You are on page 1of 7

FAKULTETI JURIDIK

STUDIMET MASTER - DEPARTAMENTI CIVIL

PROJEKT TEMA E MASTERIT

__________________________________________________________

Tema: "Rimbursimi në sigurime”

Kandidati Mentori

Ilir Nikqi Prof.Dr. Rrustem Qehaja

Prishtinë, Nëntor 2017

1
UNIVERSITEI I PRSHTINËS
FAKULTETI JURIDIK
KATEDRES JURIDIKE CIVILE

Lënda: Kërkesë për pranimin e temës së diplomës-Master Drejtimi Civil

Unë studenti Ilir (Ymer) Nikqi i lindur në Pejë me datë 26.06.1992, me vendbanim në Pejë,
rruga “Gavril Dara i Riu” nr.34, me nr. personal 1231374732 dhe nr. të ID-së, 150411210025 dhe
numer të amzës M040922015, sipas planprogramit të studimeve Master–Drejtimi Civil, në
muajin nëntor të vitit 2016, i kam përfunduar të gjitha provimet e parapara në bazë të
Programit dhe Statutit të Fakultetit Juridik.

Andaj, duke u bazuar në Rregulloren për studimet Master, kërkoj nga Katedra Juridike
Civile e Fakultetit Juridik që për punim të diplomës Master të më aprovohet tema me
titull: "Rimbursimi në sigurime".

Shpresoj se Katedra Juridike Civile e Fakultetit Juridik do të marrë në shqyrtim


kërkesën time dhe do të vendos pozitivisht, ashtu që mua të më aprovohet propozimi për
temën e diplomës Master Drejtimi-Civil.

Mentor propozoj: Prof. Dr. Rrustem Qehaja.

Ju faleminderit paraprakisht për kohën dhe konsideraten tuaj.

Prishtinë Parashtruesi i kërkesës

Nëntor 2017 Kandidati: Ilir Nikqi

2
Hyrje:

Rimburimi në sigurime është dhe mbetet një temë e pa spjeguar për personat që nuk kanë njohuri
ligjore që mund të jenë pjesë e një kontesti të mundshëm juridiko-civil para gjykatës. Andaj një
punim shkencorë të këtij lloji do të bëhen përpjekje për një spjegim me të zgjeruar dhe më të
detajuar sa i përketë kuptimit të rimbursimit në sigurime si dhe rasteve praktike nga ana e gjykatës
pranë së cilës zhvillohet procedura gjyqësore.

Qëllimi i punimit:

Rreziqet të cilat na rrethojnë në vazhdimësi dhe sfidojnë si rezultat dhe pasojë e nivelit të zhvillimit
ekonomik e teknologjik, përmes institutit të sigurimeve barten në bashkësi të rrezikut të siguruarve,
andaj edhe sigurimet paraqesin një aktivitet me interes të veçantë për individin dhe shoqërinë në
funksionin e përkujdesjes për të mirat juridike, rivendosjes në pasurinë e dëmtuar, ruajtjes së
shendetit të njeriut dhe të standardit jetësor. Kjo është një ndër arsyet që më ka shtyer të trajtoj
këtë temë, që të shtjelloj më përse afërmi rimbursimin në sigurime si trajtohet ky insititut nga ligjet
e aplikueshme në Kosovë dhe nga praktika gjyqësore. Trajtimi i kësaj teme ka një rëndësi të
madhe, ngase personat e interesuar me anë të këtij punimi do të kenë mundësi të mësojnë për
nocionin e rimbursimit të sigurimit, llojet e tij, kërkesat për subrogim dhe regres, parashkrimin e
të drejtës së subrogimit dhe të regresit si dhe raste të ndryshme nga praktika siguruese dhe
gjyqësore etj.

Objektivat:

 Që të jap një sqarim më të detajuar në aspketin formal dhe material për rimbursimin në
sigurime.

 Që të njoftohemi më përse afërmi me llojet e rimbursimit.

 Që të veprojmë konform ligjeve të aplikueshme në Kosovë me rastin e trajtimit të


rimbursimit në sigurime.

 Që të sqaroj rastet e kërkesave nga subrogimi dhe regresi në sigurime.

Hipotezat:

Gjatë këtij punimi do të bëjë përpjekje që të trajtoj në aspektin teorik dhe praktik rimbursimin në
sigurime, llojet e tij, për kërkesat në subrogim, rastet me frekuente të kontesteve në rimbursime,
parashkrimi i të drejtës në regres dhe subrogim etj, duke shërbyer me literaturë të ndryshme që
trajton këtë temë si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

3
Metodologjia e punës

Puna gjatë shtjellimit të kësaj teme konkrete kryesisht do të mbështetet në metoda shkencore që
aplikohen për studime të tilla, ngase çdo punim shkencorë por edhe qasje tjera të hulumtimit i ka
metodat e veta në bazë të së cilave mbështet dhe ndërtohet. Andaj, si metoda të cilat do t’i përdori
gjatë këtij punimi do të jenë: Metoda juridike-dogmatike, përmes të cilës do të spjegohet
rimbursimi në sigurime, llojet e tij, për kërkesat në subrogim, rastet me frekuente të kontesteve në
rimbursime, parashkrimi i të drejtës në regres dhe subrogim. Si metodë tjetër që do të përdoret
gjatë këtij punimi është edhe metoda komparative, sepse për studimin dhe hulumtimin e këtij
punimi shkencor do të do të merret parsysh shqyrtimi komperativ i subrogimit në sigurime sepse
për studimin dhe hulumtimin e këtij punimi shkencor do të merret parasysh edhe trajtimi i dëmeve
nga shtetet tjera që kanë një zhvillim më të begatshëm nga lëmia e sigurimeve se sa Republika e
Kosovës.

