin 2014 është
në 41.8%.
• Projeksionet e shpenzimeve të stafit paraqiten stabile
PTK analizë e EBITDA
(Earnings before interest, tax, depreciation & amortization)
80 0.3
74 Shifrat në Miliona Euro
0.25
70 23%
63 62
E B I T D A, 61 60 0.2
60
0.15

50
0.1

40 0.05

0
30 -1%
Ndryshimi me vitin
paraprak, -1% -0.05
20
-0.1

10
-15% -0.15

- -0.2
v.2009 v.2010 v.2011 v.2012 v.2013

• Në grafikun e paraqitur në rezultatin e EBITDA është përfshirë Posta.


• Në vitin 2013, PTK arriti EBITDA prej 62,5 Milion Euro.
• Nëse krahasohet me vitin 2012, EBITDA është për 1% më e ulët. Mirëpo, duhet përmendur se në vitin 2013,
shpenzimet operative janë rritur si rezultat i ndarjes së Postës ndërsa në krahasim me vitin 2012 ndryshimi
paraqitet tek provizionimi i borxheve të këqija.
• Për vitet 2014 – 2019, në planin e biznesit është paraparë një kthim i trendit negativ dhe stabilizim i EBITDA. Ky
stabilizim i EBITDA është drejtpërdrejtë i varur nga realizimi i investimeve të projektuara.
• Shpenzimet e planifikuara të stafit mbesin stabile në periudhën 2014 -2019
Përmbledhje e investimeve kapitale në PTK
• 56 projekte
– 28 në Vala
– 21 në TiK dhe
– 7 njësi mbështetëse
• Investimet kryesisht orientohen në:
– Teknologjinë 3G/LTE vetëm, që në vitin 2014 përfshin rreth 53% të investimeve në
nivel të PTK-së, apo si program përmban drejtpërdrejtë 6 projekte të ndërlidhura
me realizimin e plotë të investimit në këtë teknologji përgjatë periudhës 6 vjeçare
Përmbledhje e investimeve kapitale në PTK

• Investimet janë shpërndarë sipas kategorive në vijim:


1. 3G/ LTE – 6 projektet e ndërlidhura direkt me programin 3G/LTE
2. Zhvillimor – projektet direkt të ndërlidhura me kthim në investime
(në Telekom)
3. Mirëmbajtje – projekte të ndërlidhura me përmirësime të
platformave ekzistuese, zëvendësim të pajisjeve, e tjera
4. Përmirësim i shërbimit – projekte si zgjerim të portfolios së
shërbimeve, furnizim me pajisje për të përmirësuar sinjalin e rrjetit
5. Punë ndërtimore – projektet si linjat dhe trafostacionet e tensionit
të lartë, vendosje të BTS
6. Rregullator – projektet të ndërlidhura me kodin nacional dhe
7. Infrastruktura e IT-së – projekte të ndërlidhura me përmirësim
dhe zhvillim të infrastrukturës së brendshme të IT-së të PTK-së
Rreziqet (1/2)
• Plani zhvillimor i PTK-së mund të konsiderohet si një plan optimist,
mirëpo pa një plan të tillë vështirë se mund të projektohej e
ardhmja e PTK-së.
• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit,
konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime
për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike
dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për
transfer të të dhënave sa më të shpejtë.
• Po ashtu, ne nuk jemi të kënaqur me trendin në të ardhurat e
shërbimeve në përgjithësi, e në veçanti ato të telefonisë mobile.
• Ne jemi duke ndjerë efektet e presioneve të çmimeve dhe
shërbimeve online të zërit dhe tekst mesazheve falas.
Rreziqet (2/2)
• Barrë më e madhe për PTK-në si ndërmarrje publike, është
obligimi ligjor për të përcjellur ligjin e prokurimit publik,
procedurat e të cilit shpeshherë pamundësojnë reagimin e shpejtë
të PTK-së në tregun ekzistues konkurrent dhe me ndryshime
dinamike.

You might also like