Sistemi dhe struktura e punimit

Trajtimi dhe hulumtimi i këtij punimi, është ndarë në pesë kapituj, përfshirë hyrjen dhe
përfundimin.

Në kapitullin e parë që mbanë titullin: “Shqyrtim i përgjithshem i rimbursimeve në sigurime”,


trajtohen Sigurimet si dukuri me interes të posaçëm shoqëror dhe zhvillimi historik i saj, sigurimet
me karakter zhdëmtimi dhe e drejta e siguruesit në rimbursim, subrogimi dhe regresi si lloje të
rimbursimit.

Në kapitullin e dytë me titull: “Instituti i subrogimit në sigurime” që do të trajtohet, koncepti i


subrogimit, zhvillimi historik i konceptit të subrogimit, zhqyrtimi komperativ i subrogimit në
sigurime, subrogimi sipas Ligjit mbi marrëdheniet detyrimore (koncepti, lindja e të drejtës,
përjashtimi dhe pasojat e humbjes së të drejtës në subrogim).

Kapitulli i tretë që mbanë titullin “Instituti i regresit në sigurime” do të trajtohet e drejta në regres
e siguruesit ndaj të siguruarit, e drejta në regres e siguruesit ndaj personit të tretë përgjegjës për
dëmin, e drejta në regres e siguruesit ndaj siguruesit tjetër përgjegjës.
4
Kapitulli i katërt që mbanë titullin “Parashkrimi i të drejtës në rimbursim’ do të trajtohet në
përgjithësi lidhur me institutin e parashkrimit sipas LMD-së, parashkrimi i të drejtës në subrogim
dhe parashkrimi i të drejtës në regres.

Kapitulli i fundit përkatësisht i pesti do tu adresohet “Subrogimeve dhe regreseve në praktikën


siguruese dhe gjyqësore” në cilin të cilin kapitull do të trajtohen rastet me frekuente të kontesteve
në rimbursime siç janë: kërkesat për subrogim të fondeve të sigurimit shëndetësor, pensional dhe
invalidor, kërkesat e subrogimit nga sigurimet auto-kasko, regreset e siguruesve ndaj të siguruarve
dhe të ndërsjella si dhe kërkesat e subrogimit me element të huaj.

Përmbledhje:

Trajtimi dhe hulumtimi i këtij punimi, është ndarë në pesë kapituj, përfshirë hyrjen dhe
përfundimin dhe në fund kam prezantuar edhe bibliografin e përdorur e cila do të pasurohet tutje
edhe gjate punimit te temes. Prandaj, struktura e këtij punimi shkecorë do të jetë si vijon:

STRUKTURA E PUNIMIT

“Rimbursimi në sigurime”

KAPITULLI I PARË

Shqyrtim i përgjithshem i rimbursimeve në sigurime


I. Sigurimet – dukuri me interes të posaçëm shoqëror dhe zhvilimi historik i saj
II. Sigurimet me karakter zhdëmtimi dhe e drejta e siguruesit në rimbursim
III. Subrogimi dhe regresi si lloje të rimbursimit, kuptimi dhe karakteristikat

KAPITULLI I DYTË

Instituti i subrogimit në sigurime


I. Koncepti i subrogimit
5
II. Zhvillimi historik i konceptit të subrogimit
III. Shqyrtimi komperativ i subrogimit në sigurime
IV. Subrogimi sipas Ligjit mbi marrëdheniet detyrimore (koncepti, lindja e të drejtës,
përjashtimi dhe pasojat e humbjes së të drejtës në subrogim).

KAPITULLI I TRETË

Instituti i regresit në sigurime


I. E drejta në regres e siguruesit ndaj të siguruarit
II. E drejta në regres e siguruesit ndaj personit të tretë përgjegjës për dëmin
III. E drejta në regres e siguruesit ndaj siguruesit tjetër përgjegjës

KAPITULLI I KATËRT

Parashkrimi i të drejtës në rimbursim


I. Në përgjithësi lidhur me institutin e parashkrimit sipas LMD-së.
II. Parashkrimi i të drejtës në subrogim
III. Parashkrimi i të drejtës në regres

KAPITULLI I PESTË

Subrogimet dhe regreset në praktikën siguruese dhe gjyqësore


I. Rastet me frekuente të kontesteve në rimbursime:
 Kërkesat për subrogim të fondeve të sigurimit shëndetësor, pensional dhe invalidor
 Kërkesat e subrogimit nga sigurimet auto-kasko
 Regreset e siguruesve ndaj të siguruarve dhe të ndërsjella
 Kërkesat e subrogimit me element të huaj

6
PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET

BIBLIOGRAFIA

Literatura

Libra:

1. Dauti, Nerxhivane “Kontratat” Prishtinë 2012,

2. Dauti, Nerxhivane “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë 2013,

3. Morina, I. & Nikqi, S. “Komentari i ligjit për procedurën kontestimore”, Dhjetor 2012;

4. Dauti, Nerxhivane, Berisha Ruzhdi, Vokshi Adem dhe Aliu Abdullah “Komentar i Ligjit
për Marrëdhëniet e Detyrimeve” Prishtinë 2013,

5. Maher Brendan & Pathak Radha “Understanging and Problematizing Contractual Tort
Subrogation” Chicago 2008,

6. O’Brien J. “The origins of subrogation” & Hennesy Education topics,

7. S.L Kimball, D.A Davis “The extension of insurance subrogation” Michigan 1962

8. Etj.

Burime tjera:

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 Qershor 2008,


2. Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve Nr.04/L-077,
3. Ligji për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia Nr.04/L-018,
4. Ligji për sigurimet Nr.05/L-045,
5. Etj.

You might also like